569 vjet më parë u pushtua Kostandinopoja, Ilirët dhe Europa humbën perlën e tyre

-800-0-629457f4e8b2d.jpg

Kostandini ishte jo vetëm një perandor i urtë dhe vizionar, por ai ishte edhe ideator i themelimit të Kostandinopojës. Kjo ide atij i erdhi para se të vendoste që këtë perlë të Europës apo, siç është quajtur me të drejtë mbretëreshë e Europës, ta bëjë kryeqytet të shtetit perandorak. Ndryshimi i madh erdhi pikërisht pasi ai vendosi që nga Roma të zhvendoset për në Kostandinopojë, emër ky që vjen po nga ai qytet. Ky qytet, më vonë kryeqytet i shtetit perandorak nën Kostandinin e Madh, u ndërtua me shkëlqimin më të madh, ndaj jo rastësisht është quajtur edhe Roma e Re. Në fakt, kështu mendonte në fillim edhe Kostandini për emrin e këtij qyteti, por arsyet se pse ai ndryshoi mendim janë të panjohura. Kostandini bënte gjithçka të mundshme që ky qytet të shkëlqente, të merrte formën e një qyteti të lulëzuar në të gjitha sferat e për këtë arsye ai admirohej nga të gjithë. Për më shumë, ky qytet ishte interesant edhe për vlerat që mbartte, sepse Kostandinopoja apo Roma e Re tanimë ishte bërë vendbanim i madh dhe aty jetonin kombe e popuj të ndryshëm. Kjo bashkëjetesë e tyre e bëri Kostandinopojën një qytet të rëndësishëm, të madh e të zhvilluar. E vetmja gjë që i bashkonte ata njerëz në atë qytet ishte feja e tyre e përbashkët e krishterë dhe, ndërkaq, të gjitha të tjerat ishin të lidhura përreth saj. Në Bizant themelohet qyteti i ri, Roma e Re apo Kostandinopoja, e cila më 11 maj 330 inaugurohet. Kështu pra nga Kostandini i Madh u ndërtua qyteti madhështor i quajtur Kostandinopojë. Ngritja e këtij qyteti tashmë ishte një hap kolosal i perandorisë së tij,por edhe e vetë atij si Perandor, sepse në Kostandinopojë ai solli ndriçimin e dritës së arsimit, shkencës dhe zhvillimit, pasi Bosforit i mungonte kjo dritë dhe hapësirë. Këtu, në këtë pjesë të rëndësishme, ai ngriti edhe vendbanimet jetike dhe strategjike të Europës. Ky qytet ishte një nga vendet më të bukura, ndaj dhe është quajtur shpesh mbretëresha e tri kontinenteve. Por kjo mbretëreshë ishte edhe zonja e dy oqeaneve që lidhte midis tyre vendet më të pasura e më të bukura të planetit. Vlen të nënvizohet se Kostandinopoja, ky vendbanim, kjo qendër e rëndësishme, duhet kuptuar edhe si fokusi i botës së vjetër, mburojë e kulturës dhe civilizimit europian kundër barbarëve aziatikë. Sulltan Mehmeti II,është pushtuesi i Kostandinopojës dhe shkatërruesi i kësaj Perandorie.
Më 6 prill 1453, ai filloi rrethimin; por ai nuk mundi ta pushtonte qytetin menjëherë sepse kishte mure të forta. Pak para stuhisë, thuhet se një re e ndritshme bie mbi qytet u ulën dhe më pas u ngrit sërish, që nënkuptonte rënien e tyre. Mund të ketë qenë imagjinatë, megjithatë,sulltani u njoftua për një fenomen të tillë, ku ai vendosi menjëherë për një sulm kryesor. Më 29 maj 1453, turqit sulmuan muret tashmë të lëkundura me një furi të papërshkrueshme, por banorët iu kundërvunë sulmeve edhe për 2 orë të tjera;më pas,një nga udhëheqësit e tyre, u plagos rëndë dhe kudo shpërtheu konfuzioni midis mbrojtësve. Turqit sulmuan muret dhe thyen bregun,Perandori Konstandin nxitoi të mbrohej, por vdiq gjatë betejës. Tani filloi një skenë e tmerrshme e barbarisë e krimeve, për të cilën gjuha nuk ka shprehje. Nuk u kursyen as pleqtë e pafuqishëm, as fëmijët e pafajshme, as gratë e pambrojtura nga zemërimi i shtuar i turqve të nxitur nga urrejtja fetare. Shumë banorë të qytetit e me gjerë u vranë, u masakruan dhe u dëbuan me dhunë; madje kishte edhe shkencëtarë dhe artistë që u masakruan dhe u dëbuan nga ky qytet i rëndësishëm dhe madhështor i kontinentin europian. Sulltan Mehmeti II ishte, i etur për gjak, ishte çnjerëzor e lakmitar për famë. Një vajzë engjëllore, e quajtur Irena, u prezantua para sulltanit, i cili menjëherë u përfshi aq shumë me të sa donte ta merrte për grua. Por kur disa nga Pashët e tij murmuritën duke i thënë atij se ai „e la veten të magjepsur nga dashuria e grave,“ turku çnjerëzor nxori shpatën e tij dhe vrau krijesën e përulur e engjëllore Irenën. Ndërsa pasuria që gjetën turqit në qytetin e pushtuar ishte jashtëzakonisht e madhe dhe vetë sulltani thuhet të ketë thënë se nëse individët privat do ta kishin mbështetur perandorin e tyre me këtë pasuri në atë kohë, nuk do të kishte ardhur kurrë deri këtu në këtë gjendje. Për një kohë të gjatë më pas u përdor shprehja e një pasaniku të Konstantinopojës: "Mendohet se ai dhe të gjithë të pasuritë e Konstantinopojës ndihmuan në plaçkitjen dhe pushtimin e Kostandinopojës.“(G.F.a.h,1821). Ky fenomen u pa në momentin e pushtimit nga otomanët në vitin 1453. Pushtimi i këtij qyteti madhështor, i kësaj mburoje, i këtij vendbanimi, ishte humbja e një pjese të trupit të kulturës dhe civilizimit europian. Siç dihet historikisht, ky qytet pas pushtimit nga Sulltan Mehmeti II, u shkatërrua dhe u rrënua, aty u varrosën të gjitha pasuritë shpirtërore, kulturore dhe materiale që lulëzonin, që i jepnin zhvillim dhe bukuri këtij qyteti madhështor të Kostandinit të Madh dhe Europës në përgjithësi. Pushtimi i kësaj pjese të rëndësishme ishte fataliste për kontinentin europian, sepse qyteti-mbretëreshë ra në duart e pushtuesit.Kishat e ndërtuara nga Kostantini i Madh u shkatërruan e në vend të tyre u ndërtuan xhamitë, duke i dhënë kështu këtij vendi imazhin aziatik të pushtuesit otoman. Ndërrimi i emrit nga Kostandinopojë në Stamboll tregonte qartë për mbjelljen në këtë pjesë të mentalitetit dhe të ideologjisë së saj.Kostantinopoja nuk ishte më ajo e mëparshmja, një qytet madhështor, plot krenari e natyrës, e lidhjes së Orientit me Oksidentin. Ajo kishte rënë në duart e pushtuesit që rrënoi gjithçka: artin, shkencën dhe të gjitha veprat e zhvillimet e këtij qyteti në lulëzim.Pushtimi i Kostandinopojës ishte një goditje e rëndë për të gjitha kombet e Europës, për kulturën dhe civilizimin e tyre. Edhe pse u bënë disa përpjekje për ta dëbuar pushtuesin turk nga Kostandinopoja, ato u lanë pas dore për mungesë të unitetit; ndaj dhe shpesh rasti i pushtimit të Kostandinopojës i ka ngjallur shtetet europiane nga letargjia e tyre, duke i zgjuar nga gjumi, duke i prekur edhe në ndërgjegjen e tyre. Porse për Kostandinopojën ishte shumë vonë, qyteti qe gllabëruar,
ishte përdhos dhe rrënuar. Me të drejtë nënvizonte Voltaire: Sikur perandorët bizantin të ishin si Skënderbeu, Konstantinopoja do të kishte shpëtuar.“

Duke e ditur se Kostandinopoja qe si një mburojë e qytetërimit europian kundër barbarisë aziatike otomane, ajo do të duhej të ishte nën mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare europiane dhe botërore. Të gjitha kombet e Europës kanë pasur kohë për ta shlyer këtë gabim, ose duke u bashkuar dhe dëbuar këtë pushtues nga ky qytet dhe kudo ku do të ishte më e mira e mundshme dhe ideale, ose duke kërkuar që ky qytet të vihet në mbrojtje ndërkombëtare, si një qytet i rëndësishëm i një pjese të shpirtit europian. Ky akt nuk do të ishte shlyerje e gabimit, por një proces i mbrojtjes së të vërtetës dhe historisë së këtij qyteti e vendi. Kur themi se qyteti ishte mburojë, nënkuptojmë zhvillimin e tij, kulturën, shumë nacionalitete të saj, të diturit, shkencëtarët, shkrimtarët etj. Pra aty ishte ndërtuar kjo mburojë e dritës dhe zhvillimit, aty ishte një pjesë e madhe e shpirtit dhe e pasurisë së kombeve europiane dhe civilizimit. Me gjithë rëndësinë e Kostandinopojës, nuk duhet harruar pa nënvizuar se në këtë vend, nga viti 324 e deri në vitin 334 u shpenzuan miliona monedha të perandorisë për zbukurimin, ndërtimin dhe zhvillimin e fushave të rëndësishme të qytetit. Porse shumica e këtyre shpenzimeve ishte bërë duke shfrytëzuar thesaret e artit dhe të vlerave të tjera të popujve dardano-ilirë, të Italisë dhe të shumë vendeve të tjera. Ndërkaq, nga ana tjetër, qyteti ishte i përkushtuar për të mbështetur shkencën, oratorët, mësuesit e historisë dhe shkollat, akademitë dhe të gjitha fushat e dijes që i shërbenin zhvillimit dhe të mirës e dritës së diturisë. Duhet përmendur fort se pikërisht këtu nis të shfaqet ngadalë përkatësia shpirtërore dhe shekullarizmi, ndërsa kjo përkatësi kishte lindur në trojet ilire, por që po gjente rritje dhe zhvillim në këtë vend të Kostandinit të quajtur Kostandinopojë. Por jo vetëm, ajo gjente vend edhe në Romë. Me pak fjalë, duhet ripërsëritur se ishin shumë arsye që Kostantini donte ta quante, së pari, këtë qytet Roma e Re. Para së gjithash, ky ishte një nga qendrat e rëndësishme të tregtisë botërore etj. Por qyteti kishte edhe një ide alternative e të preferuar, që këtë vend t’ua linte brezave të mëvonshëm, si një vend sa më të zhvilluar, të bukur. Në këtë mënyrë, ai vetë donte edhe të përjetësonte famën e tij. Dhe ai e arriti atë pikërisht në këtë vend model të kapitalit të tij të ri. Ndaj, jo rastësisht, Kostantini i Madh thoshte se “vërtet është vetëm një Romë, por së shpejti ju do të shihni më tepër se një Romë”.

sot.com.al
 
Ne cdo paragraf bie ne sy fryma dhe mesazhi i:

Europa-kultura, finesa, civilizimi
Azia-barbarizem, çnjerezim, plackitje

Fundja, s'e kane keq, edhe sot Luftrat Europa i ben me shume delikatese dhe kulture :lol:
 
Me shume ngjan me paragjykim kjo qe ke thene sepse askund nuk thuhet qe Europa eshte civilizim dhe Azia barbarizem.
Kostandinopojen e shemben fiset barbare te zbritura nga Azia e thelle(Mongolia, Dagestani, Azerbajxhani etj) ashtu sic Perandorine romake ne Rome e shemben gotet dhe visigotet(Gjermanet e sotem).
Besoj qe edhe ti je dakord me artikullin siper sepse nuk kundershton permbajtjen e tij, thjeshte thua qe edhe Europa ka bere e vazhdon te beje dicka te tille.
Natyrisht qe ke te drejte por kjo nuk mohon faktin qe Kostandinopojen e shemben fiset barbare mongole dhe paraardhesit e turqve te sotem.
 
Nenshkrimi i deklarates ne koncilin e firence-ferrares me 1439, ku papa u shpall lideri i Kishes finalizoi gjithe kete trazire, kthimi ne romano-katolicizem per nja 6 muaj ishte fakt dhe besimtaret orthodhokse kishin braktisur kishat. Kjo ishte me e tmerrshme se mehmeti II edhe pse sot duket e pakuptueshme.
 
Me shume ngjan me paragjykim kjo qe ke thene sepse askund nuk thuhet qe Europa eshte civilizim dhe Azia barbarizem.
Kostandinopojen e shemben fiset barbare te zbritura nga Azia e thelle(Mongolia, Dagestani, Azerbajxhani etj) ashtu sic Perandorine romake ne Rome e shemben gotet dhe visigotet(Gjermanet e sotem).
Besoj qe edhe ti je dakord me artikullin siper sepse nuk kundershton permbajtjen e tij, thjeshte thua qe edhe Europa ka bere e vazhdon te beje dicka te tille.
Natyrisht qe ke te drejte por kjo nuk mohon faktin qe Kostandinopojen e shemben fiset barbare mongole dhe paraardhesit e turqve te sotem.
Fjalet kyce qe perdora i nxorra nga teksti i mesiperm. Nese e ke lexuar. 😁
 
Ne fakt Kostandinopojen ja dhuroi Perendimi mongoleve sy-bajame.
Pervec pikave strategjike qe ja dhane vete barbareve mongol, ne qytet ne ate kohe ishin afro 40mije prifterinj, qe nuk luftuan fare se nuk i lejonte feja, ama kryqezatat Kisha i beri e ja lejonte plackitjen e genicidin masiv...
Sy-bajamet e moren dhuraten nga perendimi por nuk u mjaftuan dhe harruan se "dhurata" ishte kushti qe te rrinin ne gadishullin Ilirik. Dhe sic dihet sapo preken token e Italise ne Taranto, Mehmet-Bajamja u helmua, dhe aq e kishte, nuk e shkelen me token e ndaluar per ta.
 
Historia deshmon se cdo civilizim lind, ngrihet dhe bie. Keshtu ka ndodhur me te gjithe. Askush nuk fal asgje, por keshtu eshte i ndertuar te funsksionoje zhvillimi njerezor.
Po ashtu eshte e faktuar se te gjithe renien kane qene shkak i shthurjes, humbjes se ekuilibrit dhe konflikteve te brendshme qe vete perandorite kane patur. Qofte Romaket, qofte Bizantet, qofte Osmanet. Te treja keto kane lene gjurme qe nuk jane shuar deri me sot.
 
Ne fakt Kostandinopojen ja dhuroi Perendimi mongoleve sy-bajame.
Pervec pikave strategjike qe ja dhane vete barbareve mongol, ne qytet ne ate kohe ishin afro 40mije prifterinj, qe nuk luftuan fare se nuk i lejonte feja, ama kryqezatat Kisha i beri e ja lejonte plackitjen e genicidin masiv...
Sy-bajamet e moren dhuraten nga perendimi por nuk u mjaftuan dhe harruan se "dhurata" ishte kushti qe te rrinin ne gadishullin Ilirik. Dhe sic dihet sapo preken token e Italise ne Taranto, Mehmet-Bajamja u helmua, dhe aq e kishte, nuk e shkelen me token e ndaluar per ta.

Ku ka bërë ndonjëherë dhurata perëndimi 😁

Kostandini mos e kishte tokën e babës? 😁
U nis nga Roma e themeloi Kostandinopojën 😁
 
Asgje si lidh Iliret me KostandinoPolin ose e shqiperuar qytetin e Kostandinit.

Nese ky qytet i kesaj perandorie u pushtua dhe perandoria e Lindjes ishte bere copash, arsyeja e vertete eshte se vete Bizantinet joshen dhe rekrutuan me pagese fiset nomade Selcuke, e keta te fundit diten te kthejne nje perandori te shkermoqur ne nje perandori te re dhe mjaft te fuqishme per interesat dhe hegjemonine e tyre.

Dyert e qytetit u hapen nga prifterinjte te cilet edhe pasi qyteti u plackit e u dogj per disa dite, ishin po ata qe gezuan mbrojtjen dhe bashke sunduan me Selcuket ne te gjitha trevat ku kjo perandori kishte si zoterim dhe popullsia qe u shtyp dhe u tjetersua si ne gjuhe por edhe ne ndjenje kombetare, ka qene ajo arberore.

Kjo lloj mendesie ndeshet edhe ne ditet e sotme me ngjyra dhe aktore te rinj, por me nje libret te vjeter.
 
Po ca joshen more bizantet se po na habisni. 😁
Bizantit dihej fundi qe kur Sultan Alp Arslani fitoi betejen e Malağzirtit. Aty u hap rruga drejt Anadollit dhe Bizantet fillojne te tkurren pak e nga pak. Qe ne 700-ten syte kane qene drejt Kostandinopojes sepse ka qene "profetizuar" nga vete profeti: "do hapen dyert e konstandinopojes Cfare komandanti i mire do jete ai" pra ai qe do e clironte/pushtonte. Cdo prijes ka patur syte atje dhe marshonte ne ate drejtim. Ka qene pastaj aftesia dhe strategjia e Sultan Mehmetit qe ja arriti qellimit. Nuk i hapi dyert askush jo. Ka zgjat plot 55 dite rrethim e lufte.

Me marrjen ne 1453 perandoria pati vetem rritje deri ne shek 16 me sultan Sulejmanin. Pas tij pastaj nisi renia deri ne 1923-shin ku ra e gjithe perandoria. Sic e dime te gjithe dmth.

E kshu kshu...
 
Ku ka bërë ndonjëherë dhurata perëndimi 😁

Kostandini mos e kishte tokën e babës? 😁
U nis nga Roma e themeloi Kostandinopojën 😁
Sdua te dal si historian se nuk jam, por mjafto te lexosh pakez histori dhe dalin shume gjera qe per ne sot jane te pabesueshme.
 
Po ca joshen more bizantet se po na habisni. 😁
Bizantit dihej fundi qe kur Sultan Alp Arslani fitoi betejen e Malağzirtit. Aty u hap rruga drejt Anadollit dhe Bizantet fillojne te tkurren pak e nga pak. Qe ne 700-ten syte kane qene drejt Kostandinopojes sepse ka qene "profetizuar" nga vete profeti: "do hapen dyert e konstandinopojes Cfare komandanti i mire do jete ai" pra ai qe do e clironte/pushtonte. Cdo prijes ka patur syte atje dhe marshonte ne ate drejtim. Ka qene pastaj aftesia dhe strategjia e Sultan Mehmetit qe ja arriti qellimit. Nuk i hapi dyert askush jo. Ka zgjat plot 55 dite rrethim e lufte.

Me marrjen ne 1453 perandoria pati vetem rritje deri ne shek 16 me sultan Sulejmanin. Pas tij pastaj nisi renia deri ne 1923-shin ku ra e gjithe perandoria. Sic e dime te gjithe dmth.

E kshu kshu...
Soulmind me historine qenke keq dhe ti.
Nese perendimi nuk e donte renjen e atij qyteti e qytetrimi, sy-bajamet sdo e kishin marre kurre ate vend, e kte jo se e them une, e thote historia.
Perendimi vete erdhi me Rikardin e madh e ne vend te bente lufte me kokezinjte ai zhulaqi i Anglise, erdhi plackiti tere gadishullin Ilirik e beri lufte dhe kunder Konstandinopojes qe u ndihmuan nga arabet per te mbijetuar plackitjes, e kupton sesa e deshte perendimi ate civilizim?
Pra priferinjte qe ishin aty, ne vend te kapnin shpatat te mbronin "zotin" e tyre, preferuan mender jush ti kthenin prapanicen sy-bajameve, sic e kane zakon dhe sot, dhe qyteti nuk binte, por ata ishin e jane si keta qe njohim ne sot, qe ne mos fitofte Ps kemi Pd, dmth llumi i llumit, pa identitet, vec perfitim, ndaj dhe te ajo tema fe apo kombesi, 1000 here kombesi e 0 fe, se feja eshte ajo qe e ka cuar njerezimin ne kte pike cmendurie.
 
Janë libra, 2 nga kollonat janë me libra histori/biografi

Shiko fotografinë 2216539
Shiko, historia zyrtare eshte identik si realiteti sot, vete i thote lajmet, e vete thone gjysma "fake-news"
Sme ka pelqyer kurre versioni zyrtar, ndaj dhe 20 kollona te jene vec fakti qe eshte ne YouTube tregon se ne cilen ane anon ajo histori qe permbajne.
Njoh tv publike ne europe qe jane censuruar fillimish e me vone mbyllur fare nga YouTube vec se tregonin te verteten, ndaj dhe YT me mjafton per ndonje kenge te Zef Bekes ne behar kur behen dasmat ne Lezhe.
 
Po kush është historia zyrtare për ty? këtë po të kërkoj unë? kujt burimeve i referohesh ti? Cilat libra historie nga cilët autorë ke lexuar ti? Se nuk ka histori zyrtare universale, ndryshe e mësojnë historinë zyrtare në një vend, ndryshe në një vend tjetër. Kolonat janë librat ke dhoma e shtëpisë time 🤣 s'kanë lidhje kolonat me YouTube. Por, YouTube mos e neglizho se ai është emision me gazetarë me famë botërore, ku gjatë emisionit citohen burime dhe shkohet me kamerën ke monumentet historikë, bëhet një punë disa mujorëshe ku merr pjesë një ekip i tërë vetëm për të realizuar atë emision me 120 min.
 
Eshte histori e gjate se kujt librave ju referohem, por qe histori zyrtare quaj ate qe brohoret me ze te forte turma.
 
Tartarian me gjithe respektin per ty, ne momentin qe kur flet per histori fillon e i referohesh popujve jo me emer te tyre por me sy bajame dhe kokezinj, me heq gjithe deshiren te futem ne diskutim elaborues.

Une cfare njoh nga historia e kam te lexuar. Burime te ndryshme e trajtojne ndryshe historine ndaj 1 historian apo person qe ka deshire te eksploroje historine(sic mund te jemi ne) mire eshte te lexoje nga disa kahe, dhe ne fund pranon ate qe i duket me bindese dhe ka fakte me te forta.
 
Eshte histori e gjate se kujt librave ju referohem, por qe histori zyrtare quaj ate qe brohoret me ze te forte turma.
Sh histori e gjate e fakt me shkruar nja 3-4-5 tituj librash 😅
 
Titujt e librave shkruhen kollaj, problemi është si me e vazhdu bisedën nëse nuk i ke lexuar fare ato libra 🤣
Thats what i meant 😋 po i bie bute une 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top