Edmond Tupja ngre alarmin/ Do vijë dita kur do themi: “do you parlate shqipish”

Shkrimtari dhe profesori Edmond Tupja ka folur mbi rrezikune zhdukjes së gjuhës shqipe apo transformimit të skajshëm të saj si pasojë e globalizimin gjuhësor dhe kulturor.

Tupja u shpreh se beteja që bëjnë ata që e duan gjuhën shqipe ishte gjysma e humbur sepse njerëzit në Shqipëri vendosin interesin ekonomik para çdo gjëje.

Mesa duket beteja që bëjnë ata që e duan gjuhën shqipe është tashmë gjysma e humbur. Më vjen keq që po e them sepse pavarësisht përpjekjeve që po bëjnë gjuhëtarët, po shoh se nuk po fryn erë e mbarë për gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar.

Në një vend të varfër si Shqipëria, interesi kryesor është ekonomik dhe shesin jo vetëm votën por edhe shpirtin për një grusht parash. Kjo mua më pezmaton dhe më hidhëron jashtë mase dhe nuk jam i vetmi fatkeqësisht. Do vijë dita që do themi: Do you parlate shqipish? Që të merremi vesh midis nesh”– u shpreh profesori ndër të tjera.

noa.al
 
Une kam probleme te renda me shqipen. Here heres e gjej veten pa vetedije duke futur fjale apo fjali te shkurtra anglisht. 🤦‍♀️🤦‍♀️
 
Esht per te ardhur keq sesi ne programet televizive prezantuesit dhe pjesmarsit e programeve , e shtremberojen gjuhën shqipe duke fut fjalët anglisht dhe italisht qe kur i dëgjon me vjen tja piiiiiiip televizorit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top