Dy fjalë për shpullën që Uill Smith i flakëriti Kris Rokut mu në mes të skenës, mu në mes të OSKAR-it

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Nga Armir Shkurti
Dy fjalë për shpullën që Uill Smith i flakëriti Kris Rokut mu në mes të skenës, mu në mes të OSKAR-it:

TË LUMTË DORA VËLLA!!

Për mua është xhest i pastër dhe i natyrshëm burrëror. Një vlerë që shoqëria e kontrollit e ka fshirë me shumë kujdes e durim nga kultura perëndimore në emër të "qytetërimit" dhe "tolerancës". Burrat janë bërë gjithnjë e më pak burra e gratë gjithnjë e më pak gra. Vlerat njerëzore gjithnjë e më "të vjetra" në emër të një shoqërie të hapur, pa moral e pa parime.

Komediani Kris Rok (të cilin unë e dua dhe e vlerësoj shumë) kaloi një cak që nuk duhet kaluar. U tall me gruan e aktorit Smith. Bëri një gabim profesional. Në çdo manual arti dhe humori NDALOHET tallja me të metat fizike a mendore të dikujt. Sepse nuk është humor por tallje. Thjesht ËSHTË E NDALUAR! Është JO PROFESIONALE.
Në të njejtën kohë theu një kod të lashtë sa vetë njeriu: NË PRANI TË BURRIT U TALL BOTËRISHT ME NJË ZONJË QË KA NJË PROBLEM SHËNDETËSOR. Zonjës Smith i bien flokët dhe ai u tall me tullacllëkun e saj. Sy për sy e dhëmb për dhëmb. Në të njejtin shesh ku komediani kreu fyerjen , po aty, në atë çast, mori përgjigjen. Një shpullë. Jo më shumë. Aq sa për ti "larë borxhin" humoristit.

Toleranca? Poooo! Më pëlqen shumë!! Kris Rok "e toleroi" shpullën në publik, edhe pse në sytë e tij fiket çdo dritë ngazëllimi, që kishte ca më parë.

Do të jem i lumtur nëse mua, Armirin, më quani "i vjetër", "i prapambetur", "anakronik". Jam i lumtur, sepse unë ashtu kam zgjedhur të jem. Të jetoj me vlerat e krijuara në mijëra vjet, tre prej të cilave janë familja, nderi dhe burrëria. Tek ajo shpullë e Uill Smith jam edhe unë, plotësisht! Si shpullë kundër përçudnimit liberal, pacifist, globalist, ...ist, ....ist ....ist......

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Mua akoma me rrin mendja tek fakti qe Willi qeshi vet iher me ca u tha (nderkohe qe nusja tij jo) pastaj u cua dhe i gjujti. 🤷‍♀️
Nejse t epakten sot pashe 1 ndergjegjesim. Se njeriu nuk duhet te tallet me tjetrin se po shesin dhe veten per pak fame e klikime njerezia.
 
Asnjeri nga te dy nuk ka nevoje per fame e klikime, ndoshta organizatoret e oscar, ndoshta ama, nuk e di por ma merr mendja qe will smith ka pasur nevoje per nje mis en scene te tille, per ti treguar botes qe jane bashke edhe pse ajo...edhe pse ai....edhe pse ata te dy....😁
Kris Rok beri nje batute nga te tijat.
Gjithmone thone qe mos ju perkul te keqes por sfidoje, merre me te qeshur etj, etj, ndersa tani smithi na u prek se beri nje batute nje komedian???
Nuk e ofendoi, e krahasoi me nje personazh te famshem filmi!
Mire o armir, mire mi jada, mire mer vilo, si te thoni ju eshte😝
 
Keq se nuk i dha dy shuplak se nje pak🤔
Jan mesu njerzit te tallen duke mos marr parasysh gjendjen emocionale tjerve.
 
Asnjeri nga te dy nuk ka nevoje per fame e klikime, ndoshta organizatoret e oscar, ndoshta ama, nuk e di por ma merr mendja qe will smith ka pasur nevoje per nje mis en scene te tille, per ti treguar botes qe jane bashke edhe pse ajo...edhe pse ai....edhe pse ata te dy....😁
Kris Rok beri nje batute nga te tijat.
Gjithmone thone qe mos ju perkul te keqes por sfidoje, merre me te qeshur etj, etj, ndersa tani smithi na u prek se beri nje batute nje komedian???
Nuk e ofendoi, e krahasoi me nje personazh te famshem filmi!
Mire o armir, mire mi jada, mire mer vilo, si te thoni ju eshte😝
Jo e pata ne pergjithsi punen e klikimeve jo per keta te dy.
Dmth mpelqeu qe njerezit sot po flisnin per dinjitetin e njeriut.
Hajd mo. 1 dite zgjat cudia 😁
 
Une i tregoj burrit per rastin mbrem dhe i them se ende ka burra qe i dalin zot gruas,ai shikon dhe pret ti thom te rrah dike,po jo de, e u rahatua se eshte tip paqesor perndryshe lool
 
Nga Blendi Salaj

E kam dashur Will Smith që kur ishte një princ i ri nga Bel Air dekada më parë dhe më vjen keq që u desh të ishte ai që dha një shembull dhune para syve të gjithë botës. Më vjen keq që në natën kur ai u nderua me çmimin më të lartë që një aktor mund të ëndërrojë, vëmendja shkoi tek "shuplaka e nderit" duke i prishur mbrëmjen vetes dhe gjithë fituesve të tjerë. Më vjen keq që Willi humbi vetëkontrollin prej një shakaje të shëmtuar.
"Nuk bëhet shaka me sëmundjen e tjetrit, o fundërrinë!" - mund t'i kishte thënë dhe do ta linte Chris Rock si legen në mes të skenës, por jo. Willi e humbi, dhe pasi kishte qeshur me batutën, shembulli i miliona të rinjve dhe fëmijëve tregoi se problemet zgjidhen me dhunë - e pavërtetë në fakt. Me atë veprim Will nuk tregoi gjë veçse dobësi mendore. Shakaja e Chris Rock ishte e ulët dhe jo, nuk është aspak ok të tallesh me një grua, ka dhe tek fjalët e tij mizogjini sa të duash. Rock duhe të kërkojë flaje publikisht. Ama njerëzit e poshtër ekzistojnë, njerëzit që tallen me trupat e të tjetëve ekzistojnë - pyetja është si merremi me ta? Çfarë shembulli u japim fëmijëve tanë për zgjdhjen e konflikteve? I nxisim të rrihen, të grushtohen, të theren?
Kishte shumë nga ata që e duartrokitën, shkruan se u tregua "burrë i vërtetë". Por burrat e vërtetë i zgjidhin konfliktet me fjalë, jo me arrogancë, narcisizëm dhe dhunë. Vëmendja duhet të ishte tek Jada dhe problemi i saj, por kaloi tek egoja e Willit dhe shërben tani për të furnizuar me karburant racistët që po thonë, "punë zezakësh!".
Will ka kërkuar falje publikisht tanimë duke thënë se dhuna e çdo forme është helmuese dhe se i vjen turp. Por ai moment i çmimit të parë Oscar nuk i vjen më. Në kujtimet e tij ai tregon sesi i ati ia rrihte nënën me grushta deri sa ajo villte gjak, këto përvoja e kanë lënë me plagë dhe janë ndoshta ato që e bënë të dobët kur duhet të tregonte forcën e karakterit.
PS. Midis shqiptarëve reagimi ishte edhe më lavdërues ndaj dhunës se në perëndim. Lexova nëna, motra gra që shpallën "I lumtë dora, pak i ra!", kujdes çfarë u mësoni djemve tuaj. Ka shumë nëna shqiptare veshur me të zeza për shkak se djemtë e tyre në gjaknxehtësi e sipër janë vrarë ose kanë vrarë. Dhuna nuk është asnjëherë e justifikuar.
 
Mendimin tim që e kam shprehur edhe në portal tjetër: jam kundër çdo lloj dhune. Pra duke filluar nga shakaja e komikut. Rregullat e akademisë kundër dhunës, u thyen dy herë.
 
E lodhshme shkrimi , nuk kane nerva njerzit,-Will Smith veproi ne kohe te duhur pa mare parasysh se cfare reagime do kishte publiku ! Edhe nje shpull prej meje BURRE me 2 (rr)🙏
 
Nuk e di per willin a thu e ka rraf edhe ate shokun e femijerise qe e tradhtoi e shoqja me te ?
Se po ta ket ber .. ate here po qe eshte burre me dy rr
 
Sa detajiste qe je😝
Lene pra mo tani mos pyet me shume🤣

Sa per dijeni -
Jo ate se rrahu se u tregua zoteri😋
As shokun e ngushte te çunit vet nuk e rrahu, thjeshte i tha-
Nderro shok o çun🤣
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top