Kryehajdutët, Viti i Ri dhe Burgu që i pret

5-shja-1.jpg
Po si e presin Vitin e Ri këta e të tjerë “Peshq” të Mëdhenj? Në aparencë janë të ndarë, por në esencë më të bashkuar se asnjëherë. I ka ndarë dhe bashkuar pasuria, i ka ndarë dhe bashkuar antiamerikanizmi, i ka ndarë vetë populli dhe bashkuar po ky popull.
Shkruan Sokol Pepushaj
Peshk” i madh për Vit të Ri. Këtë presin shqiptarët. Në fakt çdo Vit të Ri është premtuar se hajdutët do kapen. Tre vjet rresht ambasadori Donald Lu me Adriatik Llallën në krah dhe dy vjet plot, Yuri Kim me Arben Krajën po në krah, kanë përsëritur se do bëhet drejtësi, se çdo cent i vjedhur do t’u merret hajdutëve e do t’u rikthehet viktimave.

E vërteta është kokëfortë. Ne që as u shitëm e as u blemë me rroga disa herë më të larta se Presidenti i Amerikës, si shumica e kolegëve tanë, që pa cenuar modestinë, janë edhe shumë larg profesionalizmit, themi sot haptas për audiencën tonë të madhe, se çdo shqiptar, shpresonte se katër klanet mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale në 30 vjet qeverisjeje banditeske, do të ishin pas hekurave të burgut e jo para tavolinës së vitit të Ri që u kushton, s’di askush se sa.

Gjithkush i njeh ata, gjithkush ua shikon pasuritë e jetesën luksoze. Edhe qentë e rrugëve i njohin se kapot e katër klaneve janë Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano dhe Edi Rama.

Po si e presin Vitin e Ri këta e të tjerë “Peshq” të Mëdhenj?

Në aparencë janë të ndarë, por në esencë më të bashkuar se asnjëherë.

I ka ndarë dhe bashkuar pasuria, i ka ndarë dhe bashkuar antiamerikanizmi, i ka ndarë vetë populli dhe bashkuar po ky popull.

Po, kështu janë gjërat.

Të tërë shtiren, të tërë mashtrojnë. Secili ngjan se ka dëshirë të gënjejë të tjerët dhe veten.

Edi Rama, sot më i fortë se kurrë, shtiret si i dorëzuar. Ka ngritur duart lart e pret të vijë dikush t’ja marrë Qeverinë e vjedhjeve dhe skandaleve. Sali Berisha më i mundur se kurrë, shpalos “sukseset” nga “Foltorja” në “Foltore”. Ka ngritur gishtat lart e është nisur, s’dihet se për ku. Lulzim Basha duke ngjitur shkallët e besueshmërisë amerikane, ngjan se ka ngritur këmbët përpjetë. Pra kapërcen nga dy-tre shkallë njëherësh. I ngjan vetja kryeministër. Megjithatë, shumë mendojnë se nuk është me këmbë lart, por me “thundra” përpjetë. Për këtë duhet të kalojë ky Vit i Ri. Të vijë data 9 janar që të shihet është me këmbë apo me thundra lart. Fatos Nanon, ky Vit i Ri e zë në ikje. E lakojnë për pasuri e jetë luksi e ai vetëm fshihet. Ka frikë arrestimin. Në zhargonin e fshatit tonë, thuhet pa frikë se Fatos Nanon e shumë si ai, i gjen Viti i Ri, me bishtin lart, si dhi e zgjebosur.

Po kryehajdutin Ilir Meta?

Ky ka ngritur “koburen” lart. Mbase do ja ngrejë “thundrat” nga dielli vetes së vet.

Në e bëftë, është e para herë që tregohet burrë, do me thënë, që e mban fjalën e dhënë./Pamfleti
 
Shiko fotografinë 1936665

Seriozisht beson se do futet njeri ne burg nga Rama Basha Berisha Meta? Vetem Pamfleti i beson keto perralla lol
 
Talleni ju? Do ikin? Do behemi ne? Hajdute?
Oh please!
Levi mos na sill keshtu temash se jemi pak sensitive ne fundvit! :D
 
Do behemi pas 200 vitesh lol
Nuk ka te beje me ata personalisht por ka te beje me kulturen e pandeshkueshmerise, nuk duhet patjeter te futen ne burg por duhet medoemos te mbajne pergjegjesi penale per gjithcka kane bere ne kundershtim me ligjet e shtetit
 
Te kuptoj shume mire por sipas mendimit tim ndershkueshmeria ka ngelur vetem per show mediatik peshqish te vegjel
 
Keta do te mbreterojne edhe 100 vitet e ardhshme. Populli dmth ajo pjese qe ka mbetur i adhuron tipare te tilla qe ja u vene shkelmin te fyti.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top