Krijimet Letrare~Nentor-21

PErshendetje te gjitheve!
Ja ku erdhem perseri sebashku ,ne takimin e krijimeve letrare ,per muajin Nentor!
Pa humbur kohe po shfletoj vargjet tuaja!



1-TY!

Në ditët e tua më të vetmuara,
më ke mua.
E nëse loti të kerkon një shpatull,
më ke mua.
Në luftën me veten tënde,
më ke mua.
Nëse e kaluara të përndjek gjer në vdekje,
mendo,
më ke mua.
Nëse kerkon të luftosh egon tënde,
më ke mua.
Në betejat me hijet e tua,
afër do te më gjesh mua.
Nëse frika do të ndal hapin,
më ke mua.
E kur guximi do të flas në emër,
më ke mua.
Kur dora do të kërkoj dorën,
dije,
se më ke mua…
Kendshem per moshen e personit qe e ka shkruar.
2-A` te ka marre ?

A të ka marrë malli të flasësh me atë person,
që të zgjidh të gjithë problemet,
veç me një bisedë të stërzgjatur?
Që të bën të acarohesh pa asnjë arsye
që logjika pranon?
Që një fraze e thënë veç për të të ngacmuar
të behet epopeja e ditës,
javës,në mendimet e tua të zbehura?
Që jeta jote të bëhet aq e komplikuar,
saqë të duket sikur po jeton dhjetë jetë në një të vetme?
Që kërkesa për të shkuar në një vend,
që ti injoroje ekzistencën deri në atë moment,
të kthehet në udhëtimin tënd të jetës,
ku ti je Guliveri dhe njerëzit përreth liliputët?
Që të ngresh zërin për të treguar që ti ke gjithmonë të drejtë,
dielli lind në lindje edhe perëndon në perëndim?
A të ka marrë malli të zgjohesh nga gjumi,
dhe problemi yt i ditës,
te jetë veç sa centimetra çarçaf, ti lëshosh
për të treguar se ai është territori që të përket
dhe se ti sundon aty?
Që pyetjet e atij kuizit që po shihje
para se të të zinte gjumi,
t`ja besh sapo të takoheni,
pa u interesuar për përgjigjen?
Që kur nuk është pranë,
kënga e parë që dëgjon në mëngjes
ka të bëj me të,
ngjyra e parë që shikon në dollap
ka të bëj me të,
çdo gjë që të rrethon gjatë ditës
ka të bëj me të?

A të ka marrë?

Po me ka marre. Ku ndodhet bthw ?!
Me pelqen!
3-Nuk qenka e lehte te jesh burre!

Paskan genjyer kush tha se burri eshte i forte, i pathyeshem, i pa lekundur. Nuk paskan pare kurre lotet e tij te padukshme qe i kaperdin ne gurmaz. Nuk paskan njohur nje burre t'dashuruar qe per ate qe don dorzohet sikur femija perballe pambuk sheqerit ngjyre roze. A e njeh permallimin e nje burri?! Qendron aty, i perhershem. Kujtim qe nuk shuhet kurre.
E une qendroj mes skenes. ne heshtje shikoj krejt shiritin e jetes. Rrezimet e ngritjet. Por nuk hedh asnje lot. Kaperdihem, e buzeqesh! se ashtu qenkan burrat.....
E di qe seshte prandaj them ka shume meshkuj e pak burra ne qarkullim.
Kendshem por duhej shtjelluar me me shume vargje ndryshe duket si quote interneti.

4-Me duhesh ti.

A e di si është kur ti nuk je?!
Si një ditë me shi,
ku nuk ka as diell...
as muzikë në disk...
Është si nata e ftohtë e dimrit
e nuk mundesh as zjarrin ta ndezësh.
Ëndrrat nuk të lenë të qetë të flesh.
Kur ti nuk je,
cdo gjë duket e zymtë!
E unë ndjej sikur zhytem
ne frymëmarrjen e mallit
që mund ta shuash vec ti!
Kur ti nuk je,
është si të heshtem i gjithi.
Sepse edhe për të folur,
më duhesh ti!

E zakonshme, jo dicka e palexuar dhe e pakonsumuar me pare me fjale dhe ide.

5-Veten lejoje te me duash!

Ndoshta nuk jam si dikur , mund te jem bere me e keqe e permisuar s’jam , por ti merr me te miren time , nese mundesh ..perpiqu e me shih ndryshe
Ndoshta nuk jam aq e bukur sa isha kur ti ishe me mua , por nese mundesh merr me te miren time dhe perpiqu, perpiqu sadopak te me shohesh ndryshe
Ndoshta nuk jam me drita e diteve te tua , por dije se asnjehere ne erresire nuk do te braktisja
Ndoshta nuk jam me as dashuria e cmendur qe dikur zemren te ngrinte peshe , por zgjedh te te dua ne heshtje dhe cmendurite ti shuaj brenda vetes
Ndoshta nuk jam as ishulli yt ku dhimbjet e tua neper skuta I fsheh, por do izolohesha ne te bashke me ty dhe te varrosnim kete largesi qe dhemb
Ndoshta une jam askushi sot , por zgjedhe te te dua ende , ne mengjes teksa kafen gjerb ne nje bar dhe veshtrimin hedh tutje, ne darke teksa koken mbi jastek mbeshtet dhe mendon ..perse ndodhi keshtu?

Veten lejoje te me duash ….

Te ndryshoj te shkuaren skam force, as gabimet e te shkuares smundem, por me ty preferoj te bej gabimet e rradhes , nese ti do lejoje veten te me doje
Per ty do shkaterroja muret qe I kemi ngritur e pertej nuk lejojne te shohim , do mblidhja xhamat qe rruges jane shtruar , do lartesoja cdo emocion qe mbart ty dhe do ndihesha serish e lire ..e lire per te te dashur ty edhe njehere , nese ti do lejoje veten te me doje

..dhe une jam ketu e rrethuar nga boshlliku I diteve qe shkuan , por nuk ndihem vetem sepse ti je ende aty…mjafton qe veten te lesh te me duash!

Lexoj me shume lufte midis arsyes dhe zemres, paqartesi mendimi lemsh ndjenjash deshperim qe kalojne fuqishem tek une si lexuese.
Mblidh mendjen sja vlen ti kthehesh dicka te shkuar.

Bukur gjithesesi!

6-Dua

Humbas...
I mbylli sytë,
dhe rrotullohem
në ëndrrat imagjinare.

Shpresë kërkoj
Atë dua të gjej

Dua dikush
Pres dikë
Të më zgjojë
Imagjinatën time
të plotësojë

Të më kape fort për dore
Të më tërheqë lehtë ndaj vetës
Të m'i afrojë buzët tek veshi
Dhe të më thoje një fjal zemre

Nuk dua recitime të gjata
Dhe as poezi interneti
Dua vetëm një fjalë shpirti
Të m'i zgjoje ndjenjat e realitetit.

Shume dashke nga jeta. Nuk kerkohet asgje meritohet.
Bukur, vazhdo shkruaj!

7-Nuk flasim

Nuk flasim…

Heshtim e veten lëndojmë të dy.

Edhe pse vuajmë larg njëri-tjetrit,

Të vërtetën nuk e pranojmë në sy.

Ti hesht…E unë pas teje tretem.

Unë hesht,e pas kujtimit tënd mbetem.

E trishtë se si dashuria ndonjëherë nuk mjafton,

Se si kjo krenari të dyve po na lëndon.

A flasim?

Të paktën vetëm sonte të lëmë pas mërinë

Ti kthehemi kohëve të vjetra

Të rijetojmë dashurinë.

Atë dashuri që edhe pse larg na mban të bashkuar.
Ah krenaria e semure! Subjekt i konsumuar, boring deri diku,

Bukur keep trying!

8-Më mungon.

Më mungon,kështu po e nis shkrimin tim drejtuar ty "i munguar".Një ditë tjetër zgjuar me imazhin tënd edhe pse je i munguar prej kohësh.Dhimbje shpirti apo bllokim mendimesh ,cila vallë po më mbyt kaq shumë."I munguar" të dua dhe të urrej njëjtë ...e shikon sa të ngjashme bëhen këto dy ndjenja kur shpirti digjet nga malli .Krenari,eh krenari ti,më shumë unë...dhe ja ku jemi në labirintin tonë të errët .Dritën e fundit e shuam ,ashtu "qorrazi" po zvarritemi në kërkim të njëri tjetrit(të paktën unë).Gjithmonë e kemi rindezur atë dritë të shuar,dhe shkëndijat e kan shkrumbuar çdo gjë. Përsëri jam larguar me justifikimin se kam frikë ...dhe po kisha frikë mos të humbisja .Të humba!Tani kam ngelur në labirintin tonë në errësirë ashtu e zvarritur duke të kërkuar që të më zgjatësh dorën ndoshta për të fundit herë .Më shpëto.Të lutem kam nevojë për ty ,mos më braktis pikërisht tani.Tani po që kam vërtet frikë .Errësirë veç errësirë gjithandej ,dhe aty në errësirë është një vajzë e brishtë e ulur në gjunjë, me duart grusht .Ajo pret ,ende po të pret ...frymëmarje mbytëse ,dridhje trupi ...e ka kapluar ankthi përsëri .Një përqafim ,veç një përqafim e qetëson atë ,por ti je "i munguar" prej kohësh ndaj dhe shpresat jan venitur.Frika dhe humbja ,cila vret më shumë?!Di të them që nga frika të humba, "humbja" më vrau,dhe pritja më jep shpresë që të përsëris të njëjtën dhimbje .Mendoja se do ishte e leht.Mendoja se koha do më shëronte ...ndoshta nuk duhet të rri më unë duke të pritur.U bë kohë e gjatë ti nuk erdhe ,por as unë nuk do të pres më .Po e shemb këtë "labirint" ,çdo grimc kujtimesh po e "zhdukë" në thellësin e errët të shpirtit ku as rebeshet e lotëve mos ta nxjerrin më në sipërfaqe."I munguar" lamtumirë!Do jesh gjithmonë poema ime shkurtër ,nga ato që thuhen veç me dy fjalë por që ndjehen një det ndjenjash . Do të jesh romani i cili nuk do botohesh kurrë ,sepse nuk dua të të ndajë me askënd .Do të jesh përralla ime që nuk do realizohet asnjëherë.Do të jesh monologu im "i munguar" ,monologu më i dhimbshëm ku lotët do zbrazen si rebesh shiu.Imazhi yt do të jet fotografia më e zverdhur në sirtarin tim të ndjenjave .Shpesh'herë do të flak e do të të rimarrë përsëri ,do qaj duke të shtrënguar fort derisa shpirti të lehtësohet dhe do të vendos në atë sirtarë të brishtë për ta kthyer në monotoni .Ti do të jesh fundi im i vazhdueshëm por jo përgjithmonë.

Me pelqen! Mund te jetohet dhe me mungesat fizike per sa kohe i kemi te pranishem ne mendimet tona.

9-Prisja!

Po prisja kohen,neper kohe erdhe ti.
Perqafove qiellin e shpirtit , ma solle ne gji.
Gjiri im i kalter u be det,deti u be kaltersi.
U gjendem ne nje dimension tjeter, beme dashuri.
Prisja kohen, koha e ime u bere ti!
Neper gjurmet e kujtimeve mbushur me dashuri,shkrire ne qiellin plote kaltersi,u gjendem te dy.
Atje ku shpirtrat njerzor bejne dashuri.
U gjendem ne dy meridiane ,per tu shkrire ne nje qenie me dashuri.
Po prisja kohen, koha ime u bere ti!
Kot u harxhove, kishe prit e pak te na sillje ate te duhuren per konkurs.
Bukur perpjekja.

10-Itaka

Anija i pat ngre velat larg saj.
Botes i erdh perqark pa pas shprese
Kthimin se dinte as Penelope e as ai.
Pelhurat e mallit i thurte ajo.
luften me vete bente ai.
Sirenat pse se ben per vete valle ?
Perin pse se keputi kurre ajo ?
Itaka i therriste te rrine ... njeri te bej paqe e tjetra te endete deri sa ai te vije!

Ah Voyi ky me duket. :p
Bukur shume por tu harxhuan germat derman, i kishe bere e 2 strofa me shume.
 
Sa njerz te dhim paska forumi tan i knojn largsis 🤣🤣
 
Kendshem per moshen e personit qe e ka shkruar.


Po me ka marre. Ku ndodhet bthw ?!
Me pelqen!

E di qe seshte prandaj them ka shume meshkuj e pak burra ne qarkullim.
Kendshem por duhej shtjelluar me me shume vargje ndryshe duket si quote interneti.



E zakonshme, jo dicka e palexuar dhe e pakonsumuar me pare me fjale dhe ide.



Lexoj me shume lufte midis arsyes dhe zemres, paqartesi mendimi lemsh ndjenjash deshperim qe kalojne fuqishem tek une si lexuese.
Mblidh mendjen sja vlen ti kthehesh dicka te shkuar.

Bukur gjithesesi!



Shume dashke nga jeta. Nuk kerkohet asgje meritohet.
Bukur, vazhdo shkruaj!


Ah krenaria e semure! Subjekt i konsumuar, boring deri diku,

Bukur keep trying!



Me pelqen! Mund te jetohet dhe me mungesat fizike per sa kohe i kemi te pranishem ne mendimet tona.


Kot u harxhove, kishe prit e pak te na sillje ate te duhuren per konkurs.
Bukur perpjekja.



Ah Voyi ky me duket. :p
Bukur shume por tu harxhuan germat derman, i kishe bere e 2 strofa me shume.
O na marsh te ligat ti eee! :p :p hahaha
Mbaje moj doren, se na preve krahet! :p
 
Sa kritike,na demoralizuat 🙄
Ne fakt kritikat jane te domosdoshme. Ne shpesh ngaqe shkruajme nen efektin e emocioneve na duket sikur jane te arrira, por nje krijim i mire artistik eshte kur arrin te depertoje tek tjetri ne cdo aspekt.
Nga ana tjeter, po te them dhe kete: Mos merr asgje afer zemres nga kritikat, sepse te gjithe ketu nuk jemi profesioniste, ndaj dhe mund t'ja fusim kot shpeshhere. loolloollool
 
Ja kane fut kot ne grup .. anje sme ka gjet kush jam.. radhen tj do shkruaj dhe me ndryshe se e keni bere rruge duke hamendsuar e duke paragjykuar 😝😝
 
Ka ndonjeri info si behen shitblerjet e votave????🤔🤔🤔
 
Konkursi i letërsisë këtë muaj qenka shumë më mirë se ai i fotografisë.
Megjithëse krijimet janë të gjitha të një fryme dhe ngjajnë me njëri-tjetrin, këtë herë anova nga thjeshtësia.
Krijimi 7 "Nuk flasim" m'u duk më i qartë në ato që donte të thoshte... thjeshtë dhe qartë, pa e vrarë mendjen se gjuha mund të dukej e varfër.
Kështu që votoj 7-ën.
 
Konkursi i letërsisë këtë muaj qenka shumë më mirë se ai i fotografisë.
Megjithëse krijimet janë të gjitha të një fryme dhe ngjajnë me njëri-tjetrin, këtë herë anova nga thjeshtësia.
Krijimi 7 "Nuk flasim" m'u duk më i qartë në ato që donte të thoshte... thjeshtë dhe qartë, pa e vrarë mendjen se gjuha mund të dukej e varfër.
Kështu që votoj 7-ën.
Edhe mbeshtes mendimin 7 trasmentonte mesazh!
 
Urime autoreve, edhe ky muaj qenka shume pjellor😀

Jane tre krijime qe me pelqyen por krijimi qe me pelqeu me shume eshte 3-shi.
Pak e shkurter por shume e fuqishme, sidomos vargu i fundit shume i goditur e shume domethenes, duket sikur autori me ate varg i rebelohet te qenit burre edhe kur nuk mundet.
E ne fakt, eshte me te vertete e veshtire te jesh burre!
Vota ime shkon per 3-shin.
 
Urime autoreve, edhe ky muaj qenka shume pjellor😀

Jane tre krijime qe me pelqyen por krijimi qe me pelqeu me shume eshte 3-shi.
Pak e shkurter por shume e fuqishme, sidomos vargu i fundit shume i goditur e shume domethenes, duket sikur autori me ate varg i rebelohet te qenit burre edhe kur nuk mundet.
E ne fakt, eshte me te vertete e veshtire te jesh burre!
Vota ime shkon per 3-shin.
po ato te tjerat qe te pelqyen, na bej noi qoke mer burre se do fillojme tia bejme vetes lool
 
po ato te tjerat qe te pelqyen, na bej noi qoke mer burre se do fillojme tia bejme vetes lool
Me mendjen time them se e di kush eshte jotja, pervec stilit dhe drejtshkrimit te 'tradhton' tematika 😁
Te ishte ndonje konkurs tjeter edhe do te votoja.
Ti s'ke nevoje per qoken dhe voten e askujt, jo te krijimet te pakten😂😝
 
Me mendjen time them se e di kush eshte jotja, pervec stilit dhe drejtshkrimit te 'tradhton' tematika 😁
Te ishte ndonje konkurs tjeter edhe do te votoja.
Ti s'ke nevoje per qoken dhe voten e askujt, jo te krijimet te pakten😂😝
si perfundim sdo sjelle me krijime ....ska ngel njeri pa mi mesu germat :p
 
Jam mes 1. dhe 3. me përshtypjet e leximit të parë. 🤔
Të bukura të gjitha.
Votën një herë tjetër se s’po e ndaj mendjen 😬
 
Dhjete shkrime ne muajin e njembedhjete. M'ka marre malli me shtrydhe trunin me lexu e me shkru.
 
Nuk na ka zene e mberthyer muza per momentin :)
 
Votem time e mori shtata.
Kush e ka shkruar mi nis leket ne fund😝
E thjeshte ,e rrjedhshme e qarte.
Urime te gjithe ju te tjereve.
Bukur,por aman te gjithe fe plagosur e mavriosur.
Po meqe dini te shkruani ,po i shkruani mor lumturise,dashurise,paqes ,qetesise.
Na ngrite gjakun neper damar qe te gjithe se skemi as nge te vuajme per ju😝
Pertej shakase,u lumte pena
 
Dashuria.

E embel, shum e embel eshte dashuria
kush nuk e preku dhe nuk u deh prej saj
qiellit per te i kacavirresh, rrezen ti prekesh
deri thepave te Henes, aty ku fshehur rri muze e saj
prandaj dhe e quajne Dashuri

Mbi supe ngarkuar nje jete me endrra
enkas ngacmuar, krijuar, qe larg ne rini
mijera formate mendjes krijuar
se si do te ishe, valle c'forme do te kshe
Ti moj e amla Dashuri

Dhe ja ku sot ti me gjen, ne sy te shoh un, ja tani
vertet nuk je si nje oqean por emrin e ke ti, Dashuri
Si dielli shkelqen, o nur bukurie, si shtojzavalle me ngjan
ngjizur me polen, pjalm e vese, perberje lulesh nektarine
po po...dhe ndihem i dehur ........sepse gjeta un Dashurine.

Zeri.
 
Ftoj ti lexojne dhe votojne krijimet tona @NjeZePraneJush ,@Aver -ooo. :) e te gjithe dashamirsit e krijimeve tona!


I lexova me nje fryme, secila me e bukur se tjetra. Disa nga ato mund te beheshin edhe tekste kengesh.

E votova te paren por te mos gezohet aq shume. Zakonisht kedo qe e votoj une e marr ne qafe. Ndodhi edhe pardje ne zgjedhjet lokale ketu. Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top