Shpirtmadhi Skënderbe edhe i vdekur tmerronte dhe çorodiste muhamedanët supersticioze

Trimi shqiptar tashmë kishte ndërruar jetë. Kur turqit, e morën vesh, nuk vonuan të pushtonin Lezhën dhe të shkonin tek varri i luftëtarit legjendar që i kishte tmerruar për një çerek shekulli.
Featured image of article: Shpirtmadhi Skënderbe edhe i vdekur tmerronte dhe çorodiste muhamedanët supersticioze
Gjergj Kastriot Skënderbeu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Prill 2017
Në librin francez, të autorit Adrien de Boufflers, me titull « Le chois de plusieurs histoires et autres choses mémorables tant anciennes que modernes appariées ensemble, pour la plupart non encore divulguées », botuar në vitin 1608 nga shtëpia botuese mbretërore franceze, P. Mettayer, gjejmë një shkrim të rrallë, në faqet nr 102– 103, dedikuar posaçërisht heroit tonë kombëtar, të madhit Gjergj Kastrioti.
Trimi shqiptar tashmë kishte ndërruar jetë. Kur turqit, e morën vesh, nuk vonuan të pushtonin Lezhën dhe të shkonin tek varri i luftëtarit legjendar që i kishte tmerruar për një çerek shekulli.
1-14.jpg
pjese nga libri
Në vijim, shkrimi i sjellur ekskluzivisht nga Aurenc Bebja, [Blogu Dars( Kos)- Mat Albania]
« Pasi Muhamedanët pushtuan qytetin e Lezhës, ku ishte varrosur Rrufeja e madhe e luftës, Skënderbeu, ata e nxorrën trupin e tij nga varri për të parë të vdekur njeriun që i kishte bërë të largoheshin të tmerruar qoftë dhe vetëm me përmendjen e emrit të tij.

Të afruar pranë kockave të tij, këta ndiheshin të lumtur që mund t’i preknin, ose të paktën t’i admironin. Edhe krerët dhe komandantët morën monedhat e arit dhe të argjendit, e i mbanin ato me nderim të madh sikur të ishin diçka e shenjtë (hyjnore) duke besuar seriozisht se mbajtja e këtyre relikeve do t’u sillte atyre lumturi ashtu si qiejt kishin vepruar për Skënderbeun.
Bëmat e Skënderbeut në luftë nuk janë admiruar vetëm nga kapitenët Muhamedanë, por edhe nga vetë perandori (sulltani) Mehmet, i cili për të imituar princin shqiptar, përdori shpatën e tij pas vdekjes, duke menduar se do të bënte të njëjtat bëma me dorën e tij kundra të Krishterëve, të përjetonte të njëjtën eksperiencë si Mbreti i Epirit, por këto tehe nuk prenë ndaj të Krishterëve.
Virtyti nuk vinte aspak nga shpata, por nga energjia nervore e krahut dhe dorës së shpirtmadhit Skënderbe, i cili e përdorte atë për të flakëruar mohuesit. »
darsiani.com
 
Mjaft me tema per Skenderbeun?
Apo me tituj te tille?
Artikulli me lart bazohet ne nje botim francez post-mortem te Skenderbeut.
Historia dhe e verteta e nje populli nuk jane kurre mjaft.

Na fal e se te preka nga Kastrabeu :p

E mire na pra

Çfarë kishim para pushtimit turk?
- Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Që të krijoni idenë: Gjermania e ka hapur universitetin e parë, 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).
– Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza).
– Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatajt dhe Dukagjinët) të lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.
– Kishim filozofët tanë humanistë, qe me idete e tyre gjeniale, ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazhuli, Pal Ëngjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)
– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci ndërkohë që Amerika p. sh. qeverisej nga Indianët Cheroki apo fiset Azteke që pinin ende gjak njeriu dhe jetonin si kanibalë.
– Në Durrës, intelektualizmi ishte aq i lartë, sa kemi të dokumentuar në shekullin e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Kostandinopojës, kundra skllavërisë, 300 vjet përpara se në Europë të fillonte si debat.
– Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën, që në shek. V-VII. Ndërkohë që p. sh. vendet skandinave jetonin ende duke adhuruar pemën apo malin.
– Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë Kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël atëherë).
Çfarë ndodhi më pas?
Asgjë! Thjesht erdhi turku...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top