Shpjegimi i kësaj hipoteze në aspektin social ndërlidhet edhe me një shpjegim psikologjik. E mira dhe e keqja nuk janë të ndarë sikur me thikë, por deri diku janë relative. Edhe pse unë jam kundër relativizimit të gjithçkaje, por kjo deri diku është relative. Prandaj them se situata në vetvete mund të ketë nuanca të së mirës dhe të së keqes, por ajo çfarë i jep kuptim të plotë është përjetimi ynë, apo përshtypja jonë për një situatë të caktuar. Kështu thënë më ndryshe nëse, larg qoftë, na vdes ndonjë familjar, atëherë përjetimi i kësaj vdekje të këtij familjari nga ana jonë i jep vlerë kësaj tragjedie, apo edhe bekimi për dikë!
Nëse personi që ka vdek në familja ishte dikush shumë i dashur kjo përjetohet si tragjedi dhe dhimbje e madhe shpirtërore, përderisa për dikë që është i ftohtë nga natyra, apo me këtë person të caktuar edhe pse familjar nuk kishte ndonjë lidhje të veçantë, këtë vdekje nuk e përjeton si diçka të rënd dhe tragjike... ajo që po përpiqem të shpjegoj është se më e rëndësishme se vet ngjarja, apo eventi, është përjetimi ynë dhe reflektimi ynë mbi të.
Nëse kuptohet kjo, kuptohet një pjesë se pse njerëzve të mirë, ndodh, tu ndodhin gjëra të këqija. Pra, sepse ata janë më të ndjeshëm, më të mirë, dhe i përjetojnë më rënd situata tragjike. Në anën tjetër njerëz të këqinjë, janë më të ftohtë, më të pandjeshëm, pa dhembshuri... dhe nuk i përjetojnë rënd situatat tragjike. Kjo e shpjegon vetëm një pjesë të pyetjes, pjesa tjetër shpjegohet duke marr parasysh edhe faktet rrethanore individuale për secilin rast. Pra, nuk mund të konstatohet se secili njeri i mirë, shpirtmirë dhe zemërbardh, e ka jetën skëterrë, por e kanë disa, dhe shpesh si pasoj e veprimeve të veta. Gjithashtu nuk është e vërtetë, dhe askush s'mund të pretendojë që secili i keq ia del t'i shmanget pasojave të keqbërjes së tij... kjo është version shumë i shkurtuar i shpjegimit jofetar për këtë hipotez se pse të mirëve u ndodhin gjërat e këqija dhe pse të këqinjëve nuk u ndodhin të këqija...
po ju a pajtoheni me këto?