Zoti vendos me shume ne prove njerezit e mire sesa te keqinj!

Mund te ma therrisnin pak zotin ,se kam nja dy fjale me te?!
Per pytjen e fundit;
Mendoj qe bota njerzore eshte nje `ekosistem` i mbyllur,ben nje qarkullim gjometrikisht te rregullt,por ne reaksionet per te perfituar perfundimin ka gjithnje bashkeveprim substancash.
Varet ne cilin cilinder reaksioni ndodhesh,ne kete segment te shkurter kohor ,te quajtur jete.
 
cila pjesë s'të duket e drejtë? dhe a ke mundësi ta sqarosh pak
Qe njeriu i mire duhet te mbaj mbi veten padrejtesite dhe te duroj .
Cme duhet mua nese gjykohet a jo i keqi , kur i drejti vuan dhe krruset nga padrejtesite e jetes?
 
Mund te ma therrisnin pak zotin ,se kam nja dy fjale me te?!
Per pytjen e fundit;
Mendoj qe bota njerzore eshte nje `ekosistem` i mbyllur,ben nje qarkullim gjometrikisht te rregullt,por ne reaksionet per te perfituar perfundimin ka gjithnje bashkeveprim substancash.
Varet ne cilin cilinder reaksioni ndodhesh,ne kete segment te shkurter kohor ,te quajtur jete.
Nëse do të mund të ftohej e të merrej në pyetje Zoti, atëherë çfarë zot është ky?! Zoti të pyet dhe nuk pyetet, i jep llogari dhe s'të jep llogari. Nëse do sqarime rreth veprimeve të Tij, lexo Libra të Tij... kështu e kuptoj unë fenë dhe Zotin. Ose s'paku këtë Zot adhuroj unë, jo një i cili mund të interegohet nga kushdo (mos e merr për ofendim). Por në raport me Zotin unë dhe ti, dhe të gjithë së bashku jemi asgjë. Qoftë nga Madhështia e Tij dhe vogëlsia jonë, qoftë nga Fuqia e Tij dhe dobësia e jonë, qoftë nga Dituria e Tij dhe injoranca e jonë...

Sa për pjesën e dytë:
Mendoj që kjo është vetëm një pjesë e shumë e vogël e shpjegimit të plotë.
 
Ore se doja si teze personale,thjesht ti nxirrja ca luftera njerzore,ca femije jetim atje ne lindjen e mesme,ca njerez te vrare nga bombat etj etj.
Mendoj qe zoti na ka si kopen e ti te preferuar,por perse e denon gjinqjin e ti femije me vdekje? me gjak? me lot dhe lufte?!
Kam hijezimet e mija me zotin. Por kam lene diskutimin ka kohe,sepse e di qe sja fitoj dot duelet.
Prandaj eshte nje akses se nuk dua ti hy shkallve,sepse perfundoj nje djall qe se don zotin.
E per kete `kopeja e zotit me djeg ne turr te druve.`
 
Qe njeriu i mire duhet te mbaj mbi veten padrejtesite dhe te duroj .
Cme duhet mua nese gjykohet a jo i keqi , kur i drejti vuan dhe krruset nga padrejtesite e jetes?
Ne po flasim gjithnjë nga prizmi teologjik, fetar, dhe këndvështrimin e këtij problemi nëse duam ta trajtojmë nga këndvështrimi fetar, duhet të marrim për bazë të gjitha shpjegimet fetare, se përndryshe gjërat dalin të mangta dhe mes tyre mbesin boshllëqe të shumta.

Nëse vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje nga aspekti fetar dhe shpjegimi që jep feja, ka sens. Sepse feja të thotë, kjo botë, kjo jetë, në këtë Tokë, je për të mbjell, je për të punuar, je për të fituar diçka tjetër. Frutat e punës sate do i marrësh pas vdekjes tënde. Prandaj, quhet besim. Sepse sikur të ishte diçka e prekshme atëherë, nuk do të kishte nevojë për besim... kështu është natyra e fesë, ose i beson ose nuk beson. Pastaj provon dhe e gjen logjikën e gjërave përbrenda fesë që beson, nëse has në kundërthënie e kundërshtime, prova ku besimet e fesë hidhen poshtë e braktis fenë në fjalë, dhe kalon tek një tjetër ose s'beson fare, është zgjedhja jote. Por nëse beson tek një religjion duhet të përpiqesh të kuptosh logjikën përbrenda religjionit... Këtë mendim kam unë, dhe secili e ka të drejtën e mendimit :giggle:
 
Ore se doja si teze personale,thjesht ti nxirrja ca luftera njerzore,ca femije jetim atje ne lindjen e mesme,ca njerez te vrare nga bombat etj etj.
Mendoj qe zoti na ka si kopen e ti te preferuar,por perse e denon gjinqjin e ti femije me vdekje? me gjak? me lot dhe lufte?!
Kam hijezimet e mija me zotin. Por kam lene diskutimin ka kohe,sepse e di qe sja fitoj dot duelet.
Prandaj eshte nje akses se nuk dua ti hy shkallve,sepse perfundoj nje djall qe se don zotin.
E per kete `kopeja e zotit me djeg ne turr te druve.`
Kurse une kam teorine qe zoti na krijoi , ama na dha mend per te gjykuar, duar per te punuar dhe kembe per te jetuar
Asgje nuk eshte e paracaktuar , thjesht jemi ne qe bejme gjithcka

sdi pse kshu e shoh me raste
 
hmm... këto fjalë më shumë i shoh si mllef se sa si diskutim serioz për diçka shumë serioze. Sidoqoftë, anash sarkazmës dhe ironisë së pavend, po përpiqem të kuptoj mes rreshtave cili është problemi që po e ngre... Dhe me aq sa mund të kuptoj kjo mendja ime modeste, më duhet të them se keqkuptimet janë bazike, themeltare dhe fundamentale mbi jetën dhe këtë botë në përgjithësi. Përbrenda logjikës fetare, religjioze, ka shpjegim, por sa janë të pranushme këto shpjegime nga dikush që nuk e pranon këtë logjikë, kjo është një çështje tjetër. Megjithatë, këtu mund të diskutojmë dhe askush asgjëja s'mund t'ja vëjë pikën...
 
Kurse une kam teorine qe zoti na krijoi , ama na dha mend per te gjykuar, duar per te punuar dhe kembe per te jetuar
Asgje nuk eshte e paracaktuar , thjesht jemi ne qe bejme gjithcka

sdi pse kshu e shoh me raste
jam dakort;
Por per te vete sheruar mjerimet njerzore,dhe per te justifikuar padrejtesite njerzore.
Ne `viktimat e shumta ne toke`,nga pamundesi te denojme te ligun,vrasesin dhe te keqen,cbeme?!
Shpikem ferrin dhe parajsen,dhe ne kry te ketyre qendron zoti.
PRa le te behemi pragmatist,realist,dhe mos te shpresojme qe jeta e jetuar ne ferr,mes lotesh gjakut dhe luftes,do na shperblehet pas vdekjes.
Dhe qe i ligu do shkoje ne ferr,e ne te miret e sulmuar ketu ne toke nga te kqinjet do shkojme ne parajse.
E kuptoj qe psikollogjia njerzore don vegez ku te kapet,se e kembi brenda nesh ate qelize.
Por fatkeqsisht une e shof si nje legjend urbane.
Tani po e mbyll,se kam qene femije besimtar dikur hahahahaha.
E trazohem ne brendesi kur diskutoj ne kete varjant.
 
Ne po flasim gjithnjë nga prizmi teologjik, fetar, dhe këndvështrimin e këtij problemi nëse duam ta trajtojmë nga këndvështrimi fetar, duhet të marrim për bazë të gjitha shpjegimet fetare, se përndryshe gjërat dalin të mangta dhe mes tyre mbesin boshllëqe të shumta.

Nëse vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje nga aspekti fetar dhe shpjegimi që jep feja, ka sens. Sepse feja të thotë, kjo botë, kjo jetë, në këtë Tokë, je për të mbjell, je për të punuar, je për të fituar diçka tjetër. Frutat e punës sate do i marrësh pas vdekjes tënde. Prandaj, quhet besim. Sepse sikur të ishte diçka e prekshme atëherë, nuk do të kishte nevojë për besim... kështu është natyra e fesë, ose i beson ose nuk beson. Pastaj provon dhe e gjen logjikën e gjërave përbrenda fesë që beson, nëse has në kundërthënie e kundërshtime, prova ku besimet e fesë hidhen poshtë e braktis fenë në fjalë, dhe kalon tek një tjetër ose s'beson fare, është zgjedhja jote. Por nëse beson tek një religjion duhet të përpiqesh të kuptosh logjikën përbrenda religjionit... Këtë mendim kam unë, dhe secili e ka të drejtën e mendimit :giggle:
Nuk kam asgje dyshuese ndaj religjionit dhe atyre pak besimtarve me shpirt te bardhe.
Dyshimet e mia jane pak te thella,e te them drejten do duhej net dimri per ti trajtuar e zhvilluar.
E prape veshtire qe do arrinim ne nje perfundim.
Nder shekuj , paqja su gjet kurre mes dyshuesit dhe besuesit.
Parimisht kjo shprehja,jo aq ne kendin fetare.
 
Patjeter qe ne aspektin fetar duhet dhe ka shume shpjegime , por duhet te jesh shume besimtar per te ta pare ne kete kendveshtrim
E une sjam per fat te keq , edhe pse perpiqem , thyhem kur has nje padrejtesi njerezore qe zoti (po e cilesoj kshu pa ofese) lejoi te ndodhte
Por pastaj terhiqem e pyes veten, kush jam une te gjykoj zotin :)
 
  • Përqafim
Reactions: A2.
jam dakort;
Por per te vete sheruar mjerimet njerzore,dhe per te justifikuar padrejtesite njerzore.
Ne `viktimat e shumta ne toke`,nga pamundesi te denojme te ligun,vrasesin dhe te keqen,cbeme?!
Shpikem ferrin dhe parajsen,dhe ne kry te ketyre qendron zoti.
PRa le te behemi pragmatist,realist,dhe mos te shpresojme qe jeta e jetuar ne ferr,mes lotesh gjakut dhe luftes,do na shperblehet pas vdekjes.
Dhe qe i ligu do shkoje ne ferr,e ne te miret e sulmuar ketu ne toke nga te kqinjet do shkojme ne parajse.
E kuptoj qe psikollogjia njerzore don vegez ku te kapet,se e kembi brenda nesh ate qelize.
Por fatkeqsisht une e shof si nje legjend urbane.
Tani po e mbyll,se kam qene femije besimtar dikur hahahahaha.
E trazohem ne brendesi kur diskutoj ne kete varjant.
hmm... unë besoj që më mirë është diskutohet, e, edhe nëse në fund të diskutimit secili mbetet me mendje të tij, se sa të mbyllet diskutimi prej frikës së keqkuptimeve, por prapë ky është vetëm qëndrimi im.
Po përpiqem shumë shkurtë dhe në mënyrë shumë të përmbledhur të shpjegoj këto që i ngrite:

Fillimisht ne, ne që besojmë në Zot, besojmë se njeriu ka vullnet të lirë. Zoti ia ka lënë në dorë secilit të veprojë në bazë tekave, bindjeve, dëshirave, fantazive, etj, të tij. Por, në ato që ia ka lënë në dorë, ia ka shpjeguar të mirën dhe të keqën. I ka thënë mos vrit, duke i dhënë mundësi të vras, por nëse vret e ke këtë ndëshkim. Mos gënje, ke mundësi të gënjesh, por nëse gënjen e ke këtë ndëshkim... e kështu me radhë. Pra, vullneti i lirë i njeriut, për të bërë keq ose mirë është nga Zoti, pastaj, Zoti e ka të drejtën ekskluzive për t'i gjykuar këto veprime. Pasi që ne besojmë se Ai është i Drejtë, i Gjithdijshëm dhe i Urtë. Nëse s'do të kishte keqbërje në tokë, atëherë si do të dalloheshin të mirët nga të këqinjët. Nëse njeriu s'do kishte vullnet të lirë, për të bërë mirë dhe keq, pse do të duhej ta gjykonte Zoti. Ne jemi krijesa të Zotit, por kemi lirnë për të vepruar, dhe bashkë me këtë liri vjen dhe përgjegjësia jonë. Zoti s'na gjykon pse kemi lindur të një kombi, ose të një race, por na gjykon pse kemi zgjedhur një fe. Sepse kjo e fundit është zgjedhja jonë, ato tjera janë imponime dhe ti s'jep llogari për to.

Nëse e kupton këtë pjesë, besoj që edhe pjesa tjetër është më lehtë e kuptueshme
 
Nuk kam asgje dyshuese ndaj religjionit dhe atyre pak besimtarve me shpirt te bardhe.
Dyshimet e mia jane pak te thella,e te them drejten do duhej net dimri per ti trajtuar e zhvilluar.
E prape veshtire qe do arrinim ne nje perfundim.
Nder shekuj , paqja su gjet kurre mes dyshuesit dhe besuesit.
Parimisht kjo shprehja,jo aq ne kendin fetare.
s'kam as unë asgjë kundër atyre që zgjedhin të mosbesojnë, shpresoj në mirëkuptimin tuaj, dhe po përpiqem maksimalisht të përzgjedh fjalë që të mos ndiheni e ofenduar, thjeshtë po i shtroj disa pikëpamje të mija, si një njeri i cili beson në Zot, është i gabueshëm dhe bënë gabime të përditshme...
 
Patjeter qe ne aspektin fetar duhet dhe ka shume shpjegime , por duhet te jesh shume besimtar per te ta pare ne kete kendveshtrim
E une sjam per fat te keq , edhe pse perpiqem , thyhem kur has nje padrejtesi njerezore qe zoti (po e cilesoj kshu pa ofese) lejoi te ndodhte
Por pastaj terhiqem e pyes veten, kush jam une te gjykoj zotin :)
As unë s'jam, por argëtohem duke lexu shpjegime racionale për gjërat vështirë të kapshme, kjo më jep shkas, të lexoj, të pyes e të dëgjoj rreth kësaj. Unë s'marr guxim për të gjykuar askënd, dhe as nuk po gjykoj me këto që po i them, thjesht po përpiqem të shpalos botëkutimet të mija, të cilat mund të jenë të sakta ose të gabuara... Përpiqu ta kuptosh të keqen e njerëzve në kontekst të lirsë së tyre të veprimit, liri për të cilën secili është përgjegjës se si e konsumon atë...
 
s'kam as unë asgjë kundër atyre që zgjedhin të mosbesojnë, shpresoj në mirëkuptimin tuaj, dhe po përpiqem maksimalisht të përzgjedh fjalë që të mos ndiheni e ofenduar, thjeshtë po i shtroj disa pikëpamje të mija, si një njeri i cili beson në Zot, është i gabueshëm dhe bënë gabime të përditshme...
Pa merak,une tashme ka vite qe kam nje fare lufte ne brendesi ne keto koncepte.
Une i respektoj fete,i festoj ditet fetare.
Besoj tek miresia njerzore dhe fuqia hyjnore.
Pa cka qe besoj ne nje forme te thjeshte,ne ate te veprimit dhe kuptimit.
 
  • Përqafim
Reactions: A2.
hmm... unë besoj që më mirë është diskutohet, e, edhe nëse në fund të diskutimit secili mbetet me mendje të tij, se sa të mbyllet diskutimi prej frikës së keqkuptimeve, por prapë ky është vetëm qëndrimi im.
Po përpiqem shumë shkurtë dhe në mënyrë shumë të përmbledhur të shpjegoj këto që i ngrite:

Fillimisht ne, ne që besojmë në Zot, besojmë se njeriu ka vullnet të lirë. Zoti ia ka lënë në dorë secilit të veprojë në bazë tekave, bindjeve, dëshirave, fantazive, etj, të tij. Por, në ato që ia ka lënë në dorë, ia ka shpjeguar të mirën dhe të keqën. I ka thënë mos vrit, duke i dhënë mundësi të vras, por nëse vret e ke këtë ndëshkim. Mos gënje, ke mundësi të gënjesh, por nëse gënjen e ke këtë ndëshkim... e kështu me radhë. Pra, vullneti i lirë i njeriut, për të bërë keq ose mirë është nga Zoti, pastaj, Zoti e ka të drejtën ekskluzive për t'i gjykuar këto veprime. Pasi që ne besojmë se Ai është i Drejtë, i Gjithdijshëm dhe i Urtë. Nëse s'do të kishte keqbërje në tokë, atëherë si do të dalloheshin të mirët nga të këqinjët. Nëse njeriu s'do kishte vullnet të lirë, për të bërë mirë dhe keq, pse do të duhej ta gjykonte Zoti. Ne jemi krijesa të Zotit, por kemi lirnë për të vepruar, dhe bashkë me këtë liri vjen dhe përgjegjësia jonë. Zoti s'na gjykon pse kemi lindur të një kombi, ose të një race, por na gjykon pse kemi zgjedhur një fe. Sepse kjo e fundit është zgjedhja jonë, ato tjera janë imponime dhe ti s'jep llogari për to.

Nëse e kupton këtë pjesë, besoj që edhe pjesa tjetër është më lehtë e kuptueshme
 
hmm... unë besoj që më mirë është diskutohet, e, edhe nëse në fund të diskutimit secili mbetet me mendje të tij, se sa të mbyllet diskutimi prej frikës së keqkuptimeve, por prapë ky është vetëm qëndrimi im.
Jo joo,thash po e mbyll diskutimin,jo nga frika e diskutimit ketu.
Por kur hy ketyre temave ndjej nje trazire ne brendesine time.
Mesa duket pjesa qe jam rrite ne nje familje besimtare deri dikuu,nena ma shume,eshte diku brenda meje dhe me gjykon.
Ne kete sens preferoj mos tu hy shume.
Ose e thene me sakte,mendoj qe po bej nje mekat ne brendesine time duke gjykuar dhe vete zotin,per gabimet e njerzis ne toke.
Kam nje ngaterres te cuditshme tashme ne keto pjese.
 
  • Përqafim
Reactions: A2.
As unë s'jam, por argëtohem duke lexu shpjegime racionale për gjërat vështirë të kapshme, kjo më jep shkas, të lexoj, të pyes e të dëgjoj rreth kësaj. Unë s'marr guxim për të gjykuar askënd, dhe as nuk po gjykoj me këto që po i them, thjesht po përpiqem të shpalos botëkutimet të mija, të cilat mund të jenë të sakta ose të gabuara... Përpiqu ta kuptosh të keqen e njerëzve në kontekst të lirsë së tyre të veprimit, liri për të cilën secili është përgjegjës se si e konsumon atë...
po nese i permbahemi "liria jote mbaron aty ku cenohet imja" , rastet jane qe njeriu i keq cenon te mirin (edhe pse ishte shume bardh e zi kjo)
qendron e nje problem tjeter qe te gjithe cilesohemi si te mire , edhe ne historine e tjetrit mund te jemi te keqijte :)
 
Përpiqu të bësh dallim mes lirisë dhe të drejtës. Nëse unë jam i lirë nga Zoti të bëj keq, kjo nuk do të thotë që jam në të drejtën time, por do të thotë që unë po e shfrytëzoj për të keq këtë liri prandaj edhe ekziston ndëshkimi dhe shpërblimi në varësi të shfrytëzimit të kësaj lirie që të është dhënë. Ndërsa shprehja që solle në fillim është "e drejta jote mbaron aty ku cenohet e imja"... ndërsa njeriu në aspektit e mundësisë është i lirë të bëjë më shumë se sa që ka të drejtë... prandaj ndodhin të këqija në botë. Sikur të përmbaheshim të gjithë në atë që është e drejtë, dhe jo në atë që kemi mundësi (liri) për të bërë, bota do të ishte shumë më mirë...
 
Jo joo,thash po e mbyll diskutimin,jo nga frika e diskutimit ketu.
Por kur hy ketyre temave ndjej nje trazire ne brendesine time.
Mesa duket pjesa qe jam rrite ne nje familje besimtare deri dikuu,nena ma shume,eshte diku brenda meje dhe me gjykon.
Ne kete sens preferoj mos tu hy shume.
Ose e thene me sakte,mendoj qe po bej nje mekat ne brendesine time duke gjykuar dhe vete zotin,per gabimet e njerzis ne toke.
Kam nje ngaterres te cuditshme tashme ne keto pjese.
të kuptova tani... të uroj fat të gjesh paqe brenda vetës përpara se ta kërkosh atë jashtë... ? ?
 
Thon se njeriun e mir e sprovon allahu me vujtje mundime semundje etc... se sa i forte je ti te perballosh gnitha kto mirpo zoti sta jep dicka qe ti smundesh ta perballosh.

N'ket dynja po nuk vujte nuk ke jetu por thjesh ke vegjetu!
 
Të gjithë për njeri të mirë e mbajmë veten ,ndaj mua më duket shumë abstrakte si shprehje .Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë thot Niçja ,të gjithë sprovohemi nga sfidat e jetës pa dallim i mirë apo i keq
Ps: vetëm titullin lexova ? në bazë të asaj e kam dhën përgjigjen ☻
 
Nuk ka lidhje.

1. Sme pelqen ti ndaj njerzit ne te mire dhe ne te keqij sepse ka te mire qe mcefin ligesite me mire se te keqinjt dhe kto te dytet qe bejn mire por kurr nuk e tregojne.

2. Te mire apo te keqinj, te gjith kemi nje shpirt dhe nje zemer qe rreh njesoj. Dikujt i dhemb me shum dhe dikujt me pak... varet nga shtrresat e lekures.

3. Besoj se nje pjese e vuajtjeve jemi ne dhe nje pjes tjeter pasoje e vendimeve te tjerve dhe te fatit...
 
Të gjithë për njeri të mirë e mbajmë veten ,ndaj mua më duket shumë abstrakte si shprehje .Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë thot Niçja ,të gjithë sprovohemi nga sfidat e jetës pa dallim i mirë apo i keq
Ps: vetëm titullin lexova ? në bazë të asaj e kam dhën përgjigjen ☻
Nuk eshte abstrakte jo. Ke te drejte nuk e shtjellova sic duhet titullin per arsye kohe.

Ideja eshte tek drejtesia hyjnore sic e quajne disa ose tek karma qe e quajne disa te tjere. Pra nese ben mire te vijne te mira dhe nese bejne te keqija te vijne te keqija. Deri ketu eshte e kuptueshme besoj. Ate qe une nuk e kuptoja dikur dhe qe ja beja shpesh vetes si pyetje ishte pse Zoti peeball me sfida te veshtira disa njerez qe e kane zemren flori dhe pse disa te tjere qe jane katran me boje jua ben jeten shume te thjeshte.

Juve cfare pergjigje keni?
 
E para e punes njehere duhet sqaru qe Zoti nuk merret me humanet ne nivelin "i ve ne sprove apo i mban me hater"
E dyta e punes por e perifrazoj me: "Kushdo merr ate qe meriton ne kete jete".
Dhe e treta, fatkeqesite apo miresite ne jete jane "fat", e keni edhe ne emrin qe i cileson.
Po atehere si ma shpjego psikollogjine njerzore qe mi lidhin veprimet e tyre me zotin?!
A nuk e bezdisin pak si shume,duke ja ngarkuar tera ndarjet mes te kqijave e te mirave?!
Do ishte shume fisnike mendoj une sikur ta quanim zotin nje energji miresie.
Por qe nuk nivelon veprimet e qenieve humane.
 
Mua me duket sikur te 3 po thoni te njejten gje por ne menyra te ndryshme... kush e ngjyros me kaf, kush me marmalat dhe kush me cokokrem ?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top