Një Darkë Romantike
Kur ka qenë hera e fundit që keni kaluar një darkë romantike me partnerin/partneren tuaj?
Nuk ka përse te keni një rast të vecantë që të përgatisni një darkë romantike për të.
Lëreni mënjanë preteksin se nuk dini të gatuani.
Nëse vërtet do të dëshironit një darkë romantike mund të zgjidhni receta të
thjeshta,ose dhe të porosisni nga ndonjë restorant.
1. Përgatisni skenën e darkës romantike, duke u siguruar që do të jeni vetëm ju.
Nëse keni fëmijë mundohuni ti coni te ndonjë bebisiter a ndonjë I afërm I juaji.
2. Planifikojeni darkën tuaj në mbrëmjen e një ditë që e dini që partneri/partnerja nuk ka ndonjë punë tjetër të nesërmen.
3. Dëshironi që kjo darkë romantike të jetë surprizë apo jo? Nëse përgjigjja është po, ndizni disa qirinj në hyrje të shtëpisë që të surprizoni partnerin/partneren.
Por nëse kjo darkë nuk do të jetë një surprizë, atëherë mund ti dërgoni partnerit/partneres tuaj një ftesë të shkruajtur nga ju vetë. Dërgojani ftesën me e-mail,mund t’a lini mbi jastëk,mund t’ia dërgoni me një tufë me lule, ose mbi makinën e tij.
Ftesa juaj duhet të jetë specifike si përshembull ku kjo darkë do bëhet.Jini krijues!
4. Vini mbi tavolinë një mbulesë, peceta për duart, gota kristali, qirinj dhe lule.Pecetat mund ti vendosni në një formë të këndshme.
Hidhni mbi tavolinë petale trëndafili.Mund të vendosni qirinj që notojnë në gota të vogla të mbushura gjysëm me ujë ose ndonjë lloj lëngu.
5. Vendosni për menunë e darkës suaj romantike.
Mundohuni të jetë e thjeshtë, por mos harroni antipastat.Planifikoni të shërbeni ushqime që partneri/partnerja juaj pëlqen. Nuk është koha e përshtatshme që të eksperimentoni një ushqim të ri.
6. Nëse do t’a porosisni ushqimin nga një restorant a vënd tjetër, sigurohuni që të keni kohë për ta futur ushqimin në tasa dhe pjata tërheqëse.
7. Zgjidhni muzikën që dëshironi të dëgjoni dhe vini në sfond muzikë të lehtë dhë romantike.
8. Ndizni drita të zbehta në dhomën ku do të darkoni. Drita të vogla
të bardha si ato që vëmë për Krishtlindje mund të krijojë atmosferën e dëshiruar.Një oxhak I ndezur do shtonte romanticitetin.
9. Fikni televizorin, kompjuterat dhe cdo gjë që mund t’ju shkëpusë vëmendjen.
10.Shijojeni!
Cfarë ju nevojiten:
•Një plan
•Një menu
•Qirinj
•Vendosmëri
•Muzikë e lehtë
•Film romantik
•Lule
•Një mbulesë të bukur për tavolinën, gota kristali
•Mendime krijuese
beauty.al