Xhelozia

Xhelozia, "vrasësja" e çdo marrëdhënieje

Sipas shkencës, ajo është një ndjenjë e natyrshme, por nëse zgjat më shumë se një orë në ditë, atëherë personat te të cilët "jeton" janë të sëmurë. Ka ardhur momenti të prekim anën e zezë të dashurisë. "ثshtë një monstër me sy të gjelbër, që tallet me mishin që ha", siç e imagjinonte Shekspiri.

Xhelozia nuk është një ndjenjë për të cilën duhet të krenohemi, sepse vetëm ajo na zbulon se kush jemi në të vërtetë. Të paktën, një herë në jetë të gjithëve na ka ndodhur të bëhemi xhelozë.

Ndoshta jo deri në atë pikë sa të sulmojmë Desdemonën, apo të eliminojmë këdo që na pengon në jetën sentimentale, por të paktën të kemi mendime të çuditshme për vëllain apo motrën që sapo ka lindur. Kjo ndodh jo se jemi të këqij, por sepse "thjesht jemi gatuar" kështu dhe nuk kemi pse të ndihemi në faj. Gjithashtu na ka ndodhur të bëhemi xhelozë për partnerin/ren kur kemi kuptuar se ai/ajo po mundohet të krijojë një marrëdhënie, i është përgjigjur ngacmimit të dikujt tjetër, ose është larguar prej nesh për të pasur një lidhje të re.


Kur e dashuron shumë një person, nuk dëshiron që ta humbasësh. Kërkon të jetë pranë teje përgjithmonë. Për ta mbajtur pranë, për ta mbrojtur marrëdhënien, kontrollon sjelljen e partnerit/res, bëhesh xheloz. Xhelozia nuk është e njëanshme: jo vetëm femra, por edhe mashkulli është xheloz. Shpesh na është thënë, ose kemi dëgjuar t‘i thuhet dikujt: "Nuk më pëlqeu mënyra se si të pa ai tipi"; "Mos e kthe kokën as majtas e as djathtas"; "Je veshur kështu që të biesh në sy"; "Paske ndonjë variant sot?"; "Duhet të qëndrosh në shtëpi dhe të merresh me fëmijët"; "Nuk më pëlqen të punosh aty, sepse ka shumë meshkuj"; "Do të të vras nëse marr vesh gjë"; "E vrava sepse më tradhtonte". Përse partnerët dyshojnë te njëri-tjetri?

Nëse ata nuk janë të sigurt në marrëdhënien e tyre, ka shumë mundësi që të ndihen të kërcënuar nga prania e meshkujve/femrave të tjerë në jetën e tyre. Pasiguria për të ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinë. Kjo formë e xhelozisë mund të jetë një ndër treguesit e periudhës së vështirë që kalon marrëdhënia.

Në këto kushte, xhelozia mjegullon pamjen dhe nuk të lejon të kuptosh atë që po ndodh realisht me të dy partnerët. "Në fakt, njerëzit shumë xhelozë shfaqin anomali të cilat u korrespondojnë çrregullimeve mendore", shpjegon një psikologe. Pra, kur jemi të sëmurë, pse duhet të shtiremi sikur jemi në gjendje të mirë shëndetësore?

"Nga të gjitha emocionet njerëzore, xhelozia është një nga ndjesitë më të njohura e më të dhimbshme, si dhe më kryesorja: ajo është më e vështira për t‘u kontrolluar. Meshkujt bëhen xhelozë kur dyshojnë për një rival tjetër, ndërsa femrat bëhen xheloze kur dyshojnë për ndonjë tradhti të mundshme. "Me xhelozinë ndërthuret stresi, frika dhe inati. Kush është viktimë e saj vuan nga ankthi, pagjumësia, tensioni i lartë, të rrahurat e shpeshta të zemrës dhe nivelet e adrenalinës", pohon psikologia.

"Duke qenë se jam një njeri xheloz, unë vuaj katër herë: sepse jam xheloz, sepse më vjen turp nga ky fakt, sepse kam frikë se mos xhelozia ime dëmton të tjerët, sepse rrëmbehem nga një diçka krejt banale. Gjithashtu vuaj se jam i përfshirë nga ky fakt, jam agresiv, i çmendur dhe se jam si gjithë të tjetër", thotë një djalosh. E rëndësishme është që të kuptosh se sa i çmendur je dhe fakti që nuk ndryshon aspak nga të tjerët.

Mënyrat e ndryshme

Ekzistojnë katër tipe xhelozish: xhelozia depresive (kur nuk ndihemi në lartësinë e partnerit, tipike e femrave), ajo fiksuese (kur dyshojmë në çdo moment nëse duhemi vërtet apo jo), ajo shqetësuese (kur jetojmë çdo sekondë me frikën se mos ndahemi) dhe ajo paranojake (karakterizohet nga dyshime konstante, më e përhapur te meshkujt). Të gjitha kanë pasojat e tyre patologjike.

Nëse jeni xhelozë, duhet ta kërkoni arsyen te vetja: kujdes, sepse mund të zbuloni që në të vërtetë jeni të stresuar ose ndiheni në ankth. "Nuk ekziston një xhelozi, por shumë. Në këtë pikë kushdo mund të kërkojë fytyrën e tij të vërtetë dhe anën e tij të pazbuluar", sqaron më tej psikologia. Ajo u këshillon të gjithë xhelozëve që të mos u vijë turp nga xhelozia, e cila është një ndjenjë krejt e natyrshme, por të kenë kujdes që kjo "anomali" të mos shndërrohet në një sëmundje.


Gazeta Shqip
 
Po ënderoja të kaluarën kur zemra ime rihte shpejt, asnjihërë nuk kam dashur të të lëndoj, por ndoshta jam një djal xheloz, edhe pse nuk më pëlqen kjo gjë. Ndoshta ndjehesha i pa sigurtë përmbrenda vetes.
Të kërkoj falje nëse të bëj të qash...dua ti fsheh sytë e tu, që më ngjallin vetëm dhimbe... :qaj:
 
Po eshte shkaktuar ndarje por me xhelozin e saj ndaj meje jo timen ndaj saj :D
 
Xhelozine e kam vdekje.ok nje grimce xhelozie sben gje,per kundrazi.po kur kthehet ne fiksim.oh torturon te dy palet..............ate qe e peson me teper se ate qe e ndjen!!!!!!!!!!!:(
 
Une shpesh kam pas frik mos kesha burrin shume xheloz, por deshprohem nga vetja... ai eshte normal xheloz, me raste, kurse une, o Zot, jam shume xheloze.... mirepo ashtu ndonje rast skam pas ku te bej ndonje skandal, hahaha... une i besoj plotesisht, mirepo thelle ne zemer jo se dyshoj, por thjesht eshte nje ndjenj.. ku e di...
 
hmmm xhelozia e tepruar?? sikur te kesh nje shport me molla, ne shporten tende ke nje molle te kalbur, po se heqe mollen e keqe do te kalben gjith te tjerat pastaj..

Pak xhelozi normal qe duhet te kete, se ska dashuri pa xhelozi, por ama xhelozia e tepert eshte shej mos-besimi dhe shkaterron cdo gje.
 
Hmmm xheloze tani '' une tani me qen pak si shum xheloze e meritoje se burrin e kam large '' :pP:
Hmmm tani nese nuk ka xhelozi nuk ka dashuri :D Prandaj xhelozija eshte dicka dhe kjo e jetes keshtu qe rendesi ka mos te jet shume si disa qe jan per me i dergu ne psikjatri :D
Gjeri tani nuk me ka ndodhure te jem ndare x shkakun e xhelozis sepse x zhdo dyshim ja kam vertetu qe ske motive :D
 
E para nuk jam xheloze pa shkak-me pelqen te behem :D xheloze ,edhe kur behet tjetri me pelqen :D
E dyta dhe pse behem xheloze per arsye se e kam ne natyre nuk e bej vehten
dhe e treta ,jo jo xhelozia shkak ndarje ncuq as qe behet fjale.

Gjella me kripe e kripa me mase :)
 
Po ënderoja të kaluarën kur zemra ime rihte shpejt, asnjihërë nuk kam dashur të të lëndoj, por ndoshta jam një djal xheloz, edhe pse nuk më pëlqen kjo gjë. Ndoshta ndjehesha i pa sigurtë përmbrenda vetes.
Të kërkoj falje nëse të bëj të qash...dua ti fsheh sytë e tu, që më ngjallin vetëm dhimbe... :qaj:
dashuria pa pak xhelozi do ishte e paplote...kur dashuron megjithe shpirt edhe behesh xheloz...xheloz per nje fjale xheloz per nje shikim xheloz per nje foto per gjithcka...e lumtur ajo qe te ka dashur ty sepse e ka ndjere besoj dashurine edhe nepermjet xhelozise....
sdo doja kurrsesi qe te mos kishte pak xhelozi ne lidhjen time ,pak pa e tejkaluar masen.....:)
 
Mos na raft per pjese xhelozia se eshte gjeja me e keqe qe mund te eksistoje xhelozia jo qe prish lidhjet por prish familje shoqeri gjithcka me pak fjale
 
une per vete jam shume xheloz ne nje lidhje, dhe besoj qe pa xhelozi ne dashuri nuk shtyhet.
 
jam shum xheloze,ne te kaluaren kam qene edhe me shume.........jam po rrall here e jap veten se ne pergjithsi s'kam qef ta bezdis partnerin me vogelsira....esht ndjenj e cuditshme xhelozia,e ka te beje me besimin deri ne 1 far pike.......mund te kesh 100% besim e te jesh prap xheloze per ndo1 goc qe e sheh apo i flet etj etj.......ehhhhhhh fale zotit kontrollohem ne shum situata se do isha bere lemsh me gjysmen e botes :D........ndersa ai esht shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuum xheloz por se jep veten.......e mohon ne fakt :p:D..........me pelqen kur behet xheloz :D
 
Mund te them se aty ku ka dashuri ka edhe Xhelozija
Po Xhelozija ne Ekstrem esht shum e keqe pershkak mund te psoj ajo dashuri me Ndarje .
Ndersa Xhelozija nuk eshte e mir
 
te jesh xheloz do te thote te duash veten
e shikon tjetrin si prone dhe smendon se duhet te marre fryme
une e shoh si gje te demshme ne nje lidhje
jo se nuk jam une
por se vras shume mendjen
dikush nese do te rrije me mua rri nese sdo iken
u bera ose jo une xheloze
 
Une jam e mendimit qe xhelozia e tepert shkaterron nje lidhje.
Me ka rastisur njehere ta shikoj tek nje shoqe dhe i dashuri i saj.Njeri me xheloz se tjetri.Nuk ka me kuptim lidhja nese ai/ajo nuk duhet te frekuentoje me njerezit qe frekuentonte para pasi ajo/ai eshte xheloz.
Mos dil,mos bej,mos u vish keshtu,me ke do dalesh,kush eshte ai/ajo,nuk do shkosh atje.Kjo eshte semundje,nuk ka te beje me me xhelozine por me mosbesim ne vetvete dhe ne ate qe ke ne krah.

P.s. Njerezit shume xheloz dhe posesiv shtyejne partnerin ne tradheti...
 
Titulli: Xhelozia

:)jam xheloze por per do gjera qe duhet te jem
ska dashuri pa xhelozia por ska as xhelozi pa dashuri
 
Titulli: Xhelozia

Jam xheloze e pranoj . Por dhe liri i jap deri aty ku mendoj se aq duhet te kete dhe meriton .Pa i hyre ne hak apo pjese (se fundja eshte jeta e atij ) . Mendoj qe xhelozia i jep esencen qe e duhet dashurise. Pa xhelozi sometimes lidhja do behej shume rutine dhe e parashikueshme . Lol

Jam xheloze liberale me nje fjale :D
 
Titulli: xhelozia

na e shpjego cik me arte cke dashur te thuash, se te kesh ambicie dhe xhelozi nuk do te thote te prishesh pune.
 
Titulli: xhelozia

[/COLsepse te tille jane shqiptare zilia si le te ecini perpara
 
Titulli: xhelozia

mjelma te lutem sqaroje temen,dhe po pate mundesi ndryshoje titullin,sepse ekziston nje teme tjeter me kete titull!
flm!
 
Titulli: Xhelozia

hmm unn Kamm te dashurinn qe eshtee teper xhelozzz saqe tani ekammm laRgg jetojj jasht unn poR tashmee nuk e duaa siq e kam dashur :S:S krejt kjoo ngase ajj teper xhelozz dhe smunda ta durojaaa :S kaa pasur xhelozii te tepruar

Gjethqkaa qe eshte e tepert,eshte e tepert!!!
 
Titulli: Xhelozia

Jo Jo Nuk ka ndodhur mua as nje here ne jete qe bahemi ne xheloze per dicka kjo gjy qe njeriz nuk mundet kene besimi kete gruja e apo dikush aferi i saj apo ti
per shkatet nga se kjo me shumti ndodh te kete femerat
dhe burrat
gjithashu
 
Titulli: Xhelozia

po normal qe qo njeri duhet te ket gjelozi per mua aj neri qe ska gjelozi nuk eshrt normal per mendimin ti ema edhe gjelozija duhet te ket kufi se mundet te qon dej ne shkatrim e gjithqka pa perjashtuar edhe jetes
 
Titulli: Xhelozia

per mendimin tim ne rastin ten i dashrui jot nuk paska pas aspak besim ne ty edhe epr qat esht ba gjeloz ndoshta edhe ka degju naj thashetheme per ty.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top