braziljania
Anëtar i Nderuar
Xhelozia, "vrasësja" e çdo marrëdhënieje
Sipas shkencës, ajo është një ndjenjë e natyrshme, por nëse zgjat më shumë se një orë në ditë, atëherë personat te të cilët "jeton" janë të sëmurë. Ka ardhur momenti të prekim anën e zezë të dashurisë. "ثshtë një monstër me sy të gjelbër, që tallet me mishin që ha", siç e imagjinonte Shekspiri.
Xhelozia nuk është një ndjenjë për të cilën duhet të krenohemi, sepse vetëm ajo na zbulon se kush jemi në të vërtetë. Të paktën, një herë në jetë të gjithëve na ka ndodhur të bëhemi xhelozë.
Ndoshta jo deri në atë pikë sa të sulmojmë Desdemonën, apo të eliminojmë këdo që na pengon në jetën sentimentale, por të paktën të kemi mendime të çuditshme për vëllain apo motrën që sapo ka lindur. Kjo ndodh jo se jemi të këqij, por sepse "thjesht jemi gatuar" kështu dhe nuk kemi pse të ndihemi në faj. Gjithashtu na ka ndodhur të bëhemi xhelozë për partnerin/ren kur kemi kuptuar se ai/ajo po mundohet të krijojë një marrëdhënie, i është përgjigjur ngacmimit të dikujt tjetër, ose është larguar prej nesh për të pasur një lidhje të re.
Kur e dashuron shumë një person, nuk dëshiron që ta humbasësh. Kërkon të jetë pranë teje përgjithmonë. Për ta mbajtur pranë, për ta mbrojtur marrëdhënien, kontrollon sjelljen e partnerit/res, bëhesh xheloz. Xhelozia nuk është e njëanshme: jo vetëm femra, por edhe mashkulli është xheloz. Shpesh na është thënë, ose kemi dëgjuar t‘i thuhet dikujt: "Nuk më pëlqeu mënyra se si të pa ai tipi"; "Mos e kthe kokën as majtas e as djathtas"; "Je veshur kështu që të biesh në sy"; "Paske ndonjë variant sot?"; "Duhet të qëndrosh në shtëpi dhe të merresh me fëmijët"; "Nuk më pëlqen të punosh aty, sepse ka shumë meshkuj"; "Do të të vras nëse marr vesh gjë"; "E vrava sepse më tradhtonte". Përse partnerët dyshojnë te njëri-tjetri?
Nëse ata nuk janë të sigurt në marrëdhënien e tyre, ka shumë mundësi që të ndihen të kërcënuar nga prania e meshkujve/femrave të tjerë në jetën e tyre. Pasiguria për të ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinë. Kjo formë e xhelozisë mund të jetë një ndër treguesit e periudhës së vështirë që kalon marrëdhënia.
Në këto kushte, xhelozia mjegullon pamjen dhe nuk të lejon të kuptosh atë që po ndodh realisht me të dy partnerët. "Në fakt, njerëzit shumë xhelozë shfaqin anomali të cilat u korrespondojnë çrregullimeve mendore", shpjegon një psikologe. Pra, kur jemi të sëmurë, pse duhet të shtiremi sikur jemi në gjendje të mirë shëndetësore?
"Nga të gjitha emocionet njerëzore, xhelozia është një nga ndjesitë më të njohura e më të dhimbshme, si dhe më kryesorja: ajo është më e vështira për t‘u kontrolluar. Meshkujt bëhen xhelozë kur dyshojnë për një rival tjetër, ndërsa femrat bëhen xheloze kur dyshojnë për ndonjë tradhti të mundshme. "Me xhelozinë ndërthuret stresi, frika dhe inati. Kush është viktimë e saj vuan nga ankthi, pagjumësia, tensioni i lartë, të rrahurat e shpeshta të zemrës dhe nivelet e adrenalinës", pohon psikologia.
"Duke qenë se jam një njeri xheloz, unë vuaj katër herë: sepse jam xheloz, sepse më vjen turp nga ky fakt, sepse kam frikë se mos xhelozia ime dëmton të tjerët, sepse rrëmbehem nga një diçka krejt banale. Gjithashtu vuaj se jam i përfshirë nga ky fakt, jam agresiv, i çmendur dhe se jam si gjithë të tjetër", thotë një djalosh. E rëndësishme është që të kuptosh se sa i çmendur je dhe fakti që nuk ndryshon aspak nga të tjerët.
Mënyrat e ndryshme
Ekzistojnë katër tipe xhelozish: xhelozia depresive (kur nuk ndihemi në lartësinë e partnerit, tipike e femrave), ajo fiksuese (kur dyshojmë në çdo moment nëse duhemi vërtet apo jo), ajo shqetësuese (kur jetojmë çdo sekondë me frikën se mos ndahemi) dhe ajo paranojake (karakterizohet nga dyshime konstante, më e përhapur te meshkujt). Të gjitha kanë pasojat e tyre patologjike.
Nëse jeni xhelozë, duhet ta kërkoni arsyen te vetja: kujdes, sepse mund të zbuloni që në të vërtetë jeni të stresuar ose ndiheni në ankth. "Nuk ekziston një xhelozi, por shumë. Në këtë pikë kushdo mund të kërkojë fytyrën e tij të vërtetë dhe anën e tij të pazbuluar", sqaron më tej psikologia. Ajo u këshillon të gjithë xhelozëve që të mos u vijë turp nga xhelozia, e cila është një ndjenjë krejt e natyrshme, por të kenë kujdes që kjo "anomali" të mos shndërrohet në një sëmundje.
Gazeta Shqip