Një Darkë Romantike

*deliza*

VIP
V.I.P
Një Darkë Romantike

Kur ka qenë hera e fundit që keni kaluar një darkë romantike me partnerin/partneren tuaj?
Nuk ka përse te keni një rast të vecantë që të përgatisni një darkë romantike për të.
Lëreni mënjanë preteksin se nuk dini të gatuani.
Nëse vërtet do të dëshironit një darkë romantike mund të zgjidhni receta të
thjeshta,ose dhe të porosisni nga ndonjë restorant.

shen-valentini.jpg

1. Përgatisni skenën e darkës romantike, duke u siguruar që do të jeni vetëm ju.
Nëse keni fëmijë mundohuni ti coni te ndonjë bebisiter a ndonjë I afërm I juaji.

2. Planifikojeni darkën tuaj në mbrëmjen e një ditë që e dini që partneri/partnerja nuk ka ndonjë punë tjetër të nesërmen.

3. Dëshironi që kjo darkë romantike të jetë surprizë apo jo? Nëse përgjigjja është po, ndizni disa qirinj në hyrje të shtëpisë që të surprizoni partnerin/partneren.
Por nëse kjo darkë nuk do të jetë një surprizë, atëherë mund ti dërgoni partnerit/partneres tuaj një ftesë të shkruajtur nga ju vetë. Dërgojani ftesën me e-mail,mund t’a lini mbi jastëk,mund t’ia dërgoni me një tufë me lule, ose mbi makinën e tij.
Ftesa juaj duhet të jetë specifike si përshembull ku kjo darkë do bëhet.Jini krijues!

4. Vini mbi tavolinë një mbulesë, peceta për duart, gota kristali, qirinj dhe lule.Pecetat mund ti vendosni në një formë të këndshme.
Hidhni mbi tavolinë petale trëndafili.Mund të vendosni qirinj që notojnë në gota të vogla të mbushura gjysëm me ujë ose ndonjë lloj lëngu.

5. Vendosni për menunë e darkës suaj romantike.
Mundohuni të jetë e thjeshtë, por mos harroni antipastat.Planifikoni të shërbeni ushqime që partneri/partnerja juaj pëlqen. Nuk është koha e përshtatshme që të eksperimentoni një ushqim të ri.

6. Nëse do t’a porosisni ushqimin nga një restorant a vënd tjetër, sigurohuni që të keni kohë për ta futur ushqimin në tasa dhe pjata tërheqëse.

7. Zgjidhni muzikën që dëshironi të dëgjoni dhe vini në sfond muzikë të lehtë dhë romantike.

8. Ndizni drita të zbehta në dhomën ku do të darkoni. Drita të vogla
të bardha si ato që vëmë për Krishtlindje mund të krijojë atmosferën e dëshiruar.Një oxhak I ndezur do shtonte romanticitetin.

9. Fikni televizorin, kompjuterat dhe cdo gjë që mund t’ju shkëpusë vëmendjen.

10.Shijojeni!


petale-trendafili.jpg

Cfarë ju nevojiten:


•Një plan
•Një menu
•Qirinj
•Vendosmëri
•Muzikë e lehtë
•Film romantik
•Lule
•Një mbulesë të bukur për tavolinën, gota kristali
•Mendime krijuese

beauty.al​
 
Një Darkë Romantike





Cfarë ju nevojiten:

•Qirinj

Sa shpesh Koorporata Elektroenergjetike na qaros me keso darka :gjujpeshk:e pastaj ne kalojme direkt ne ca momente seksuale me nenen e Koorporates. :gjujpeshk:

Them te drejten jeta na eshte digjitalizuar aq shume sa ndoshta nje dite fjala Romantike do vetshpallet e vetmbytur. Ne jemi shenderruar ne calamane duke tentuar te nxejme kohen e ikur, pa llogaritur qetesin aq te domosdoshme dhe te nevojshme. Ka kohe qe skam kaluar nje darke te tille ndoshta ngase thjeshtesia e saj na eshte shenderruar ne lluks qe na mbyte, ka kohe qe skam marre kartoline, ka kohe qe skam derguar leter dikujt.......... ka kohe qe jetojme jete fallco...:gjujpeshk:
 
Redaktimi i fundit:
Si gjithmone neper filma ndodhin keto :D..........ose ndoshta dhe te moshat e reja rralle.
 
E mo provojeni njehere dhe ju pastaj flisni... lol

Ambienti i shtepise behet pak monoton. E bera njehere dhe doli bukur, tani e ka rradhen ballkoni :D
 
o zot o zot, mos na prishni mendjen

se ne Shqiptareve vetem fasulja na pret tek shtepia re
 
Last edited by a moderator:
Sme ka ndodhur ndonjehere po imagjinoj se bukur eshte :)
 
Une do doja personalisht te beja/ te shijoja nje gje te tille :).....Nese nuk do merrte guximin dhe nuk do kishte deshiren te ma bente partneri mua do ja beja une atij :D....Po pa e be ose pa e shijuar nuk e le :D
 
Bukur del nqs ke imagjinate, eshte me bukur ta pergatisi ai!
 
Un per vete jam person romantik,dhe me pelqeu shum kjo tem te gjitha keto do ti beja nese do takoj personin e zemres sime...ahhhhhhhh sa do doja nji nat te till....
 
Se kom provu asniher me fol Drejt Sepse veq 1 her kom pas nje Vajz dhe kshtu do vazhdoj pa Darke Romantike, Dhe pa e thirr Bebush :D , Mirpo do doja edhe me ndonje shoqe te ngusht mirpo darke Romantike per koherat e vjetra kisha pas deshir :D
 
Ka pak kohe .
Por duke u rritur ndodh dicka e cuditshme me ne,te pakten me mua.
Sec kam filluar te pelqej gjerat spontane,te thjeshta te pa pergaditura me program.
Romantikja eshte edhe kur vrapon si femij,sto bezodromio per te blere dy sufllaqe. ahahahha.
 
•Një plan
•Një menu
•Qirinj
•Vendosmëri
•Muzikë e lehtë
•Film romantik
•Lule
•Një mbulesë të bukur për tavolinën, gota kristali
•Mendime krijuese
Gjitha kto ????
 
Yyyyyyy ne tetor para se te mbylleshin te gjitha
 
Une kisha mbreme me @AnaVie
As karantina as covidi spo ka cka na bon
 
Jam e hapur per nje mengjes romantik. Pra kur te zgjohem t'ma sjellin mengjesin tek krevati dhe t'me lene te qete ta shijoj vet ?
 
Jam e hapur per nje mengjes romantik. Pra kur te zgjohem t'ma sjellin mengjesin tek krevati dhe t'me lene te qete ta shijoj vet ?

Prit gomar se del bar :p E ke ndegjuar kete thenje lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top