Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

SHarl Bodler: Ajo me historine e saj me beri te jetoj …

arl_bodler_ft1-696x364-1.jpg

Ai që vrojton nga jashtë, për të mësuar se ç’ndodh pas një dritareje të hapur, s’arrin të marrë vesh kurrë aq shumë gjëra, se sa ai që arrin të shohë matanë një dritareje të mbyllur. Nuk ka objekt më të thellë, më misterioz, më intrigues, më të errët e më verbues, se sa një dritare e ndriçuar zbehtë nga drita e mekur e qiririt.
Ajo që arrijmë të shohim mes dritës së diellit, është gjithmonë më pak interesante se sa ajo që ndodh pas xhamave të një dritareje. Në atë katror të errët e njëkohësisht të ndritshëm, jeton vete jeta, ëndërron jeta, vuan jeta…
Në një dritare të tillë, nën harkun valë-valë të çatisë, une shoh një grua të varfër, të moshuar, me rrudha, e cila nuk del kurrë jashtë, por rri gjithmonë përkulur mbi diçka. Nga fytyra, veshja, lëvizjet e gjestet e saj, pa ditur pothuajse asgjë tjetër, kam arritur të njoh historinë apo me mire të them legjendën e saj, të cilën më ndodh shpesh t’i a rrëfej vetes duke qarë…
E, them se, sikur të kisha qenë edhe unë një plak i tillë i gjorë, do kisha dashur të kisha bërë të njëjtën jetë si te saj. E, kështu, pastaj, vete e bie të fle, krenar që kam jetuar e vuajtur në dhimbjen e të tjerëve.
Ndofta, ndonjë nga ju do pyesë: Po, ti, nga je i sigurtë që ajo çka përfytyron të jetë e vërtetë?… Por,ç’rëndësi ka e vërteta që ndodh jashtë meje në se ajo, me historinë e saj më ka bërë të jetoj, të ndjej që ekzistoj e të di se kush jam ?…

Përktheu: Vasil Qesari/ObserverKult/
 
Nje femer gjysem e zhveshur shpesh eshte me interesante se sa nje totlisht e zhveshur...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back