Vargje nga duart tona

per ty i nderuar

heshtja nje ze
qe nuk ndien
frike
nje ze i paqes,
vendosmeris

heshtja jote
prore
na solli
moral
atje ne istikame
trupin e bet
barot

jeta qenka
e shkurter
por kujtimet
e gjata
nuk do harrojm leht
i nderuar
gjeneral
shaban shala
lavdi
lavdi[/COLOR][/I]

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Nga letrat e asaj... (2)
Do jem mire...

Te kam shkruar, te kam shkruar cdo dite nga nje fjale
dhe tani eshte bere nje fjali e gjate me 365 fjale.
E din cfare ndodhi?
Koha me dha nje shuplake me solli koken menjeane dhe gati gati me bene syte xixa.
I ke pare ndonjehere rete me vemendje?
Ikin vijne vijne ikin...
Dhe une si e dehur nuk e di nga ik, nuk e di ku me cojne kembet.
Do jem mire, do jem mire edhe nese them te kunderten.
Do jem mire edhe nse gishtat e mi do dridhen
Do jem mire edhe kur te vallezoj me petkun e shemtuar te mashtrimit.
Do jem nje tjeter.. nje tjeter pa ty.
Shpesh kur shkruaj me kujtohet cdo shkrimtar i madh qe ti cjedh ndonje fjale
por mjaft vodha,
e din vjedhjen time me te bukur?
Buzeqeshja jote kur ne cepet e buzeve iknin aty nga mesi i faqeve dhe tundje koken.
U bera hajdute me dashje, te vodha ledhatimin me te bukur, te vodha puthjen
me te embel, te vodha perkedheljen me delikate
dhe une qe kenaqesha me arritjet e mia pa ditur qe arritje nuk ishin.
Hey do e kthesh koken?
Do e kthesh koken te shohesh ate buzeqeshjen time te shtirur,
do e kthesh koken edhe dielli te te rrezatoje vetullat me nishanin e bukur afer buzes.
Do e kthesh koken dhe te shohesh henen, ate me te cilen une beja biseda te kendshme
Mundesh..
Mundesh nese don.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Nga letrat e saj III ndoshta IV
por me e sigurte III

Tani nuk shoh me gjethet qe bien, tani shoh gonxhet qe nxjerrin koken dhe krekosen.
Tani nuk shoh m e lumin sid dicka mizore, tani e shoh si bukurine m e te madhe qe mund te krijonte natyra.
E din?E arrita henen e preka me dore dhe me ngjau me supet e tua.. me ato supe te bukura te bardha, dhe ato gropeza te henes
ishin nishanet e tu.
E preka henen dhe me ngjau me shpatullat e tua qe me mbartnin mua dhe cdo merzitje qe mund te kisha.
E preka henen dhe preka buzet e tua.Stop!
Me duhej ndonje sfere e kristalte e magjishme qe te me rikthente jeten, jo sfer magjike, por dy sfera te tj ata te syve te tu.
Mu mpine kembet sepse u lumturova shume, nuk eshte ndjenje e semure pa kuptim metaforik.
Aq.. heren tj me takon te jem me skeptike?
E pse te jem une jam keshtu sot, heren tj do shkruaj si te jem.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Everything I wanted
I had it...
Everything I hated
I loved it...
Everything we were
We're no more...
Everything we dreamed
Still standing up in smoke...
Everything I know
It will go...
Because you are my everything
and you wouldn't be no more...


Made in ME :D

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Sot trokita ne te kaluaren vetem per ty
Rreshqita neper vite e vite
Kujtova syte e tu plote dashuri
Kujtova kohen kur une jetoja
E pjese e jetes time ishe edhe ti.

Kujtova boten me nostalgji
Atehere kur nuk me duhej kush tjeter se te kisha ty
Te mora perdore si dikur
Nje mije hapa ne nje I shenderrova
Serish te pata perdore ty
Me mall te pa shuar te perqafova.!


*origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Thiken mes luleve me dhuro

a e meritoj...

te ndjej bashke me aromen te theruren e saj....

Une doja te fitoja dhe fitova

Shperblimi im nje tufe me lule nga ty....

...dhe nje thike mes petaleve

te theruren e thikes mes aromes se luleve dua te shijoj

Ngule....thiken....dhe do ta kuptoj.........




*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Ne te zenca Shamunaqe ( kushtuar Shamunaqes, goces se Aishese dhe Hekuranit, drites qe nxin lagjen me ngjyren e saj perrallore, ajo qe ha sufllaqe me qepe e lakra cikore, rrin tek kati i pare me shkalle te thyer, ku hajshim buk e kryp me vaj te ngjyer, tek ajo bacja ku ushqehet miu me simite shpie, me cati romantike prej plasmasi , ku te vjen vec arome prasi)


O ne te zenca moj manushaqe
do ta fus... me shpull ne faqe

O ne te zenca moj shamunaqe
do te bej pilaf me pace !

O ne te zenca moj manushaqe
do te mbjell atje ne bace!

O ne te zenca moj shamunaqe
do te shkruaj une ty vargje !

O ne te zenca moj shamunaqe
do te ildis tatoo ne mullaqe !

Kjo eshte ceshtja manushaqe apo shamunaqe ?!

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Hollohet hëna nga dhimbja
Dikush tha është anemike
Duke u përdredhur më tha nata;
Ka rënë në dashuri, ajo, mike".

Plotësohet hëna, pesëmbëdhjetëshe
Zonjë e madhe mes yjesh qëndron
Nuk i mbyllet, përsëri goja natës;
I eci fati, tani edhe na komandon b.b

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Gjithnje poezite e mia qe sjane poezi..

Ti me ate llogjiken tende qe ecen gjithmone ne vija te drejta.
Me vjen te te mallkoj thelle nga shpirti se pse nuk vepron me zemer
Pse nuk degjon ato ndjenja te tuat?
Ti me ate llogjike tende qe po na torturon te dyve
Trupi im qe ishte sikur i ndare ne pjese pjese, dhe vije ti me nje vorbull
dashurie e me plotesoje si njeri.
Une jam ajo qe isha aty me ty e te dhurova perqafimet me te ngrohta
Une isha aty me ty edhe kur dridheshe nga emocionet
Une isha aty edhe ta mbaja doren kur kishe te ftohte dhe ti fryja keshtu ngroheshe
Une isha aty me ty kur isha nervoze me kapje me puthje e me mbyllje gojen
Une isha aty me ty dhe pame yjet bashke
Une isha aty me ty dhe kur syte te mbusheshin me lot duke peshperitur me thoje
ne vesh sa e mira je e pastaj me puthje
Une isha aty kur the me mire jo
Une isha aty kur kerkoje qe cdo puthje te mos ishte e fundit
Isha aty kur me kapje doren e syte te shkelqenin
Isha aty kur zgjatesha ne maje te gishtave te puthja buzen e poshtme, ate buze mishtore
Isha aty me ty kur me perkedhelje floket e heren e pare qe me the a mund ti largoj baluket nga balli?
Une isha aty me ty kur me puthje majat e gishtave
Une isha aty me ty kur me thoje sa arome te mire qe ke
Isha aty kur ndjenja rrahjet e zemres me koken mbeshtetur
tek kraharori yt dhe me zinte gjumi
Mund te jem akoma sikur te mos kishe ate llogjiken tende te mallkuar


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Pse e kemi të vështirë disa gjëra t'i harrojmë?
Sigurisht jo të gjitha, por ato që t'i fshijmë duam,
Ato që na vrasin akoma edhe pse të shkuara,
Që na ngatërrohen nëpër këmbë, e i shohim trishtuar.

Kam harruar edhe ditëlindjen time, më tha dikush,
Kam harruar se kur kam puthur për herë të parë,
Por dreqin si nuk po harroj akoma atë njeri-fantazmë
Që m'i lidhi këmbët dhe akoma ngatërrohem nëpër litar..?

Kam harruar se ku kam marrë dhuratën e parë,
Kur për herë të parë provova cigaren, që pastaj e lash
Por si nuk mundem të harroj atë histori, sa e hidhur
Më shfaqet çdo mëngjes, që kur i fshihem, më thot të pash?

Kemi harruar shumë gjëra nga jeta jonë, i kemi fshirë
Pa dashje kanë mbetur diku strukur, braktisur
Por si nuk mundemi të fshijmë, ato që na besdisin
E keqja, tu ngjiska keq, dhe nuk ka të shkitur...!b.b

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Rima per zyshat dhe profesoret :D

Rima per zyshat dhe profesoret lexuar ne mbremjen e Matures :D:D

Nuk e di nga tja filloj tflas per zysh apo profesor
Gjithsecili me I mire vetem se bejn pak si te veshtire .

>Vjen profesor Ibrahimi si deputet , e hedh rregjistrin gjith lexet
Gjith ores na jep ushtrime dhe ne fund na thot- *Jeni trungje
Mesa merr vesht kjo tavolina ime .*

>Vjen ora tjeter per mesim Zysh Rajmonda papertim-
*Llafazane me degjoni ,pashe zotin pse smesoni ??*
-*Uuuuuuu Moj zysh ca po thu asigjo skemi mesu e kemi menjen me kopju.*

>Oooboobo Po vjen frengjishtja kjo zysh Faria shum unike , gjith oreve tu shpjegu
I cqjirret zeri tu na msu ,po vec nje dicka skemi me e harru se shpesh me mamin e kemi ngateru
Se me e mira ka qen per ne per kete ne do e duam perher.

>Futemi ne klas me nxitim se oren tjeter kemi gjeografi , Kjo zysh Dashja shum dinamike
Ore per ore na pyet per poziten gjeografike ,
Bankat e fundit rrin te pergjumur e nxjerrin shqiperine ne afriken e jugut ,
-*Oren tjeter keni kontinentin europian, gjejeni vete je ju kam xhan .*

>Bie zilja per pushim ne koridor zysh Bruna nje yll , nje zysh e embel qe vetem qesh
I ben nxensit pjesen e vet, asnjeher ska qen nevrike po vec e qeshur dhe e arsyeshme.

>Vjen zysh Visa me pertim te gjith nxenesit ulerijn , shpjegon mesim bejm muhabet na shkon ora per lezet , Nje gjysem ore I bejm kopiment se me rrobat na I heq ment .

>Obooboo ca gallate zysh Dorines ja kemi nxi jeten ajo plasi tu fol per buxhete po ne ja kemi vjedh kuleten , nganjeher vec bertet ,I ngrihet njeri anonim - *Ule volumin shpirti im *.

>Zysh Arjola si princesh fol e qesh fol e qesh , cdo femer do e ket zili per ato bukurit sy ,
Ne e kemi dashur dhe do e duam shume keshillat qe na I ka dhen sdo I harrojm kurr .

>I urt e I mire ter karrjeren e vet Profesor Saliu si sherbet se trazon ujin per medet
Shpjegon msimin e ores vet del I qet si xhenet.

>Dhe me ne fund embelsira me profesor Astritin kaluam vitet me te mira,
u ben vite ne kujdestari ,kemi pas me te mirin njeri
gjithmon fjalen na e ka degjuar vetem se festa shum ska ka organizuar ,
vjen ne mesim me serjozitet largohet I kenaqur ne nxensit e vet,
nje prind I dyt per ne ka qen shkelqimi ne syt e tij kurr ska rresht
I pa harruar per ne do jet se te till proferor sdo provojm kurr ne jete !!

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Shpesh-here,qendroj dhe pyes veten:
ا'kerkon ne jete,more burre?!
Pergjigje s’ka. asnje pipetime
nga zeri i dikujt qe s'e njoha kurre.

Perse zgjohem qe me nate?!
Ka nete qe gjume ne sy s've!
Shoqeroj pa ze mengjesin plak,
me mendime, qe s'njohin rradhe.

Perse shiu me thrret brenda,
shpirtin fillon te ma trazoje?!
Dhe kur dielli del,ma ka enda,
boten shume heret, ta puth, ta zgjoj.

ا'e kam kete shpirt,qe rregull s've?!
Sherbetor i mplakur i rremujes.
Kerkon te ndeze nje e nga nje,
ate qe eshte fikur e ia ka dhene kujes!

Nuk di ta quaj perse shqetesohem.
Emer s'gjej,mjegull,erresire?!
Te mbytem e te kerkoj mos meshirohem,
ne vend te saj,me mire perçmim!

Nuk di pse ende pyes veten,
pa fuqi,ne heshtje.Fol ,more burre!
Qendroj,i paqete,i vetem,ne pritje
te zerit te Dikujt,qe se njoha kurre!


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Vargje nga duart tona

si nje melodi
gishterinjte mbi lekure
mbi fytyre mbi buze

si nje vallezim
duart mbi trup
mbi kurriz

si nje pike shiu
rreshqitshem
pa gjurme
lageshtire...

si nje akullore
me gjuhe
ne gjuhe..

si nje fjale
nga truri
ne goje
ne dhome

si nje shtepi
nga larg te dy
mure te bardhe
me kaktus te motivuar

si nje dallendyshe
ne vere
more shtegetimin
edhe nje her!!!
 
Mendoj per ty, edhe kur te kam prane
Jo pse s'te shoh, por te kam xhan
Mungesen tende, veshtire e perballoj
Edhe kur mbylli syte, ty te mendoje
 
GRIMCA FRYME...
.................................................
Lidhur prej dy fjalëve
që nga vjeshta e parë
e shekullit të dashurisë sate
ku duart në shportë si futa kurrë.
Ju bëj ballë tërë dimrave
ku mjeshtërinë e kycjes
nuk e ushtron ndaj furtunave
duke u ngrohur me grimca fryme.
Në cdo pranverë të dëgjoj
të thuash hapi udhë kohës
fenomeni i celjes ndodh
dhe pa qënë unë.
U terën të gjitha netëve
mendimet,dashjet,pritjet
sa të kam pritur
dhe njësoj vjeshtët...
A e di cfarë më gëzon
në arratisjet e tua të cunguara
ajo që ke dashur dhe ti njëqind vjet
të ndalosh hapin e te clodhësh buzët
në aortën e anuar të gushës.
Mes gishtash shtrëngoj
të pa qënën e syve
rrëshket kaq shpejt....

@Hera 29.03.2020.
 
PAGEZUAR LIRI...
.........................................................
Të ikim nga dashuria
pesha e lëndimit ka
shkaktuar krisje brinjëve
shpëtimi është të dish të mos vuash
kush nuk dashuroi është pagëzuar
me tituj lirie...
e pse askush nuk ja di boshllëkut peshën
Të duash është si të ecësh
monopatit në pyll
të gjakoset vetja nga kërsinjtë
të cirresh fytyrës
të ngjitësh të përpjeta ku ajri nuk mjafton
i ndjerë si i lidhur në fund të shpellës
me një trastë lotësh shpinës.
Të frymosh në sheshpushimet
të marësh dhe vendimet
që dot më nuk vazhdon
të japësh urdhëresa cila udhë do ndiqet
e vetja në nisje sërish të mos bindet
por të ndjeki të njëjtën rrugë.
Të duash në fakt është pak makabre
duhet të ndjekësh gjysëm shpirtin
të flejë të zgjohet e të mari frymë
në kraharorin e tjetër kujt
e ti të dergjesh merakut
kur udhët e dritave janë mbyllur tek
sheh vec anën e gurtë të mbylljes së syve
ndërsa percepton tmerrin veten të shqyej
në trajten më të pa kontrolluar.
Eshtë pikërisht kur fantazia
dhemb më shumë se një realitet i sigurt
vec një shtrëngim dore të risjell
në një nisje të re
ku shijen e lëndimit e kapërdin me pika
si të jetë ajo shishja me lëngun magjik
që nuk do të mbarojë kurrë.
Je liria zgjidh udhë...

@Hera 20.04.2020
 
Jam vetem nje kalimtar i thjeshte ne kete bote
Ku cdo gje e vlefshme prap eshte e kote
I do apo te duan, nuk ka shume rendesi
Dy metra vend n'dhe, si per tvjeter si per te ri

11/14/2020

K.S
 
Kjo teme sa here e lexoj,me duket sikur eshte pune dore e hyj te shoh ndonje model me shtiza a grep????

Po sikur ti shkruajme me duart tone e me mendjen e te tjereve ,quhet??
 
Kjo teme sa here e lexoj,me duket sikur eshte pune dore e hyj te shoh ndonje model me shtiza a grep????

Po sikur ti shkruajme me duart tone e me mendjen e te tjereve ,quhet??

A ke ti ndonje pune dore tna sjellesh apo jo ? :p
 
Pre e qendis une me dore,po smu pergj pyetjes me siper

Mfal, po tema eshte vargje nga duart tona, jo pyetje pergjigje :p
Tpaska ardhe qorri me duket :lol:
 
Ti spergjiegjesh ,une te pyes
Te qendis 4 a 5?
Mendte a mi a te gjitonit
Tua flake nga maja e ballkonit?
????
 
Buze detit ulur nen erresire
Shkelqimi i henes mi Verbon syte
Ato sy qe jan paksa te renduar nen efektin e alcolit qe piva te harroj dhimbjen.....
Ne fakt dhe kur shoh yjet mundohem te lexoj pertej shkelqimit te tyre e te formoj nje emer
Ai emer gjendet ne cdo shkelqim
Ne cdo rruge , ne cdo kthese
Ne cdo gllenke qe un kthej per te harruar ate shije qe dhimbja jote la.

Sa do doja qe ato te ishin endrra e ai moment te zhduket sa hap e mbyll syt ?!
Zemra me rreh fort sikur do te dale nga kraharori
Dhe frymemarrja me duket sikur do ndaloj

Pikerisht kte moment degjoj nje te embêl qe me thot shpirt zgjohu , kaq ishte pe nje enderrr
dhe me nje perqafim te embêl me puth syte

ndjehem si nje femi.

hap syt ngrihem e shoh veten ne pasqyre , syt nuk e kishin me ate reflektimin e shkelqimit te henes..e as emrin tend .

Décembre 2020
 
Respekti



Respekti, nuk shitet

Por fitohet

Nuk blihet

Por harxhohet



Nuk është në pazar

Por, edhe në pazar fitohet

Është i çmuar shumë

Por me para nuk vlerësohet



Është pjesë e jotja

Që jeton tek tjerët

Është pjesë e të tjerëve

Që zë vend tek ti



Është i rëndësishëm

Për atë që s’i kushton rëndësi

Është i pavlerë për atë

Që e kërkon tek secili



Fitohet me shumë mundë

Pastaj ruhet me akoma më shumë vështirësi

Por mund të humbet për një çast

Atëherë kur gabon zotëria i tij


18/08/2020
 
NJË JETË U SHUA

(Prehu i qetë, Yllë i pashuar)


Kjo ditë e zezë
Ky lajm trishtim
Një jetë u shua
U tha një gëzim!

Vdekja pa mëshirë
Në cdo oxhak turfullon
Shpirtin e një Nëne
Kaq rënde e dënon!

Ku e kam sugarin
Ku të vetmin djalë
Si do e bëjë gjumin
Ti prehesh në varr!

Sot Nëna me shokë
Të përcolli, Ty!
Shtëpinë dhe zemrën time
I mbylla në dry!..a.
 
NJË JETË U SHUA

(Prehu i qetë, Yllë i pashuar)


Kjo ditë e zezë
Ky lajm trishtim
Një jetë u shua
U tha një gëzim!

Vdekja pa mëshirë
Në cdo oxhak turfullon
Shpirtin e një Nëne
Kaq rënde e dënon!

Ku e kam sugarin
Ku të vetmin djalë
Si do e bëjë gjumin
Ti prehesh në varr!

Sot Nëna me shokë
Të përcolli, Ty!
Shtëpinë dhe zemrën time
I mbylla në dry!..a.
😭😭😭
 
Tri kësula

Kur kujtoj fuqinë e besimit,
bindjen tënde ndaj Zotit – përkushtimin,
fetarinë, diturinë dhe emancipimin,
kujdesin për jetësimin e asaj që beson
Vishem me kësulën e krenarisë,
kësulën e bindjes ndaj Zotit,
kësulën e adhurim-nënshtrimit

Kur kujtoj buzëqeshjen në fytyrën tënde bilur të bardhë,
sytë kafe, që me shkëlqim vezullojnë,
buzëqeshjen që të rrëmben me një dehje magjepsëse,
zërin e ëmbël melodik, i cili zemrat zotëron...
Vishem me kësulën e dashurisë,
kësulën e ashkut përvëlues,
kësulën e afshit të qëndisur me copëza pasioni të pangopësisë

Kur ndërhynë mendja, e cila pengon arsyeshëm,
e cila zemrën shtrëngon, nuk e lejon të zhytet më tej,
e cila më nxjerr nga deti i dehjes së mallëngjimit,
e cila realitetin ma kujton - të mundshmen që realizohet
Vishem me kësulën e pikëllimit, të mërzisë e nostalgjisë,
përmallem sa më s’ka, me kësulën e realitetit
Vishem me këtë kësulë, dhe zhytem thellë brenda vetes


01.08.2023
 
Tri kësula

Kur kujtoj fuqinë e besimit,
bindjen tënde ndaj Zotit – përkushtimin,
fetarinë, diturinë dhe emancipimin,
kujdesin për jetësimin e asaj që beson
Vishem me kësulën e krenarisë,
kësulën e bindjes ndaj Zotit,
kësulën e adhurim-nënshtrimit

Kur kujtoj buzëqeshjen në fytyrën tënde bilur të bardhë,
sytë kafe, që me shkëlqim vezullojnë,
buzëqeshjen që të rrëmben me një dehje magjepsëse,
zërin e ëmbël melodik, i cili zemrat zotëron...
Vishem me kësulën e dashurisë,
kësulën e ashkut përvëlues,
kësulën e afshit të qëndisur me copëza pasioni të pangopësisë

Kur ndërhynë mendja, e cila pengon arsyeshëm,
e cila zemrën shtrëngon, nuk e lejon të zhytet më tej,
e cila më nxjerr nga deti i dehjes së mallëngjimit,
e cila realitetin ma kujton - të mundshmen që realizohet
Vishem me kësulën e pikëllimit, të mërzisë e nostalgjisë,
përmallem sa më s’ka, me kësulën e realitetit
Vishem me këtë kësulë, dhe zhytem thellë brenda vetes


01.08.2023
👏👏👏
 
  • Përqafim
Reactions: A2.
Feniks! (E dedikuar per zemren time)
Shtator 2020

Po te shkruaj ne mes te dallgave te zemres, e rrethuar nga heshtja e perjetshme.

Befas nje tufe me zogjsh shfaqen mbi mua. Pyes veten se ku po fluturojne, a eshte e mundur qe keta zogj te jene fenikse?

Nje Feniks i smeraldit qe do te perplase krahet per te gjetur te verteten.
......
Je e dashuruar me ate?
Po jam e dashuruar.
Po, e dua!
Po, trembem mos i ndodhe ndonje gje.
I urrej te gjitha ata qe ja heqin buzeqeshjen e saj te bukur.

Po, kam frik nga mungesa e saj ne boten time.
I pranoj te gjitha vetem te jete e lumtur.

Dashuria ime per ate rrjedh venash.
Eshte aq afer zemres sime,
Si nje lule e ngulitur thell ne toke.

E embel, e vogel, e brisht
Bredhacake ne dhomat e zemres.
Si nje pulebardhe, si nje yll nate.
Te dua ashtu sic je ndryshe nga te tjeret!

C'eshte kjo arome e kendshme misku, qe kaploj toke e qiell?!
Dhe ky engjell ne toke, i zbritur nga parajsa?

Dhe un si nje Feniks duke tundur ne menyre te deshperuar krahet, per te arritur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top