sweetzzinna
Dum spiro, spero くる

Në Hollivud baluket duken të shumëllojshme, nga të gjitha tipet: të shkurtra, të gjata, voluminoze, të lehta, të pakrehura. Por nuk mbeten pas as personazhet shqiptare. Që te Christina Aguilera e Paris Hilton e deri tek vogëlushja Suri; që nga Enada At’Nikolla, te Xhemi e Manjola Nallbani.
Frymëzuar nga Christina Aguilera
Në ndarjen e çmimeve “MTV Video Music Awards” u shfaq me modelin e ri të flokëve me baluke të prera mbi sy. Dhe kaq u desh. Fotot e saj filluan të përdoren për të ilustruar çdo këshillë të stilistëve të flokëve, që këshillojnë për këtë stinë baluket e prera.
E ëmbël si Enada
Pas stilit alla Mireille Mathieu, ja ku vjen modeli tjetër nga stilistja Enada At’Nikolla. Një kapje e lehtë mbrapa dhe një fryrje që u jep flokëve më shumë volum... dhe të gjitha baluket e rëna mbi sy. Si gjithmonë, në ngjyrë platini.
Baluket në pah
Si Jennifer Love Hewitt, që ka zgjedhur një model “stil i pakrehur”. Ka kapur në mënyrë të çrregullt gjithë pjesën tjetër të flokëve dhe ka lënë që tiparet e saj të rrethohen nga balukja që i mbulon gjithë pjesën e ballit. Duket vërtet e ëmbël.
Ju prezantojmë Xhemin
Kësaj radhe me disa fije të holla balukesh. Menjëherë pas shfaqjes si prezantuese në krah të Adi Krastës në “E diell”, pas një mungese të gjatë në skenë, ja ku rikthehet Xhemi, bashkë me modelin të ri të flokëve të saj.

Edhe Paris Hilton ëmbëlsohet
E tregojnë më të këndshme baluket e krehura dhe flokët e avullta që i bien mbi supe. Paris Hilton është si gjithmonë në kërkim në tendencave të reja, ndaj sa ka rënë në gjurmë të njërës, nuk ka vonuar ta eksperimentojë.
Përgjithmonë Manjola
Ajo është ndër të vetmet këngëtare, e cila përveç një herë që ndryshoi ngjyrën e flokëve nga e verdhë në gështenjë, ka mbajtur për vite të tëra të njëjtin model flokësh. Të gjata dhe me baluke të krehura. Ndaj edhe kjo tendencë e re e gjen sërish in.
Fashioniste si Suri
Me siguri që e vogla e çiftit Tom Cruise dhe Katie Holmes, kur të rritet, do bëhet një nga vajzat më me shije të Hollivudit. Madje është që tani. E veshur sipas modës, me firmat më të njohura. Revistat më të famshme të botës e kanë lakuar shpesh si bebin e veshur më bukur. Ja ku duket edhe me baluket e prera sipas tendencës më të fundit.
Nuancat e Rezartës
A nuk duket sikur i ka shkurtuar flokët Rezarta Skifteri? Në fakt jo. ثshtë thjesht ideja që të jep kapja e flokëve nga pas dhe baluket e krehura mbi sy, që kësaj radhe Rezi u ka dhënë, përveçse një ngjyrë të verdhë, edhe disa nuanca të ëmbla jeshile. Rjeta