Tani Desen e konsideroje mjafte te pjekur per debate andaj dhe do e kundershtoje me argumente.
Qe nga egzistimi i dynjase, prinder dhe popuj te tere, me miliona vite kane bere mundin per te gjetur metoden e edukimit te prototipit femije i suksesshem. Per te mos thene se s'kan arrite gje munde te themi se kane arrite pak.
Pra bota me tere kete civilizim nuk ka mberri akoma te gjeje nje rruge, menyre, qe domosdoshmerisht krijon femije te suksesshem.
A duhet te ndalemi, te dorezohemi, ne si prinder. Ne asnje menyre. Ne duhet te bejme me te miren e mundshme por qe jo.domosdoshmerisht ata do te jen shembulli i shoqerise.
Andaj
@Desa ajo thenja yte se femijet e rritur ne dhune do ushtrojne dhune nuk qendron. Ka femije qe jane rrite ne urtesine me te mire dhe jane shenderruar ne dhunues por ka te tille qe jane produkt dhune por qe jane shembull edukate dhe urtesie.
Femijet, cfare te them, jane nje produkt qe ku dime ne se ku zejne ne thua per te mire apo per te keq gjate rritjes se tyre.
Cfare duhet bere ne?! Padyshim ne duhet ti rrisim, ti edukojme e mesojme me urtesine me te madhe. A do ja dalim?! Nuk e di por ne duhet ta provojme.
Ke plotësisht të drejtë. Nuk e shoh si kundërshtim sepse flet për fakte të vërtetuara shkencërisht. Por ato raste janë të rralla. Ka faktorë tjerë si: gjenetik, mjedisi shoqëror, etj, etj,.....
Kur përmenda dhunën e kisha fjalën se e vret shpirtin e fëmijës, dhe ai fëmijë sado i urtë dhe i sjellshëm të jetë nesër, nuk shpëton pa komplikime mendore/shpirtërore.
Ndëshkimi është diçka tjetër. Pra shembull, ti meret diçka që fëmija e do, sepse në këtë mënyrë e kupton se sa ‘dhemb’....
Ekzistojnë ca përshkrime të zhvillimit kognitiv të fëmijës sipas Jean Piaget:
1. Faza sensomotorike (0-2)
Jeta e një fëmije gjatë kësaj periudhe bazohet në lidhjen e aftësisë së tij perceptuese me motorin. Në mendjet e tyre, ekzistojnë vetëm koncepte praktike, si të dinë se çfarë të bëjnë, çfarë të hanë ose të marrin vëmendje nga nëna e tyre.
2. Preoperative (2-7)
Fëmija është i "përqendruar në vetvete" sepse mendimi i tyre është plotësisht i vetë-përqendruar. Fëmija nuk mund ta dallojë fizikun nga mendor, ose objektivin nga subjektivi.
Për fëmijën, përvoja subjektive është realiteti objektiv që ekziston në të njëjtën mënyrë për të gjithë individët. Kjo na tregon diçka që ende mungon në teorinë e mendimit. Që në moshën 4 vjeç, fillojmë ta humbim këtë egocentricitet dhe të zhvillojmë një teori të mendjes.
3. Konkret operacionale (7-11,12)
Megjithëse fëmija kontrollon operacionet dhe logjikën, ata mund t'i kryejnë ato vetëm me objekte të caktuara me të cilat janë njohur. Ata nuk mund të teorizojnë për ato që nuk dinë ose janë jashtë njohurive të tyre perceptuese. Fëmija e merr këtë aftësi në fazën tjetër.
4. Formel operacionale (12-25)
Kjo periudhë karakterizohet nga aftësia për të bërë hipoteza dhe për të shqyrtuar pasojat e mundshme të këtyre mundësive hipotetike. Fëmija ka përsosur procedurat e tij të provës dhe nuk pranon mendime pa i shqyrtuar ato.
Fëmija do të fillojë të marrë njohuri të reja dhe mjete intelektuale. Këto e bëjnë të mundshme që ata të zhvillohen si të rritur të aftë në shoqëri.
Tani, te cila fazë ‘vënja e dorës’ do e edukonte fëmijën?