Konkursi - 570 policë ngelin në testimin për gradat

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Konkursi - 570 policë ngelin në testimin për gradat

3595.jpg


Oficerët e Policisë së Shtetit nuk kalojnë dot provimin e gradave. Nga 630 punonjës policie që u testuan për të fituar gradën "inspektor" dhe "kryeinspektor", deri të martën, vetëm 60 prej këtyre kaluan testin.
E enjte, 04 Dhjetor 2008 11:14
Testimi ka alarmuar Drejtorinë e Arsimit Policor, për nivelin e dobët të kuadrove që i përkasin nivelit të mesëm të policisë. Ndërsa të ngelurit kanë akuzuar përgatitësit e testeve se ishin shumë teknike dhe në fusha që nuk kanë dhe aq lidhje me policinë, siç është matematika.

Të mërkurën ka pasur një tjetër testim, por rezultatet nuk janë bërë publike. Të pyetur për nivelin e dobët të treguar nga oficerët e policisë dhe numrin e pakët të fituesve, burimet zyrtare të policisë kanë komentuar se gjithçka është bërë në kuadër të një vendimi, që ka përcaktuar edhe numrin e gradave për të cilat janë vënë në garë 630 punonjësit e policisë me gradë më të ulët.

Burime konfidenciale janë shprehur se numri i pakët i fituesve erdhi nga niveli i dobët i konkurrenteve, të ndikuara këto edhe nga pyetjet e konsideruara të vështira dhe teknike.

Oficerët e testuar vinin nga të gjitha drejtoritë e qarqeve.

Sistemi i ri i shkollimit të kuadrove të policisë ndryshoi kryekëput me sistemin e mëparshëm pas vitit 2005. Pas shkollimit bazë 40-javor, oficerët e policisë testohen sa herë paraqesin kërkesë për gradë më të lartë dhe i nënshtrohen një tjetër kualifikimi në Akademinë e Policisë "Arben Zylyftari".

Testimi i së martës kryhej për të përzgjedhur grupin e oficerëve që do të trajnoheshin për gradat "Inspektor" dhe "Kryeinspektor". /Balkanweb/
 
Titulli: Konkursi - 570 policë ngelin në testimin për gradat

Si ka mundesi ??? Nuk e kuptoj ? Patjeter qe fajin e kane patur pyetjet dhe jo pergjigjet...

Po c'lidhja kane policet me dijen njehere ? Duhet te kete patjeter ? Atehere s'duhet te kete police !
 
Titulli: Konkursi - 570 policë ngelin në testimin për gradat

haha sa kam qesh una hahah o nostra po duhet te dine dh epolicat mer lali se prandaj t ebesdisin kur te ndalojne se smorin vesht sdine te dollojne benzin nga alfa hahah vetem ndroj stemat dhe se dallojne dot ma polica toca se ne shqiperi ska ne asnje vend te botes po hajt se me mire se sa te jene te korruptuar un po bej palle :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top