Ndodhi e pazakonte !!!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ngulfat gruan e tij me jastek …….:espuls::espuls:

E ndjera I.LL ( Mjeke, 39 vjece ) nene e dy femijeve, eshte gjetur e vrare te marten ne banesen e saj ne lagjen ‘’FV’’ ne Prishtine.
F.I ( 40 vjecar) disa ore pas arrestimit ka pranuar se te marten ka ngulfatur me jastek ish-bashkshorten e tij mjeken I.LL.
Vrasjen e ka kryer pasi qe gruaja e tij nuk I eshte bindur urdherave te tij fetare. I pandehuri sipas deshmitareve eshte munduar q eta binde gruen e tij mjeke qe te vendose mbulesen dhe te filloj te praktikoj fene muslimane.
Gruaja nuk kishte pranuar dhe ka dy vite qe ishin ndare. :predru::predru::predru:
 
Redaktimi i fundit:
he pra Sefero , fol ti-na . I hongert injorantet . lol

Si "fytyre" e pame ti po me dukesh :p

Feja nuk ka lidhje fare me shamine,por me injorancen.ngushellime familjes.
Hajt se ka per ta gjet ene ai,se gjysma e Prishtines i kan alltit ke shpia.
ps.kushedi jena pa me nai lagje tjeter.:)
 
Ja cfare prodhojne dogmat fetare, njerez te semure psiqisht. Turp, skandal. Per mua te denohen edhe ata qe i mbajne prane te tille njerez dhe kryejne lavazhe truri qe pasoje ne kete rast kane edhe vdekjen...
 
uaa sa turp.............po ky s'paska patur fe per vete,perderisa ka vepruar ne kete menyre

Ne emer te fese e ka bere ate qe e ka bere .... mos u mundoni te ndryshoni arsyen e kesaj ngjarje te turpshme...dhe shpresoj te mos dale ndonje tjeter dhe te vrase ne emer te fese se na mori lumi si komb
 
:lexim:

Do ja degjojme krismen akoma me keq dogmave fetare ne te ardhmen!!

Une jam i bindur se ne Shqiperi dhe trojet shqiptare, rrezikojme vertet nje lufte civile si komb pikerisht se egzistojne 3 fe magjypo arabe (se qe te treja kane lindur si ne aspektin kulturor dhe gjeografik nga e njta rrace çifuto-arabe), te papajtueshme me njera-tjetren, me traditat shqiptare dhe me normat e emancipuara bashkekohore!!!
 
:lexim:

Do ja degjojme krismen akoma me keq dogmave fetare ne te ardhmen!!

Une jam i bindur se ne Shqiperi dhe trojet shqiptare, rrezikojme vertet nje lufte civile si komb pikerisht se egzistojne 3 fe magjypo arabe (se qe te treja kane lindur si ne aspektin kulturor dhe gjeografik nga e njta rrace çifuto-arabe), te papajtueshme me njera-tjetren, me traditat shqiptare dhe me normat e emancipuara bashkekohore!!!

Para ca kohesh po flisja me disa njerez dhe po u tregoja per nje frike timen.Frika ime ishte pikerisht kjo,qe do fillonte ndonje lufte civile.
Ne Shqiperi ka besimtare por jo esktremist.Dmth feja nuk eshte diçka paresore.
Por me duket sikur gjerat e fundit qe po ndodhin ne lindje,po ndikojne per keq tek shqipfolesit.
 
Cdo dite e me shume shoh qe perhapet ky ekstremizem fetar neper Shqiperi. Kam shume dyshime se si mund te kete ndodhur kjo gje, se nuk ka mundesi se si gjenerata e vjeter te shqetesohen se femijet e tyre te vejne shami ndersa femijet (e rritur) thone qe eshte rruga e vertete.

Kush qendron mbrapa kesaj propagande, nese ne shumicen e rasteve nuk eshte familja? Cili eshte qellimi primar, dhe a merret me pastrime parash organizata ne fjale?

Mua me mundojne shume keto pyetje.
 
Sigurisht qe merret me pastrim parash Krutone.
Une kam ndjekur nje dokumentar mbi Kosoven dhe kete frymen ekstremiste qe eshte atje.Sinqerisht qe mbeta pa fjale per gjerat qe degjova aty.Normalisht dihet qe neper dokumentare tregohen me shume gjerat qe duan gazetaret,por prap kishte nje baze te vertete e gjithe ajo qe tregohoj ne ate dokumentar.

Une kam disa kusherinje ne Tirane dhe me treguan sesi komshinjte e tyre(qe ishin myslyman por jo praktikanta te medhenje,festonin vetem festat) sa hap e mbyll syte kishin filluar tu vinin shamija vajzave te tyre,mundesisht dhe atyre te voglave qe akoma nuk u ka ardhur cilki.Kur i kishin pyetur per kete ndryshim drastik i ishin pergjigjur qe nese ndryshoni fe u japin lek dhe juve...:mah
 
Uroj vetem qe shqiptaret te kuptojne qe askush nuk u do te miren perveç vetja e tyre.E te mos kthehet Shqiperia ne nje djep terroristash.
 
Kjo ngjarje ndodh jo vetem n`Kosov, po krejt boten ku ka njerz.
Un jetoj n`Prishtin edhe kom njohuri ma shum per ket rast se sa qe esht shkruajt ktu.
Ky person qe e ka mbyt "gruan" ishte psikopat!.. pak pas martesës me gruan e tij ai ishte ndarë me të (në kët koh nuk i ishte qasur islamit), edhe pas ndarjes ai gjithnjë e ka përcjellur ish gruan e tij. Madje kishte marrur një banes me qira aty afër banesës së saj.
Pas një kohe ai ishte bër ca "fetar" dhe i kthehet prap gruaja e tij, me shpres se ai kishte ndryshuar. Por injoranca dhe egërsia e tij kishte mbetur, (se ujku qimen e ndërron po zanatin se harron) . Dhe kështu pas një kohe shifet që ai ishte po i njejti që kishte qenë dhe madje i bënte tendenc gruas së tij që të mbulohej, e gjëra të tjera.
Kështu gruaja vendos prap të ndahet nga ai. Por pastaj ndodhi ajo që ndodhi, dhe psikopati e ngulfati :(
Nuk mund të themi se ishte ISLAMI ai që ia ngjalli kët egërsi atij njeriu.
Se ai po të ishte besimtar i vërtet, nuk do ta bënte një veprim të till kursesi!
Po edhe nese ai ishte munduar të bëhej njeri i mir, nuk do të mundet të bëhet "në çast" një njeri prej budallai në të devotshëm. Se prej qdo pune që bëhet për shpejt nuk ka dobi.
Kështu vie shpesh deri te 'ekstremizmi' fetar! Kur i merr gjërat për ngut, e nuk e shiqon thelbin e fesë, por mundohet të dallohet nga të tjerët!
 
Une mendoj se ka qene Kisha katolike ne fillim qe ka prodhuar psikopate,pastaj kisha ortodokse ,e cila vazhdon te prodhoje dhe sot dhe ajo fundorja,me e pallogjikshmja xhamia myslymane.
Duek qene se ne boten e qyteteruar dhe ne mireqenie ato nuk cajne dot me ,kane gjetur strehe ne vendet e varfera ku bejne kerdine psikologjikisht.Dhe ky eshte nji nga rastet e shumta.
 
Ehhh Zot, pse cdo teme duhet te kthehet ne teme fetare me sharje e gjera te tilla?

Sa njerez, jo fetare, bejne gjera te pallogjikshme, te shpifura cdo dite ne bote? Pse ndodh kjo? Se ka njerez te semure normal..
Po mos u kapni mbas fobive tuaja per ti shpjeguar gjerat...

Shume gjynah ajo gruaja, dhe sidomos femijet qe pesojne humbje te dyfishte (dhe nenen dhe baben)..
 
Ehhh Zot, pse cdo teme duhet te kthehet ne teme fetare me sharje e gjera te tilla?

Sa njerez, jo fetare, bejne gjera te pallogjikshme, te shpifura cdo dite ne bote? Pse ndodh kjo? Se ka njerez te semure normal..
Po mos u kapni mbas fobive tuaja per ti shpjeguar gjerat...

Shume gjynah ajo gruaja, dhe sidomos femijet qe pesojne humbje te dyfishte (dhe nenen dhe baben)..


Sinqerisht deri tani vetem PSIKOPATET FETARE kam degjuar te bejne gjera te tilla!!!

ps: Mos fol ne pergjithsi thjesht se te pleqen te diskeretitosh nje kategori njerzish qe ne fund te fundit e duan dhe e respektojne jeten (ne çdo forme te saj) me shume sesa te semuret psikike te çdo lloj feje!!
 
Sinqerisht deri tani vetem PSIKOPATET FETARE kam degjuar te bejne gjera te tilla!!!

ps: Mos fol ne pergjithsi thjesht se te pleqen te diskeretitosh nje kategori njerzish qe ne fund te fundit e duan dhe e respektojne jeten (ne çdo forme te saj) me shume sesa te semuret psikike te çdo lloj feje!!

Bilderberg po me cudit..Nuk i degjon perdite lajmet nga vendi apo nga bota, nga te duash? E pra nese i degjon do kuptosh qe sjane te gjithe besimtare..dmth jo gjithe te keqijat vijne prej tyre..

PS: Nuk pergjithesova asgje dhe nuk kisha qellim diskreditimi, perkundrazi une denoj cdonjeri qe ben dicka te keqe e nuk shoh rrace, ngjyre, besimin apo gjera te tilla ndryshe nga cben ti..

Gjths do te lutesha per here te pare e te fundit qe kur te flasesh me mua te perdoresh pak me shume respekt ose mos me fol fare, qe te mos kalojme ne biseda pa fund e pa vlere..FLM.
 
he se do tja prishin virgjerine dhe ketij tani aty ku do shkoje dhe le te ver ky shami ne koke pastaj.
Idiote te tille ka pasur,ka dhe do kete kjo bote e felliqur.

Kjo eshte me se e vertete, por t'i lihet faji Fese, sdi me sa fytyr e bejn disa.
Ai qe ka mbyt gruan per shkak te shamise ka ber nje tmerr qe sja lan as danubi, ndersa juve qe mezi presni nje rast te tille ta nençmoni nje fe, beni nje turp qe permasat e tij mezi ja nxe forumi.
Ktu dikush i thot dikujt " propagandues " , por ne te vertete, rolet jan te kunderta, dhe kjo shifet qart se per nje flliqsire qe vret gruan e vet, juve poshteroni miliona njerz tjer, nder ta edhe mu !
Ka dhe njerz pa fe qe bejn krime te renda, bile bile disa prej tyre per mosmarrveshje familjare,mbysin dhe hudhin nbunare prind e vet. Tani a duhet te them une " keshtu bejne njerzit PA FE SI PUNA JUAJ "
Jo more te dashur. Kto gjera nuk maten me fe e as kombesi, por varen nga lloji i karakterit qe secili njeri mban ne vete. N'ket rast eshte fjala per karakterin e brisht te nje psikopati, por jo te lloit tim si njeri me fe, besoj se as ju te tjert qe lexoni nuk hyni n'at grup. Sepse njerz me gabime te tilla jane te rralle, ndersa ksi tjer qe akuzojn si ju, dalin si kpurdhat pas shiut.
Ateher sdi qfar ndjenje esht t'luash rolin e atyre kpurdhave tvogla qe as 100 te tilla nuk bejne 1 kg :)

p.s gjynah qe ky forum nuk mban emrin anti-islam.com
Namin jeni tu e bo e hajt.
:dong:
 
Parajsen e ka te fituar ky. :( Idioti.
 
Dhe si gjithmonë këtu fajsohet feja!!! Me të vërtetë është për të të ardhur keq dhe njëkohësisht të bën për të qeshur se si disa injoranta të fesë që s'kanë lidhje me mesazhin që jep feja japin mendime të KOTA. Kam dëgjuar në lajme që njëri nga Shqipëria ja kishte qarë kokën me sakicë nënës së tij, pastaj një tjetër nga Kosova kishte vrarë familjen dhe kishte ikur në mal, pastaj tjetri nga Prishtina e kishte hedhur djalin e tij nga ballkoni pastaj një tjetër nga Shqipëria kishte tentuar ta vriste të fejuarin e vajzës së tij pasi e kishte zënë me një femër tjetër ku edhe e kishte plagosur rëndë. Raste të këtyre psikopatëve ke shumë e shumë por normal pasi nuk janë bërë për shkaqe "fetare" nuk ka pasur as interes diskutimi.

Sinqerisht po më dhimben këta minuta që i HUMBA në këtë temë idiotike.
 
Parajsen e ka te fituar ky. :( Idioti.

Perkundrazi, ka te siguruar ferrin, sepse feja ka ne qender te saj njeriun dhe te vrasesh dike ( dhe kjo ka rregullat e saj) eshte e pafalshme..me sa di une..
 
me sa lexova une.........motivi i vrasjes ka qen per ceshtje feje(sepse nuk i bindej urdherave te tij fetar)......dhe asnjeri nuk ka shkruajtur qe te gjith fetaret jane vrases psikopat.....juve vet po e beni krahasimin qe ka edhe ateist psikopat qe vrasin per motive absurde.....dhe keni shume te drejte......por per kete psikopat nese ky do ishte ateist,nuk do kishte motiv qe ta vriste gruan........une nuk di ndonje ateist te kete vrare pse tjetri beson te feja e vet........jane fetaret qe kane vrare,vrasin dhe do vazdojne te vrasin ne emer te zotit te tyre........
 
me sa lexova une.........motivi i vrasjes ka qen per ceshtje feje(sepse nuk i bindej urdherave te tij fetar)......dhe asnjeri nuk ka shkruajtur qe te gjith fetaret jane vrases psikopat.....juve vet po e beni krahasimin qe ka edhe ateist psikopat qe vrasin per motive absurde.....dhe keni shume te drejte......por per kete psikopat nese ky do ishte ateist,nuk do kishte motiv qe ta vriste gruan........une nuk di ndonje ateist te kete vrare pse tjetri beson te feja e vet........jane fetaret qe kane vrare,vrasin dhe do vazdojne te vrasin ne emer te zotit te tyre........

Emanuel kur je psikopat nje arsye e gjen gjithmone..ky gjeti kete nje tjeter nje gje tjeter..problemi eshte kur te gjithe ata qe besojne quhen psikopate, sic bejne disa ketu, ky per mua si besimtare eshte ofendim dhe i papranueshem..

Gjths psiko ka dhe do kete prandaj kam thene une nuk shikoj asgje tjeter pervec vepres per ta gjykuar dike...
 
Emanuel kur je psikopat nje arsye e gjen gjithmone..ky gjeti kete nje tjeter nje gje tjeter..problemi eshte kur te gjithe ata qe besojne quhen psikopate, sic bejne disa ketu, ky per mua si besimtare eshte ofendim dhe i papranueshem..

Gjths psiko ka dhe do kete prandaj kam thene une nuk shikoj asgje tjeter pervec vepres per ta gjykuar dike...

po pra kur gjykohet nje vrasje........gjykohet pse dhe si ka ndodhur.....cdo vrasje me paramendim ka motivin e saj.........ne kete rast motivi eshte feja....
 
po pra kur gjykohet nje vrasje........gjykohet pse dhe si ka ndodhur.....cdo vrasje me paramendim ka motivin e saj.........ne kete rast motivi eshte feja....

Motivi mund te jete feja po shkaku eshte psikopatia..dhe nje shkak i tille e kalon motivin...
 
ateher as per burg nuk eshte sipas teje ky person.....ka per ta kaluar denimin me nja 3 vjet qender psikiatrike

Kush te tha qe se meriton burgun?

Pastaj dikush ka thene : "Ka me shume psikopate jashte qendrave psikiatrike se brenda tyre..."

Ky meriton te denohet per jete, se ku( burg apo qender psiqiatrie) nuk e vendos dot une..mgjth meriton denimin me te rende..
 
Prishtinë, 14 nëntor
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot është sjellë Fërki Ibrahimi, i dyshuar për vrasjen e dr. Igballe Llalloshit. Ish-bashkëshorti Ibrahimi, para hetuesve policorë, e ka pranuar kryerjen e veprës, duke thënë se e tëra kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur në mes vete tani e ndjera me të dyshuarin. Më pas kishte thënë se në banesën e Igballës kishte shkuar në intervalin kohor nga 00:00-01:00, të datës 9 nëntor, për të biseduar rreth disa çështjeve private. Sipas të dhënave zyrtare nga ana e policisë, të cilat janë të përshkruara edhe në kallëzim penal është thënë se, për shkak të dyshimeve se ish- bashkëshortja po e tradhtonte të dyshuarin, kishte ardhur deri tek zënka. I njëjti sot është dëgjuar edhe nga gjyqtari i procedurës paraprake, Shemsi Hajdini, me ç’rast Ibrahimi e ka pranuar veprën, por, siç ka deklaruar, jo që ka ndodhur me paramendim, siç është cilësuar nga organet e hetuesisë, por çdo gjë kishte ndodhur në afekt. “Unë kam hyrë në banesën e Igballës, si zakonisht. ثshtë e vërtetë që ne kemi qenë të ndarë me dokumentacion, por së bashku kemi qenë sërish. Bile edhe në Turqi tash vonë kemi qenë bashkë. I kam biletat me të cilat e dëshmoj këtë që them. Kemi shëtitur bashkë gjithmonë. Kam besuar nga Igballja se ajo vërtet nuk po më kthehet për shkak të pengesave që ka nga familja, por në fund doli ndryshe, ngase ajo e kishte tjetrin. Jam bërë shumë herë që s’po shoh, sepse e kam dashur tepër dhe më ka dashur tepër. Por, ajo është ftohur nga unë pasi që e kishte një tjetër. Nuk e kam paramenduar jetën pa të e as ajo s’ka mundur pa mua, ngase ne kemi qenë bashkë që nga fëmijëria. Nuk është e vërtetë se ka ndodhur për shkak të shamisë, se unë kam qenë i vetëdijshëm ku punon dhe çka punon dhe një gjë të tillë s’kisha me kërkuar prej saj. Në ditën kritike ajo e ka pranuar se është me tjetrin dhe se e dashuron atë, andaj në ato çaste kam humbur, e kam kap për fyti dhe e kam shtyrë, e më pas kam dal jashtë. Nuk e kam menduar se do të vdiste nga një e shtyrë imja. Por, ja që paska qenë taksirat të më mbetet në dorë”, kështu është bërë e ditur nga ana e organeve të drejtësisë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në orët e pasdites së datës 14 nëntor, para gjyqtarit Shemsi Hajdinit dhe prokurorit Gëzim Llollonit, me ç’rast edhe i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit Ibrahimi. Ndryshe, ngjarja, siç është konfirmuar nga policia, thuhet se ka ndodhur më 10 nëntor 2008, rreth orës 09:20, me ç’rast policia ka marrë informatën për gjetjen e viktimës pa shenja jete në banesën e saj, në lagjen “FV” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për viktimën I. Llalloshin, femër 39 vjeç. Kanë qenë hetimet intensive që çuan në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit Fërki Ibrahimi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top