Stresi!!

jana80

Super Moderator
Themelues
Stresi e te kuptohemi jo ai kengetari, por kjo fjala "magjike" qe tani eshte bere kryefjale ... stresi nga puna.. stresi nga ambienti..nga prespektiva...nga e reja, nga e vjetra.. stresi shkaktar i shume semundjeve .. stresi stres!!!

Cmendim keni mbi stresin?
Cila eshte kura sipas jush ose me sakte vaksina antistres??
Jeni ndjer te stresuar dhe cfar eshte shkaktari themelor i stresit?
 
Stresi eshte nje problem psikologjik qe shkaktohet nga probleme te ndryshme.
Kura kunder stresit eshte dashuria.
Nje fjale e mire,nje perqafim i ngrohte sikur te lehteson dhimbjen.
Jam ndjere shume here e stresuar dhe kam komunikuar me miken me te mire.
Keshillat e saj,afrimiteti dhe koha me kane ndihmuar disi.
Njerezit e stresuar duhen te mbahen afer.
Nje nder arsyet qe njerezit kryejne vetvrasje eshte stresi.
 
Stresi nuk ka ilaq, ka timon ku mund kesh ne kontrolle nganjehere, jo gjithmone.
 
Stressi me i madh besoj qe deri tani ka qene puna. Fatkeqsisht apo fatmirisht skam si ta nderroj kete pjese te stressit, por me kohen gjen menyra menaxhimi, njeh veten me mire dhe reagon me mendje te ftoht ne situata te tilla, meson te maresh distance, e si tha parafolsja ndonjehere nevoitet dhe nje cik colollat aka Nutella :)))

Ps: gjithmon kur ka nje fushe stresante te jetes eshte mire te kesh nje kundra-peshore te qete, e kjo eshte familja ose parteneri nqs ke nje te tille qe te mbeshtet.
 
Di qe stresi eshte i pashmangshem ne jeten e cdokujt por ajo qe na dallon eshte si e manaxhojme ate.
Po e lidh me stresin qe po kalojme tani. Te gjithe ne bote jemi te stresuar prej ndryshimit rrenjesor te covid ne jeten tone, frika per jeten etj. Menyra me e mire per ta perballuar kete stres eshte ta ndajme kete stres me te tjerèt mundesisht me njerez te panjohur. Kjo ndoshta eshte dhe arsyeja qe keto dite forumi eshte me plot dhe me i dashur se kurre me pare.

Relax people cdo gje kalon.
 
Me pelqen serioziteti me te cilin trajton bashkeudhetaret virtuale ne keto kohe te veshtira.
Flm por me iku stresi lol
E shef sa e dobishme qe jam per kete forum shkencor :p

Do e kerkoni vloren po sdo e gjeni gjeneral lol

Ore pse kur shkruj f o r u m ma kthen direkt fv fjalen?
 
“Njerëzit të cilët sëmuren nga krizat psikike, u mungon dashuria në jetë. U mungon përkrahja dhe kuptimi i personit tjetër. Askush nuk dëshiron të sakrifikohet për ta në momentet e rënda.”

Dr. Adil Sadik
 
Kete kohe stresi na o bo si i shpise. sa here kemi marrje fryme kur mendojme koronen dhe familjaret larg, na thote: ho mi ti mos u trem. Une jam. thash te luja iher me ty se u merzita dhe une.
nejse,pertej shakase nuk e di ca kerko tema por nqs jeni te shqetesuar perseriani shume here kete:
La haule ue la kuuete ila billah.ose shqip:
"S'ka force dhe fuqi pervecse nga Zoti."
Ka me ju qetesu,dore me nje! Te pakten me mua funksionon. Une e them arabisht sepse germat arabe(tpakten te kjo fjali) m'duket sikur dalin nga mushkerite e me lirohen rruget e frymemarrjes.
 
xoxo

Besoj se besimtaret sidomos ata qe e praktikojne fene po e perballojne me mire kete situate.

Te perqafoj!
 
xoxo

Besoj se besimtaret sidomos ata qe e praktikojne fene po e perballojne me mire kete situate.

Te perqafoj!

Them se eshte e vertete. Por cdo njeri ka perjetime te ndryshme. Une sot u preka pak se po mendoja prinderit por ishte e shkurter sepse fillova ti rikujtoj vetes se ne mos sot, neser do na vij fundi te gjitheve. Fundja kjo jete si 40 si 100 vjet si 1 dite te duket. Dhe Zoti e sheh te gjithe situaten. Ai na do me shume se ne veten. Nqs na sprovon me humbje familjaresh,semundje,varferi etj, ne te njejten kohe Ai na jep dhe forcen ta perballojme. A s'eshte e gjithe jeta sprove?! Plus me durimin tone ne fitojme dhe boten e Pertejme. Fundja atje eshte dhe jeta e perhershme, e verteta!

Te perqafoj gjithashtu ❤
 
Mendoj se Zoti ka plane me te mira per njerezimin. Duhet vetem durim :)

Stay home stay safe! hugs
 
Kur jemi tek stresi, une them se njerezit kane me shume stres te brendshem. Psh ne nje moment te caktuar mendon dicka dhe pastaj merzitet, apo ndegjon dicka, e si rezultat merzitet. Edhe pse ato momente jane te shkurta, ato kane lënë gjurme ne trurin e njeriut. Keshtuqe, edhe pse kalojne pak caste, ai prap buzeqesh, bisedon e t'gjitha, stresi vec ka filluar tek ai, dhe une kete e quaj stres te brendshem sepse nuk e veren lehte. Ti mendon se s'ke asgje, ne realitet mund te jete nje ngjarje qe e ke ndegjuar para disa diteve, apo e ke perjetuar dhe me pastaj e ke tejkaluar aty per aty, ama me kalimin e kohes, vazhdimisht t'ka mungu dicka, e kjo eshte hija e stresit !
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top