Do ta falnit nje tradheti ?

ne malesine time tradhetine per djemte i bejne synet per vajzat i bejne nje varrim spektakolar hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
 
nuk e fal edhe pik ;)
 
jam pak i nxituar po do rritem edhe une........kur ti thua qe nuk paska gjera te keqija me cudit.......une per vete nuk kam ngre m...t asnjeher dhe as qe dua ta provoj......pse pak debila kan lindur deri tani???????nese nuk ka lindur me vjen keq per ty se ke per ta provuar martesen ne pleqeri..........

vallahi skam per ta provuar kurre martesen, po kjo eshte ceshtje tjeter.
meqe sje rritur akoma, shko ritu njehere pastaj hajde fol me me te medhenjte, dmth kur te kesh kapacitetin e duhur mendor dhe jetesor per te debatuar. se me s aashof une ske kuptu asnje gje.
 
Do ta falja nese ne tradheti nuk ishin perfishire ndjenjat e tij.
Ne te kundert, nuk do ta falja!
 
po do ta falja sigurisht .. por kjo gjithmone nqs ate person e dua ose nuk dua ta humbas .. per nai tjeter ndoshta dhe jo
 
Vetes sbesoj se do ja falja dot
tjetrit mendoj se po
 
Kurr.
Tradhetija dhe thjeshte vetem puthja, ja ven kapakun historise.
Pastaj mendoj dicka,
Me shume se genjen veten nuk genjen askend.
Dhe personalisht, sdo ja falja vetes!
 
Ua Linda aman, tradhti eshte vetem puthja??? Ateher nese nuk i fal dot asnje gje te tille do te thot qe dhe ty per te sta ndjejte shume, sepse te shumta mund te jen rrethant qe te sjellin ne nje gjest te tille. Nuk e di un cfare ideje paskeni ju per tradhtin, por nuk duhet te nisesh kuuuurre me mendjen qe "un, kush un?? Jo joo, un sdo e beja Kurre!!!" Mbase un jam teper pro liris, nuk e di. :D :D

Jetes nuk i dihet, mund te ta bejn sic mund edhe t'ja besh, tradhetin dmth!! Vallaj nuk jam ndodhur ndonje here para nje situate te tille, nga ana ime e kam llafin. Nje here tradheti kam falur, per te qen ne paqe me vet-veten me shume, per ti dhen nje mundesi te dyte, qe mos te mbetesha me iden "si do kish qen nese do kisha falur".
Si qe, e pash, dhe ja ku jam tani, shume here me mire, me e lumtur, dhe me dike tjeter. :D :D Qe ti kuptosh disa gjera duhet ti perjetosh them un, dhe te kuptosh nese mund te kalosh apo jo siper nje tradhetie, duhet ta "falesh".

Sa per te tradhtuar un dike, jam e ides qe kur je e dashuruar realisht me dike, mund dhe duhet ti rezistosh disa tundimeve. E nese nuk i reziston dot, sdo te thot medoemos qe se do ate person, por qe sja ke iden as vet se cfare dreqin do. :D :D
 
Nuk mund te them qe kurrrrrrrrr ose me mir keshtu e mendoja para 1 vite e ca kohe por kur ndolli ja fala !!! por besimi qe kisha per ate person nuk ishte me i njejte zhdo veprim zhdo sjellje nuk me bente qe ti besoja me dhe keshtu kaluan disa muaje dhe i dhashe fund sepse ishte nje gje e kot te vazhdoja ende kur e dija qe nuk do fitoja me besimin tek ai person sepse jam nje " tip" qe nese e humb besimin nuk ka burre nane qe ma kthen mendjen :D
Prandaj mund tja fal por nuk do vazhdoja me me ate person .
 
Sigurisht qe





Po.....une sjam perfekt prandaj do ja falja vetes partneres jo :D

Ps : (nuk quhet vota ime se votova jo :( )
 
Ua Linda aman, tradhti eshte vetem puthja??? Ateher nese nuk i fal dot asnje gje te tille do te thot qe dhe ty per te sta ndjejte shume, sepse te shumta mund te jen rrethant qe te sjellin ne nje gjest te tille. Nuk e di un cfare ideje paskeni ju per tradhtin, por nuk duhet te nisesh kuuuurre me mendjen qe "un, kush un?? Jo joo, un sdo e beja Kurre!!!" Mbase un jam teper pro liris, nuk e di.

O trendiiiii:p
Nqs ai vertet te don, cdo lloj rrethane mund te jete ne mes, por te respekton!
Pervec se shej dashurie "mos te tradhtosh" eshte shej respekti, dhe thjeshte nje puthje te jete ajo, mos harro qe cdo gje nga nje puthje fillon.
Nje lidhje bazohet tek besimi, kur ai sic thua ti "vetem" puth nje tjeter, besimi im iken per fik.. ne nje lidhje qe nuk bazohet ne besim, nuk eshte e denje per tu quajtur lidhje! Kot qe vazhdon!
Kshu qe do e mos, ajo lidhje ka marr fund!
 
Tradhtia në çdo rrethanë bëhet me vetëdije të plotë. Në shumë raste pasojat e saj nuk vlerësohen si duhet nga ai/ajo që tradhëton. Kjo nuk do të thotë që mund të falet tradhëtia. Kurrën e kurrës! Mund të falet personi që ka tradhëtuar por zakonisht kjo shoqërohet me një rritje të madhe të xhelozisë.

Personalisht, nuk e di a do mund të falja.

Arsyet që mund të çojnë në tradhëti janë të shumëllojshme.
 
Alarm:Familja shqiptare drejt shkaterrimit



Vetem ne muaj e pare te ketij viti, rreth 300 femije mbeten jetime, per shkak te divorcit te realizuar mes 90 cifteve, nga qyteti me shkallen e larte te kerkesave per ndarje. Ne mbyllje e siper ne gjykate, edhe 90 procese te tjera. Flasin gjyqtaret: "Shkaqet kryesore, injoranca, varferia dhe grindjet ne familje, per tradheti te dyfishte bashkeshortore"

FIER - Rreth 300 femije ne qytetin e Fierit, prej pese muajsh kane mbetur jetime pasi prinderit e tyre, per shkaqe te ndryshme, kryesisht ekonomike dhe personale, i kane dhene fund martesave, duke shkelur "kuroren". Fakti pohohet per "Korrieri"-n, nga burime zyrtare te Gjykates se Shkalles se Pare te Fierit. Ata theksojne se vetem ne pese muajt e pare te vitit ne vazhdim, jane divorcuar perfundimisht, 90 cifte qytetare te Fierit. Kurse ne proces te konkludimit e siper te divorcit, jane edhe 90 cifte te tjera. Lamtumira ka ardhur sipas burimeve te mesiperme, ne pjesen me te madhe te rasteve, nga prinder qe gezojne nje deri ne kater femije.

Ne gjykaten e rrethit gjyqesor te Fierit, numri i ndarjeve te cifteve, pranohet se eshte teper problematik. Nderkohe shume ceshtje te kesaj natyre jane dorezuar ne sekretari ne pritje per t'u shqyrtuar. "Jo pak por plot 180 ceshtje per ndarje ciftesh jane depozituar prane sekretarise, vetem per 5 mujorin e pare te ketij viti. Nderkohe gjyqtaret e ceshtjeve civile kane perfunduar me zgjidhje martese 90 ceshtje", detajojne burime zyrtare. Sipas gjyqtarit Alfred Konomi, "dhjetra familje ndahen per arsye te ndryshme, si niveli ulet intelektual, ai ekonomik, etj.". sipas Konomit, "keto kontradikta midis tyre jane gjithmone ne rritje duke shkaktuar ftohjen e marredhenieve midis tyre". Jane grate ato qe kerkojne divorcin duke akuzuar burrat per tradheti bashkeshortore. Por edhe burrat, ne kerkesat drejtuar gjykates te lene te kuptosh se grate, nuk mbajne qendrim te mire ndaj jetes bashkeshortore. Ne keto kushte paditesi ose paditsja mbeshtesin kerkesen e tyre duke u shprehur ne fund: "Meqenese paditesja kerkon qe martesa te zgjidhet edhe une jam dakort se nuk mbaj grua ose burre me zor". Vlen te theksohet se 80 per qind e cifteve kane qene me femije. Sipas vendimit te gjykates, 60 per qind e rasteve femijet iu jane lene nenave dhe 20 per qind jane ndare femijet midis burrit dhe gruas. Ndersa gjyqtari Skender Damini i cili i referohet gjykimeve te zhvilluara ne proceset e tij, lidhur me kete problem shprehet: "Ndarjet kane ardhur dhe si pasoje e ndryshimeve te mentaliteteve te burrave dhe te grave te cilet marrin vendime per jeten e tyre kur shikojne qe dicka nuk shkon midis tyre". Ndersa gjyqtari Ergys Selmani shprehet se "ne disa raste, edhe vete cuditemi kur kerkohet pa shkak prishja e kurores, se gruaja nuk respekton njerezit e burrit". Me pas Selmani shton se shkaktar per ndarjen e cifteve eshte edhe emigracioni. "Shkeputja per nje kohe te gjate e burrave ose e grave kane ndikuar negativisht per nje bashkejetese te metejshme dhe ne keto raste ato jane te pashmangshme", shprehet gjyqtari. Megjithate nga ana e gjyqtareve fierake, permenden edhe raste ku si rezultat edhe i punes se tyre te ciftet, kane bere te mundur, ribashkimin e tyre pa u kryer zyrtarisht divorci ne gjykate. Xhemil Beharaj

STATISTIKAT

JANAR-MAJ 2004

Te divorcuar, 90 cifte

Ne proces mbylljeje, 90 cifte

Ne 80%, me femije

Mbeten jetime, 300 femije

Ne 60% te rasteve femijet

iu jane lene nenave

Ne 20% te rasteve, femijet

jane ndare midis burrit e gruas


"KORRIERI"
 
- cudia me e madhe tre dite zgjat...

- ti thua ta hame turpin me buke???

- edhe nje gote vere nga mbrapa dhe...

Ne fillim duhet te dish kuptimin e e tradhtise

Tradhtia nuk eshte ne gjendje te kryhet asnjehere (almost) nga mashkulli sepse tradhtia eshte gjithmone e paramenduar-medituar, e keq-qellimshme e fshehte e bluajtur derisa ne monentin e duhur ekzekutohet me gjakftohtesi

Eshte vetem femra ajo qe ne baze te perkufizimit te tradhtise permbush kto kritere.

Mashkulli tradicionalisht eshte "the provider", mirepo gjithmone do kete atje nje Tom qe eshte me i suksesshem apo nje Harry qe drives a better car apo nje D1ck qe ben dhurata me teper. Pra nevojat emocionale te femres nuk jane gje tjeter vecse ato materiale si perfituese e statusit te te siguruares qe femra eshte

Pra kuptimi i tradhtise nuk perfshine asnjehere veprim instiktiv ( bile mashkulli eshte shume krenar ta mbaj te fshhte) dhe kur flasim per tradhti te mashkullit ne fakt flasim per tradhti (ne thonjeza) ose ne kuptimin metaforik qe huazohet nga tradhtia femerore
 
A MUND Tث FALET TRADHثTIA?
Më tradhëtoi… e tradhëtova… e fala… nuk munda ta falja…e pranova për hir të fëmijëve…. Këto janë disa nga shprehjet të cilat pas vetes kanë tradhëtinë. A është e lehtë të falet një tradhëti tashmë që shumë bindje rreth marrëdhënieve seksuale, martesës, familjes kanë ndryshuar? Si ndiehet një femër pas një tradhëtie? A mund ta pranojë sërish partnerin?

NUK MUND Tث FAL TRADHثTINث E TIM SHOQI!

Më fal…Im shoq nuk mund të më thoshte më shumë se kaq. Ai qëndronte në hyrjen e apartamentit tonë të cilin e kishim blerë para pesë vjetësh. Nuk isha në gjendje të thoja asgjë: ai u afrua, më përqafoi dhe më shtërngoi fort. Më kërkoi edhe një herë të falur. Gjithçka ishte e turbulltë në mendjen time. Nuk dija çfarë të mendoja, të ndjeja. Nuk e kuptoja nëse isha e lumtur ose jo. Dhe i thashtë po, po se e kisha falur dhe se ai mund të rikthehej me mua dhe me dy fëmijët tanë. Dhe fëmijët ishin arsyeja kryesore që e pranova: ata do të lumturoheshin kur ta shihnin përsëri. Gjatë dy muajëve të mungesës së tij më është dashur t’i gënjej përditë: babi është në punë, në udhëtime të gjata dhe do të kthehet sa më shpejt. Brenda vuajtjes time shpresoja se ai një ditë do të kthehej sërisht: ishte kjo shpresë që më jepte kurajon të mos u thoja të vërtetën por nëse fëmijët tanë do të ishin pak më të mëdhenj a do ta falnin babin që i braktisi për dy muaj dhe gjatë kësaj kohe nuk u interesua asnjëherë për ta?
Gjithçka nisi para dy muajsh: një fund javë më tha se do të nisej për një seminar 1 javor. Puna e tij kërkonte që ai të udhëtonte shpesh ndaj dhe ky lajm m’u duk shumë i pranueshëm. Nga mesi i javës në vazhdim pas disa ditë heshtjeje më mori në telefon. Nga zëri e kuptova se diçka nuk shkonte siç duhej. “Cfarë ka ndodhur” - e pyeta. Heshtje e gjatë. Ai nuk ishte në gjendje të gjente fjalët, të jepte një shpjegim. Më tha se në fund të javës nuk mund të kthehej në shtëpi. E pyeta nëse ishte më dikë tjetër, me një grua tjetër. Një heshtje e gjatë pasoi përsëri. Dhe aty gjeta shpjegimin: ai më kishte gënjyer: nuk kishte patur kurrë seminar, një grua tjetër kishte zënë vend në jetën e tij.
Gjatë këtij muaji që jemi bashkë diçka është bërë e qartë për mua: nuk mundem të harroj dhe të fal tradhëtinë. اdo ditë do të ketë një detaj që do të më kujtojë poshtërsinë e tij. اdo vonesë lind në kokën time një mijë dyshime: Ku është ai? Përse po vonohet? Thua të jetë me dikë tjetër? اdo ditë e marr në telefon në zyrë duke gjetur një qind arësye thjesht për të vërtetuar se ku është. Nuk mundem në asnjë moment të çlirohem nga ideja se më parë një grua tjetër ka qënë pranë tij: e kujtoj atë tjetrën kur ai më përqafon, kur më puth, kur më thotë se me do. Me tradhëtinë e tij më ka plagosur dhe kjo plagë nuk do të mbyllet madje kam përshtypjen se ajo vazhdon të acarohet çdo ditë.
Im shoq mund të mendojë se e kam falur, por unë nuk mundem ta besoj këtë gjë. Nuk kemi folur më asnjëherë për tradhëtinë pas kthimit në shtëpi të tim shoqi. Ndihem keq. Më duket sikur çdo ditë me të është një tradhëti ndaj vetes sime. Në çdo xhest timin, në çdo përkëdhelje timen unë mungoj. Ndoshta do të ndihesha më mirë nëse s’do t’ia kisha hapur më derën time, nëse do të vazhdoja të jetoja me paqe me veten dhe me fëmijët e mi. ثshtë e vërtetë, mezi e prisja rikthimin e tij, por në fakt burri që unë doja, femra që unë isha, nuk janë më. اfarë duhet të bëj: të pranoj atë duke tradhëtuar veten?
Përgjigje: Shpesh herë fëmijët shihen si shkaku i pranimit të partnerit pas një tradhëtie. Njëri prej partnerëve është gati të pranojë dhunën, të mashtrojë veten, të bëjë kompromise nga më të komplikuarat për hir të fëmijëve. Në pamje të parë kjo zgjedhje mund të duket normale, madje mund të aprovohet nga të afërmit. “Bravo! Ti je vërtetë heroninë që duron një kafshë si yt shoq për hir të fëmijëve”. Por në fakt ky është vetëm fillimi. Fëmijët nuk janë qënie që s’kuptojnë, madje në shumë raste ata mund të ndjejnë edhe gjëra që rriturit nuk i shohin dot. Për fëmijën nuk mjafton thjesht të ketë një mami dhe babi prezent në familje, por dy njerëz që komunikojnë dhe që duhen. Për fëmijën do të ishte më mirë të jetonte me dy prindër të divorcuar sesa me një mami dhe babi që në një moment shpërthimi nervash do t’i kujtojnë se ai është shkaku i sakrificës së tyre, se nëse s’do të kishte qënë ai do të kishte qënë më mirë. Në fakt edhe tradita jonë mbështet idenë se me lindjen e një fëmije mundësia për divorc është më e vogël: “Tani që u bëre me fëmije duhet ta durosh”-kështu këshillojnë shpesh mamatë vajzat e tyre. Sigurisht, me lindjen e fëmijës rriten përgjegjësitë: një fëmijë ka nevojë të rritet me një mami dhe babi, por me kusht që këta të jenë të vërtetë. Fëmija nuk duhet të jetë “mjeti” në duart e prindërve, shkaku për të qëndruar bashkë ose jo. Ky shkak duhet kërkuar tek marrëdhënia në çift, tek dashuria.

Reagimet e grave ndaj tradhëtisë janë të ndryshme: dikush e pranon me idenë se tek meshkujt tradhëtia është e falshme, dikush sepse është falur dikur, dikush me shpresën e hakmarrjes, dikush për shkak të fëmijëve dikush edhe mund të vrasë. Përvoja tregon se një grua e përkushtuar ndaj partnerit dhe ndaj familjes, që nuk arrin ta gjej shkakun e tradhëtisë tek vetja e ka më të vështirë të fal. Ajo nuk mundet të zgjedhë midis faljes së tradhëtisë së partnerit dhe tradhëtisë ndaj vetes. Pas pranimit qoftë edhe formal të partnerit ajo ndjen një dëmtim të parametrave personale: ajo humbet paqen me veten, qartësinë, harmoninë dhe sigurinë e dikurshme. Ajo fillon të jetojë e rrethuar nga një sërë dyshimesh: ajo nis të hetojë me bindjen se kush tradhëton njëherë, mund të tradhëtojë përsëri. Ajo shndërrohet në “hetuese” në kërkim të vazhdueshëm të provave të cilat do të vërtetojnë hipotezat e saj. Për shkak të këtij “pozicioni” të ri, ajo nis të ndjejë se po humbet shumë nga vetja, se nuk është me e qetë dhe e vërtetë në gjërat që bën.
Cfarë duhet të bëjë Rudina për të zgjidhur konfliktin me veten? T’i japësh kohë vetes…. Me kalimin e ditëve do të ndihesh më e qartë në lidhje me gjendjen tënde. Ti shkruan se asnjëherë nuk ke folur me partnerin për dyshimet dhe shqetësime e tua. Ndoshta duke folur do të ndihesh më e sigurt për vendin që zë tek ai dhe për atë që ti ndjen për të. Pranimi nuk është i lehtë në kushtet kur ti vazhdon të mendosh për “atë tjetrën” pranë tij. Konfuzioni i ndjenjave; urrejtja, dashuria, frika, pasiguria, dëshira për hakmarrje mund të pengojnë që ti shohësh gjërat qartë. Jepi kohës vetes dhe përpiqu të gjesh përgjigjen tek ajo që ti ndjen për partnerin tënd.
 
OPINIONE:

Juliana 25 vjeç
Të falësh një tradhëti? Nuk e di. Unë jam e martuar që prej dy vjetësh. Thjesht ideja se ai mund të pëlqejë dikë më shkatërron dhe jo më ta mendoj me dikë tjetër. Nuk është e vështirë të shmangesh një tradhëti: nëse jep dashuri, nëse kujdesesh për partnerin ai do të jetë gjithmonë tek ty.

Irela 27 vjeç
Tradhëtia e tim shoqi më bëri që ta shihja veten ndryshe: për herë të parë pyeta veten se çfarë më mungonte dhe çfarë nuk shkonte me mua. Dikush më kishte thënë se ai kishte marrëdhënie me dikë tjetër. Nuk arrita ta besoja deri në momentin kur e pashë të përqafuar me atë grua në makinën e tij. E doja shumë: për mua ai ishte gjithçka. E kuptova se për të rifituar tim shoq duhet të luftoja, duhet të bëhesha më e denjë për të. Tani besoj se ai është i imi përfundimisht.

Jonida 37 vjeç
Pasi e pranova tradhëtinë e tim shoqi jam ndjerë aq shumë e transformuar sa që nuk e njihja më veten: kaloja rrugëve dhe më dukej sikur njerëzit pas meje tregonin historinë time. Kjo ide më persekutonte jo vetëm javët e para por edhe tani që kanë kaluar shumë kohë. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se një mashkull që shkel mbi martesën njëherë nuk e ka të vështirë ta bëjë edhe herë të tjera.

Fabiola 26 vjeç
Më tradhëtoi vetëm pas 6 muajsh martesë. Dhe me kë? Me atë me që ma kishte prezentuar si shoqen e ngushtë. Kishim dalë bashkë shumë herë dhe ndihesha shumë mirë më të. Më kërkoi falje në një qind forma, nuk munda që ta falja megjithëse e dija që kisha shumë nevojë për të. Fatmirësisht nuk kishim fëmijë dhe ndarja ishte më e thjeshtë.

Kela 26 vjeç
Im shoq dy vjet më i madh se unë nisi një lidhje të re pesë muaj pas lindjes së fëmijës së parë. Bebin, i cili sipas tij ishte i parakohshëm i cënonte lirinë, stilin e mëparshëm të jetesës. Kjo lidhje e re ishte një mënyrë për t’i treguar vetes se fëmija nuk mund ta pengonte, nuk e plakte. Eh, sigurisht nuk e pata të vështirë ta falja, por ndoshta është më mirë një grua e tradhëtuar sesa një mami pa babi për fëmijën.


Agimi.com
 
me fal qe po nderhyj, po me beri shume pershtypje absolutizmi jot.
ve bast qe ske rene asnjehere ne dashuri dhe biles ske pasur asnje lidhje( me fal per nderhyrjen ne sferen personale po nuk mund te anashkalohej).

ti nuk e di do tradhtosh apo jo, se je akoma shume e re. tradhtia nuk eshte dicka negative si e konceptojne shumica. shpesh here t endihmon te kuptosh ate qe do tivertet nga vetja nga nje lidhje dhe nga partneri.( gjithmone po flas per tradhtine sic po del ketu, ose si e koncepton shumica). shpesh here t endihmone te besh zgjedhjen e duhur per ty.
eshte pjese e zhvillimit.

Shko e ve bast se e fiton. ;)
Mendoj qe une e njoh mire veten time,nuk kam perfunduar se njohuri akoma se çdo dite njoh diçka te re tek UNE por ne disa gjera e njoh veten dhe e di çfare dua nga jeta.Nese dikush do me tradhetonte mua,fillimisht do mundohesha te kuptoja motivet se pse ai ka kerkuar diçka tek dikush tjeter.Do shikoja rrethanat e tradhetise e shume gjera te tjera.Mbase do e falja e kur them falja nuk do ja permendja me,se ndryshe eshte e kote te falesh nje person e pastaj t'ia perplasesh turinjve per gjithçka.Mbase jo.
Ndersa nese une do tradhetoja (gje qe e perseris me bindje te plote nuk do ndodhe pikerisht se njoh veten dhe se e di se çfare dua nga dikush qe ne fillim) do i thoja se çfare ka ndodhur dhe nuk do i kerkoja falje.S'po e perseris dhe njehere ate qe kam shkruar me lart.Jam e mendimit qe nese ne nje çift ka dialog,thuhen gjerat hapur s'ke pse tradheton.
Mua personalisht nuk me pelqejne keto justifikimet e kota qe behen ketu.Nga njera ane thoni nese dashuron nuk tradheton,nga ana tjeter thoni se tradhetia te ndihmon te kuptosh se çfare do nga jeta e nga vetja.
Gjithmone sipas mendimit tim,si shikoj une jeten,nese nje person duhet te tradhetoje per te kuptuar se çfare do nga jeta qenka bere keq puna.
Une nuk i shikoj ndonje aspekt pozitiv tradhetise...Pastaj mbase une gabohem.Por keshtu e mendoj.
 
Ne momentet e para te veprimin, do mendoja Kurrrrre, por jam e sigurte se i jap nje mundesi degjimi, por shumee veshtire...
 
Shko e ve bast se e fiton. ;)
Mendoj qe une e njoh mire veten time,nuk kam perfunduar se njohuri akoma se çdo dite njoh diçka te re tek UNE por ne disa gjera e njoh veten dhe e di çfare dua nga jeta.Nese dikush do me tradhetonte mua,fillimisht do mundohesha te kuptoja motivet se pse ai ka kerkuar diçka tek dikush tjeter.Do shikoja rrethanat e tradhetise e shume gjera te tjera.Mbase do e falja e kur them falja nuk do ja permendja me,se ndryshe eshte e kote te falesh nje person e pastaj t'ia perplasesh turinjve per gjithçka.Mbase jo.
Ndersa nese une do tradhetoja (gje qe e perseris me bindje te plote nuk do ndodhe pikerisht se njoh veten dhe se e di se çfare dua nga dikush qe ne fillim) do i thoja se çfare ka ndodhur dhe nuk do i kerkoja falje.S'po e perseris dhe njehere ate qe kam shkruar me lart.Jam e mendimit qe nese ne nje çift ka dialog,thuhen gjerat hapur s'ke pse tradheton.
Mua personalisht nuk me pelqejne keto justifikimet e kota qe behen ketu.Nga njera ane thoni nese dashuron nuk tradheton,nga ana tjeter thoni se tradhetia te ndihmon te kuptosh se çfare do nga jeta e nga vetja.
Gjithmone sipas mendimit tim,si shikoj une jeten,nese nje person duhet te tradhetoje per te kuptuar se çfare do nga jeta qenka bere keq puna.
Une nuk i shikoj ndonje aspekt pozitiv tradhetise...Pastaj mbase une gabohem.Por keshtu e mendoj.

Bianka, ti ben mire qe mendon keshtu... pikenisja jote eshte ashtu siç duhet te jete... Por jetes nuk i dihet... veten nuk e njeh dot asnjehere... mund te gabosh ne c'do kohe (moshe) dhe c'do moment !

Pastaj, asnjeri nuk trathton me vetedije, por gjerat mund te vijn ne ate menyre qe ti as vet se kupton qe po trathton ate qe do me shume nga te gjithe.... sikur kjo te jete edhe vetem ne mendime !
Nqs se kupton se c'fare po te them, ateher te uroj qe mos ta jetosh dicka te tille qe ta kuptosh... me mire te rri mister kjo gje per ty ! :D
 
Bianka, ti ben mire qe mendon keshtu... pikenisja jote eshte ashtu siç duhet te jete... Por jetes nuk i dihet... veten nuk e njeh dot asnjehere... mund te gabosh ne c'do kohe (moshe) dhe c'do moment !

Kete e thashe dhe une,qe nje njeri nuk rresht kurre se njohuri vetveten...Ama ne disa gjera e njeh se ndryshe kot po merr fryme ne toke.

Pastaj, asnjeri nuk trathton me vetedije, por gjerat mund te vijn ne ate menyre qe ti as vet se kupton qe po trathton ate qe do me shume nga te gjithe.... sikur kjo te jete edhe vetem ne mendime !
Nqs se kupton se c'fare po te them, ateher te uroj qe mos ta jetosh dicka te tille qe ta kuptosh... me mire te rri mister kjo gje per ty ! :D

Shume justifikime jepen per te justifikuar nje veprim qe s'ka te justifikuar...Te pakten jo kete justifikemet qe jepni ju.
Nese dikush tradheton,tradheton me vetedije te plote...Perveç ne rasteve kur je i pire,apo ke marre substanca te tjera qe mund ta kuptoj qe nuk e di ç'po ben.Kur dikush arrin te tradhetoje,per si e shikoj une,ka arritur te mendoje mire gjerat.Ka bere arsyetimet e tij,ka bindjen e plote qe diçka nuk shkon me ate qe ka ne krah dhe po kerkon diçka tjeter.Dmth ka paramenduar gjithçka.
Njoh shume njerez qe kane tradhetuar,dhe kur me thone motivet mbetem me goje hapur...Shkoj me vajza te tjera se nuk me pelqen ti kerkoj goces time te beje disa gjera...Nuk hahet e njejta gjelle dite per dite...Te shijon seksi kur je ne tension se mbase mund te zbuloje partnerja..etj etj etj. E nese nuk eshte paramendim ky,nese nuk quhet kjo vetedije atehere s'paskam kuptuar gje nga jeta une.
 
eh une tradhetine e kam profesion,por te me tradhetojne mua.....eh jo. pune qe nuk behet,ajo qe me tradheton(me ka tradhetuar) e paguan(e ka paguar) shume shtrenjt.lol.


tradhetine nuk e shlyen asgje,kurre asgje.
 
Shume justifikime jepen per te justifikuar nje veprim qe s'ka te justifikuar...Te pakten jo kete justifikemet qe jepni ju.
Nese dikush tradheton,tradheton me vetedije te plote...Perveç ne rasteve kur je i pire,apo ke marre substanca te tjera qe mund ta kuptoj qe nuk e di ç'po ben.Kur dikush arrin te tradhetoje,per si e shikoj une,ka arritur te mendoje mire gjerat.Ka bere arsyetimet e tij,ka bindjen e plote qe diçka nuk shkon me ate qe ka ne krah dhe po kerkon diçka tjeter.Dmth ka paramenduar gjithçka.
Njoh shume njerez qe kane tradhetuar,dhe kur me thone motivet mbetem me goje hapur...Shkoj me vajza te tjera se nuk me pelqen ti kerkoj goces time te beje disa gjera...Nuk hahet e njejta gjelle dite per dite...Te shijon seksi kur je ne tension se mbase mund te zbuloje partnerja..etj etj etj. E nese nuk eshte paramendim ky,nese nuk quhet kjo vetedije atehere s'paskam kuptuar gje nga jeta une.

Trathtia nuk ndodh gjithmon me paramendim, ose kur je i/e pire !

Ti paske njoft njerez qe kane tradhetuar me vetedije (me keto qe shkruan)

Menyren tjeter te tradhetise nuk po ta shpjegoj perseri sepse e shikoj qe nuk po me kupton ;)

Dhe nuk po them qe kur nuk eshte me vetedije duhet falur... por duhet te kuptosh qe njeriu gabon pa e kuptuar dhe vet...
 
O trendiiiii:p
Nqs ai vertet te don, cdo lloj rrethane mund te jete ne mes, por te respekton!
Pervec se shej dashurie "mos te tradhtosh" eshte shej respekti, dhe thjeshte nje puthje te jete ajo, mos harro qe cdo gje nga nje puthje fillon.
Nje lidhje bazohet tek besimi, kur ai sic thua ti "vetem" puth nje tjeter, besimi im iken per fik.. ne nje lidhje qe nuk bazohet ne besim, nuk eshte e denje per tu quajtur lidhje! Kot qe vazhdon!
Kshu qe do e mos, ajo lidhje ka marr fund!

Jam ploooooooooooooootesisht dakort qe nje lidhje rron dhe per me shume ushqehet me besim, kte e kam bere filozofi jetese, dhe prandaj nuk kerkoj kurre kerkes llogarie. Kur dy persona lidhen nuk "lidhen" me litar, secili eshte i liri brenda kufive. Por nese ndjenja jote eshte e forte, ateher nuk mund t perkulet vec me nje puthje te dhen rastesisht. Po e vertet, cdo gje lind me nje puthje tamam si mund edhe te perfundoj aty. Jo cdo gje behet me paramendim, dhe besimi eshte tamam ai qe te ben te kuptosh mungesen e paramendimit. Nuk po them te jetosh me sy mbyllur, por ti hapesh pertej te mundures.

Nejse, Bianca te them dicka, ti flet keshtu por do isha kurioze se si do reagoje nese do ndodheshe vertet ne nje situat tradhetie, me nje mori ndjenjash ne mes nga te dyja anet. Dhe mos mendo se tradhetia behet vec me paramendim sik ke shkruajtur, te siguroj qe nuk eshte aspak kshu, jam dakort me fragon, tradhtia te lejon te kuptosh kufit e tua ne radhe te pare. Njeriu nuk eshte aq i forte ndaj tundimeve sic mund t jet ne teori ne nje postim ne forum. Edhe Un e njof vet veten, e kam provuar se cdo te thot tradhti nga dikush qe mendoje se te donte, por, prap nuk mund te them qe do arrija te rezistoja edhe vet un ne cdo lloj rrethane, sjam hipokrite. Pastaj normale varet, nese rri gjithe kohes ne shpi, te dy partneret gjithe kohes bashke si ne nje burg te standardizuar pa kaos, ateher po qe tradhtia behet me paramendim. Per mua mungesa e liris behet shkas per cdo lloj tradhtie dhe ligesie te paramenduar, dhe jo e kunderta.
 
ooooooooooooooo nuk e fal dhe pikeeeeeeeeeee.......si dreqin harrohet qe ai ka prek puth,ose me keq dashuruar 1 tj???????????perkundrazi do shktarroja cdo gje tijen(duke u nis nga makina) e ne fund do i thoja LAMTUMIRE BURRACAK..........
 
ooooooooooooooo nuk e fal dhe pikeeeeeeeeeee.......si dreqin harrohet qe ai ka prek puth,ose me keq dashuruar 1 tj???????????perkundrazi do shktarroja cdo gje tijen(duke u nis nga makina) e ne fund do i thoja LAMTUMIRE BURRACAK..........


:bum :bum :bum u rock girl!!! :D :D shume pergjigje e sinqerte!!! e mendoja tamam kshu dhe un para ca kohesh...por nese shef thell thell, do te thot qe gjithe ato vite te humbura kot i bie ti kesh humbur me nje burracak qe per me shume dhe e vleresoje???? Nejseeeeeeeeeeeeeeeeee, ky eshte reagimi i momentit them un.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top