Alarm:Familja shqiptare drejt shkaterrimit
Vetem ne muaj e pare te ketij viti, rreth 300 femije mbeten jetime, per shkak te divorcit te realizuar mes 90 cifteve, nga qyteti me shkallen e larte te kerkesave per ndarje. Ne mbyllje e siper ne gjykate, edhe 90 procese te tjera. Flasin gjyqtaret: "Shkaqet kryesore, injoranca, varferia dhe grindjet ne familje, per tradheti te dyfishte bashkeshortore"
FIER - Rreth 300 femije ne qytetin e Fierit, prej pese muajsh kane mbetur jetime pasi prinderit e tyre, per shkaqe te ndryshme, kryesisht ekonomike dhe personale, i kane dhene fund martesave, duke shkelur "kuroren". Fakti pohohet per "Korrieri"-n, nga burime zyrtare te Gjykates se Shkalles se Pare te Fierit. Ata theksojne se vetem ne pese muajt e pare te vitit ne vazhdim, jane divorcuar perfundimisht, 90 cifte qytetare te Fierit. Kurse ne proces te konkludimit e siper te divorcit, jane edhe 90 cifte te tjera. Lamtumira ka ardhur sipas burimeve te mesiperme, ne pjesen me te madhe te rasteve, nga prinder qe gezojne nje deri ne kater femije.
Ne gjykaten e rrethit gjyqesor te Fierit, numri i ndarjeve te cifteve, pranohet se eshte teper problematik. Nderkohe shume ceshtje te kesaj natyre jane dorezuar ne sekretari ne pritje per t'u shqyrtuar. "Jo pak por plot 180 ceshtje per ndarje ciftesh jane depozituar prane sekretarise, vetem per 5 mujorin e pare te ketij viti. Nderkohe gjyqtaret e ceshtjeve civile kane perfunduar me zgjidhje martese 90 ceshtje", detajojne burime zyrtare. Sipas gjyqtarit Alfred Konomi, "dhjetra familje ndahen per arsye te ndryshme, si niveli ulet intelektual, ai ekonomik, etj.". sipas Konomit, "keto kontradikta midis tyre jane gjithmone ne rritje duke shkaktuar ftohjen e marredhenieve midis tyre". Jane grate ato qe kerkojne divorcin duke akuzuar burrat per tradheti bashkeshortore. Por edhe burrat, ne kerkesat drejtuar gjykates te lene te kuptosh se grate, nuk mbajne qendrim te mire ndaj jetes bashkeshortore. Ne keto kushte paditesi ose paditsja mbeshtesin kerkesen e tyre duke u shprehur ne fund: "Meqenese paditesja kerkon qe martesa te zgjidhet edhe une jam dakort se nuk mbaj grua ose burre me zor". Vlen te theksohet se 80 per qind e cifteve kane qene me femije. Sipas vendimit te gjykates, 60 per qind e rasteve femijet iu jane lene nenave dhe 20 per qind jane ndare femijet midis burrit dhe gruas. Ndersa gjyqtari Skender Damini i cili i referohet gjykimeve te zhvilluara ne proceset e tij, lidhur me kete problem shprehet: "Ndarjet kane ardhur dhe si pasoje e ndryshimeve te mentaliteteve te burrave dhe te grave te cilet marrin vendime per jeten e tyre kur shikojne qe dicka nuk shkon midis tyre". Ndersa gjyqtari Ergys Selmani shprehet se "ne disa raste, edhe vete cuditemi kur kerkohet pa shkak prishja e kurores, se gruaja nuk respekton njerezit e burrit". Me pas Selmani shton se shkaktar per ndarjen e cifteve eshte edhe emigracioni. "Shkeputja per nje kohe te gjate e burrave ose e grave kane ndikuar negativisht per nje bashkejetese te metejshme dhe ne keto raste ato jane te pashmangshme", shprehet gjyqtari. Megjithate nga ana e gjyqtareve fierake, permenden edhe raste ku si rezultat edhe i punes se tyre te ciftet, kane bere te mundur, ribashkimin e tyre pa u kryer zyrtarisht divorci ne gjykate. Xhemil Beharaj
STATISTIKAT
JANAR-MAJ 2004
Te divorcuar, 90 cifte
Ne proces mbylljeje, 90 cifte
Ne 80%, me femije
Mbeten jetime, 300 femije
Ne 60% te rasteve femijet
iu jane lene nenave
Ne 20% te rasteve, femijet
jane ndare midis burrit e gruas
"KORRIERI"