GLOOM
Catch me if you can...
Xhelozia eshte normale, por xhelozia e semure ka shkaqet e saja, te cilat jane ndonjehere te renda.
Nese ju beni filma me imagjinaten tuaj per ate, i cili eshte i përqafuar me nje tjeter, nese keni arritur ne kete stad, pa dyshim ju jeni xheloze. Lajm i mire. Xhelozia mund te sherohet! Si te përballeni me kete fiksim ?Kete e shpjegon nje psikoterapiste e specializuar per " Fjalen e Femres'
Te gjithe kemi provuar pak xhelozi tek partneri yne . Por kur mund ta njohim xhelozine e semure?
Te ndjeni pak xhelozi do te thote se ne e duam te dashurine tone. Por qe te jeni vazhdimisht xheloze tregon qe ka nje problem. Me pas behet nje spiunazh i vertet : telefonatat, mesazhr, e-mail-et ; kur nj efemer i afrohet dhe kur ndiheni e kercenuar, pra keto kemi te bejme me nje xhelozi te semure.
Kush jane simptomat qe ne duhet te kemi kujdes?
Ju krijohet lemsh ne gryke, ndryshoni humorin shpesh ( frika, zemërimi, trishtimi).Ato qe e jetojne, do te gjejne gjithmonë shkakun per te nxjerr dicka, duke i konfirmuar dyshimet e saja derisa behet e fiksuar.
A eshte me mire te flasim me partnerin derisa ai te zbuloj te gjithe simptomat tona si: kërkimi ne xhepat e pantallonave, hapja e sirtarëve dhe te e-mail-eve..?
Shpesh kjo situate mund ta largoj ate nga ne. Te diskutoni mund pra te siguroje xhelozine por mos harroni qe te shprehni xhelozine mund te jete shume e veshtire sepse ajo nuk vlerësohet. Prandaj kini kujdes nga ajo qe diskutoni , mos e nxirrni veten shume te dobet.
A ka partneri yne nje rol ne sherimin tone? Cilat jane sjelljet qe duhet ai te përshtati per te na ndihmuar?
Partneri ka nje rol te rendesishme : Ai duhet te bej kujdes qe partnerja e tij mos te ndihet e pa vlerësuar. Ai duhet te vlerësoj faktin qe ajo ka filluar te flasi . Gjithashtu ai duhet te rrije i qete sepse nje moment zemërimi mund te ushqej dyshimin tek ajo . Duke pasur nje reagim te dhunshem, ai do te rrezikoje qe te rrisi tek partnerja e tij ndjenjën e përçmimit.
Ne nuk jemi xheloz. Nga se vjen kjo vuajtje xhelozie ne nje cift?
Shume shpesh xhelozia e ka prejardhjen nga femijeria ose adoleshenca; braktisja, ndarja, largimi, traumat... Nje model cifti jane dhe pernderit tane , te cilet ndikojne shume jeten tone dashurore.
A mund te sherohemi nga ky fiksim ?
Mund te sheroheni me ndihmen e nje profesionisti te psikoterapise. Me ate ju do te eksploroni historine tuaj dhe ate te prindërve.
Kush jane etapat me te rendesishme te nje terapia?
Etapat kryesore jane: te mos jeni e ndrojtur, te kuptoni shkaqet e xhelozise dhe ti kaloni ( femijeri, adoleshence, imazhi prinderor..) , te sheroheni nga frika e braktisjes , te jeni te ndërgjegjshme se sa besim keni, te ndertni nje imazh te mire per veten , te mesoni te keni besim ne vetvete dhe te krijoni nje vizion te ri per marredhenien ne cift. Dashuria per veten eshte e rendesishme per tu sheruar nga xhelozia e semure.
Ikub.