Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

GLOOM

Catch me if you can...
Images.jpg


Xhelozia eshte normale, por xhelozia e semure ka shkaqet e saja, te cilat jane ndonjehere te renda.
Nese ju beni filma me imagjinaten tuaj per ate, i cili eshte i përqafuar me nje tjeter, nese keni arritur ne kete stad, pa dyshim ju jeni xheloze. Lajm i mire. Xhelozia mund te sherohet! Si te përballeni me kete fiksim ?Kete e shpjegon nje psikoterapiste e specializuar per " Fjalen e Femres'


Te gjithe kemi provuar pak xhelozi tek partneri yne . Por kur mund ta njohim xhelozine e semure?
Te ndjeni pak xhelozi do te thote se ne e duam te dashurine tone. Por qe te jeni vazhdimisht xheloze tregon qe ka nje problem. Me pas behet nje spiunazh i vertet : telefonatat, mesazhr, e-mail-et ; kur nj efemer i afrohet dhe kur ndiheni e kercenuar, pra keto kemi te bejme me nje xhelozi te semure.


Kush jane simptomat qe ne duhet te kemi kujdes?
Ju krijohet lemsh ne gryke, ndryshoni humorin shpesh ( frika, zemërimi, trishtimi).Ato qe e jetojne, do te gjejne gjithmonë shkakun per te nxjerr dicka, duke i konfirmuar dyshimet e saja derisa behet e fiksuar.


A eshte me mire te flasim me partnerin derisa ai te zbuloj te gjithe simptomat tona si: kërkimi ne xhepat e pantallonave, hapja e sirtarëve dhe te e-mail-eve..?
Shpesh kjo situate mund ta largoj ate nga ne. Te diskutoni mund pra te siguroje xhelozine por mos harroni qe te shprehni xhelozine mund te jete shume e veshtire sepse ajo nuk vlerësohet. Prandaj kini kujdes nga ajo qe diskutoni , mos e nxirrni veten shume te dobet.


A ka partneri yne nje rol ne sherimin tone? Cilat jane sjelljet qe duhet ai te përshtati per te na ndihmuar?
Partneri ka nje rol te rendesishme : Ai duhet te bej kujdes qe partnerja e tij mos te ndihet e pa vlerësuar. Ai duhet te vlerësoj faktin qe ajo ka filluar te flasi . Gjithashtu ai duhet te rrije i qete sepse nje moment zemërimi mund te ushqej dyshimin tek ajo . Duke pasur nje reagim te dhunshem, ai do te rrezikoje qe te rrisi tek partnerja e tij ndjenjën e përçmimit.


Ne nuk jemi xheloz. Nga se vjen kjo vuajtje xhelozie ne nje cift?
Shume shpesh xhelozia e ka prejardhjen nga femijeria ose adoleshenca; braktisja, ndarja, largimi, traumat... Nje model cifti jane dhe pernderit tane , te cilet ndikojne shume jeten tone dashurore.


A mund te sherohemi nga ky fiksim ?
Mund te sheroheni me ndihmen e nje profesionisti te psikoterapise. Me ate ju do te eksploroni historine tuaj dhe ate te prindërve.


Kush jane etapat me te rendesishme te nje terapia?
Etapat kryesore jane: te mos jeni e ndrojtur, te kuptoni shkaqet e xhelozise dhe ti kaloni ( femijeri, adoleshence, imazhi prinderor..) , te sheroheni nga frika e braktisjes , te jeni te ndërgjegjshme se sa besim keni, te ndertni nje imazh te mire per veten , te mesoni te keni besim ne vetvete dhe te krijoni nje vizion te ri per marredhenien ne cift. Dashuria per veten eshte e rendesishme per tu sheruar nga xhelozia e semure.
Ikub.
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Mund te diskutosh sa te duash me nje njeri te tille, ti thuash ca bere sot, qysh tek, e prap do gjej arsyje te ndjej xhelozi.
Ne momentin qe eshte nje xhelozi e semure, njeriu nuk ben me diferencen midis realitetit dhe imagjinates. Nqs atij i duket, qe komshiu qe po rri ne tavoline perballe jush, ta beri me sy, e ti e njeh, se sta ben njeri pa arsyje me sy, fillon lufta. Ose tek puna, pse te pershendeti portjeri, ose raste me banale qe mund te na rethojne dite per dite e qe jane me se normale aq kohe sa ke nje minimum edukate e miresjellje ( te pershendesesh, te buzeqeshesh njerezeve qe i njeh, ose te falenderosh dike qe te ndihmon).
Keta njerez arrine te shkatrojne jeten e partnerit, sepse duan kontroll komplet, e izolojne nga gjithcka, vetem per ti ofruar vetes pak qetesi ( edhe pse kjo nuk ndodh, sepse mendja tyre prap do shpiki arsyje te xhelozoj).

Nqs nuk e pranojne vete qe kane nje problem ( edhe nje te rend), e nqs nuk marin masa te kurohen e te ndryshojne, jeta me xheloz te semure eshte e PAMUNDUR.

Xhelozi ka ne cdo cift, ama me nje limit shume te madhe. Aq kohe sa ke besim tek partneri, aq kohe sa ste ofron arsyje te dyshosh, besoj qe ske arsyje ti besh skena xhelozie.
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Xhelozia eshte "semundje" e shpirtit. Dhe frika se mund te humbim njeriun e zemres na ben te ndihemi te pasigurt. Gjeja me interesante eshte ndryshimi klasik mes meshkujve dhe femrave. Eshte e thjeshte te kuptosh se edhe ne fushen e xhelozise, meshkujt dhe femrat jane te kundert. Kane analizuar kete tematike disa kerkues amerikane, kurioze nga reality i suksesshem "Cheaters". Fillimisht femra e friksuar se partneri mund te kete nje lidhje sentimentale.

Eshte e rendesishme edhe tradhetia fizike, por ajo qe tremb me shume eshte ajo e zemres. Ndersa, ai, eshte me shume i shqetesuar ne sferen seksuale. Ajo qe ndez xhelozine tek meshkujt nuk eshte vetem ceshtja dashurise, por edhe deshira. Si ka mundesi kaq shume ndryshim? Ne fakt diferencat kane ardhe si pasoje e evoluimit. Ne kete fushe, instikti kalon arsyen dhe ja u jemi duke manifestuar, xhelozine, frikerat tona te cilat mund te gjejne rrenjet e tyre qe nga kohet antike
 
Pe: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Varet cdo gje tek tipi i personit,me nje xheloz sdo jetoja kurr,sjam pergjigjese e mire ne pyetje...Sme pelqejne pyetjet e shumta,kerkesat e llogarive etj etj...Nese gjerat shkojne deri ne ate pike dmth,se dicka dyshohet e kur dyshohet ska me arsye te rrihet bashke...Nuk rrihet me nje njeri qe cdo gje qe ben ti ai do e veje ne dyshim,per cdo gje do detaje,per cdo gje duhet te mendosh si tja mbusesh mendjen...Me lehte eshte tja mbushesh mendjen veten qe nuk ec me ate njeri dhe mbyllet kapitulli...

Sipas psikologeve,xhelozia eshte nje kompleksitet ndjenjash,emocionesh,mendimesh...Ajo nese ne nje marredhenie eshte ne doza te buta,vec forcon marredhenien,tregon terheqje dhe interesim e vleresim per partnerin...Por zakonisht kjo del edhe jashte kontrollit,ku merr permasat e nje semundje...Ku njeri nga partneret fillon e ndjen ndjenja inferioriteti ne vetvete,pasiguri,frike per humbje etj etj...Nese kjo gje kapet me shpesh ose ne hapat e para edhe mund te gjehet sherim,ne te kundert,lidhja eshte e destinuar te mbaroje...Nje xheloz i semure,ben skena ne publik,nuk matet ne fjalet qe leshon,kerkon shume shpjegime,ben shume pyetje,dhe kurr nuk kenaqet me ate qe i ofrohet...Keta gjera mund te cojne ne merzitjen e partnerit,ne lodhjen e tij psikologjike e ne keta raste ndodh dhe largimi nga njeri tjetri...
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Kur xhelozia sundon ndjenjen e bukur dashurine aty nuk mbetet gje tjeter veqse siq thot populli te ndahet shapa nga sheqeri.
 
Pe: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

un jam xheloze .... e tmerrshe kshu por vetem kur kam nje motiv per te qene

kur jam me te dhe ndodh qe nainjona hedh nje sy me teper, 2 fjale me teper ose ben cdo lloj gjeje per tja terheq vemendjen nuk me intereson fare fare fare... maximumi mvjen me qesh :D

Po e preku ose guxon ta mari ntelefon ose mesazhe te teperta .... aha, eshte keq puna.

Sjam tip qe beson ne miqesi te pastert midis nje femre dhe nje mashkulli, me siguri njeri prej tyre ndjen dicka per tjetrin.
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Xhelozia eshte semundje e mendjes dhe e shpirtit njesoj sic eshte Kanceri apo Sida e trupit..Te gerryen dalngadale deri sa te mos mbese asgje. Ne te dyja rastet duhet ndihme e forte mjekesore dhe dedikim deri ne fund per te permiresuar!
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Meqe qenka xheloz perpiqu ta pyesesh dhe te kuptosh arsyen sepse ai esht aq shum xheloz;nese nuk te jep argumentat e duhura sepse esht xheloz nuk ke cte besh;pasi shum meshkuj ne dashuri jan me xheloz sesa femrat;jepi fund do vuash ca do vuash e besoj se ke per te gjetur ndonje me te mir se ai
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Xhelozia eshte tmerri i nje lidhje!
Urgjentisht nje xheloz/e duhet me nda.
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Ajo xhelozia ne shkrimin hapes quhet sindroma e Othelos. I ndane nje vije e holle me budallekun.
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Xhelozia nè lidhje éshtè e lejuashme POR brenda kufinjève ,

... si quhej ajo shprj. " nuk jam xheloz/e por çf.èshtè e imja deshiroj dhe e mbroj tè mbetet e imja "
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Krijimi i hendekeve ne komunikim,mos vemendja, mos perkushtim, ndryshimi, mos vleresimi krijojne pasiguri qe merr emrin xhelozi!
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Pak xhelozi eshte si ajo kripa qe e ben me te shijshme gjellen (me pelqen) por kur kalon limitet,dmth xhelozia ne doze te tepruar eshte semundje psikike e duhet trajtuar si e till...
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Nuk e dua xhelozine ...edhe kur ne ndonje momrnt jam ndjere e tille , e kam kaluar direkt pasi ne fund di qe do demtoj veten ....askend tjeter.
Deri tani ia kam dal te mos jem e tille....por cfare nuk ndodh.
Ama smund te them te njejten per tjetrin.
Ndoshta mos xhelozia ime ka ndikuar qe ti jap dore personit tjeter te mendoj se jam natyre menefregiste, qe sdi te dua a ku di cfare....
Zgjidhja qe kam bere per mos patur perplasje ka qene ....mos i jap shkak!
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Thot nje poet i ´koheve tona´, "Jeta e shkurt bro, thirre fun!"
 
Titulli: Jetoj me nje xheloz. Cfare duhet te bej?

Ti besh respektin...me i llaf, ti hapesh deren qe ta kete me te lehte me dal. :p
 
mbetem e te njejtes ide me ate qe kisha shprehur me pare... njerzit xheloz jane njerez te dobet dhe te pasigurte .. duhet te mundohemi tju jspim mundesine te krijojne siguri besim....
por thuhet qe sulmi eshte mbrojtja me e mire...
po sikur te i paraqitesh ne te njejten menyre dhe me shume edhe nese nuk je xheloze cdo i ndodhe???
 
Boohh xhelozia e tepert nk durohet...Ndarja t ben pune nkshu rastesh
 
S’mund ta mbash tjetrin lidhur mbas vetes duke mos e lejuar te dale, duke e marr ne telefon çdo minute, duke i kerku llogari, kto sjellje tipike te xhelozve. Jeta eshte teper e shkurter per tu jetuar me friken se do te iki tjetri nga duart. Nqfse s’mund te kesh besim tek dikush, me mir rri vetem dhe mos merr e mqaf tjetrin kot. Mjere kujt i bie per pjese te jetoj me nje person te tille.
 
si perfundim ca beri kjo me kete dileme, apo i ra shkurt preu damaret me kartonxhes. LOL :p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top