"Vdes" deshmitari i Gerdecit, Kosta Trebicka

Ndahet nga jeta para nje ore ne nje aksident automobilistike, ne nje zone te thelle malore ne Korce deshmitari kryesor i shitjeve te armeve ne Gerdec, Kosta Trebicka...
Hetuesit jane ne vendngjarje dhe po hetojne.


Kush ishte Kosta Trebicka?

Kosta Trebicka lindi në Korçë, por pas marrjes së nështetësisë amerikane ai jetonte në SHBA.
Biznesmeni Kosta Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë në tv NEWS24, disa ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit Alba Demil në Gërdec më 15 mars 2008.

Trebicka zbardhi para kamerave të NEWS 24 skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kanë përftuar personat e implikuar në këtë aferë.

Sipas asaj që ai vetë ka rrëfyer, në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës, Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë "EVDIN" me administrator Henri Tomein kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diverolit.

Pas këtij momenti, Trebicka i është shmangur nga zbatimi i kontratës, proces pune të cilën MEICO "ia dhuroi" Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e AEY-së. Historia bëhet edhe më e rëndë, kur Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar një çmim të dytë e kur në një takim të fshehtë me Pinarin, Delijorgjin dhe një djalë të moshës 27-30-vjeç. "Kjo punë ka shkuar shumë larg, tek djali i kryeministrit", - thotë Diveroli në bisedën e përgjuar nga Trebicka, (të bërë publike nga vetë ky i fundit për mediat shqiptare), duke i pohuar se djalin e panjohur ia kishin prezantuar si Shkëlzen Berisha.

Trebickës i janë marrë dëshmi edhe nga Prokuroria Shqiptare. Ai ka pohuar për hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme se MEICO kishte si qëllim të sabotonte furnizimin e AEY, pasi tregtia e skrapit ishte më fitimprurëse. Investigimi i gazetës prestigjoze, "The Neë York Times" nxorri në sipërfaqe gjithashtu skandalin me fishekët shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin shumë të vjetër dhe jashtë standardit. Gazeta prestigjoze i referohej trenskriptit të bisedës që u rregjistrua me celularin e Kosta Trebickës.



Balkanweb
 
Last edited by a moderator:
ngjarja ka ndodhur ne lekas te korces...ne oren 15;30
nuk dihen ende shkaqet e aksidentit
 
Opalaaaaaa, e hengri dhe ky trimi!
 
Ngushellime familjes.......Fat i tmerrshem.
 
Vdes në aksident Kosta Trebicka, dëshmitari kyç i Gërdecit. Mister shkaqet

Kosta Trebicka, biznesmeni i cili denoncoi trafikun e armëve që shkonin nga Gërdeci në Afganistan, vdiq sot rreth orës 15.30.

Shkaku i vdekjes së tij besohet të jetë një aksident automobilistik. Sipas të dhënave të para të policisë që ka shkuar në vendngjarje, aksidenti ka ndodhur pranë fshatin Lekas të Korcës, një zonë e thellë malore ku besohet se biznesmeni Trebicka shkonte për gjah.

Biznesmeni besohet të ketë qenë i vetëm në makinën e tij tip Nisan Patrol me targë TR 88 43J.
Policia është njoftuar nga dy punëtorë, të mirëmbajtjes së rrugëve të cilët kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar policinë. Në makinë janë gjetur dokumente me emrin e Kosta Trebickës, ndërkohë që ky kishte vdekur.

Sipas dëshmive që kanë dhënë punëtorët që kanë parë skenën e aksidentit, makina ka bërë salto në ajër dhe viktima mund të ketë pësuar plagë të rënda në kokë si rezultat i përplasjeve të forta. Dëshmitarët thonë se biznesmeni ka hyrë në makinë dhe ka tentuar ta ndezë atë. Sipas tyre, fuoristrada e tij, Nisan nuk i është ndezur. Personi në makinë ka tentuar të bëjë mbrapa, por në këtë moment, sipas dëshmitarëve, makina ka bërë edhe saltot që besohet se mund të kenë sjellë edhe aksidentin tragjik. Trupi i pajetë eshte gjetur disa metra larg makinës.
Pranë trupit të Trebickës eshte gjetur edhe arma e gjahut.

Mësohet se Kosta Trebicka frekuentonte zonat e thella të Korcës për gjah. Një grup prokurorësh dhe familjarë të biznesmenit janë nisur nga Tirana pë të bërë identifikimin e viktimës dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur motivet e aksidentit.

Kosta Trebicka, i konsideruar dëshmitar kyç për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit, vdes në një moment kur hetimet e prokurorisë shqiptare kanë hyrë në një faze kritike. Dje, ish ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu u pyet për të dytën herë rrjesht nga grupi i prokurorëve shqiptare në cilesinë e personit nën hetim për ngjarjen. Po dje, kongresi amerikan kushtëzoi ratifikimin e marrjes së ftesës nga Shqipëria për t’u anëtarësuar në NATO me zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.


(s.g/BalkanWeb)
 
Po te thash mos shko o trim....ikni ne atdheun e dashur :).
 
ket do e ken vra mos me nxjerr emra
 
ndahet nga jeta para nje ore ne nje aksident automobilistike ne nje zone te them malore ne korce.. deshmitari kryesor i shitjeve te armeve ne gerdec,..kosta trebicka...
hetuesit jan ne vendngjarje dhe po hetojne

aksident thua?????? boh shume aksidente po ndodhin keto kohe dhe sidomos me njerez qe kan dicka per te thene
 
E kan keput mer qenin qe te mos fliste:D

Gjithsesi ngushullime familjes:)
 
ne fshatin time paska ndodhure mo
ne ate vend ku ka ndodhur me sa pash ne televizor nuk me dukej per saltro makine

po perse fole mor kosta perse dhe kur e bere c dreqin deshe andej tek pull se e shikon ndodhin dhe aksidente se behet muabeti per miliarda
 
Shteti yne i mire ke menduar edhe per kete problem qe ju shfaq,kush e di pse nuk gjendet akoma shoferi i tij?
 
Po veje foton e Kosta Trebickes dhe 3 foto ne vendngjarje te "aksidentit"

12-2.jpg

10-2.jpg

9.jpg

3-3.jpg

Balkanweb
 
gjynaf ngushellime familjes

ps : si aksident nuk me duket mua te pakten
 
Ky eshte komunizmi modern...Kot themi ne qe jemi ne demokraci, vetem emrat kemi ndryshuar se metodat e njejta kane ngel..atehere quheshe armik i popullit tani i partise..:lexim:

PS: Ngushellime familjes, cte shtosh tjeter..
 
Ndahet nga jeta para nje ore ne nje aksident automobilistike ne nje zone te them malore ne Korce.Deshmitari kryesor i shitjeve te armeve ne Gerdec,Kosta Trebicka..

E kan vrare.

Ngushellime familjes.

Shtet mafjoz!
 
Ky eshte komunizmi modern...Kot themi ne qe jemi ne demokraci, vetem emrat kemi ndryshuar se metodat e njejta kane ngel..atehere quheshe armik i popullit tani i partise..:lexim:

PS: Ngushellime familjes, cte shtosh tjeter..

Skam cte shtoj me teper :D
Shqiperia demokratike thjesht mund ta perdorim si titull ,por realiteti esht krejt tjeter ,sepse po kontrollon nje person i vetem te gjitha istituzionet nga A deri tek ZH bashke me presidetin ne krye ,pra esht e kot te perdoret fjala demokrazi ne shqiperi ...
 
Reagimi i Edi Rames

Rama: Prokuroria te zbardhe ngjarjen

Pak ore pas vdekjes se biznesmenit Kosta Trebicka, i cili konsiderohej si nje deshmitar kyc per ngjarjen e Gerdecit, ka reaguar publikisht edhe kreu i Partise Socialiste, Edi Rama.

“Disa ore me pare ka vdekur ne rrethana misterioze njeriu qe deshmoi per skandalin e fishekeve dhe u kthye ne deshmitarin kyc te skandalit qe nis nga zyrat e Berishes dhe vazhdon ne punishtet e Gerdecit. Tregjedise se Gerdecit i shtohet tragjedia jonatyrore e famijes Trebicka, e cila e ben edhe me shume te nevojshme zbardhjen e kontrabandes se fishekeve. Dhente Zoti qe te mos jete vrasje me paramendim per te kycur gojen e nje deshmitari kyc dhe per te kercenuar me te njejtin fat ata qe hetojme zullumin e Gerdecit. I shpreh ngushellimet familjes se Kosta Trebickes, nje qytetar i mire qe nuk jeton me. Syte tane qe duan te jetojne te lire e te sigurte ne kete vend, qe duan te mireqeverisen te pakushtezuar nga krimi, jane drejtuar sot tek keta prokurore. Shqiperia nuk mund te cnderohet duke mos e hequr nga shpatullat e popullit te saj krimin shteteror qe vrau 26 shqiptare dhe po nuk u zbardh sot nga prokuroret, do vazhdoje te endet rreth nesh. Prokuroria ka gjithe mbeshtetjen e opozites per te zbuluar fillin e plote te kontrabandes se fishekeve per te na thene nje ore e me pare nese Trebicka u vra apo vdiq aksidentalisht”, theksoi Rama.

Me tej ai shtoi: “Ne fund te kesaj dite te hidhur kam edhe nje fjale per kryeministrin. Zoti kryeminister, prokuroria eshte sot ne proven e saj me te rende sepse duhet te zbardhe nje histori ku qeveria dhe emri juaj jane drejteperdrejte te perfshire. Dje zv/sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se perfundimi i hetimeve te Gerdecit mund ta vere ne veshtiresi qeverine tuaj. Prita disa ore qe kete fjalen time ta mbani ju, sepse eshte detyra juaj ta mbeshtesni Prokurorine e Republikes qe ta zbardhe kete ngjarje dhe Gerdecin. Zyra juaj nuk nxorri asnje mesazh ngushellimi per qytetarin e ketij vendi, i cili denoncoi korrupsionin e qeverise suaj. Kembana e vdekjes qe nisi te binte me force pasi vullkani i korrupsionit shperteu ne Gerdec, vazhdon te bjere per ju z.Berisha”, u shpreh Rama.
 
Ngushellime.
 
Trebicka shoqerohej nga nje 30-vjecar

Shtohet misteri per vdekjen e Kosta Trebickes. Ai u gjet i vetem dhjetra metra larg makines, por deshmitaret ne vendngjarje i kane thene sot ne mbremje Top Channel se Trebicka nuk pati ardhur vetem.

Sipas deshmive, Trebicka ishte i shoqeruar nje nate me pare me nje person tjeter, rreth te 30-ave, me trup mesatar dhe floke te zinj, i cili ngiste makinen.

Trebicka pati rezervuar dy dhoma ne ish-kampin e punetoreve ne Voskopoje, me saktesisht dhomat 107 dhe 108, te cilat aktualisht jane bllokuar nga policia dhe ruhen nga forcat e rendit.

Ky version, i eshte konfirmuar Top Channel edhe nga nje polic me uniforme qe ndodhej tek ish kampi i punetoreve, ndersa vete pronari i hotelit u shpreh se Trebicka kishte marre nje dhome. Deshmitare te tjere rrezojne pohimin e pronarit, pasi shprehen se pervecse ka ardhur i shoqeruar me nje tjeter person dhe ka kaluar naten ne hotel, te dy jane nisur bashke ne mengjes, rreth ores 5:30.

Nje tjeter detaj qe i eshte thene Top Channel nga deshmitaret eshte edhe fakti se ne makinen e Trebickes jane gjetur tre canta.

topchannel

P.S. ngushllime familjes
 
Vdekje misterioze, por edhe në këto raste tragjike partitë politike gjejnë rast për të akuzuar pa prova.

Turp
 
I egzekutuar fatkeqesisht, pre e politikes. :(

Shkaku???!!! I kushtonte shume kockave te forta ne zyra te larta te institucioneve shqipetare.
 
Deshmitari kyc i Gerdecit eleminohet. Ky eshte krimi shteteror.
 
Trebicka, ekzekutim apo aksident ?

Dyshime dhe të dhëna kontradiktore nga vendi i ngjarjes. Policia e klasifikon si aksident automobilistik

Denoncuesi i skandalit të armëve gjendet i vdekur, me një plagë në kokë në fshatin Lekas të Korçës

KORاث- Trupi i gjakosur, i veshur me rroba gjuetie është gjetur i plandosur ndanë një rruge fshati. اiftja e gjuetisë, fare pranë tij. Makina e kuqe, një “Nisan” kabriolet, e dëmtuar vetëm në xhamin e parmë qëndronte më këmbë, metra të tëra larg trupit të pajetë. Kosta Trebicka, denoncuesi i skandalit të armëve drejt Afganistanit ka ndërruar jetë në këto rrethana të mistershme, rreth orës 14.00 të mesditës së djeshme, larg syrit të dëshmitarëve, në rrugën rurale Voskopojë-Lekas. Shqiptari me nënshtetësi amerikane, i cili me denoncimin e tij zbuloi një nga skandalet më të mëdha të tregtisë së armëve, aferë kjo që nxorri në pah korrupsionin në tragjedinë e Gërdecit është nisur drejt Korçës të enjten, ndërsa nga komunikimi që ka patur me të afërmit e tij u ka thënë se do të shkonte për gjah.

***

Askush nuk mund të të thotë arsyet pseTrebicka ndodhej në Lekas, zonë e largët malore e rajonit juglindor, pasi zona më e preferuar e gjahtarëve është ajo e Voskopjës.Trupi i pajetë i tij u gjet në një të pjerrët të butë, zonë aspak e preferueshme për gjueti. Policia e Korçës, e cila ka mbërritur e para në vendngjarje ka rindërtuar ngjarjen, duke bërë me dije se Trebicka ka qenë jashtë makinës dhe pasi ka hipur në të, ka hasur probleme në sistemin e drejtimit. Ai është përpjekur të kryejë një veprim tjetër për të shkuar indietro, por nuk ka mundur ta realizojë, ndërsa mjeti ka kryer në mënyrë të pavullnetshme disa salto në ajër, duke dalë nga rruga. Nga ajo çka kuptohet nga këqyrja e vendit të ngjarjes, Kosta Trebicka ka përfunduar shumë metra larg makinës, me një plagë kryesore në pjesën e pasme të kokës. Në fakt, policinë lokale mësohet ta kenë njoftuar për ngjarjen dy punëtorë që merren me mirëmbajtjen e rrugës. Ata kanë pohuar se nuk e kanë parë momentin e të ashtuquajturit aksident prej policisë, por trupin e viktimës e kanë gjetur ende të ngrohtë, në momentet e fundit të jetës.Trebicka konfirmohet të ketë vdekur fill pas disa çastesh në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij i pajetë ka mbërritur pas më shumë se 6 orësh në morgun e spitalit të Korçës, ku i është nënshtruar autopsisë.

***

Gjetja në makinë e dokumenteve me emrin e Kosta Trebickës ka ngritur në këmbë jo vetëm policinë e Korçës, por edhe Ministrinë e Brendshme e Prokurorinë e Përgjithshme. Të parët në vendngjarje kanë mbërritur punonjës të policisë së Korçës dhe prokurori i rrethit, ndërsa një helikopter me specialistë të Ministrisë së Brendshme dhe një përfaqësues të organit qendror të akuzës është ulur rreth orës 16.30 në fshatin Lekas. Mobilizimi i strukturave të shtetit për hetimin e vdekjes së dëshmitarit Kosta Trebicka ka qenë i madh, ndërsa elementët e kësaj ngjarjeje kanë ndryshuar orë pas ore. Fillimisht është deklaruar se në mjetin e viktimës është gjetur një armë gjahu dhe një thëllëzë, që sipas policisë ishte vrarë nga Kosta Trebicka, në xhiron e tij të fundit të gjuetisë. Pak orë më vonë, këto elementë të vendit të ngjarjes kanë ndryshuar vendndodhje, ku zyrtarët e policisë kanë pohuar se në makinë gjendeshin dy zogj, ndërsa çiftja kishte “fluturuar” në të njëjtën gjatësi vale me viktimën. Të dhënat kontradiktore nga grupi i hetimit lidhen edhe me vendndodhjen e trupit. Fillimisht nga zyrtarë të policisë së Korçës është deklaruar se trupi i Kosta Trebickës ndodhej poshtë makinës, ndërsa më pas u saktësua se ai ndodhej metra të tëra larg makinës. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të mistershme po kryhen nën drejtimin e prokurorit të Korçës.

Ministri i Brendshëm: Njoftuam kryeministrin, kërkoi hetim të shpejtë

Nishani: Hetimet po drejtohen nga prokurori

TIRANث- Edhe pse vartësit e tij deklaruan për mediat se Kosta Trebicka vdiq në aksident, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, është treguar i kujdesshëm për të përcaktuar shkakun e vdekjes. “Në orën 14:00,në policinë e Korçës është administruar një informacion nga banorët e fshatit Lekas se në rrugën Voskopojë- Lekas, në vendin e quajtur “Kulat e Gjergjevicës” është parë një makinë e batuar nga rruga dhe një shtetas i vdekur.Specialiste të policisë së Korçës kanë identifikuar dokumentet e automjetit, ku kanë konstatuar se i përkisnin Kosta Trebickës. Policia e Shtetit ka kontaktuar me Prokuroren e Përgjithshme dhe në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur grupe ekspertësh kriminalistë, mjeko-ligjorë dhe autoteknikë, si dhe një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme”,-bëri me dije, në një konferencë për shtyp ministri Bujar Nishani. Ai ka shtuar se në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit jane vënë ekspertë të të gjitha fushave për të kryer ekspertizën e plotë të kësaj ngjarjeje. “Me marrjen njoftim mbi këtë ngjarje, është njoftuar kryeministri i cili ka kërkuar angazhimin e të gjithë ekspertëve më të spikatur të të gjitha fushave për hetimin e shpejtë, të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje”,-deklaroi Nishani.

Tث AFثRMIT

Dyshime dhe paqartësi në shtëpinë e Trebickës

TIRANث- Vetëm pak njerëz kishin mbërritur në banesën e Kosta Trebickës, në pritje të trupit të tij. Vila e biznesmenit shqiptaro-amerikan që ndodhet pranë rrugës së Elbasanit kishte hapur dyert e mortit. Nëna e bashkëshortes së biznesmenit priste njerëzit, ndërsa vajza e saj bashkë me një mikun e familjes mbërritën në Korçë për të bërë identifikimin e kufomës. “U njoftuan për ngjarjendy fëmijët e Kostës, djali dhe vajza të cilët ndodhen në Amerikë. Gjithashtu u lajmërua edhe motra e tij që ndodhet në Amerikë. Ata pritet të mbërrijnë sot në Tiranë”,- tha për “Shekullin” një mik i familjes Trebicka. Sipas tij, biznesmeni kishte shkuar vetëm në Korçë për gjueti. “Gjuetia ishte hobi i tij. Ai shkonte shpesh për gjueti”,- shtoi më tej miku i familjes. Të afërmit që ndodheshin mbrëmë në banesën e biznesmenit pothuajse nuk kishin të qartë asnjë detaj për vdekjen e Kosta Trebickës. Të gjitha detajet i kanë mësuar nga mediat, ndërsa presin me ankth zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Në kërkim dy shoqëruesit e Trebickës në Voskopojë. U regjistrua në hotel me emër të rremë, sekuestrohet dhoma

Miqtë e Kosta Trebickës: Vdekja nuk ishte aksident

Nga e dërguara jonë Lindita اela

KORاث- Dukej e pabesueshme deri dje sesi mundi Kosta Trebicka t’i rikthehej jetës normale, pasi shkaktoi një “tërmet” të tillë skandalesh, në një vend si ky i yni. Po aq e pabesueshme dukej dje policia shqiptare, teksa rrekej të bindte se fatkeqësia e djeshme nuk ishte veçse një aksident. “ Me një mijë për qind që Kosta nuk ka pësuar aksident. Ju e dini më mirë se ne atë që mund t’i ketë ndodhur”,-thotë njëri prej miqve të tij, që ndodhej me një grup burrash të brengosur pas portës së morgut të Korçës. Miqtë e Kosta Trebickës sapo kanë mbërritur në Korçë, për t’iu gjendur pranë bashkëshortes së të vdekurit, Brunildës e mundohen të marrin vesh detaje nga rrethanat e vdekjes, por asgjë nga ato që dëgjojnë nuk ua ndryshon mendjen. Për ta, Kosta Trebicka është viktimë e denoncimit të tij.

***

Kosta Trebicka e ka kaluar natën e fundit të tij në dhomën 107, në një hotel në Voskopojë. Megjithëse pakkush mund të mos e njohë atë për fytyrë, ka preferuar të tregohet i kujdesshëm, siç e kishte bërë zakon të sillej muajt e fundit. Sipas burimeve nga policia e Korçës, Trebicka ka fshehur identitetin e tij të vërtetë dhe është regjistruar në hotel me emrin Artan. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia i ka zhvendosur hetimet në Voskopojë, për të zbuluar nëse Trebicka ka qëndruar vetëm gjatë 24 orëve si gjuetar anonim apo ka qenë i shoqëruar. “Nga dëshmitë që kemi marrë në fshat kemi mësuar se ai ka qenë i shoqëruar nga dy burra të tjerë, por nuk dimë asgjë për identitetin e tyre. Jemi ende në kërkim”,-bëjnë me dije zyrtarë të policisë së Korçës, të cilët po hetojnë ngjarjen. Ndërkohë, dhoma ku ai ka kaluar natën është sekuestruar nga policia dhe deri në mesnatë i ishte nënshtruar kontrollit të punonjësve të policisë.

***

E ndërsa agjentët e policisë janë shpërndarë nëpër Voskopojë dhe Lekas, për të mbledhur sa më shumë dëshmi për Kosta Trebickën, drejtuesit e policisë së Korçës dhe të Tiranës janë përqendruar në morgun e Korçës, prej nga presin t’u japin përgjigje dyshimeve të tyre. “Pa dalë ekspertiza nuk mund të themi asgjë të saktë”,-bëri me dije një tjetër zyrtar policie, që gjithsesi nxiton të të thotë se nga këqyrja e vendit të ngjarjes mendon se vdekja ka ardhur nga aksidenti rrugor. Deri në orët e vona të mbrëmjes, shumë dyshime dhe hipoteza janë hedhur për vdekjen e mistershme të denoncuesit të njërit prej skandaleve më të mëdha në vend. E vërteta pritet të zbulohet sot në mëngjes me autopsinë, por edhe me dyshimet që njerëzit e afërt të Kosta Trebickës mund t’i tregojnë organeve të hetimit.

Shekulli
 
Koicidence e bukur per te qene aksident,pra qeveria keshtu i vret ata qe ngrihen kunder saj ,kjo qeveri qe ka duart lyer me gjak ,kjo qeveri qe nuk vret kriminelat por ata qe deshmojne kunder kriminelave ,sepse vete keta qeveritare jane te tille .
Sa eshte shtuar puna ketyre prokuroreve kohet e fundit.
Ngushellime familjes !
 
Plan i nderthurur shum bukur duke perjashtu ca detaje si psh.
Ai u gjet 50 m larg makines !!!!!
Ka qen i shoqeruar ( E thene ne lajmet e darkes TOP CHANNEL )
Ka nje plage te dyshimte ne koke !!
Ishte deshmitar "KYا" ne çeshtjen "GERDECI"
Dhe pervec ktyre asgje nuk na ben te kuptojme qe ka qene me te vertete aksident !
Eshte atentat dhe ket se lu as topi!
 
Plan i nderthurur shum bukur duke perjashtu ca detaje si psh.
Ai u gjet 50 m larg makines !!!!!
Ka qen i shoqeruar ( E thene ne lajmet e darkes TOP CHANNEL )
Ka nje plage te dyshimte ne koke !!
Ishte deshmitar "KYا" ne çeshtjen "GERDECI"
Dhe pervec ktyre asgje nuk na ben te kuptojme qe ka qene me te vertete aksident !
Eshte atentat dhe ket se lu as Topi!

Topi nuk luan gje Devil se ka saliun para :),e provoi njehere edhe hoqi dore :D (Topi vetem sa per kukull eshte se nuk ka me ca luan saliu)
 
Topi nuk luan gje Devil se ka saliun para :),e provoi njehere edhe hoqi dore :D (Topi vetem sa per kukull eshte se nuk ka me ca luan saliu)

Se kisha per ate "TOPIN" qe nuk shkrep jo :D
Pastaj kot se ka thon ai maloku per salen me lal " UN jam malok vet tha edhe malokun nga kali vetem "PLUMI" e zbret " edhe kshu qeka me verte!!
 
Vrasja e dyte e drejtesise do ishte heshtja e qytetareve...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top