Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

Ish-shefi i shërbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi, shprehet se Remzi Hoxha ka humbur jetën nga torturat e SHIK-ut. Sipas tij, ai është torturuar, pasi dinte shumë për lidhjet e Sali Berishës me Arkanin.

remzihoxha.jpg

"Unë e di që i ka ngelur në dorë SHIK-ut. SHIK-u e mori Remzi Hoxhën dhe e torturoi. Me sa duket, ata që e torturuan, nuk kishin përgjegjësinë e masës dhe tani iu ngeli në dorë. Të gjithë njerëzit që kishin lidhje me këtë ngjarje, me anë të pasaportave diplomatike para '97, ikën jashtë. SHIK-u e kishte të qartë që kishte gabuar. I është dashur që ai të vdiste dhe me budallallëkun e tyre, me profesionalizmin e tyre, e kishin torturuar aq shumë saqë iu ngeli në dorë", ka thënë Klosi për Sot.

"Dinte shumë në lidhje me marrëdhëniet e Berishës me Arkanin, pastaj me Millosheviçin. Atë e akuzuan për spiun të serbëve. Besoj se ishte e kundërta. Ai dinte disa gjëra që më mirë mos t’i dinte. Ata u përpoqën ta trembnin, duke e akuzuar për agjent të serbëve, në mënyrë që të dorëzohej. Por, siç duket, ai qëndroi burrërisht dhe përfundoi ashtu siç përfundoi", vijon ai ish shefi i shërbimit sekret. /albeu.com/
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

Nese Klosi e di kete gje pse nuk e verteton ka prova?
 
Titulli: Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

remzi hoxha ka qen veprimtar i mire nga shkup ka qen prezanto si gazetar i huaj kur sali berisha me milosheviq ku kan pasur takim ne tiran 1995
 
Titulli: Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

Klosi ka kohe qe ka filluar te beje seks oral me gazetat. Epo te kete njeriu nje detyre kaq te rendesishme shtetrore dhe te vije ne situaten kur cdo mengjes e cdo perditshmeri te ulet e te ja thithe cdo kujt qe kalon andej pari vetem kete kam pare.

Vetem Shqiperise, dhe askujt tjeter, munde t'i ndodhe, qe personi i pajisur me celesin me te larte te sigurise, te dali e te beje muuuuuuuuuuu si lopa kur kerkon mezatin te mbahet.

Eshte e demshme dhe jashtzakonisht toksike nese ketij derri nuk i mbylle gojen aj palaqo shtet. Jo pse ka share Berishen e na prishi qejfin por se nuk po menaxhon informacionet qe i eshte dhene mundesia t'i kete. :jooo:jooo
 
Ke te drejte , mendoj se nese ai di dicka ta bej te ditur atje ku duhet e jo ti perdori infot qe ka si scoop mediatik.
Po behet fjale per jeten e nje njeriu , ku familja ka kaq vite qe kerkon te dije fundin...dhe ka po aq vite qe kerkon te dij nga keta njerez se ku ka perfunduar ....perse vetem tani zgjohen dhe nuk bejne minimalisht ate qe i takon?
 
Titulli: Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

Informacionet qe dinte i ndjeri Remzi i dinte dhe gjysma e Shqiperise. Qe kur Berisha theu embargon e naftes kishte dicka qe nuk shkonte. Dhe shume vite me vone Berisha na e vertetoi dhe publikisht me miqesine e ngushte qe kishte me Damir Fazllic qe gjithashtu ka qene nje mik i Arkanin ,Milloshevicit e gjithe viçave tjere qe e rrethonin. Kush do e kupton kush nuk do ngre gishtat perpjete rrofte sali berisha :D
 
Titulli: Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

Klosi po ja fut koder mas bregut tani !
Remzi Hoxha eshte vertet nje histori e turpshme e Shik-ut te asaj kohe ,
pasi ai u akuzua me hamendje dhe me te dhena te pabaza gjoja si agjent i serbve ,
megjithse nuk eshte jasht mendjes te kete qen vertet agjent . Remziu ishte i mbyllur
ne lokalet e shikut dhe po hetohej si agjent dhe mori guximin te hidhej nga kati i siperm
i nderteses ku ishte i mbyllur duke perfituar nga nje munges vemendje e punonjsit qe kishte
per detyre ta ruaj . Pas kesaj ai ishte mes jetes dhe vdekjes dhe nuk dihet nese ka vdekur
nga plaget apo e kan hequr qafe Shiku i Gazededes per te mbuluar gjurmet e skandalit .
 
Titulli: Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

ja dhe nje shkrim interesant rreth keti rasti ..Njëherësh ai thotë se dhe Remzi Hoxha u përndoq në atë mënyrë pasi me sa duket dinte më shumë se sa duhej. Klosi nënvizon se UDB kishte spiunët e saj në Shqipëri, ndërkohë që në lidhje me hapjen e dosjeve ai thotë se duhet të veprohet sipas modelit të përdorur në Gjermani
arkan-620x330.jpg

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ka deklaruar se takimi mes ish-kryetarit të SHIK-ut shqiptar Gazidede dhe kreut të forcave paramiltare serbe, Arkan, është zhvilluar në Dibër të Madhe. Njëherësh ai thotë se dhe Remzi Hoxha u përndoq në atë mënyrë pasi me sa duket dinte më shumë se sa duhej. Klosi nënvizon se UDB kishte spiunët e saj në Shqipëri, ndërkohë që në lidhje me hapjen e dosjeve ai thotë se duhet të veprohet sipas modelit të përdorur në Gjermani.
Ka shpërthyer debati në lidhje me dosjet e shërbimeve sekrete të huaja. Më konkretisht, ka pasur spiunë të UDB në Shqipëri?
Sigurisht që kemi pasur bashkëpuntorë të UDB Jugosllave në Shqipëri. Por është vështirë që të identifikohen, përderisa nuk janë bërë të ditur publikisht. Por natyrisht që ka pasur.
Po në radhët e politikës ka pasur spiunë të agjencive të huaja?
Në radhët e politikës është e vështirë të thuash se ka pasur bashkëpuntorë të shërbimeve sekrete të huaja. Pasi nuk kanë qënë ndonjëherë akuza serioze dhe në këtë fushë asnjë nuk mund të thotë me siguri nëse ka ose nuk ka ish-bashkëpuntorë. Natyrisht shërbimi ynë ka ndjekur plot njerëz që dyshoheshin si agjentë të shërbimeve të huaja sekrete. Por nuk është e thjeshtë të thuash se kanë qënë të tillë dhe ata që ne i kemi ndjekur si të dyshuar. Gjë shumë e rrallë që ta kapësh në flagrancë dhe të vertetohet saktësisht nëse është i sigurimit të huaj, apo mbetet thjeshtë një i dyshuar dhe punohet për të siguruar të dhënat e mjaftueshme për të vërtetuar nëse dyshimet janë të sakta.
S’është e thjeshtë ta nxjerrësh para gjyqit, aq më tepër ta nxjerrësh fajtor. Deputeti Balla pretendon se ka një dokument…?
Lexova sot në gazetë diçka në lidhje me këtë fakt. Por mund të them se kaq është fare pak, pasi duhen dokumenta dhe elementë të tjerë më konkretë për të qënë më i plotë në atë që kërkon.
Po debatohet shumë për një takim të kahershëm të Arkan me Gazideden në Dibër të Madhe, sa të vërteta janë këto?
Takimi ka qënë shumë i vërtetë. Remzi Hoxha e ka pas ditur këtë ngjarje. ثshtë plotësisht i vërtetë dhe e di nga burimi i kontaktit. Takimi është zhvilluar, këtë e di me siguri. Por mendoj se në këto kohë këto janë tema që s’të çojnë asgjëkundi. Nuk vërtetohet asnjëherë në mënyrë precize.
Djali i Remzi Hoxhës ka hedhur akuza se i ati u vra pikërisht se ka qënë në dijeni të këtij takimi dhe shumë të tjerave…?
Kam dyshimet e mia që Remziu ka ditur gjëra që s’duhej t’i dinte ndaj ndodhi përndjekja dhe ndodhi ajo që ndodhi.
اështja e dosjeve ka shkaktuar sërish debat, duhet të hapen?
Hapja e dosjeve s’ka asnjë kuptim. S’ka për ta dalë asgjë që do t’i shërbente klimës politike e shoqërore në vend. Duhej të ishin hapur me kohë, nuk u bë, tani lëreni. Ose të përdoret varianti si në Gjermani që gjithkush të shohë dosjen e vet. Nëse bëhet kështu më duket normale, sepse është më mirë të qetësohen disa njerëz që kanë vuajtur, ndaj dhe duhen të hapen në këtë mënyrë.
 
Titulli: Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

Informacionet qe dinte i ndjeri Remzi i dinte dhe gjysma e Shqiperise. Qe kur Berisha theu embargon e naftes kishte dicka qe nuk shkonte. Dhe shume vite me vone Berisha na e vertetoi dhe publikisht me miqesine e ngushte qe kishte me Damir Fazllic qe gjithashtu ka qene nje mik i Arkanin ,Milloshevicit e gjithe viçave tjere qe e rrethonin. Kush do e kupton kush nuk do ngre gishtat perpjete rrofte sali berisha :D

Komente te tilla dhe tipa si ty ja nxorren bojen Berishes dhe rregjimit te tij.

----

Keto jane fjale propagandistike te cilat mundohen te lajne trurin e shqiptareve.

hajduti
 
Titulli: Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

Komente te tilla dhe tipa si ty ja nxorren bojen Berishes dhe rregjimit te tij.

----

Keto jane fjale propagandistike te cilat mundohen te lajne trurin e shqiptareve.

hajduti

Nuk ke inteligjencen dhe informacionet e duhura te percaktosh nese shkrimi im eshte propagande apo jo. Fakt eshte qe Fazllici ka ngrene dreka e darka ne apartamentin e Berishes dhe jo timin. Fakt eshte qe porto romano ju shit per 1 euro meter katrori. Fakt eshte qe Berisha i ka shit nafte serbit. Fakt eshte qe ka firmos faljen e 350 km ujera territoriale te Shqiperise shtetit grek. Ndersa ti thua qe njerez si une merren me bojera e propagande pffffffffff
 
Titulli: Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin

Nuk ke inteligjencen dhe informacionet e duhura te percaktosh nese shkrimi im eshte propagande apo jo. Fakt eshte qe Fazllici ka ngrene dreka e darka ne apartamentin e Berishes dhe jo timin. Fakt eshte qe porto romano ju shit per 1 euro meter katrori. Fakt eshte qe Berisha i ka shit nafte serbit. Fakt eshte qe ka firmos faljen e 350 km ujera territoriale te Shqiperise shtetit grek. Ndersa ti thua qe njerez si une merren me bojera e propagande pffffffffff

Fjalia e pare i referohej postimit tend, ndersa e dyta (propaganda, kur futen dhe tipa si Klosi qe e mendojne e shprehen vetem sic e kerkon partia) per temen.

Fatmiresisht, nuk e kam ate iteligjence, sepse do te jetoja me nje peshe te rende. Une di po aq sa mund te dine edhe 2 milion shqiptare te tjere se ne Gazete e kam lexuar. Se kam gjurmuar qosheve apo degjuar nga peshperitje te trembura.

Skam cfare sqaroj me shume se sjam as prokuror dhe as hetues.

hajduti
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top