Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Malsi

Anëtar i Nderuar
Studimi i fondacionit gjerman Friedrich Ebert: Në raport me studimin e 2011-s është shtuar papunësia tek të rinjtë, çka ka sjellë dhe rritjen e përqindjes së atyre që duan të ikin jashtë vendit….

Një studim i fondacionit gjerman Friedrich Ebert, Rinia Shiptare 2015 “Ndryshim i ngadaltë, mbështetje tek interneti…dhe besim tek BE!”, nxjerr në pah faktin shqetësues që 60% e të rinjve duan të emigrojnë jashtë vendit, duke renditur si factor kryesor arsyet ekonomike. Kjo përqindje është rritur në raport me 53% që ishte në studimin e kryer në vitin 2011.

Një tjetër rezultat shqetësues është rritja e papunësisë tek të rinjtë. Sipas të dhënave të vitit 2014 rreth 22 përqind e të rinjve shqiptarë pohojnë se janë të punësuar (me kohë të plotë ose të pjesshme) në krahasim me 35 përqind që raportonin se ishin të punësuar në 2011.

Studimi i Friedrich Ebert është hartuar mbi bazën e të dhënave numerike e cilësore të mbledhura nga sondazhi kombëtar me 1200 të rinj në të gjithë vendin dhe nga bisedat e strukturura në 8 fokus grupe.

Të dhënat e mbledhura nga përgjigjet e 1200 të rinjve janë të grupuara sipas kapitujve të ndryshëm tematikë të pyetsorit. Në secilin kapitull janë vënë dhe kutiza ilustruese me të dhëna cilësore nga përgjigjet e marra prej fokus grupeve përkatëse. Ky studim është i ndarë në 7 kapituj kryesorë: -Besimi dhe përkatësia; -Familja dhe shoqëria; -Arsimi dhe punësimi; -Shqetësimet dhe aspiratat; -Koha e lirë dhe mënyra e jetesës; -Qeverisja dhe demokracia;-Integrimi europian dhe të rinjtë.

Të gjithë duan të ikin

Nga të dhënat e këtij anketimi rezulton se dëshira dhe synimi për t’u larguar nga Shqipëria vazhdon të jetë ende e fortë mes të rinjve madje me një prirje që vjen duke u rritur në krahasim me vitet e mëparshme. Nga të dhënat e vitit 2014 janë 59.8% e të rinjve që dëshirojnë të emigrojnë jashtë Shqipërisë,përkundër 53% në vitin 2011. Djemtë vazhdojnë të kenë një përqindje më të lartë me 63.5% përkundër vajzave me 55.2%. Dëshira për tu larguar jashtë vendit nuk bën dallim mes të rinjve pavarsisht grupmoshave apo shtresave socilae që i përkasin. Kështu psh 51.7% e të rinjve që vijnë nga familjet e pasura pohojnë se duan të largohen nga vendi cka dëshmon se të rinjtë ndjejnë mungesën e shumë kushteve që garantojnë zhvillimin e tyre arsimor, ekonomik e profesional apo kulturor

Në lidhje me rrethanat dhe faktorët që i shtyjnë drejt emigrimit, të rinjtë vazhdojnë të theksojnë përmirësimin e standartit të jetësës dhe të kushteve ekonomike. Rreth 49.2 përqind e atyre që janë intervistuar në nivel kombëtar shprehen se dëshirojnë të emigrojnë për të përmirësuar jetën ekonomike dhe standardin e jetesës, ndërsa vetëm 14.9% synojnë të largohen nga vendi për arsye që lidhen me arsimin. Megjithëse të rinjtë e moshës 16-17 vjeç kanë qëllim të emigrojnëpër një arsimim më të mirë, ata e shohin këtë edhe si një mundësi punësimi në vendet ku do të kryejnë studimet.Për sa i përket arsyeve për emigrim vihet re një dallim mes të rinjve të gjinive të ndryshme. Në këtë kuadër femrat e reja, rreth 22% dëshirojnë të emigrojnë më shumë për shkak të arsimimit me përkundrejt meshkujve me 8.4%.

Vetëm 22% e të rinjve të punësuar, nga 35% në 2011

Nga të dhënat vërejmë se interesi për mbarëvajtjen e cilësinë e arsimit mbetet shqetësimi kryesor i të rinjve shqiptarë. Megjithëse është shtuar niveli i informimit mbi rëndësinë e dobinë e arsimit profesional për punësim, të rinjtë vazhdojnë të tërhiqen nga ideja e studimeve universitare pavarsisht perspektivës së punësimit.

Ndërkohë që cilësia e mësimdhënies në shkolla e universitete vazhdon të shoqërohet nga perceptimet e pandryshuara të të rinjve për praninë e elementeve të korrupsionit, blerjes së notës dhe provimeve duke cënuar reputacionin e tyre. Kjo pasqyrohet në parapëlqimet e tyre për të ndjekur studimet e larta në shkolla jashtë vendit.

Ndërkohë roli i faktorëve ekonomikë përcakton një seri të sjelljeve e qëndrimeve të të rinjve karshi perspektivave të tyre për arsim dhe ndikon tek lidhja me punësimin.

Në këtë drejtim Punësimi është kryefjala e shqetësimeve të të rinjve sidomos për ata që kanë mbaruar studimet ose janë në vitin e fundit të tyre. Nga të dhënat e studimit rezulton se praktika e të pasurit një stazhi paraprak pune, apo sic njihet ndryshe internshipi, nuk është e përhapur tek të rinjtë, pasi vetëm 17 përqind e tyre pohojnë se janë angazhuar në një aktivitet të tillë.

Pjesa më e madhe e të rinjve mendojnë se do tju duhet të presin për të gjetur një vend pune pas mbarimit të studimeve, ndërkohë që x përqind janë pesimistë përsa i përket punësimit të tyre. Aktualisht në Shqipëri punon një ndër pesë të rinj, një fakt që tregon një rënie të punësimit të rinjve përkundër rezultateve të vitit 2011 kur shifra ishte 35 përqind.

Vetëm 30 përqind e atyre që janë të punësuar kanë një vend pune që përputhet me profilin e studimeve apo profesionin. Administrata publike vazhdon të jetë mjaft tërheqëse për të rinjtë pasi gjysma e tyre pohojnë se do të zgjidhte pikërisht të punësohej në sektorin publik.

Në krahasim me të dhënat e vitit 2011 ka një rritje të lehtë nga 25 në 33 përqind të të rinjve që duan të punësohen në sektorin privat. Ndërkohë të rinjtë mendojnë se rolin më të rëndësishëm në gjetjen e një vendi punë e luajnë njohjet e miqësitë ndryshme që mund ti favorizojnë. Sipas tyre arsimi dhe përgatitja profesionale luajnë rol dytësor dhe kanë të njëjtën vlerë si njohjet politike. Përsa i përket zgjedhjes së një profesioni të caktuar faktori që ka më shumë rëndësi për të rinjtë janë të ardhurat e më pas qëndrueshmëria e vendit të punës.

Gjetjet për arsimin

Të rinjtë shqiptarë ende e shohin arsimin e lartë si një mundësi për të rritur aftësitë e tyre megjithëse nivelin e lartë të papunësisë mes të rinjve të diplomuar

• Rreth 58.6% e të rinjve shprehen të pakënaqur me cilësinë e arsimit në Shqipëri

• Vetëm 17 përqind e të rinjve janë përfshirë në një stazh ose periudhe praktike pune.

• Shumica e të rinjve shqiptarë mbeten optimistë për gjetjen e një vendi pune pas mbarimit të shkollës, megjithëse pranojnë se kjo do të ndodhë pas njëfarë kohe dhe jo menjëherë.

• Sipas të dhënave të vitit 2014 rreth 22 përqind e të rinjve shqiptarë pohojnë se janë të punësuar (me kohë të plotë ose të pjesshme) në krahasim me 35 përqind që raportonin se ishin të punësuar në 2011.

• Shumica e të rinjve, mbi 40 përqind, nuk janë të punësuar në profesionin e tyre. Ata që punojnë në fushën e profesionit të tyre janë në masën 30 përqind.

• Gjysma e të rinjve shqiptarë parapëlqen të punësohet në administratën publike ndërsa një e treta në sektorin privat.

• Të rinjtë kanë dëshira nga më të ndryshmet për profesionet e tyre të ardhshme por vazhdojnë të pëlqejnë ato tradicionale si mësues, ekonomist, mjek dhe arkitekt/inxhinier.

• Përsa i përket punësimit, të rinjtë rendisin si faktorin më të rëndësishëm njohjet dhe miqtë e ndryshëm, të ndjekur më pas nga aftësitë profesionale, arsimin dhe lidhjet politike. Ndërkohë ata vlerësojnë fatin ose rastësinë si faktorin më pak të rëndësishëm.

Gjetjet për shqetësimet dhe aspiratat

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk synojnë të largohen nga vendbanimi i tyre aktual drejt një qyteti apo fshati tjetër të Shqipërisë, por thuajse 59.8 përqind e tyre duan të emigrojnë jashtë vendit.

• Arsyeja ekonomike është shkaku kryesor që i shtyn të rinjtë shqiptarë të largohen drejt një vendbanimi të ri brenda Shqipërisë ose edhe jashtë saj.

• Të rinjtë shqiptarë parapëlqejnë si vendet më të mira për të emigruar Anglinë dhe SHBA.. Në raport me meshkujt, femrat kanë dëshirë të emigrojnë më shumë për arsye arsimimi.

• Shumica e të rinjve në Shqipëri janë optimistë për të ardhmen dhe e shohin atë më të mirë përgjatë 10 viteve në vazhdim.

• Në Shqipëri kanë filluar të mos i besojnë më guximit si faktor që të shtyn drejt fitores pasi 51.8 % e tyre në nivel kombëtar nuk janë dakort me këtë parim. Përkundër të dhënave të vitit 2011 kur kjo përqindja e të rinjve që besonin tek kjo shprehje ishte 80 % kjo rënie drastike dëshmon për një frymë pesimizmi që ka pëfshirë të rinjtë

Monitor
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Une dua te vi! :(
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Une dua te vi! :(

E nderrojm venin bashk?
Te jap dhe 20.000€ kot, jo me te ble veprimin po per te qeras si falenderim :D
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Une them se edhe per largimin e shqiptareve nga Shqiperia e ka fajin ai qeni, ai Sali Berisha!
Dy pellumbat tane te rilindjes, rilindasi Vigan dhe rilindasi Shkurtabiq, nuk kane asnje faj!

Te na rroje Partia!

hajduti
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Une nuk dua te iki....po ne kte rast hajdut kush e ka fajin?
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Shqiptaret e sotem sjane me ata te fillimit te 90-es ku shumica ikte se skishte qene ndonjehere jashte dhe o burra, tja mbathim e te shohim bote me sy. Sot njerezit kur ikin, ikin nga deshperimi. Nese gjendja ne vend eshte e mjerueshme, nese varferia ka mbytur vendin e nese njerezit nuk kane me shprese atehere ata ikin.

Pra largimi i njerezve ka te beje me gjendjen e rende ekonomike ne vend. Sic duket, ti nuk ke probleme ekonomike, gezohem!

hajduti
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

E nderrojm venin bashk?
Te jap dhe 20.000€ kot, jo me te ble veprimin po per te qeras si falenderim :D

po he mo se llafe ka soulina :uff:ik bej ni krahasim njher pages ketu me ate se merr atje, pastaj thua sa do kthehem.
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

...Te jap dhe 20.000€ kot, jo me te ble veprimin po per te qeras si falenderim :D

Shtoji edhe 5.000€ shifres te lart permendur, dhe te dergoj ne USA. ;)

hajduti
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Soul ma ha mendja se po ben shaka se te ishte e vertet as dhe nje min jo me shume! Per nje vizite ndoshta na i ka enda te gjitheve te kthehemi per te jetuar atje se besoj se gjendet ndonje!

Hajduti Shqiptaret edhe sot edhe mot nga deshperimi kane ikur,le cshikojme tani qe kane marr pak veten e dalin e si turist! :p
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Shqiptaret e sotem sjane me ata te fillimit te 90-es ku shumica ikte se skishte qene ndonjehere jashte dhe o burra, tja mbathim e te shohim bote me sy. Sot njerezit kur ikin, ikin nga deshperimi. Nese gjendja ne vend eshte e mjerueshme, nese varferia ka mbytur vendin e nese njerezit nuk kane me shprese atehere ata ikin.

Pra largimi i njerezve ka te beje me gjendjen e rende ekonomike ne vend. Sic duket, ti nuk ke probleme ekonomike, gezohem!

hajduti

Ndoshta sepse arsyet e mia jane shume objektive . Sepse jam e ndergjegjshme se atje nuk do gjej kto qe kam ktu.
Nese sot gezoj nje status ktu ku jam dhe me eshte dashur shume per ta patur atje do me duhet ta filloj nga zero.
Pervec familjes qe me mban ktu (prindi) me mban e kjo qe sapo te thashe.
Sa per ceshtjen ekonomike ashtu si ti e shume te tjere punoj dhe jetoj.
Nuk qahem zakonisht sepse nga ankesat nuk merr asgje ne kembim....por mundohem fort te arrij e te kem ato qe me duhen.
E ja kshu
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Soul ma ha mendja se po ben shaka se te ishte e vertet as dhe nje min jo me shume! Per nje vizite ndoshta na i ka enda te gjitheve te kthehemi per te jetuar atje se besoj se gjendet ndonje!

Hajduti Shqiptaret edhe sot edhe mot nga deshperimi kane ikur,le cshikojme tani qe kane marr pak veten e dalin e si turist! :p

Sepse ne shwiptaret duam te hame geshtenja me duart e te tjerve. Sepse ne ende mendojme se nje pune edhe pa prestigj ne fund te fundit eshte pune dhe ne fund te dites duhet te ndihesh mire me veten
Ne vleresojme vrtem ata qe punojne zyrave ....pjesa tjeter jane njerez qe jetojne kot.
Sepse per aq kohe sa ne ti mshojme lekut si mundesia e vetme per te vleresuar njeriun ....meritat do mbulohen nga jo meritat dhe antivlerat do zevendesojne vlerat
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Shtoji edhe 5.000€ shifres te lart permendur, dhe te dergoj ne USA. ;)

hajduti

Ne te zeze?
Atje ku eshte Soul me pelqen me teper se ne USA nqs per usa do jepja 25.000€ per atje i jepja dhe 30.000€, por keto gjera sbehen me llaf goje :)
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Shume dakort me ato qe thua per arsyet e tua te mos ikjes Moni.

Po ata te shkretet qe shohin femijet e tyre qe nuk mund ti ushqejne dot, nuk mund ti mjekojne dot, nuk mund ti shkollojne dot??
Falenderoni Zotin qe nuk i kemi provuar vuajtje te tilla edhe mos ti paragjykojme! Eshte teper e qarte qe Qeveria aktuale i ka shpallur lufte popullit te varfer me te ashtuquajtura "reforma". Deri tani kemi pare cdo "derr" qe eshte eshte akuzuar edhe ka dale i pafajshem, nderkohe ke me qindra te varfer qe rrine burgjeve sepse rilidhen energjine!

hajduti
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Kuptoj tendencen per ta politizuar cdo teme dhe ne fakt ktu ke te drejte ,pasi detyra e nje shteti eshte edhe te krijoj struktura,platforma mbi punesimin e mbi politikat sociale....tek e fundit kjo e ben nje shtet te fuqishem.
Por nuk me pelqen kur flasim me dy standarte....ata njerez qe vuajne sot ,mos harro vuanin e dje!
Nuk dua te ve veten dhe ta personalizoj temen por ne vend qe shqiptaret te mendojne pkkerisht per elementet qe ti ngre ,zgjedhin rrugen me te shkurter....pa menduar se i nxjerr me gjate.
Nese do nis nga vetja e do vendosja te imigroja do e beja per nje arsye te forte....dhe jo per te mbushur barkun me panine e per te fjetur rrugve.
Kesisoj nese do isha ky shembylli yt ....ikja sdo me sillte asnje kthese pozitive ne jeten time.
Per buke do vuaja ktej....per buke e andej.
E vetmja gje ndryshe do ishte se nuk do me percmonin me bashkombasit e mi....por ca italian e gjerman!
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Soul ma ha mendja se po ben shaka se te ishte e vertet as dhe nje min jo me shume! Per nje vizite ndoshta na i ka enda te gjitheve te kthehemi per te jetuar atje se besoj se gjendet ndonje!

Hajduti Shqiptaret edhe sot edhe mot nga deshperimi kane ikur,le cshikojme tani qe kane marr pak veten e dalin e si turist! :p

Wow tani e pashe qe me qenke drejtuar.

Jo ne fakt nuk po bej shaka. Une kam gati 10 vjet qe jam larguar dhe sigurisht nuk i kam prekur vete veshtiresite qe kalojne njerezit per te gjetur nje pune e per tu sistemuar, madje dhe per pushime vec 1 muaj ne 2 vjet shkoj, Lol. Por, sa me sh vitet ikin aq me sh pyes veten: A ja vlen gjith kjo largesi larg njerezve me te dashur,(prinderit/vllai). ME deshiren time nuk thash qe do kthehem, por thash: Dua sh te kthehem. E di qe Shqiperia dita dites keqesohet, ke frike si te rritesh femine, siguria, papunesia, rryshfetet, etika qe po fshihet dita dites, por, Prap,kur sheh c'ke lene mbrapa te qan zemra. Ndoshta ka te bej dhe tipi i njeriut. Une qe kur u largova per her te pare u nisa me syte mbrapa, qe nje dite do vij te jap atje cfare do fitoj jasht. Gjthss, kismet :)
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Hajde se 1 arkitekte ne Bashki merr vetem 45000 lek ne muaj :D

Vleresoje vete ti tani se je goce e zgjuar.

Oh noo :D. Mir aq, por thuaj sa peripeci do kalosh te zesh vend atje. Kete shifer po e fsheh nga bashkshorti se un po mundohem ti mbush mendjen qe kur te kthehemi minimumi do kemi rroge 1000$ secili.(dhe pse ai esht sh realist,si beso perrallat e mia)
Oh, sa e vertete e dhimbshme.
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Tek privati mund te marresh dhe me shume se 1000 usd por e kane bere monopol kta ujqerit bakllama e nepravishta me shoke Lol
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Soul, nuk do ta sygjeroja ta beje realitet kthimin, pasi zhgenjimi do te ishte shume i madh, akoma me i rende kur vendimin nuk eshte i perbashket.

Keshtuqe mbaje ne sirtar kthimin, te pakten edhe per ca vite.

hajduti
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Vetem deshtaket kane frike te jetojne ne shqiperi , sepse edhe ne shqiperi mund tja dali dikush qe eshte i afte dhe i zoti te krijoj rrjetat e veta . Edhe qeni nese rri ne nje vend dhe nuk bredh kosh më kosh do rrinte pa buke dhe do ankohej qe ne koshin qe shkoj nuk kishte ushqim . Boll me pertacine dhe ti kerkoni gjerat te servirura ne tabaka . Pune ka sa te duash ,ka dhe me 500 $ edhe me 1000$ edhe me 3000$ sic i kam dhe une ne pune persona te tille qe marrin nga 3000 E jo $ . Une vleresoj mendimin e Soul qe ka deshire te kthehet ,por mos pretendo rroga nga 1000$ sepse ne shqiperi jeton normalisht edhe nese punoni dy veta ne familje me rroga nga 450 $ ,sepse jetesa ketu nuk eshte aq e shtrenjte sa jashte . Mos degjo neve qe duam clube e party cdo fundjave dhe themi sna del 100$ brenda nates , nuk besoj se ne singapore apo ne USA apo kudo qoft bejne jeten e nates kaq aktive sa ketu , nuk rrijne kaq ore te gjata neper lokale sa rrijne ketu . Per mua shqiperia eshte vendi me i mire per te jetuar bukur dhe ne fund te jetes te kesh kujtime jo si dikush qe ka bere robotin ne pune ,por si dikush qe ka jetuar kendshem . BOll u ankuat , pertac :p
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Shqiptaret e sotem sjane me ata te fillimit te 90-es ku shumica ikte se skishte qene ndonjehere jashte dhe o burra, tja mbathim e te shohim bote me sy. Sot njerezit kur ikin, ikin nga deshperimi. Nese gjendja ne vend eshte e mjerueshme, nese varferia ka mbytur vendin e nese njerezit nuk kane me shprese atehere ata ikin.

Pra largimi i njerezve ka te beje me gjendjen e rende ekonomike ne vend. Sic duket, ti nuk ke probleme ekonomike, gezohem!

hajduti

Ky le te ngelet mendimi i jot personal , ama sondazhi perputhet me realitetin e hidhur ... te gjithe pa marre parasysh , i varfer e i pasur e kane manine e madhe qe te largohen nga Albania , ama mendojne qe jashte Shqiperise ju jep shteti falas e do te bejne palle ariu.

Ps... e dija k'te fakt, gjithsesi.
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Jo flm ,jam mire ktu ku jam me gjithe hallet qe ka vendi im :D

Meqe shoket e Tomkes u arratisen duke kerkuar azile

Ju shqiptaret e tjere nese keni halle mund te ankoheni direkt tek zyrat ''Tomka , Tomka &C.O''
Atje ku hallet qahen..zgjidhen..dhe te japin shprese per nje drite ne fund tunelit
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Me ik naten per hane bile ;) fatkeqsisht politikanet kan ndertu nje shtet pa te ardhme.

Ju rrofshin klubet dhe diskotekat ;)
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Meqe shoket e Tomkes u arratisen duke kerkuar azile

Ju shqiptaret e tjere nese keni halle mund te ankoheni direkt tek zyrat ''Tomka , Tomka &C.O''
Atje ku hallet qahen..zgjidhen..dhe te japin shprese per nje drite ne fund tunelit

::kafe::.............
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Kalojeni i cik kenej

1204.jpg
 

Attachments

  • 1204.jpg
    1204.jpg
    13.9 KB · Shikime: 0
  • 1204.jpg
    1204.jpg
    13.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Vetem deshtaket kane frike te jetojne ne shqiperi , sepse edhe ne shqiperi mund tja dali dikush qe eshte i afte dhe i zoti te krijoj rrjetat e veta . Edhe qeni nese rri ne nje vend dhe nuk bredh kosh më kosh do rrinte pa buke dhe do ankohej qe ne koshin qe shkoj nuk kishte ushqim . Boll me pertacine dhe ti kerkoni gjerat te servirura ne tabaka . Pune ka sa te duash ,ka dhe me 500 $ edhe me 1000$ edhe me 3000$ sic i kam dhe une ne pune persona te tille qe marrin nga 3000 E jo $ . Une vleresoj mendimin e Soul qe ka deshire te kthehet ,por mos pretendo rroga nga 1000$ sepse ne shqiperi jeton normalisht edhe nese punoni dy veta ne familje me rroga nga 450 $ ,sepse jetesa ketu nuk eshte aq e shtrenjte sa jashte . Mos degjo neve qe duam clube e party cdo fundjave dhe themi sna del 100$ brenda nates , nuk besoj se ne singapore apo ne USA apo kudo qoft bejne jeten e nates kaq aktive sa ketu , nuk rrijne kaq ore te gjata neper lokale sa rrijne ketu . Per mua shqiperia eshte vendi me i mire per te jetuar bukur dhe ne fund te jetes te kesh kujtime jo si dikush qe ka bere robotin ne pune ,por si dikush qe ka jetuar kendshem . BOll u ankuat , pertac :p


Malsi,

Ti thua, se ka pune plot dhe cfaredolloj rroge. Une(apo tjetri nga jashte) s'dua pune me 450$ o vlla, se s'po bej shkolle pas shkolle per nje rroge te tille une, Lol. Imagjino c'mund te besh me aq lek? vetem qeraja dhe kopshtet e cerdhet e kalamajve heq. (se s'je single me, je me femi) Nuk po flas per te bere jete nate, se dhe me dash nuk e bej, por me nje rroge te tille detyrohesh te punojne te 2 bashkeshortet thjesht per te jetuar, dmth merr e prishi per nevoja kryesore. Pastaj se ke te sigurt, nderrohen partit te heqin nga puna.(flasim per punet shteterore) Ti nisu nga vetja, vertet punon, ben 2-3 pune ama pse? sepse ke rroge te vogel, se s'te ka lene mendja te punosh gjith diten. Ti thua ka pune plot ama duhet te bredhesh dere me dere te krijosh lidhje. E pse te bredh dere me dere une? Kur jasht, mbaron shkollen dergon CV-ne neper kompani e te marrin ne tel ata, pa u nis nga miku dhe pa ju lut fare. Kane nje rroge standarte, psh: fresh Grad kaq, me 5 vjet pune kaq, etj. Ne nje fare menyre ti e di sh mire ca rroge do maresh.

Me kete dua te them qe ne Shqiperi situata eshte ku te therret qameti, por, Eshte ajo qe thash une ne fillim dhe qe e thua ti: Ke ato njerez e s'ke c'te besh. Por per kushte qe jane, Zoti e befte mire.
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

une do ikja vetem per studime...por se mendoj pergjithmone,sepse me mungojne shume njerezit e aferm dhe njeriu per keto gjera shpirterore jeton :D...dhe jo per te ndenjur vetem :(
 
Titulli: Sondazhi/ Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Vetem deshtaket kane frike te jetojne ne shqiperi , sepse edhe ne shqiperi mund tja dali dikush qe eshte i afte dhe i zoti te krijoj rrjetat e veta . Edhe qeni nese rri ne nje vend dhe nuk bredh kosh më kosh do rrinte pa buke dhe do ankohej qe ne koshin qe shkoj nuk kishte ushqim . Boll me pertacine dhe ti kerkoni gjerat te servirura ne tabaka . Pune ka sa te duash ,ka dhe me 500 $ edhe me 1000$ edhe me 3000$ sic i kam dhe une ne pune persona te tille qe marrin nga 3000 E jo $ . Une vleresoj mendimin e Soul qe ka deshire te kthehet ,por mos pretendo rroga nga 1000$ sepse ne shqiperi jeton normalisht edhe nese punoni dy veta ne familje me rroga nga 450 $ ,sepse jetesa ketu nuk eshte aq e shtrenjte sa jashte . Mos degjo neve qe duam clube e party cdo fundjave dhe themi sna del 100$ brenda nates , nuk besoj se ne singapore apo ne USA apo kudo qoft bejne jeten e nates kaq aktive sa ketu , nuk rrijne kaq ore te gjata neper lokale sa rrijne ketu . Per mua shqiperia eshte vendi me i mire per te jetuar bukur dhe ne fund te jetes te kesh kujtime jo si dikush qe ka bere robotin ne pune ,por si dikush qe ka jetuar kendshem . BOll u ankuat , pertac :p

Bashkohem pjeserisht me mendimin tend Malsi.
Por problemi qendron se per ata qe duan nje rifillim,apo nje mundesi ne baze zotesie,klanet dhe korrupsioni ste len shume hapsire.
Pra eshte shume e veshtire.
Ndersa kush ka rindertuar nja baze,nje qelize sociale te shendetshme deri diku jetohet shume mire ne Shqiperi.
Normale ku ka me mire se vendi yt.
kujtimet jeten dhe dashurin e vendit tend.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top