Rinia dhe kriza ideore

Rinia dhe kriza ideore

Autor: Mr. Bashkim Aliu

Idetë dhe mendimet e të riut të sotëm musliman, vlojnë nga ndjenjat e refuzimit të autoktones si rezultat i dekadencës së umetit Islam në rrafshe të shumta, e në veçanti në atë teknologjik dhe industrial, dhe zhvillimit marramendës të tjerëve në fushat përkatëse.
Së këndejmi, realiteti ekzistues në këtë drejtim, i ç’orientoi shumë të rij në aspektin e mendimit, ashtu që filluan të paraqesin rezerva edhe ndaj civilizimit Islam dhe trashigimisë sonë kulturore fetare.
Të pa mundshëm të gjejnë përgjigje të përshtatshme për përparimin e tjerëve materialist dhe dekadencën tonë në këtë fushë, ata u treguan të pafuqishëm edhe në aspektin ideor para tjerëve, dhe menduan se përparësia në teknologji, nënkupton përparësinë edhe në fushën e mendimit, civilizimit dhe thesarit kulturor fetar.
Kështu, ata duke vuajtur nga kompleksi i dekadencës në teknologji, filluan të shohin se thirrja për kthim në mësimet burimore dhe kultivimin e civilizimit e mendimit Islam, do të thotë prapambeturi dhe fanatizëm konzervativ, se feja është shkak i prapambeturisë, se feja denoncon shkencën etj, ndërkaq ndjekjen e tjerëve, bile edhe në disa dukuri që janë bonton i tyre i dëmshëm, përparim, modernizëm dhe ecje në hap me kohën.
Kriza ideore e rinisë, bëri që ata të jenë jo imun ndaj dukurive të importuara nga jashtë, bile edhe më e keqja është se ata i favorizojnë gjërat që vijnë prej tjerëve që bënë shumë hapa përpara në shkencë dhe teknologji, pa mos bërë selektimin dhe shoshitjen e këtyre gjërave, a thua vallë përputhen me të vërtetat tona fetare dhe tradicionale apo jo.Përparimi i tyre teknologjik ua ka verbuar sytë dhe e shohin përparimtare vetëm atë që vjen prej tyre, edhe pse në aspektin shpirtërorë, social dhe kulturor nuk paraqet kurrnji vlerë.
Ata filluan ta konsiderojnë përparimtare, kulturore dhe civilizuese çdo gjë që vjen prej perendimi, pa mos e kuptuar esencën e kuturës dhe civilizimit.”Ta themi edhe këtë absurd lidhur me ngushtimin e kuptimit të fjalës qytetërim:Një kohë të gjatë në shekullin XX, të ishe i qytetëruar, nënkuptonte të dije si përdoret piruni kur hahet peshku ose si lidhet kravata” .
Pra, qytetëruese dhe kulturore nuk është çdo gjë që vjen prej një njeriu apo shoqërie më të ngritur se ne në aspektin shkencor dhe teknologjik, apo edhe në disa aspekte tjera, por me qytetërimin nënkuptohet:”Tërësia e arritjeve në fushën e kulturës materiale e shpirtërore dhe në zhvillimin shoqërorë, që e karakterizojnë një formacion ekonomiko-shoqëror ose një popull a vend të caktuar, shkallë e lartë e këtij zhvillimi”.
Ebu-l-A’la el-Mevdudi për qytetërimin thotë se:”ai është një sistem i përkryer që përfshinë idetë, mendimet, veprat, moralin në jetën individuale, shoqërore, ekonomike e politike të njeriut” .
Të mahnitur pas zhvillimit teknologjik perëndimor, ndër të rinjtë muslimanë u fut shprehja “modern”, që në fakt aludon në atë që nuk është kuptimi i vërtetë i saj, gjegjësisht largimin nga parimet islame. Me fjalë tjera, sipas vokabularit të përdorur në kohën e sotme, të jeshë modern, d.m.th. të jeshë në hap me botën perëndimore, dhe jo i përkushtuar në fe. Ata të cilët janë të përkushtuar në fe, cilësohen si të prapambetur, apo në perëndim, të paintegrua, ngase, siç shprehet edhe mendimtari bashkëkohor islam Rashid el-Ganushi, shekullaristët e kanë portretizuar Islamin si një shoqërues i obskurantizmit dhe despotizmit. Vëtrte, këtu kemi përzierje termesh dhe kuptimesh. Por, ajo që mund të themi me pak fjalë është se ai që është i përkushtuar në fe, nuk është i prapambetur, dhe as ai që ndjek një model perëndimor jetese dhe bontoni, nuk është modern. Kjo vlen vetëm në mentalitetin e atyre të cilët nuk e kanë kuptuar drejtë domethënien e fjalës “prapambetje” dhe “modernizëm”, ndërkaq në koceptin islam, krejt ndryshe akceptohet modernizmi dhe prapambetja. Duke debatuar për këtë çështje, Rashid el-Ganushi shpjegon se si kuptohet modernizmi në islam, dhe si duhet ta kuptojë këtë komuniteti musliman, qoftë në perëndim apo në lindje, ngase moskuptimi i drejtë i modernizmit, ka pasoja në shumë rrafshe, përfshirë këtu edhe atë të besimit. Rashid el-Ganushi thotë:”Modernizmi i përnjëmendtë sjell emancipimin njerëzor dhe demonstrimin e së drejtës të lirisë së zgjedhjes, përhapjen e përparimit shkencor dhe teknologjik, vendosjen e një sistemi demokratik dhe ripohimin e sovranitetit të popullit. Megjithatë, duhet që ne të bëhemi pjesë e modernizmit në mënyrën tonë, jo domosdoshmërisht në atë të Francës, të SHBA-së apo Rusisë. Ky është dallimi midis qasjes islame ndaj modernizmit dhe asaj të elitës së oksidentalizuar në vendet muslimane. Elita e pakicës së oksidentalizuar kërkon t’i imponojë shumicës në modernizëm të rremë, që sjell shkatërrimin e institucioneve të shoqërisë tradicionale, një proces i filluar nga pushtuesit kolonialë, të cilët u erdhën muslimanëve duke u premtuar përparim industrial dhe shpëtim nga prapambetja nëse ngrinin krye ndaj Islamit në tërësinë e tij, sheriatit (ligjit) dhe akide-së (kredos, besimit. Modernizmi i rremë e ka manifestuar veten në rrënimin e shoqërisë islame dhe në rindërtimin e saj mbi baza jofetare, jo me anë të një ndarje midis fesë dhe shtetit, por me përjashtimin plotësisht të fesë nga të gjitha aspektet e jetës publike. Me fjalë të tjera, modernizmi në rastin arab nuk ka nënkuptuar përqafimin e metodave shkencore dhe industrializimin, por një proces radikal shekullarizimi, shqetësim kryesor i të cilit është të luftojë kundër Islamit dhe trashëgimisë së tij...”.
Kriza e këtillë ideore e rinisë, ka shkaktuar që ata edhe ma tepër të largohen nga mendimi Islam duke mos lexuar literaturë Islame që të formojnë mendim të shëndoshë për problemet e ndryshme, bile edhe më e keqja është se këtë e konsiderojnë humbje kohe në gjëra klasike të cilat nuk kanë vend në erën e kompjuterëve.Si rezultat i botëkuptimeve të këtilla të gabuara, erdh deri te degjenerimi moral, përgjasimi me të devijuarit e shoqërive perendimore, importimi i atyre dukurive që e kanë ngarkuar realitetin perendimor dhe e kanë sjellur buzë greminës, si që janë:klubet e natës, diskot, filmat amoral, revistat që e promovojnë shthurrjen morale, etj.
Mendoj se nga kriza e këtillë mund të dilet duke i aktivizuar të gjitha potencialet ekzistuese të umetit në fushën e thirrjes Islame, e në veçanti duke bërë çmos që mesazhin Islam ta transmentojmë te të rijt me një gjuhë të pastër, të kuptueshme dhe bashkëkohore që të jetë e kapshme për brezat e këtij shekulli.
Nuk duhet të hamendemi aspak, sepse ne i takojmë fesë e cila ka parime të qarta dhe platformë të shëndoshë e cila është e pa konkurentë në të gjitha kohërat, ndërkaq ata që i kanë magjepsur disa shkurtpamës, apo disa jo të vëmendshëm sa duhet, çalojnë në sfera të ndryshme jetësore.
Duke folur për tiparet e platformës së kampit perendimor, Dr.Jusuf El-Kardavi thotë:”Ata e teprojnë në kënaqjen e trupit në kurriz të shpirtit, në shenjtërimin e arsyes njerëzore në kurriz të Shpalljes Hyjnore, në kujdesin për të fituar kënaqësitë e kësaj bote në kurriz të botës tjetër, në përkëdheljen e gruas në kurriz të burrit, në zgjerimin e lirisë individuale në kurriz të shoqërisë, në preferimin e interesit në kurriz të moralit dhe në prirjet nacionaliste në kurriz të njerëzimit”.
Ndërkaq për për qytetërimin Islam, për të cilin shumë musliman për fat të keq, o nuk kanë dituri të duhura, o nuk e njohin si duhet, o kanë bindje të gabuara, thotë:”Ky është qytetërim i së Vërtetës, i mirësisë, i ekuilibrit dhe i drejtësisë.Ai i jep çdo gjëje vendin e saj, i jep çdokujt atë që i takon, nuk i kushton rëndësi njërës anë të jetës në kurriz të tjetrës.Kështu, qytetërimi ynë ndërton xhaminë përbri fabrikës, ndërton minaren përbri oxhakut, bashkon fenë dhe shkencën, krijon harmoni midis mendjes dhe zemrës, shkrinë shpirtin me trupin, lidh të djeshmen me të sotmen dhe me të nesërmen, lidh idealen me realen, i ka zgjidhur saktë të drejtat dhe detyrimet, mban drejtësi midis burrit dhe gruas, vendos ekuilibër midis individit dhe shoqërisë, pajton të pasurin me të varfërin, pajton popullin me sunduesin dhe vëllazëron njeriun me njeriun”.
 
Titulli: Rinia dhe kriza ideore

Me pelqej ky postim, eshte shum me vend dhe i sakte. Kisha shtuar vetem dicka rreth materializmit apo me mir thene materializmit te tepruar- qe eshte nje nder fokusimet kryesore ne kohen tone qe poashtu ndikon ne largimin nga besimi. Materialistet thone: Ekziston vetem jeta e kesaj bote, ne te vdesim dhe jetojme ! ... Kjo i shtyn te luftojne vetem per materialen, gje qe ndikon ne prishjen e vlerave morale dhe kjo rezulton me zbrasti shpirterore..
 
Titulli: Rinia dhe kriza ideore

VAJZA - Ideologjis se ''Modernizmit Ateist'' i ka kaluar koha ! Kjo ideologji ateiste , e krijuar ne toket e Evropiane te krishtera i ka sjellur vetem shakterrim shoqerise dhe asgje me shume . Mjafton te ceken lufterat te cilat kane marrur me miliona jete te njerezve si pasoj e kesaj ideologjie ateiste , e ashtuquajtur '' modernizem .''

Medoj se ka ardhure kohe qe njerezimi te bej balancimin mes Fese se Zotit dhe modernes .DhE jeta dhe drejtmi i jetes nese behet ne keto dy parime moderneja ne sherbim te Fese se Zotit (ISLAMIT) ,do te jete zgjidheja e veteme per ''Shoqerit Moderne.'' E kjo pa dyshim qe do te ndodhe , vetem eshte ceshtje vitesh .
 
Titulli: Rinia dhe kriza ideore

Mjafton te ceken lufterat te cilat kane marrur me miliona jete te njerezve si pasoj e kesaj ideologjie ateiste , e ashtuquajtur '' modernizem .''

Mjafton ta shohesh boten nje her te vetme pa zbrazti shpirterore per pjesen tjeter,,pastaj e kupton kush esht shkaku i vetem,,dhe ata qe nuk binden as nje her!
 
Pe: Titulli: Rinia dhe kriza ideore

VAJZA - Ideologjis se ''Modernizmit Ateist'' i ka kaluar koha ! Kjo ideologji ateiste , e krijuar ne toket e Evropiane te krishtera i ka sjellur vetem shakterrim shoqerise dhe asgje me shume . Mjafton te ceken lufterat te cilat kane marrur me miliona jete te njerezve si pasoj e kesaj ideologjie ateiste , e ashtuquajtur '' modernizem .''

Medoj se ka ardhure kohe qe njerezimi te bej balancimin mes Fese se Zotit dhe modernes .DhE jeta dhe drejtmi i jetes nese behet ne keto dy parime moderneja ne sherbim te Fese se Zotit (ISLAMIT) ,do te jete zgjidheja e veteme per ''Shoqerit Moderne.'' E kjo pa dyshim qe do te ndodhe , vetem eshte ceshtje vitesh .

Kjo qe thua ti Deuid ja ke fut krejt kot,per te vetmen arsye se koncepti mbi materien ka ekzistuar shume kohe me pare,para se te na ishin keta qe quan ti ''ligje te shteteve Europiane te krishtera''...Qe ne kohen e Platonit,Sokratit,e Aristotelit e shume filozofeve te vjeter ka qene e ndare bota ose konceptet : Materie dhe jo materie...Pra pa ardhur kjo ''shoqeria moderne'' sic thua ti,kane qene kjo ndarje...Filozofe pra nnjerez qe kane besuar ne materializem dhe filozofe qe kane besuar ne jo materie,pra ne shpirt...

Persa i perket qe thua lufterat e ateiste qe kane marre miliona jete,me thua dot cili shtet ateist i shpalli lufte nje shteti fetar??
 
Titulli: Pe: Titulli: Rinia dhe kriza ideore

Nuk kam thene se ku fillon koceptimi i mohimit te Zotit , sepse Ateist ka pasur edhe para ketyre filozofeve qe ke permendur ti . Por , une kam potencuar se ideologjia e ashtuquajtur ''modernizem'' nga ateistet ka qene vetem mashtrim per njerezit . Dhe shiko boten e krishtere , eshte zHveshur nga petku fetare ne tersi . Vetem muslimanet e devotshem por te paket jane ata qe e mbajne fene me perkushtim dhe me dashuri te MADHE . Qellimi i kesaj ideologjia e ka bere te veten tek ata besimtar muslimane qe jane te plogesht ! Por , ekzistimi i besimtareve te devoteshem , fene do ta ruaj dhe kultivoj deri sa e ekziston kjo jete .

Sot shtete te krishtera apo Islame ne plotekuptimin e fjales nuk ka e nderuar . Sot shtetet e botes i udheheqin ''ATEISTET'' . Lufterat si ajo lufeta e pare Boterore dhe e Dyta , pastaj tani lufterat e shpallura ne vendet Arabe dhe lufterat e tjera te bera ne Bote jane luftera te bera nga Ateistet . Pastaj posdimi i bombave atomike nga disa shtete te Botes eshte rrezik permanent per zhdukjen e njerezimit ne tersi ! Keta nuk jane besimtare te ne Nje Zoti , por keta jane pabesimtare jane ''ateist'' . Besimtari asnjehere nuk vrete askend . Shpresoj se me kuptove tani !
Me here per lufterat dhe padrejtesit dhe vrasjen e dijetareve e kemi fajesuar Kishen . Tani s'mund ta fajsojm kishen e nderuar . Tani kend ta fajsom Kishen apo Ateistet ??? Une mendoj te dyjat duhet ti fajsojm Kishen dhe po Atesistet . Por, asesi ISLAMIN sic ndodhe nga ateistet qe ISLAMIN e luftojn se kinse eshte Fe e cila nxit dhunen . ISLAMI asgje te perbashket nuk ka as me krimet e Kishes apo Krishterizmit , po ashtu asgje s'ka te perbashket me lufterat e shek.20 dhe 21 .ISLAMI eshte fe e PAQES , ESHTE FE DHE PROGRAM JETE , ESHTE ZGJEDHJA E VETEM E NJERZIMIT PER NJE JETE TE LUMTUR DHE TE QETE .
 
Titulli: Rinia dhe kriza ideore

Rinia dhe kriza ideore

Autor: Mr. Bashkim Aliu

Idetë dhe mendimet e të riut të sotëm musliman, vlojnë nga ndjenjat e refuzimit të autoktones si rezultat i dekadencës së umetit Islam në rrafshe të shumta, e në veçanti në atë teknologjik dhe industrial, dhe zhvillimit marramendës të tjerëve në fushat përkatëse.
Së këndejmi, realiteti ekzistues në këtë drejtim, i ç’orientoi shumë të rij në aspektin e mendimit, ashtu që filluan të paraqesin rezerva edhe ndaj civilizimit Islam dhe trashigimisë sonë kulturore fetare.
Të pa mundshëm të gjejnë përgjigje të përshtatshme për përparimin e tjerëve materialist dhe dekadencën tonë në këtë fushë, ata u treguan të pafuqishëm edhe në aspektin ideor para tjerëve, dhe menduan se përparësia në teknologji, nënkupton përparësinë edhe në fushën e mendimit, civilizimit dhe thesarit kulturor fetar.
Kështu, ata duke vuajtur nga kompleksi i dekadencës në teknologji, filluan të shohin se thirrja për kthim në mësimet burimore dhe kultivimin e civilizimit e mendimit Islam, do të thotë prapambeturi dhe fanatizëm konzervativ, se feja është shkak i prapambeturisë, se feja denoncon shkencën etj, ndërkaq ndjekjen e tjerëve, bile edhe në disa dukuri që janë bonton i tyre i dëmshëm, përparim, modernizëm dhe ecje në hap me kohën.
Kriza ideore e rinisë, bëri që ata të jenë jo imun ndaj dukurive të importuara nga jashtë, bile edhe më e keqja është se ata i favorizojnë gjërat që vijnë prej tjerëve që bënë shumë hapa përpara në shkencë dhe teknologji, pa mos bërë selektimin dhe shoshitjen e këtyre gjërave, a thua vallë përputhen me të vërtetat tona fetare dhe tradicionale apo jo.Përparimi i tyre teknologjik ua ka verbuar sytë dhe e shohin përparimtare vetëm atë që vjen prej tyre, edhe pse në aspektin shpirtërorë, social dhe kulturor nuk paraqet kurrnji vlerë.
Ata filluan ta konsiderojnë përparimtare, kulturore dhe civilizuese çdo gjë që vjen prej perendimi, pa mos e kuptuar esencën e kuturës dhe civilizimit.”Ta themi edhe këtë absurd lidhur me ngushtimin e kuptimit të fjalës qytetërim:Një kohë të gjatë në shekullin XX, të ishe i qytetëruar, nënkuptonte të dije si përdoret piruni kur hahet peshku ose si lidhet kravata” .
Pra, qytetëruese dhe kulturore nuk është çdo gjë që vjen prej një njeriu apo shoqërie më të ngritur se ne në aspektin shkencor dhe teknologjik, apo edhe në disa aspekte tjera, por me qytetërimin nënkuptohet:”Tërësia e arritjeve në fushën e kulturës materiale e shpirtërore dhe në zhvillimin shoqërorë, që e karakterizojnë një formacion ekonomiko-shoqëror ose një popull a vend të caktuar, shkallë e lartë e këtij zhvillimi”.
Ebu-l-A’la el-Mevdudi për qytetërimin thotë se:”ai është një sistem i përkryer që përfshinë idetë, mendimet, veprat, moralin në jetën individuale, shoqërore, ekonomike e politike të njeriut” .
Të mahnitur pas zhvillimit teknologjik perëndimor, ndër të rinjtë muslimanë u fut shprehja “modern”, që në fakt aludon në atë që nuk është kuptimi i vërtetë i saj, gjegjësisht largimin nga parimet islame. Me fjalë tjera, sipas vokabularit të përdorur në kohën e sotme, të jeshë modern, d.m.th. të jeshë në hap me botën perëndimore, dhe jo i përkushtuar në fe. Ata të cilët janë të përkushtuar në fe, cilësohen si të prapambetur, apo në perëndim, të paintegrua, ngase, siç shprehet edhe mendimtari bashkëkohor islam Rashid el-Ganushi, shekullaristët e kanë portretizuar Islamin si një shoqërues i obskurantizmit dhe despotizmit. Vëtrte, këtu kemi përzierje termesh dhe kuptimesh. Por, ajo që mund të themi me pak fjalë është se ai që është i përkushtuar në fe, nuk është i prapambetur, dhe as ai që ndjek një model perëndimor jetese dhe bontoni, nuk është modern. Kjo vlen vetëm në mentalitetin e atyre të cilët nuk e kanë kuptuar drejtë domethënien e fjalës “prapambetje” dhe “modernizëm”, ndërkaq në koceptin islam, krejt ndryshe akceptohet modernizmi dhe prapambetja. Duke debatuar për këtë çështje, Rashid el-Ganushi shpjegon se si kuptohet modernizmi në islam, dhe si duhet ta kuptojë këtë komuniteti musliman, qoftë në perëndim apo në lindje, ngase moskuptimi i drejtë i modernizmit, ka pasoja në shumë rrafshe, përfshirë këtu edhe atë të besimit. Rashid el-Ganushi thotë:”Modernizmi i përnjëmendtë sjell emancipimin njerëzor dhe demonstrimin e së drejtës të lirisë së zgjedhjes, përhapjen e përparimit shkencor dhe teknologjik, vendosjen e një sistemi demokratik dhe ripohimin e sovranitetit të popullit. Megjithatë, duhet që ne të bëhemi pjesë e modernizmit në mënyrën tonë, jo domosdoshmërisht në atë të Francës, të SHBA-së apo Rusisë. Ky është dallimi midis qasjes islame ndaj modernizmit dhe asaj të elitës së oksidentalizuar në vendet muslimane. Elita e pakicës së oksidentalizuar kërkon t’i imponojë shumicës në modernizëm të rremë, që sjell shkatërrimin e institucioneve të shoqërisë tradicionale, një proces i filluar nga pushtuesit kolonialë, të cilët u erdhën muslimanëve duke u premtuar përparim industrial dhe shpëtim nga prapambetja nëse ngrinin krye ndaj Islamit në tërësinë e tij, sheriatit (ligjit) dhe akide-së (kredos, besimit. Modernizmi i rremë e ka manifestuar veten në rrënimin e shoqërisë islame dhe në rindërtimin e saj mbi baza jofetare, jo me anë të një ndarje midis fesë dhe shtetit, por me përjashtimin plotësisht të fesë nga të gjitha aspektet e jetës publike. Me fjalë të tjera, modernizmi në rastin arab nuk ka nënkuptuar përqafimin e metodave shkencore dhe industrializimin, por një proces radikal shekullarizimi, shqetësim kryesor i të cilit është të luftojë kundër Islamit dhe trashëgimisë së tij...”.
Kriza e këtillë ideore e rinisë, ka shkaktuar që ata edhe ma tepër të largohen nga mendimi Islam duke mos lexuar literaturë Islame që të formojnë mendim të shëndoshë për problemet e ndryshme, bile edhe më e keqja është se këtë e konsiderojnë humbje kohe në gjëra klasike të cilat nuk kanë vend në erën e kompjuterëve.Si rezultat i botëkuptimeve të këtilla të gabuara, erdh deri te degjenerimi moral, përgjasimi me të devijuarit e shoqërive perendimore, importimi i atyre dukurive që e kanë ngarkuar realitetin perendimor dhe e kanë sjellur buzë greminës, si që janë:klubet e natës, diskot, filmat amoral, revistat që e promovojnë shthurrjen morale, etj.
Mendoj se nga kriza e këtillë mund të dilet duke i aktivizuar të gjitha potencialet ekzistuese të umetit në fushën e thirrjes Islame, e në veçanti duke bërë çmos që mesazhin Islam ta transmentojmë te të rijt me një gjuhë të pastër, të kuptueshme dhe bashkëkohore që të jetë e kapshme për brezat e këtij shekulli.
Nuk duhet të hamendemi aspak, sepse ne i takojmë fesë e cila ka parime të qarta dhe platformë të shëndoshë e cila është e pa konkurentë në të gjitha kohërat, ndërkaq ata që i kanë magjepsur disa shkurtpamës, apo disa jo të vëmendshëm sa duhet, çalojnë në sfera të ndryshme jetësore.
Duke folur për tiparet e platformës së kampit perendimor, Dr.Jusuf El-Kardavi thotë:”Ata e teprojnë në kënaqjen e trupit në kurriz të shpirtit, në shenjtërimin e arsyes njerëzore në kurriz të Shpalljes Hyjnore, në kujdesin për të fituar kënaqësitë e kësaj bote në kurriz të botës tjetër, në përkëdheljen e gruas në kurriz të burrit, në zgjerimin e lirisë individuale në kurriz të shoqërisë, në preferimin e interesit në kurriz të moralit dhe në prirjet nacionaliste në kurriz të njerëzimit”.
Ndërkaq për për qytetërimin Islam, për të cilin shumë musliman për fat të keq, o nuk kanë dituri të duhura, o nuk e njohin si duhet, o kanë bindje të gabuara, thotë:”Ky është qytetërim i së Vërtetës, i mirësisë, i ekuilibrit dhe i drejtësisë.Ai i jep çdo gjëje vendin e saj, i jep çdokujt atë që i takon, nuk i kushton rëndësi njërës anë të jetës në kurriz të tjetrës.Kështu, qytetërimi ynë ndërton xhaminë përbri fabrikës, ndërton minaren përbri oxhakut, bashkon fenë dhe shkencën, krijon harmoni midis mendjes dhe zemrës, shkrinë shpirtin me trupin, lidh të djeshmen me të sotmen dhe me të nesërmen, lidh idealen me realen, i ka zgjidhur saktë të drejtat dhe detyrimet, mban drejtësi midis burrit dhe gruas, vendos ekuilibër midis individit dhe shoqërisë, pajton të pasurin me të varfërin, pajton popullin me sunduesin dhe vëllazëron njeriun me njeriun”.

Une nuk e kuptoj pse bejne shkrime kaq te pabaza dhe i thone vetes Shkrimtar, Feja eshte ceshtje besimi dhe zgjedhje personale pak rendesi ka se ne c'fare feje beson apo i perket, dhe nuk duhet asnjehere te ngaterrohet me propaganden dhe arrogancen.
 
Titulli: Rinia dhe kriza ideore

VAJZA - Ideologjis se ''Modernizmit Ateist'' i ka kaluar koha ! Kjo ideologji ateiste , e krijuar ne toket e Evropiane te krishtera i ka sjellur vetem shakterrim shoqerise dhe asgje me shume . Mjafton te ceken lufterat te cilat kane marrur me miliona jete te njerezve si pasoj e kesaj ideologjie ateiste , e ashtuquajtur '' modernizem .''

Medoj se ka ardhure kohe qe njerezimi te bej balancimin mes Fese se Zotit dhe modernes .DhE jeta dhe drejtmi i jetes nese behet ne keto dy parime moderneja ne sherbim te Fese se Zotit (ISLAMIT) ,do te jete zgjidheja e veteme per ''Shoqerit Moderne.'' E kjo pa dyshim qe do te ndodhe , vetem eshte ceshtje vitesh .

hahaha e din se c'shkruan apo cfare lol
Ideologji ateiste e krijuar ne tokat krishtere te Europes bene lufte shkatrruese dhe miljona njerez te vrare. Mos e ke fjalen per kryqzatat ndoshta, dhe po i quan ateiste?
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Rinia dhe kriza ideore

Nuk kam thene se ku fillon koceptimi i mohimit te Zotit , sepse Ateist ka pasur edhe para ketyre filozofeve qe ke permendur ti . Por , une kam potencuar se ideologjia e ashtuquajtur ''modernizem'' nga ateistet ka qene vetem mashtrim per njerezit . Dhe shiko boten e krishtere , eshte zHveshur nga petku fetare ne tersi . Vetem muslimanet e devotshem por te paket jane ata qe e mbajne fene me perkushtim dhe me dashuri te MADHE . Qellimi i kesaj ideologjia e ka bere te veten tek ata besimtar muslimane qe jane te plogesht ! Por , ekzistimi i besimtareve te devoteshem , fene do ta ruaj dhe kultivoj deri sa e ekziston kjo jete .

Sot shtete te krishtera apo Islame ne plotekuptimin e fjales nuk ka e nderuar . Sot shtetet e botes i udheheqin ''ATEISTET'' . Lufterat si ajo lufeta e pare Boterore dhe e Dyta , pastaj tani lufterat e shpallura ne vendet Arabe dhe lufterat e tjera te bera ne Bote jane luftera te bera nga Ateistet . Pastaj posdimi i bombave atomike nga disa shtete te Botes eshte rrezik permanent per zhdukjen e njerezimit ne tersi ! Keta nuk jane besimtare te ne Nje Zoti , por keta jane pabesimtare jane ''ateist'' . Besimtari asnjehere nuk vrete askend . Shpresoj se me kuptove tani !
Me here per lufterat dhe padrejtesit dhe vrasjen e dijetareve e kemi fajesuar Kishen . Tani s'mund ta fajsojm kishen e nderuar . Tani kend ta fajsom Kishen apo Ateistet ??? Une mendoj te dyjat duhet ti fajsojm Kishen dhe po Atesistet . Por, asesi ISLAMIN sic ndodhe nga ateistet qe ISLAMIN e luftojn se kinse eshte Fe e cila nxit dhunen . ISLAMI asgje te perbashket nuk ka as me krimet e Kishes apo Krishterizmit , po ashtu asgje s'ka te perbashket me lufterat e shek.20 dhe 21 .ISLAMI eshte fe e PAQES , ESHTE FE DHE PROGRAM JETE , ESHTE ZGJEDHJA E VETEM E NJERZIMIT PER NJE JETE TE LUMTUR DHE TE QETE .

Deuid po i hyn thelle me shume ne anen politike,pasi as ti as une se dime se cben diktatori apo udheheqesi ne shpi te vet,praktikon fene apo jo...Gjeja tjeter lufterat se kane shkakun as fillesen na ateizmi,se besimi ne zot ste ndalon te mbrohesh...Mesa di une ne islam thuhet qe po te sulmuan mbrohu...Tani nga nis sulmi,e na nis shkaku sdo rrime te diskutojme...
Me here per lufterat dhe padrejtesit dhe vrasjen e dijetareve e kemi fajesuar Kishen . Tani s'mund ta fajsojm kishen e nderuar . Tani kend ta fajsom Kishen apo Ateistet ??? Une mendoj te dyjat duhet ti fajsojm Kishen dhe po Atesistet . Por, asesi ISLAMIN sic ndodhe nga ateistet qe ISLAMIN e luftojn se kinse eshte Fe e cila nxit dhunen .
E di cili eshte problemi yt Deuid?Se ti nuk pranon asgje tjeter pervec asaj qe beson ti,e te gjithe qe nuk besojne ate tenden jane te keqij,jane te dhunshem etj etj...Tani ja hedh fese krishtere dhe ateizmit fajin per dhune e luftera??
Per info India eshte i vetmi vend qe ishte koloni e Anglise dhe u shkeput nga Anglia pa lufte pa asgje,por ne menyren me njerezore,me paqesore dhe mesa di une eshte nje popull shume i paqes dhe i respektit,pasi feja e tyre i ka rregullat e tij ne ate menyre,dhe mbehen si nje popull shume besimtare...Meqe paske lexuar gazetat per imoralitetin e ke lexuar besoj edhe perdhunimet qe ndodhin ne Indi kohet e fundit apo jo??Krishtere,ateiste jane keta?
Pra i nderuar,se njerezit besojne ne zot nuk eshte e thene te mos jene te dhunshem,nuk eshte e thene se jane imorale,e asnje fe po asnje fe ne bote nuk nxit dhune e imoralitet...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top