Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Botohet libri “Zogu i Shqiptarëve”, me jetën ndryshe të mbretit

“Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut”

Rrëfimet e اatin Saraçit, që thotë se ka qenë miku i ngushtë i tij

Rezarta Delisula

“Zogu i Shqipërisë ka pasë qenë një burrë po aq i poshtër, sa edhe çdo cub tjetër i madh në Evropë, ndaj në daç quheni diktator, në daç tiran, këtë po e lë në dorën tuaj, vetëm se skena e teatrit në të cilën ai luajti ishte më e vogël.

Pjesa që ai vuri në skenë, ndonëse nuk i munguan aktet e mëdha, do të ishte relativisht modeste. Kësisoj do të ishte e mundur të shihje të gjitha detajet e kësaj drame. Kësisoj do ishte e mundur të këqyrje e të shihje drejt e në mendjen e diktatorit, si dhe të hulumtoje të gjitha veprimet e shestuara prej saj. E quaj fat që e kam pasë njohur Zogun, mbretin e Shqipërisë, si askush tjetër në këtë botë”. Kështu nis të hedhë në letër kujtimet e tij një prej atyre që pretendon se ishte miku më i ngushtë i mbretit Zog, اatin Saraçi. Akuzat dhe fyerjet që denigrojnë figurën e njeriut, që është mbajtur si shembulli i themelimit të shtetit modern shqiptar, vijnë përmes një libri me kujtime që në libraritë shqiptare është kthyer në dorëshkrimin më të shitur. Malok, koprrac, 70 për qind analfabet, diktator, injorant, vrasës, hajdut, tradhtar… janë epitetet me të cilat “shoku i ngushtë” ka veshur mbretin e shqiptarëve, ndonëse nëpërmjet këtij dorëshkrimi, veç pazareve për para, nuk merret vesh qëllimi i vërtetë e këtyre akuzave. Një nga arsyet mund të jetë që dorëshkrimi nuk është i përfunduar.

Fillimi i një miqësie

Në kujtimet e tij, اatin Saraçi shkruan se për herë të parë e ka takuar Ahmet Zogun në Vjenë. Ai ishte aty për studime me bursë të Ministrisë së Jashtme austriake. Zogu ishte një ndër të shtatëdhjetë kryetarët e fiseve, përfaqësues i Matit, që kishin ardhur në Austri për t’i paraqitur nderimet Kajzerit, ndërkohë që në ato vite ndikimi e Austro-Hungarisë në vendin tonë ishte i madh. اatin Saraçi kishte dëgjuar një fjalim të Zogut për perspektivën e Shqipërisë në të ardhmen e patriotizmi i Zogut i kishte lënë mbresa shumë të thella. Sipas tij, takimi i dytë me Zogun kish qenë tri vjet më pas, këtë herë në Tiranë në shtëpinë e ungjit të tij. “Entuziazmi i tij patriotik kishte marrë tone thuajse prej fanatiku, ndaj qysh nga ajo ditë u betova me mish e me shpirt të punoja përkrah atij njeriu”, shkruan اatin, duke shpjeguar situatën në të cilën ndodhej lideri i tij. Zogu ishte në opozitë por i përkrahur nga gjithë rinia e vendit. Pak vite më vonë ai mundi të bëhet kryeministër e të ndërmarri një sërë reformash. Sipas piktorit që pretendon se ka qenë mik i tij, më të rëndësishmet ishin; kthimi i varrezave muhamediane në qendrat e qyteteve në lulishte, ndaloi me ligj poligaminë dhe po me ligj respektoi të drejtat e të gjitha feve, por me kusht që shteti të ishte laik e ato të mos ndërhynin. Saraçi shënon se në atë kohë, ai ishte përpjekur të propagandonte punën e mirë të Zogut, sidomos në Shkodër ku, sipas tij, Zogu ishte pak i njohur.

Shtëpia

Duhet të ketë qenë fillimi i viteve ’20 kur اatin Saraçi shënon se kish marrë një thirrje nga Zogu që të paraqitej urgjentisht në Tiranë. Shtëpinë e Zogut ai e përshkruan të vjetër nga jashtë, po në brendësi kishte vërë re një sërë përmirësimesh. “Hyrja qe zgjeruar dhe mbuluar me tjegulla gjithfarësoj ngjyrash, llampadarët prej qelqi çmimlirë të Buranos qenë të përmasave të jashtëzakonshme…. Në shtëpinë e Zogut nuk kishte shërbyer kurrë më parë ndonjë grua deri ditën që ai u martua. Për një hark kohor 20-vjeçar nuk kam parë as edhe një lule të vetme në shtëpinë e Zogut”, shënon piktori. Perde mëndafshi, mobilie dhe orendi në stilin barok, kostume të vjetra kombëtare, divane turq të veshur me kadife të kuqe nga ajo e lira, qilima orientalë ishin pjesë të shtëpisë së vjetër nga jashtë në përshkrimin e tij. Pa harruar gardërobën e pasur të Zogut, ku pjesën më të madhe e përbënin uniforma nga më fantastiket. “Kravatat ishin me qindra si dhe një numër i pafund këmishësh të të gjitha ngjyrave, nga bluja e errët tek e kuqja dhe nuanca portokallie të ndezur, por as edhe një të bardhë. Kur e pyeta se ku i mbante këmishët e bardha, m’u përgjigj se e bardha ishte demodé, çka më bëri të vë buzën në gaz duke i thënë se këmishtari i tij duhej t’i dinte këto punë më mirë se kolegët e tij në Londër”, shkruan diplomati i Zogut, sipas të cilit të nesërmen mbreti kishte porositur dy duzina këmishësh të bardha në Vjenë. Pas darke Zogu kish porositur kafe që sipas اatinit e pinte pa sheqer. Arsyeja ishte se në kafen me sheqer nuk mund ta ndjesh kurrë helmin. Sipas shënimeve ai rrinte çdo natë me Zogut deri në orët e para të mëngjesit ndërsa i duhej të çohej sërish në orën 8 për të ngrënë mëngjesin me të. “Kur e pyesje Zogun se kur bie për të fjetur, kurdoherë merrja të njëjtën përgjigje lakonike: Napoloni nuk ka fjetur më shumë se pesë orë gjatë gjithë jetës së tij”, e اatinit pagjumësinë e Zogut ia kishin treguar dhe të tjerë. Miqësia e zjarrte dhe e çuditshme ndeshet vetëm në këtë libër, ndërsa pak janë ata njerëz që njohin diplomatin që më pas u bë piktor, اatin Saraçin.

Sipas tij…

Në shënimet e tij, familja Zogolli i përkiste njërës prej dyerve më të mira të fiseve të Matit, por kurrsesi nuk qe më e fismja, duke qenë se kreu i fisit ishte familja Selmani. Kur mbushi tetë vjeç, Zogu u dërgua në Kostandinopojë, ku kreu shkollën fillore dhe mësoi të lexojë e të shkruajë turqisht në “mejtep”. Gjatë gjithë jetës së tij Zogu ka krye vetëm këto tri klasë shkollë. Nga Shqipëria kishte marrë me vete një tutor që ia thoshin emrin Abdurahman, njeri krejtësisht analfabet, bëmat dhe krimet e së cilit janë përshkruar shpesh nga autorët shqiptarë e të huaj.
Zogu nuk arriti kurrë të mësojë gramatikën e gjuhës shqipe dhe nuk është i zoti të shkruajë qoftë edhe një rresht të vetëm në këtë gjuhë. “Nuk e zmadhoj nëse e pohoj se Ahmet Zogu ishte 75 për qind analfabet. Ai nuk ka lexuar më shumë se dy-tri libra gjatë gjithë jetës së tij, ata padyshim kanë qenë rreth jetës së Napolonit”, shkruan konsulli. Ata ishin tre shokë; Ahmet Zogu, Jak Koçi dhe اatin Saraçi. Ky i fundit shkruan se Zogu i besonte shumë, madje më shumë se çdo njeri tjetër dhe se ato kuptoheshin në mënyrë të përsosur, ndërsa rreshton për shokun e tij një mijë e një qind akuza. “Qysh nga viti 1924, dita kur Zogu hyri në Tiranë, synimet e tij ishin vetëm dy. Synimi i parë të pasurohej sa më shumë dhe sa më parë që të qe e mundur. Synimi dytë: të poshtëronte e shtypte me të gjitha mjetet që i ofronte pushteti, çdo atdhetar shqiptar si dhe progresin kombëtar të Shqipërisë”, vijon اatini, duke shënuar të gjitha dëshmitë e tij. Si shok të mirë që e kishte, Zogu i ofroi atij detyrën e konsullit ku të donte, madje dhe në Londër, por ai zgjodhi Vjenën, meqë ishte rritur aty.

Ndjenjat

اatin Saraçi kujton se në atë kohë sapo kishte mbërritur në Bari, ku kishte marrë në dorë konsullatën dhe detyrën për të vrojtuar udhëheqësit e opozitës dhe Nolin, të cilët ishin strehuar në Itali, kur një student kishte qëlluar për vdekje Luigj Gurakuqin. Sipas konsullit, vrasësi kishte ardhur në zyrën e tij dhe i kishte thënë se ardhja e tij në Bari ishte për një qëllim shumë të madh, por duke e njohur atë student, اatini nuk ia kishte varë shumë, pasi në të kundërt, siç thotë ai, mund të kishte lajmëruar udhëheqësin e opozitës me të cilin ai thotë se mbante marrëdhënie të mira personale. Mosreagimi i tij i ka shërbyer në anën tjetër, ku fitoi besimin 100 për qind të Zogut, i cili, sipas konsullit ishte porositësi i kësaj vrasjeje. “Pas këtij episodi tragjik ia dola t’i fitoja zemrën Zogut e të bëhesha njeriu i tij më i besuar, kësisoj isha në gjendje të shpëtoja shumë jetë njerëzish”, shkruan ai, ndërsa në pasazhet e këtyre shënimeve nuk flitet për ndonjë person që diplomati i ka shpëtuar jetën. Edhe pse اatin Saraçi vazhdoi të ishte pranë Zogut deri në fund të mbretërimit, ai thotë se ndarja me mikun e tij filloi pikërisht në këtë moment, në vrasjen e Gurakuqit.

Pazaret

Një tjetër shkëputje, sipas deduksioneve të thjeshta të shënimeve të اatinit, shënime, të cilat kanë mbetur të papërfunduara janë edhe paratë. Sipas tij, Zogu sa herë që merrte një dorë parash të mira i jepte nga një pjesë Jakut dhe اatinit, dy miqve të tij. “Jak Koçi kishte një fetë prej 20 për qind, duke qenë se ishte më i madhi në moshë dhe gjithashtu i martuar e me fëmijë, ndërkohë që unë i riu kisha 10 për qind, pjesa tjetër i përkiste Zogut”. اatini shënon se pikërisht në një shumë prej 10 milionësh franga ari, që Musolini i kishte dhënë Zogut për shpenzime të paparashikuara, ishte bërë mollë sherri mes tre “shokëve”. Referuar po autorit, Zogu e kish gënjyer Jakun dhe i kishte thënë se kishte marrë vetëm 5 milionë, prej të cilave tre ia kishte dhënë prijësve të fiseve. Por, sipas një hetimi të bërë, Jaku paska zbuluar se kjo ishte false, ndërkohë që اatini ishte në brendësi të hetimit. “Para se të nisesha Zogu më dha 2500 napolona floriri, duke më siguruar se kur të vija herën e ardhshme kishte për të më dhënë edhe pjesën tjetër të parave”, shkruan Saraçi. Në përfundim të atyre pak shënimeve mësojmë se nga Zogu ai s’e mori kurrë pjesën e parave që pretendonte. Pas një takimi që kishte pasur me Zogun në Francë, në fund të marrëdhënies së tyre اatini pretendon se makutëria e Zogut nuk ishte zbehur aspak, madje ishte rritur. Kështu që ai u kishte shkruar miqve të tij në Londër si dhe Faik Konicës në Uashington, duke shpjeguar synimet e Zogut që, sipas اatinit, ishte vjedhja mes Kryqit të Kuq. E në fund të kësaj marrëdhënieje të pakuptueshme për vazhdueshmërinë e saj nga ana e diplomatit اatin Saraçi, ai i ka shkruar një letër Ahmet Zogut, mes të tjerave; “Unë اatin Saraçi të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës dhe hajdut. Më pas ai nuk ka lënë asnjë shënim vitet që kanë pasuar jetën e tij”.

* kabineti

Sipas اatin Saraçit, i gjithë kabineti i Zogut përbëhej nga ministra, të cilët i quan analfabetë. E këtë, sipas tij, ai ia ka thënë Ahmet Zogut, i cili është shprehur; “Ky është cirku im”. Ndër ministrat e kohës së Zogut mund të përmendim Myfid Bej Libohovën, që për disa kohë ka mbajtur poste ministrore dhe më pas, për një periudhë të shkurtër ishte kryeministër, Mehdi Bej Frashërin, Ilias bej Vrioni, Rauf Fico...burra shteti, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë.
* martesa
Sipas اatinit, Zogu kish dashur të martohej me vajzën e Vittorio Emanuellit, martesë që, sipas mbretit, do i kishte hapur perspektivat Shqipërisë. Këtë sekret ai ia ka treguar shokut të ngushtë diplomat, pra اatinit, që më pas ia kishte rrëfyer Alessandro Lessonas, nënsekretar për kolonitë. “E dija fort mirë që e urrente”, kujton اatin, e ndërsa i kishte treguar pretendimin e mbretit të shqiptarëve të dy ishin shkulur së qeshuri, duke pranuar intrigën e tij.

Kush është اatin Saraçi...

اatin Saraçi, i biri i Paskalit, ka lindur më 1902 në Shkodër. I rritur në një familje tregtare, që në moshën 10-vjeçare është rritur kolegjeve të Evropës, pjesën më të madhe në Vjenë. Me marrjen e pushtetit nga Ahmet Zogu ai bëri pjesë në administratën e tij si diplomat. Aurel Plasari, që është redaktor dhe autor i parathënies së këtij libri, përkthyer nga Virgjil Muçi, shkruan kështu për اatinin; “Bashkëkohësit, si zëmadhi Paul Getty, e kanë kujtuar figurën origjinale të këtij diplomati shqiptaro-evropian në Legatën Shqiptare në Vjenë, që ai drejtonte, mbushur me sixhade persiane e argjendurina të moçme ballkanike, e cila kundërmonte vazhdimisht dyllë, temjan dhe obst schnaps, posaçërisht në sallën e vogël të pritjes me mure në kadife ngjyrë vishnje; ulur në piano me kryet përkulur mbi kraharor, ndërsa luante Rahmaninovin. Ashtu sikurse e kanë përshkruar të huaj të befasuar prej njohjeve me të nëpër sallonet londineze të pritjeve diplomatike, në kohën kur përfaqësonte Shqipërinë në Mbretërinë e Bashkuar: kryelartë e paksa të hutuar, gjithë good manners, veshur në tweed skocez ngjyrë gri të mbyllët, qepur me siguri prej ndonjë rrobaqepësi të Vjenës, me jakën e lartë të kollarisur, kravatën flutur, dorashkat prej filli, me formulën gati-shpotitëse “very kind of you” në majë të gjuhës dhe një kumb befasues zëri mes tingëllimës së filxhanëve prej porcelani. Me siguri që fort pak syresh kanë ditur që brenda asaj “figure” mondane gjallonte një fuqi shpirtërore e pazakonte, ndërsa mbrapa syve të tij bënte punën e vet dhuntia e aftësisë për të depërtuar edhe në skutat më të errëta të shpirtit njerëzor; fjala vjen: deri në ferrin e një pushtetari. Ishte padyshim një lëçitës i mirë i Machiavellit, sikurse lexuesit do ta dallojnë dhe, ndoshta, edhe i Guiçiardinit...”. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 1939 e gjeti اatin Saraçin në Legatën Shqiptare në Londër e paskësaj si artist. Emri i tij në historinë e pikturës angleze figuron si përfaqësues i impresionizmit anglez si koleg dhe mik i Oscar Kokoschkas...Ekspozitën e parë ai e hapi në “Redfern Gallery”. Në vitet ’50-‘60 ai hapi dhe dy ekspozita të tjera. Vdiq më 1974 në Londër dhe një vit më pas në përkujtim të tij u hap një ekspozitë përkujtimore me 50 punime. Lordi Drogheda e përshkruan në kujtimet e veta si “pushtues” grash, ndërsa dr. Hodini si njeri mondan i veshur me urtësi. اatin Saraçi la të shkruar dëshminë e tij për Zogun, apo “njeriun e lig”, siç e quante ai në një daktiloshkrim me titull të pastabilizuar; historia e një njeriu të lig, apo Zogu i shqiptarëve. Sipas Plasarit, edhe këto shënime historike mund të quhen “libër i pambaruar”, sipas planit fillestar të autorit, i cili flet për një vepër madhore, gati me karakter enciklopedik për të gjitha etapat e Zogut. (Dorëshkrimi i Chatin Sarachi (اatin Saraçit), diplomat në kohën e Zogut, i ruajtur në një bankë të Londrës i është dorëzuar Bibliotekës Kombëtare, nga albanologu Robert Elsie).
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Mjafton te permendesh dhuraten Shen Naum, e vetmja toke ne historine mijera-vjecare shqiptare, ku nje toke falet dhe nuk merret me gjak...
 
Nostra, s'fali vetem shen naumin ai sikur te ishte prona e te jatit por beri dhurate dhe pyllin e Velipojes.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

"Malok, koprrac, 70 për qind analfabet, diktator, injorant, vrasës, hajdut, tradhtar…"

Nje pershkrim vertete rrenqethes por qe te jep arsye per ti besuar si te verteta.

Diktator: Eshte veteshpallur mbret i shqiperise pasi kishte ardhur ne pushtet me forcat dhe mbeshtetjen e Jugosllavise.

Vrases: Vrasja e Luigj Gurakuqit, atdhetareve te tjere si lideret e fiseve te Mirdites.

Tradhetar: La vendin atehere kur ai i duhej atij me se shumti, dha ne menyren me degjeneruese Shen Naumin qe sic tha nostra shenon edhe heren e pare ne historine e kombit tone kur nje pjese e territorit tone eshte pronesuar nga armiqte pa lufte. E shume te tjera.

I shoh me shume interes keto ngjarje qe hap pas hapi po cojne ne korrigjimin e historise sone.
 
Botohet libri “Zogu i Shqiptarëve”, me jetën ndryshe të mbretit

“Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut”

Rrëfimet e اatin Saraçit, që thotë se ka qenë miku i ngushtë i tij

Rezarta Delisula

“Zogu i Shqipërisë ka pasë qenë një burrë po aq i poshtër, sa edhe çdo cub tjetër i madh në Evropë, ndaj në daç quheni diktator, në daç tiran, këtë po e lë në dorën tuaj, vetëm se skena e teatrit në të cilën ai luajti ishte më e vogël.

Po nuk shoh ndonje dallim te madh ne mes te Zogut dhe pushtetareve te tanishem te Shqiperise , per arsye se edhe tash mafia shqiptare udheheqet nga politikanet , korupcioni gjithashtu nga ta (dhe nje fakt tjeter eshte se Shqiperia llogaritet nje nga vendet me te korruptuara te rruzullit).
Madje madje nje pjese e konsiderueshme e skandaleve seksuale udhehiqen nga politikanet me me ndikim (kjo eshte pare ketyre diteve) , populli vuan ne menyre te tmerrshme , administrata eshte nen nivelin 0, derisa politikanet jetojne ne pallate gjigande .
Nje fakt tjeter qe vlen te permendet eshte siguria qe ne Shqiperi nuk eshte fare ne nivel per dallim nga koha e Zogut kur ka pasur sado pak rrespektim ligji.
Me nje fjale:nxef: KAOS TOTAL dhe nuk shoh ndoj dallim te madh ne mes te ZOGUT DHE NANOS APO BERISHES APO ATIJ EDIT

Fatkeqesisht e njejta qorbe po zihet edhe me lideret Kosovare

dhe kjo eshte e sigurt !!!
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Topalli: Mbreti Zog, modeli i Ataturkut shqiptar, një lider vizionar që ëndërronte një Shqipëri moderne.
Tërhequr më 03 Shkurt 2009

Historia e Mbretërisë së Shqipërisë vlen për tu studjuar në të gjithë gjerësinë e saj, për të gjithë bazën legale mbi të cilën u ngrit shteti shqiptar, përmes vizionit modern të Mbretit Zog.
Kështu u shpreh Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli pasi vizitoi ekspozitën e çelur me rastin e 80 vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, e para e këtij lloji në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.
Falenderoj Familjen mbretërore dhe Ministrinë e Kulturës, vijoi zonja Topalli, për këtë ekspozitë mjaft interesante, e para kaq e pasur me të gjithë fazat e jetës së Mbretit Zog.
E shohim që në rininë e tij, pasi ka qenë mjaft i ri kur filloi angazhimet në politikë, i cili i bën përshtypje ambjenteve të asaj kohe në Shqipëri dhe jashtë saj për inteligjencën e tij. Ishte një njeri vizionar, që ëndërronte një Shqipëri moderne. Besoj se modeli i tij ishte modeli i Ataturkut shqiptar. Në kuptimin e sotëm dhe në artikulimin e sotëm bësoj se ishte një lider i vërtetë, i admirueshëm për reformat që bëri, për mendimin modern dhe aplikimin me kurajo të idesë së një shteti modern shqiptar që për atë kohë ishte jashtëzakonisht e vështirë.
ثshtë ndoshta historia e parë e gjithë historisë së shtetit shqiptar që vlen për tu studjuar në të gjithë gjerësinë e saj, qoftë nga pikëpamja që unë e shoh si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë: për ligjet që janë bërë, për Kushteturtën, kodet, qarkoret, për të gjithë bazën legale mbi të cilën u ngrit shteti shqiptar për të cilin merita kryesore, absolutisht, në ato vite është e Mbretit Zog, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin të pranishëm anëtarë dhe të afërm të Familjes Mbretërore, historianë, personalitete të kulturës, studjues shqiptarë e të huaj.
Ekspozita përmban foto nga jeta e Familjes Mbretërore, sende nga Pallati Mbretëror, veshje të ruajtura nga ajo periudhë e mjedise të improvizuara me orendi të Pallatit Mbretëror.

Ja se si e pershkruan Mbretin Zog numri dy i shqiperise Jozefina Topalli.

vete Familja Gurakuqi ne shkoder ka deklaruar se vrasja e Luigj Gurakuqit nuk ka lidhje me Mbretin Zog .

Luigj Gurakuqi u vra per femra ne itali kjo eshte konstatuar nga gjykata e Romes ne ate kohe, madje Catim Saraqi ka marre pjese ne vrasje.
 
Mjafton te permendesh dhuraten Shen Naum, e vetmja toke ne historine mijera-vjecare shqiptare, ku nje toke falet dhe nuk merret me gjak...

----------------------------------------------------------------
shen naumi ka qene nje kishez ortodokse e komunitetit Serb dhe serbia e mori me force ashtu sic mori Kosoven jo se ja dha Zogu.

"Malok, koprrac, 70 për qind analfabet, diktator, injorant, vrasës, hajdut, tradhtar…"

Nje pershkrim vertete rrenqethes por qe te jep arsye per ti besuar si te verteta.

Diktator: Eshte veteshpallur mbret i shqiperise pasi kishte ardhur ne pushtet me forcat dhe mbeshtetjen e Jugosllavise.

Vrases: Vrasja e Luigj Gurakuqit, atdhetareve te tjere si lideret e fiseve te Mirdites.

Tradhetar: La vendin atehere kur ai i duhej atij me se shumti, dha ne menyren me degjeneruese Shen Naumin qe sic tha nostra shenon edhe heren e pare ne historine e kombit tone kur nje pjese e territorit tone eshte pronesuar nga armiqte pa lufte. E shume te tjera.

I shoh me shume interes keto ngjarje qe hap pas hapi po cojne ne korrigjimin e historise sone.

----------------------------------------------------------------
Maloku i shkodres shan malokun e Matit, Mati i ka lidhjet kulturore me Krujen,Dibren,Tiranen, keshtu qe malok me i trashe eshte shkodrani se sa matjani.
Koprrac Mbreti Zog! prite Zot ai krijoj mbi 120 qendra bamirese ne shqiperi.
70% Analfabet (kjo eshte per te qeshur) Mbreti Zog njihet nga te huajt si njeriu me diplomat shqiptar, ka mbaruar shkollen ushtarake ne akademine Perandorake ne Stamboll,dhe Austri, dhe zoteronte 8 gjuhe.

Zogu nuk ishte Diktator sepse lejoj per here te pare Opozite ne shqiperi me liri te plote, plus hoqi llumin e Turkut dhe ndertoj shqiperine me nje demokraci europiane ku nuk kishe te drejte te rrihje dhe kafshet, jo me grate dhe femijet sic bejne dhe sot e kesaj dite.

injorant Zogut mund ti thote vetem ai qe eshte xheloz per politiken e tij.

Hajdut Zogu (po) por vjedhte te huajin jo shqiptarin) ai e tregoj kur i mori Krajlit malit te zi 800 kile flori dhe sja dha me kurre derisa ai vrau veten sepse (tha ma hodhi nje shqiptar i mencur) rrjepi italine i mori borxh e kurre sja dha.

Tradhtar,, kete vetem e thone mbeturinat komuniste sepse kurre se deshen shqiperine Mbreteri te zhvilluar.

Luigj Gurakuqi u vra per femra sepse ishte K**rvar dhe tradhtar ai ishte i pari qe kundershtoj Kosoven ti bashkohet shqiperise ne Mbledhjen e Pamvarsise ne Vlone.

Lideret e e fiseve te Mirdites ishin bashkuar kembe e koke me serb, Vrane Ded Gjo lulin me buk ne goje,,, Vrane Eles Isufin luftetarin e madh Dibran ne pabesi (Miku i vet e vrau me buk ne goje ne shtepin e vet)
Eles Isufi (ose Arusha e Maleve qe ju kishte fut tmerrin serbeve dhe turqeve)

Mbreti nuk erdhi ne fuqi me Serb por me patriotet dhe trimat Malsor dhe ato Kosovar qe i kishin dhan besen shqipnis (nder to permend Dine Hoxha Nga Dibra dhe Cen Bej Kryeziu nga KOSOVA).

Mbretit Zog ne 1939 i kerkuan te luftojne ne rrall te pare i kerkoj Shkodra Mati e Dibra 6 mije luftetare erdhen ne tirane dhe kerkuan arme per te luftuar (Zogu ju tha) merrni armet mbani dhe mbroni familjet tuaja sepse Italia dhe Gjermania jan aleatet tone.
Zogu ishte i mencur dhe e kishte matur forcen e shqiptareve por kishte piksynim ti miqesonte punet me Italine qe tju a hudhte ne shpine Grekeve dhe Serbeve dhe shmangu nje gjakderdhje te madhe.

Per Mbretin Zog te pare shqiptaret kan te drejten te ndjehen krenar sepse fale tij behet kuvendi i paqes dhe i diplomacise dhe sot e kesaj dite ne istitucionet e ndertuara nga Mbreti Zog ne mes te Tiranes.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

----------------------------------------------------------------
shen naumi ka qene nje kishez ortodokse e komunitetit Serb dhe serbia e mori me force ashtu sic mori Kosoven jo se ja dha Zogu.

Kush ta tha ty kete ..?
Per kete ka dokumente qe Shen Naumi eshte falur
Hap ndonje liber historie dhe lexo, he djale i mire
Po s'di te lexosh , degjo ne tv se ka plot dokumetare qe flasin per kete "dhurate" dhe ca si ti e quajne krejt normale dhuraten, pasi "naltmadhnia" e beri kete gje si shkembim per te marre nja dy fshatra ne alpe
:mad::26::26::brrr:brrr
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Zogu sa herë që merrte një dorë parash të mira i jepte nga një pjesë Jakut dhe اatinit, dy miqve të tij. “Jak Koçi kishte një fetë prej 20 për qind, duke qenë se ishte më i madhi në moshë dhe gjithashtu i martuar e me fëmijë, ndërkohë që unë i riu kisha 10 për qind, pjesa tjetër i përkiste Zogut”. اatini shënon se pikërisht në një shumë prej 10 milionësh franga ari, që Musolini i kishte dhënë Zogut për shpenzime të paparashikuara, ishte bërë mollë sherri mes tre “shokëve”.

Bravo i qofte per kete liber i cili eshte nje realitet i hidhur per ne shqipetaret .
Ky maskara nuk meriton jo vetem libra por dhe emri i tij duhet te zhduket pergjithmone .
Vine dhe kerkojne tokat e shqipetareve tani djali i tij, rrace e poshter, nuk u ngopen me leket qe shiten Shqiperine po na bejne dhe si patriota, pika qe nuk u bie ne koke .
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Te lumte dora mo Bledi, tu befte dita 1000 qe na e solle kete material kaq te dobishem, edhe pse te gjithe shqipetaret e dine mire kush ishte zogu shites .

Bravo te qofte :)
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

-------------------------------------------------------------------

Zogu nuk i Pranonte xhandaret me origjine nga Jugu ne garden e kavalerise monarke sepse nuk arrinin asnjehere shtat-lartesin e duhur.

lol

o shtatlarte,o vigan, nuk I pranonte xhandaret nga jugu se ata te veriut e degjonin si robot, I ishin si ato qenushkat pekinua qe I meson I zoti te ngrejne kembet, prandaj leri keto gjera se e verteta nuk mbulohet me cici.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Topalli: Mbreti Zog, modeli i Ataturkut shqiptar, një lider vizionar që ëndërronte një Shqipëri moderne.

nuk kame dashure te citoja ty se e di qe te ka verbuare zogu
meso historin ti bashke me JOZEN se ataturku dhe zogu jane dy gjera krejte ndryshe zogu e vuri me dhune mbreterin dhe ataturku e rrezoi me thune mbreterin
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Mjafton te permendesh dhuraten Shen Naum, e vetmja toke ne historine mijera-vjecare shqiptare, ku nje toke falet dhe nuk merret me gjak...

Po te citoj ty qe ta mari vesht ndonje tjeter LOL LOL qe , Shen Naumin , zogu ja dhuroi me dy duart e tij serbit , ne menyre qe serbia ta ndihmonte per te hedhur poshte Fan Nolin e padyshim ja arriti te vinte ne pushtet ne ate kohe : njeher si kryeminister e me pas u vet shpall mbret e kur degjon apo me mire lexon njerez qe perkrahin zogun si me qen skuader fotbolli te vjen me verte me :D..........
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

----------------------------------------------------------------
Maloku i shkodres shan malokun e Matit, Mati i ka lidhjet kulturore me Krujen,Dibren,Tiranen, keshtu qe malok me i trashe eshte shkodrani se sa matjani.

Ju duhet te na tregoni ne radhe te pare se cfare do te thote malok sipas kuptimit tuaj. Nga ana tjeter te lidhesh kurore do te thote qe te kete martesa sipas aftesive te mia kuptuese. Ne kete aspekt ju po flisni per perfieri dhe e krahasoni ate me nje nder qytetet jo vetem me te lashta te shqiperise por edhe me te rendesishmet gjate gjithe periudhes historike te shtetit shqiptar. Duke filluar qe me Perandorine Ilire kur shkodra ishte kryeqyteti i vendit dhe deri ne luften per pavarsi apo edhe levizjet per shembjen e komunistit. Krahasimi juaj me le te kuptoj se ju po flisni per nje fshat me nje qytet te civilizuar qe me mijera vjete. Vogelisra te natyres si juve kur te permendni shkodren duhet qe te beni kujdes sepse madheshtia e saj nuk mund te pershkuhet, kuptohet dhe njihet nga inferior te dijes si ju.

Koprrac Mbreti Zog! prite Zot ai krijoj mbi 120 qendra bamirese ne shqiperi.

Do te isha shume i kenaqur qe ta shikoja dicka te tille te dokumentuar pasi do me linte vertete mbresa, jo per gje por sikur te shteti shqiptar i zogut u mbajt nga Italianet (duke filluar qe me ndertesat e qeverise, ne funksion edhe sot dhe deri tek kredite bankare qe Ducja i ka dhene Zogut, deri me bashkimin e bankes Shqipetare me ate Italiane) lere pastaj qe te ishte ne gjendje te kishte programe sociale si keto. Se mos ndoshta keni dashur te thoni jane hapur nga Italianet.

70% Analfabet (kjo eshte per te qeshur) Mbreti Zog njihet nga te huajt si njeriu me diplomat shqiptar, ka mbaruar shkollen ushtarake ne akademine Perandorake ne Stamboll,dhe Austri, dhe zoteronte 8 gjuhe.

Ne autobiografine e tij permendet vetem universtieti i Gallataserajt. Megjithate, tipi inferior i informacionit si juve flet me gojedhena dhe jo me fakte reale.

Zogu nuk ishte Diktator sepse lejoj per here te pare Opozite ne shqiperi me liri te plote, plus hoqi llumin e Turkut dhe ndertoj shqiperine me nje demokraci europiane ku nuk kishe te drejte te rrihje dhe kafshet, jo me grate dhe femijet sic bejne dhe sot e kesaj dite.

Zogu nuk eshte zgjedhur nga populli per tu bere mbret, automatikisht nje veteshpallje si e atij e kategorizon ate si diktator. Nga ana tjeter ai ka ndjekur dhe kerkuar te vrase opozitaret e tij politik me te gjitha forcat e tij. Ju flisni per gjera qe mund te ishin vetem endrra, qeveria e asaj kohe ishte ne nivel te larte instabiliteti politik, ekonomik dhe shoqerore, ju flisni per reforma te sofistikuara si mbrojtja e te drejtave te kafsheve.

injorant Zogut mund ti thote vetem ai qe eshte xheloz per politiken e tij.

Po per ato qe e kane pesuar? Pastaj ai ishte jo me larg sesa vellai i nje njeriu qe nuk ishte ne gjendje normale psikologjike gje qe e beri ate te zgjedhet kryetari i Matit. Normale ketu nuk po behet fjale qe te gjitha politikat e tij ishin te degraduara, qellimi eshte te sillet nje veshtrim real mbi figuren e tij per ti dhene vendin e merituar dhe jo per ta patur figuren e tij te paprekshem.

Hajdut Zogu (po) por vjedhte te huajin jo shqiptarin) ai e tregoj kur i mori Krajlit malit te zi 800 kile flori dhe sja dha me kurre derisa ai vrau veten sepse (tha ma hodhi nje shqiptar i mencur) rrjepi italine i mori borxh e kurre sja dha.

Flm qe ju sjellni vete fakte, pa e kuptuar ne mbeshtetje te tezave te hidhura tashme.

Tradhtar,, kete vetem e thone mbeturinat komuniste sepse kurre se deshen shqiperine Mbreteri te zhvilluar.

Pervec bashkpunimit me Jugosllavet qe kishin nje pjese te mire te territorit shqiptar ai arriti qe te tradhetonte idealin me te larte shqipetare, dhenien e territorit pa lufte, Shen Naumin. U largua me pasurine e shqiperise sapo mori vesh se shqiperia do te pushtohej nga Italianet dhe nuk udhehoqi asnje rezistence megjithse pretendonte te ishte ne krye te shtetit, ushtrise dhe ne mbrojtje te popullit shqiptar. Komunizmi i ka politizuar shume ngjarje si keto, por qe asesi s'mund te mos vihen ne dukje pasi jane pjese e realitetit dhe jetes se tij.

Luigj Gurakuqi u vra per femra sepse ishte K**rvar dhe tradhtar ai ishte i pari qe kundershtoj Kosoven ti bashkohet shqiperise ne Mbledhjen e Pamvarsise ne Vlone.

Mbase do jeni i ndereshem qe te tregoni dicka te tille te faktuar perpara se te detyrohemi te themi se po shpifeni. Normale se figura e Gurakuqit nuk eshte e paprekshme, patjeter qe rishikimi i figures se tij do te ishte shume i nevojshem. Ndoshta qendron dicka pas figures se tij dhe mbeshtetje qe ai ka patur ne kampin komunist, mbase me shume sesa politizim te figures se tij.

Lideret e e fiseve te Mirdites ishin bashkuar kembe e koke me serb, Vrane Ded Gjo lulin me buk ne goje,,, Vrane Eles Isufin luftetarin e madh Dibran ne pabesi (Miku i vet e vrau me buk ne goje ne shtepin e vet)
Eles Isufi (ose Arusha e Maleve qe ju kishte fut tmerrin serbeve dhe turqeve)

Per Ded Gjo Lulin kjo eshte shume e vertete. Mirditoret e kane tradhetuar per ti sherbyer Malit te Zi. Si malesor shqiptar me vlera edhe pse ai e dinte se i ishte ngritur kurth shkoj ne takim sepse kishte dhene besen dhe besa e dhene si ideal i shqipetareve me vlere ishte virtyt me i larte se cdo gje tjeter per tu shkelur nga ai. Ai ka qene udheheqesi shqipetar i pare pas skenderbeut qe ka arritur te c'liroje nje pjese te trojeve shqipetare dhe te ngrije flamurin shqipetar. Kjo te con ne nje rezultat tjeter, qe ngritja e flamurit ne vlore shenonte krijimin e qeverise zyrtare te njohur nga konsullatat e huaja por jo ngritjen e flamurit per here te pare ne shqiperi pas skenderbeut. Ded Gjo Luli e ka ngritur flamurin ne Decic, nje mal qe sot eshte pjese e Malit te Zi me 6 Prill 1911, pra me shume se nje vit nga ngritja e flamurit ne vlore. Fatkeqesisht si shume te tjera Komunizmi i dha kredite atyre qe i interesonte me shume interesave te veta duke ju hequr nderin, lavdin dhe mirenjohjen atyre qe e meritonin ate.

Mbreti nuk erdhi ne fuqi me Serb por me patriotet dhe trimat Malsor dhe ato Kosovar qe i kishin dhan besen shqipnis (nder to permend Dine Hoxha Nga Dibra dhe Cen Bej Kryeziu nga KOSOVA).

Ardhja ne pushtet e Zogut eshte ndihmuar nga Caristet e Rusise pasi ishin ne kundershtim me njohjen
qe i kishte bere Rusise dhe opozites se tyre qeveria e Nolit. Nga ana tjeter mbeshtetes te saj ishin edhe Jugosllavet per te cilet ceshtja eshte me e nderlikuar dhe e panjohur. Ndoshta edhe pse ai nuk ka permendur dhe inicjuar mbeshtetje, dhe bashkim me vellezerit kosovare. Eshte shume e qarte se ai eshte ndihmuar nga Jugosllavet dhe Caristet, por e paqarte se cilat ishin vertete marreveshjet per nje ndihme te tille.

Mbretit Zog ne 1939 i kerkuan te luftojne ne rrall te pare i kerkoj Shkodra Mati e Dibra 6 mije luftetare erdhen ne tirane dhe kerkuan arme per te luftuar (Zogu ju tha) merrni armet mbani dhe mbroni familjet tuaja sepse Italia dhe Gjermania jan aleatet tone.
Zogu ishte i mencur dhe e kishte matur forcen e shqiptareve por kishte piksynim ti miqesonte punet me Italine qe tju a hudhte ne shpine Grekeve dhe Serbeve dhe shmangu nje gjakderdhje te madhe.

Serish kjo mund te kishte qene nje politike e zgjuar, por qe mbetet per tu rishikuar pasi eshte e politizuar nga regjimi komunist dhe nuk eshte e rishikuar akoma. Nga ana tjeter une mendoj se kjo te jep arsye per ta menduar si nje levizje te zgjuar dhe aspak jo patriotike, nje gje te tille beri Danimarka dhe ka humbur vetem disa njerez ne Luften e Dyte Boterore ndersa fqinjet e saj kane humbur me mijera dhe miljona shtetas. Nga ana tjeter armiqte tane te vertete Serbet dhe Greket ishin dhe jo Italianet, gjithsesi, dicka qe koha do e vertetoje dhe pozicionoje ne vendin e duhur.

Per Mbretin Zog te pare shqiptaret kan te drejten te ndjehen krenar sepse fale tij behet kuvendi i paqes dhe i diplomacise dhe sot e kesaj dite ne istitucionet e ndertuara nga Mbreti Zog ne mes te Tiranes.

Ka merita per ato qe ka bere, pjeserisht e paqarta deri tani per shqipetaret, por ka edhe gabimet e tij. Ai duhet te marre vendin e duhur ne histori ne baze te meritave dhe deshtimeve te tij si shume te tjere shqipetare qe ju eshte mohuar pozicioni i merituar.
 
Alfonc i ke ca ambicje pro-Zogiste ti por mllefi fetaro centrist nuk te ler ta shprehesh ashtu sic duhet.

ne disa shkrime ke shkruajtur qe Mbreti Zog ishte njeri i vlerave dhe i demokracise moderne.

Shkodra e ka dashur Zogun, dhe e don, jo vetem per lidhjet historike Mat-Shkoder por sepse Zogu e ndertoj shkodren dhe i dha gjithmone vendin qe i takon , ku komunistet i ja ulen vleren shkodres dhe e shenderruan ate nje nje qytet te stilit rumun, dhe veshtire se do ti rikthehet pamja qe ka pasur.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Topalli: Mbreti Zog, modeli i Ataturkut shqiptar, një lider vizionar që ëndërronte një Shqipëri moderne.

nuk kame dashure te citoja ty se e di qe te ka verbuare zogu
meso historin ti bashke me JOZEN se ataturku dhe zogu jane dy gjera krejte ndryshe zogu e vuri me dhune mbreterin dhe ataturku e rrezoi me thune mbreterin

-------------------------------------------------------------------
nuk ka shum rendesi se cfare pikpamjesh politike kishin Ataturk-Zog,
e rendesishme se vendosja e themelit te shtetit te par shqiptar qe beri Zogu i madh, eshte e ngjashme me organizmin dhe krijimin e Turqise moderne nga Ataturku.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Nuk e kuptoj pse i japim rrendesi Zogut ai eshte shkruajtur njeher e mire ne faqet e zeza te historise sone....se dalin disa k..... si puna e Topallit dhe na tregon se cfare niveli kane politikanet tane......
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Po te citoj ty qe ta mari vesht ndonje tjeter LOL LOL qe , Shen Naumin , zogu ja dhuroi me dy duart e tij serbit , ne menyre qe serbia ta ndihmonte per te hedhur poshte Fan Nolin e padyshim ja arriti te vinte ne pushtet ne ate kohe : njeher si kryeminister e me pas u vet shpall mbret e kur degjon apo me mire lexon njerez qe perkrahin zogun si me qen skuader fotbolli te vjen me verte me :D..........

o Agronome,

ti je nga ato qe ben tifozllek komunist ketu jo une,

dikush mendon se une e mbroj Zogun thjesht se eshte Patrioti im, dikush mendon se jam Kulak apo anti-komunist etj ambicje individuale.

ti pa pik prove thua qe Zogu i shiti serbit me doren e vet Shen Naumin,
vete Mit'hat frasheri minister i jashtem ne Kohen e Zogut atehere verteton se Serbet e moren me force shen-naumin dhe shqiperia ishe e dobet te kunderpergjigjet.

eshte koha qe dhe ju mbeturinat Komuniste te pajtoheni me te verteten dhe vleresoni figurat shqiptare.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

-------------------------------------------------------------------
Alfonc i ke ca ambicje pro-Zogiste ti por mllefi fetaro centrist nuk te ler ta shprehesh ashtu sic duhet.

ne disa shkrime ke shkruajtur qe Mbreti Zog ishte njeri i vlerave dhe i demokracise moderne.

Shkodra e ka dashur Zogun, dhe e don, jo vetem per lidhjet historike Mat-Shkoder por sepse Zogu e ndertoj shkodren dhe i dha gjithmone vendin qe i takon , ku komunistet i ja ulen vleren shkodres dhe e shenderruan ate nje nje qytet te stilit rumun, dhe veshtire se do ti rikthehet pamja qe ka pasur.

:yahoo: me bere centirst tani???! Une e mbaj veten per shume liberal ne shumicen e rasteve, normale qe kam fusha ku nuk jam aq liberal sa deshiroj te jem.

Feja eshte gjeja e fundit per te cilen nuk do e vleresoja Zogun sepse ai ka patur ne themel laicitetin.

Shume e vertete qe i ka dhene shkodres vendin e merituar, akoma s'ka arritur nje qeveri qe ne kohen e tij qe ti vleresoje trojet shqipetaret per ato qe jane. Qofte edhe fshaterat turistike te kohes se Zogut jane zevendesuar nga te tjera nga Hoxha.

Thjeshte e vleresoj per ate qe ishte, e kritikoj per ate qe s'ishte.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Dy here nisa ta lexoj artikullin dhe te dy heret nuk e mbarova . E pamundur.
Autori nuk shkruan ,por vjell vrer , vrerin e grumbulluar ne stomakun e tij prej dekadash.
Ai pershkruan me shume detaje dhe asgje konkrete dhe strategjike , te le pershtypjen qe ka pasur xhelozi nga karriera e Zogut.
Qe ne teme e shfaq hapur qellimin e librit te tij , duke i lene lexuesit vetem dy alternativa
"ne daç quaje diktator , ne daç tiran".
Duket liber emocional dhe shume i njeanshem.
Ndryshe nga nje interviste e mbretereshes , te cilen po fillove ta lexosh , nuk e le dot ne mes , ky shkrim nuk lexohet deri ne fund ,te pakten nga une .
Do isha kurjoz ta di ne e ka lexuar ndonjeri deri ne fund.
 
Ju duhet te kuptoni se ky artikull nuk eshte libri i shkruar nga Saraci, por eshte permbledhje e shkrimit te tij. Mbase ka nuanca te larta njeanshmerie, por ato qe jane permendur mbeshteten ne fakte qe normale nuk shoqerohen ketu ne permbledhje.

Nese doni te analizoni dhe kritikoni c'eshtjet nuk duhet marrur emocionalisht, syri i kritikes duhet te jete i hapur per te gjithe dhe gjithcka.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Personalisht nuk jam adhurus mbreterish dhe mbreterish , dhe as i Zogut
dhe familjes mbretrore shqiptare . Jam per republike parlamentare siç e kemi sot ,
me nje krteminister dhe president , pasi ka ikur koha e mbreterve ,
por duhet ti japim Cezarit ate qe i takon Cezarit , ka pase thene Jezu Krishti njehere e nje kohe.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Prandaj po e kritikojme per ate qe meriton te kritikohet ;)

Ju uroj pune te mbare dhe rrugen e keni te hapur.
Dhe ne lenden e historise , ne kohen qe kam bere shkollen ,
e kritikonim ashper .
Mbaj mend nje si tip anektode nga ajo kohe.

U ktheva nga shkolla dhe gjyshi me pyti , me thuaj ç'fare mesove sot ne shkolle ?
Mesova ne histori sesi tradhtari Ahmet Zogu e shiti Shqiperine tek Italia fashiste , mori thesarin e shtetit dhe u arratis .
Gjyshi tundi koken ne shenje mohimi dhe tha, E mire , o mire ,
siç thoshte perhere kur nuk ishte dakort.
Kembngula te me thoshte pse nuk ishte dakort dhe thtoi,
Nuk di une jo , ata qe i kane shkruar librat dine me mire se une ,
por une di vetem kaq , qe ky vend nuk ka qene ndonjehere me mire se ne kohen e Zogut dhe nuk besoj te jete .
Gjyshi e ka jetuar kohen e Zogut , por nuk e ka njohur ate personalisht si ky tipi i librit.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Mbreti Zog: Enver Hoxha nuk eshte armiku im.

*Mbreti:po u sulmua Shqiperia nga Greqia, une do te luftoj me 20.000 veta per atdheun

*Formimi i Komitetit "Shqiperia e lire"
Ne kete kohe te veshtire per Shqiperine, Greqia i shpalos hapur interesat e saj. Zogu i I, qe ka edhe pervojen e sjelljes greke gjate pushtimit fashist nuk mund te harroje kollaj. Mbreti u thote perfaqesuesve greke: "Enver Hoxha nuk eshte armiku im se eshte shqiptar. Nuk eshte grek. Une ne mbrojtjen e Shqiperise me gjithe fuqite e mia jam i bashkuar me ato qe mbrojne Shqiperine". Madje ai shkon edhe me tej, kur thote se po u sulmua Shqiperia, ai do te luftoje vete i 20.000 burra. Eshte koha, kur formohet Komiteti "Shqiperia e Lire" Gati ka ndodhur ashtu si ka paralajmeruar Mbreti shqiptar.

Mbreti Zog si nje diplomat i njohur Europian i kerkohet nga Franca dhe Britania per nderhyrjen diplomatike ne konfliktin Arabo-Israelit.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Prandaj po e kritikojme per ate qe meriton te kritikohet ;)

---------------------------------------------------------------
Kritika qe mund ti besh Zogut eshte, se pse i dha shkolle Enver Hoxhes ta linte analfabet me lopet e gjirokastres sepse erdhi ne fuqi dhe fukaradisi dhe masakroj shqiperine per 45 vjet,
dhe nje kritike tjeter i kam bere Mbretit Zog une sepse ndaloj nje grup komitesh ne Mat qe kishin pergaditur vrasjen e Enver Hoxhes.

per keto dy gjera mund te kritikohet Mbreti Zog, qe i bie te kritikohet me pak se Skenderbeu.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Personalisht nuk jam adhurus mbreterish dhe mbreterish , dhe as i Zogut
dhe familjes mbretrore shqiptare . Jam per republike parlamentare siç e kemi sot ,
me nje krteminister dhe president , pasi ka ikur koha e mbreterve ,
por duhet ti japim Cezarit ate qe i takon Cezarit , ka pase thene Jezu Krishti njehere e nje kohe.

-----------------------------------------------------------------
nje korigjim te vogel per ty Hartini ,

Mbreterite me jetgjatesine e tyre ne pushtet kan treguar se dine te drejtojne me mire nje komb (shembull Britania,Swedia etj) shtete te pasura me bazamet mbretror qe ruhen dhe sot e kesaj dite.

Shqiperia shpallet Repuplike per here te pare nga Mbreti Zog,

Zogu eshte i vetmi politikan qe mbron te gjith titujt si diplomat,

President
Kryeminister
Mbret,

asnje politikan shqiptar si ka arritur keto (qofte dhe Skenderbeu)
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Ne fakt ne shqiptaret jemi mesuar ti bijme te mires me shkelm, nuk dime asnjehere te vleresojme dike per te mirat, sado te pakta qe jane. Harrojn shum shpejt shqiptaret se per here te pare SHTET Shqiperia ishte ne kohen e Zogut, harrojn shum shpesh shqiptaret se monedha shqipetaret njihej jo deri te ura Dajlanit sic ndodh sot. Harrojn shum shpejt shqiptaret, se ne 1925 u shpall per here te pare Ligji Themeltar i Republikës Shqiptare. deri me pare kishim Kanunin e Lek Dukagjinit, kishim kanunin qe doli nga lidhja e prizrenit, me pas ajo "kushtetute" qe na e vendosen fuqit e medha na e ben si dhurat bashk me princ Vidin. Harrojn shum shpejt qe dhe kushtetuta qe ne kemi sot i ka bazat nga ajo e Mbretit Zog. Harrojn shqiptaret se sa masa mori zogu per vendosjen e rregullit dhe rendit publik, hapjen e shkollave, etj etj.

Te gjitha keto nuk po i them per te ngritur figuren e Zogut kushedi se kush ishte, por dhe ta bastardojm ne kete menyre ska kuptim, cdo qeversije ka anet pozitive dhe anet negative, dhe tek zogu renditen reforma agarare qe doli pa sukses, traktate me italine sidomos i fundit se aty po e prishi. Por dhe te nxjerresh peralla qe zogu iku nga gjirokastra me floririn shqipetar qe i binte nga thaset, Eshte me te vertet kulmi injorances.. Sa kollaj u preka floriri. Mah. Tani del ky dhe na shkruan per zogun, por per mendimin tim ka te drejt Injoranca e Zogut esht treguar qe len ket Saracin nje piktor ambasador, perfaqsues te shqiperise ne Mbreterin e bashkuar, Por ky ska turp peshtyn aty ku ka ngren. Por kjo tregon dhe njehere se dhe pse jetojme ne nje shtet "demokratik" Komunizmi po vepron akoma nga menyrat me te ndryshme, tani per te theksuar me teper urrejtjen e shqipatereve tek mbreti Zog, Edhe pse i ngjiten qe vrau Luigj Gurakuqin, por te verteten shume pak shqiptare e din, Nje artikull i Gazetes panorama para ca kohesh fliste per vdekjen e Luigj Gurakuqit, kishte nje vazhdim artikulli por nuk e botuan se komunizmi donte te treognte qe Luigjin e Vrau ZOGU DHE VETEM ZOGU. Ne postimin me poshte tregohet, se vrasesi i Luigj Gurakuqit ka qene Caplin Saraci. Njeriu me i paftyre dhe me injorant Shqipetar
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

“Luigj Gurakuqin e vrau اatini”

Fakte dhe histori të treguara nga Fritz Radovani: Ja e vërteta e vrasësit dhe pazaret e bëra...
Kushëriri i rilindësit i shkruan shefit të Oborrit Mbretëror

Rezarta Delisula

Edhe pse mundohemi t’ju rikujtojmë emrin e اatin Saraçit krerëve të Legalitetit, miq të mbretit Zogu I, shumica e tyre e kanë njohur vetëm nga libri i famshëm, ku Ahmet Zogu quhet tradhtar, vrasës e hajdut.

Ata pak që kanë dëgjuar për të thonë se mbreti, duke njohur se sa llafazan ishte اatin Saraçi, dhe për të mos prishur imazhin te katolikët e Shkodrës, që atëherë e quanin veten të përjashtuar nga regjimi, e dërgoi atë si konsull për ta mbajtur larg politikës vendase. Më pas, kur mësoi se shkodrani ishte vënë në shërbim të italianëve dhe anglezëve ia hoqi këtë detyrë. Pikërisht në këtë moment nis lufta e اatin Saraçit kundër mbretit Zog. Në letërkëmbimin e Ali Ohrit me Fritz Radovanin, djalin e Kolë Radovanit, ushtarak i lartë në kohën e Zogut, si dhe kushëri i Luigj Gurakuqit, ky i fundit tregon se vrasjen e Luigj Gurakuqit e ka paguar اatin Saraçi, ndërsa tregon dhe detajet e familjes së tij që i njeh mirë.
اatini shkruante...

اatin Saraçi, në librin e tij të pambaruar “Zogu i shqiptarëve”, akuzon Ahmet Zogun si vrasës të Luigj Gurakuqit më 1925. Në shënimet e tij thuhet se në atë kohë sapo kishte mbërritur në Bari, ku kishte marrë në dorë konsullatën dhe detyrën për të vrojtuar udhëheqësit e opozitës dhe Nolin, të cilët ishin strehuar në Itali, kur një student kishte qëlluar për vdekje Luigj Gurakuqin. Sipas konsullit, vrasësi kishte ardhur në zyrën e tij dhe i kishte thënë se ardhja e tij në Bari ishte për një qëllim shumë të madh, por duke e njohur atë student, اatini nuk ia kishte varë shumë, pasi në të kundërt, siç thotë ai, mund të kishte lajmëruar udhëheqësin e opozitës me të cilin ai thotë se mbante marrëdhënie të mira personale. Mosreagimi i tij i ka shërbyer në anën tjetër, ku fitoi besimin 100 për qind të Zogut, i cili, sipas konsullit, ishte porositësi i kësaj vrasjeje. “Pas këtij episodi tragjik ia dola t’i fitoja zemrën Zogut e të bëhesha njeriu i tij më i besuar, kësisoj isha në gjendje të shpëtoja shumë jetë njerëzish”, shkruan ai, ndërsa në pasazhet e këtyre shënimeve nuk flitet për ndonjë person që diplomati i ka shpëtuar jetën. Edhe pse اatin Saraçi vazhdoi të ishte pranë Zogut deri në fund të mbretërimit, ai thotë se ndarja me mikun e tij filloi pikërisht në këtë moment, në vrasjen e Gurakuqit.

E vërteta

Fritz Radovani, që është kushëri i rilindësit, Luigj Gurakuqi, tregon se familja e tij e di shumë mirë se kush ka qenë vrasësi i liderit të opozitës. Sipas tij, اatin Saraçi ka urdhëruar të afërmin Baltjon Stamolla për vrasjen e Luigjit. Ky i fundit nga burgu i kish shkruar اatinit një letër ku shkruhej: “A i ke pague paret”. Sipas Fritz Radovanit, bëhej fjalë për paratë që duhej të paguante ai, në mënyrë që vrasësi i Luigj Gurakuqit të dilte nga burgu. “Kjo pusull asht kenë deri në vitin 1992 në Muzeumin e Shtëpisë së Luigj Gurakuqit në Shkodër”, i shkruan ai Ali Ohrit, duke i sugjeruar edhe personin që mund ta ketë këtë pusullë. Ndërkaq, tregimi i tij hyn në detaje më intime. E ëma e Baltjonit ka treguar se kur اatini e kishte kërkuar, djali i saj ndodhej në kopsht, e duke përfituar nga të qenit vetëm, e ëma i është lutur اatinit të mos e përziejë djalin e saj me këto punë. Pas vrasjes së Luigj Gurakuqit, اatini nuk ishte dukur më në shtëpinë e tyre dhe nuk e kishte marrë përsipër nxjerrjen nga burgu të Baltjonit, edhe pse e futi vetë në atë valle. “Shumë shpejt اatini asht zhdukë nga Shqipnia, se asht konsiderue vrasës i Luigj Gurakuqit. Ndër ato dy tri ditë që asht vra Luigji, Saraçt kanë organizue një mbrëmje dëfrimi, ku kanë marrë pjesë edhe këto familje: Lec Shkreli, Gerejt, Dedjakupt, Gurazezët. Për këtë mramje ka shkrue Mark Gurakuqi, kushëri dhe shkrimtar i librit me titull “Luigj Gurakuqi”, shkruan nga Australia Fritz Radovani.

Vrasësi i tradhtuar

Pasi kreu në mes të Barit vrasjen e liderit të opozitës Luigj Gurakuqi, Baltjoni u burgos nga italianët. I riu nuk mundi të dilte sipas premtimeve të Saraçit dhe mbeti në burgjet italiane deri pas pushtimit italian të Shqipërisë. Kur Mustafa Kruja erdhi kryeministër, i kërkoi qeverisë italiane ekstradimin e “Baltjon Stamollës në Shqipëri. Kjo marrëveshje u krye dhe pas sjelljes së vrasësit në Durrës. I shoqëruar me policë ai është nisur për në Fier, për arsye sigurie, larg qytetit të lindjes. Në Fier ka qëndruar në një shtëpi të ruajtur nga policë, e një ditë thuhet se ai ka dashur të arratisej dhe policët kanë qëlluar në drejtim të tij me automatik. “E kanë lanë disa orë pa e çue në spital, mbasi kështu kishte porositë Mustafa Kruja, që Baltjoni mos të vritej në çast, por të vuante nga dhimbjet e menjëhershme që shkakton arma kur shprazet në bark. Afro dy-tri ditë mbas gjuajtjeve ka vdekë tue vërritë nga dhimbjet. Mustafa Kruja i ka thanë Babës tem: Ia bana kështu Baltjonit, se ia kishe kaq gja borxh mikut tem Luigj Gurakuqit”, i shkruan i moshuari Ali Ohrit, shefit të zyrës së Oborrit Mbretëror. Sipas tij, këto familje që u konsideruan si zogistë, pinjollët e tyre përfunduan në sigurim të shtetit.

Pakënaqësia

Një ndër librat më të shitur në libraritë e Tiranës ka qenë pikërisht “Zogu i Shqiptarëve”, i shkruar nga اatin Saraçi. Diplomati, që pretendonte se kishte shok të ngushtë Zogun dhe se njihte çdo anë të tij, me kujtimet e veta ka ngjallur lloj-lloj reagimesh, duke e ngjitur në top blerje këtë libër, ku për herë të parë Ahmet Zogu shfaqet ndryshe. Malok, koprrac, 70 për qind analfabet, diktator, injorant, vrasës, hajdut, tradhtar… janë sharjet që hasim thuajse në çdo faqe të këtij libri, të shkruara nga njeriu që njihet më shumë si piktor dhe që dikur ka qenë diplomat. Sigurisht që për një pjesë të madhe të njerëzve ky libër ka sjellë pakënaqësi. Disa pohojnë se اatin Saraçi ka qenë nga ato persona me personalitet të shumëfishtë, e që psikologjikisht të paaftë për të qenë produktiv në një prej zgjedhjeve të tij, përfshi këtu diplomatin, muzikantin e piktorin. “E çfarë mund të presësh nga një njeri që pretendon se është shok i yti e në çdo rast ai ta ngul thikën prapa shpine për një grusht para më shumë, apo për një detyrë më të mirë. Kjo kuptohet fare qartë nga deduksioni që mund t’i bëhet rrëfimit të tij, ashtu edhe në rastin e Luigj Gurakuqit. Ai pranon se ka marrë paralajmërim për vrasjen dhe s’e ka vënë ujin në zjarr, duke menduar se kjo s’do të ndodhte. Ndërkohë që pretendon se pas kësaj i ka qëndruar pranë Zogut për të shpëtuar jetët e të tjerëve”, thotë një prej veteranëve të Legalitetit. Ndërkaq, një nga këshillat më të vlefshme që ka marrë Ali Ohri prej mikut të tij Fritz Radovani ishte zbulimi i të vërtetave në arkiva. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë i thuhet stop rrugës së shpifjeve e gënjeshtrave mbi mbretin. Kjo ishte historia e treguar nga kushëriri i Luigj Gurakuqit, i cili thotë se vrasësi i vetëm i tij ka qenë اatin Saraçi.

letra e fritz radovanit derguar ali ohrit

I nderuemi dhe i dashtuni z.Ali,

(Po të dërgoj pjesë nga materialet e mija historike që kam shkrue unë)

Fatkeqësisht sistemi komunist jo vetëm ka falsifikue historinë, por edhe ka krijue ndër njerëzit ide se me të vërtetë asht ashtu si kanë gënye dhe vazhdojnë me gënjye edhe sot komunistët. Sasia e madhe e helmit t’ideologjisë komuniste që qarkullon me mjetet e propagandës e teksteve shkollore e atyne pseudohistorike deri në skajet më të largëtra të Australisë më bind se: Për shumë vjet asht e vështirë me fshi blozën dhe ndryshkun që ka veshë trunin dhe llogjikën e Shqiptarëve...
...
U zgjata pak në hymje të fakteve, mbasi mendoj se ka ardhë koha me u marrë me shumë seriozitet kjo Periudhë e Historisë së pashkrueme.
اatin (ose اaPin) Saraçi, ishte vëllai i Patukut, Sandrit e Toninit. I kam njohtë të gjithë. Kjo familje kishte lidhje kushurinije me Baltjon Stambollën. اatini, pra (اaPini, si e quej unë, sepse çapini i jep helmin gjarprit), i ngarkoi detyrën e vrasjes së Luigjit Baltjonit, i cili mbasi e kreu këtë vepër të poshtër, nga burgu në Itali i shkoi një copë pusull اatinit; اatin a i ke pague paret?. Ishte fjala për me pague اatini lirimin e tij nga italianët. Kjo pusull asht kenë deri në vitin 1992 në Muzeumin e shtëpisë së Luigj Gurakuqit në Shkodër. Për kepjen ose jo të kësaj pusull, jo më shumë se 10X8 centimetra, mund të lidheni me zotin Mentor Quku, i cili ishte drejtor i Muzeit, dhe besoj se ju ndihmon kur t’i drejtoheni n’emnin tem...
...
Aso kohe (1925), baba i em ishte në Gardën Mbretnore. Pak ditë mbas vrasjes Luigjit babën e ka thirr Mbreti vetë dhe i ka thanë: “Kolë, unë të njoh dhe e dij se prej teje, edhe pse je kushërini i Luigjit, nuk më vjen asnjë e keqe, por smirëzijtë e dashakëqijtë tuej kanë me u mundues me më bat ë keqen, tue spifë për ty se gjoja ti je tue u mundue me organizue grup kundërshtar kundër meje. Për me evitua çdo të keqe ndaj teje, kërko ku të pëlqen me shkue me detyrë si ushtarak dhe unë do e plotësoj dëshirën tande. Dhe në të vërtetë Baba asht largue nga Pallati, por nuk ka pasë asnjë problem nga Mbreti. Përkundrazi, funksionet që ka pasë Baba deri sa ka vdekë ishin të rëndësishme....
...
Unë kam këtë mendim: Asht koha që duhen zbardhë disa ngjarje që mbas nesh, ose nuk ka me u marr kush seriozisht me to, ose “ndokujt” ka me i interesua me i lanë në errësinën e sotme.
....
Arkivat janë mjeti dhe arma më e vlefshme në dorën e të Drejtit!
Përshëndetje miqësore e vllaznore: I Juej, Fritz Radovani

Melburn, 2006, tetor 29.

Deklarata pas bisedimeve me qeverinë e SHBA-së, më 1942
Noli e Konica: Pa Zogun bie fuqia e qeverisë në mërgim

Në dhjetor të vitit 1923, për herë të parë në historinë e tij mbi 2500-vjeçare, populli shqiptar votoi i lirë në zgjedhjet për asamblenë kushtetuese.

Partia e Zogut fitoi shumicën në Parlament, e pikërisht në këtë moment filloi përplasja me opozitën e kryesuar nga Noli. Më 23 shkurt 1924, studenti nga Mati i poshter Valteri i bën atentat Zogut para Parlamentit e pikërisht pas këtij momenti kryeministri Ahmet Zogu jep dorëheqjen. Më 10 qershor 1924, opozitarët e kryesuar nga Fan Noli futen në Tiranë e qytete të tjera, duke shkaktuar atë që ne e njohim si revolucioni demokratik i qershorit. Më 16 të po atij muaji u krijua qeveria e “Nolit”, e cila nuk zgjati shumë. Ahmet Zogu u dënua me vdekje nga gjyqi special e po kështu edhe bashkëpunëtorët e tij. Marrëveshja me Bashkimin Sovjetik konsiderohet si gabimi më i rëndë i Nolit, i cili në atë periudhë duke menduar gjeografikisht larg Rusinë, po aq larg mendoi dhe hapjen e komunizmit. Veprimi i peshkopit solli pakënaqësi jo vetëm në popull, por edhe te shtetet e mëdha evropiane. Zogu u fut në Tiranë më 24 dhjetor 1924, mbështetur dhe nga shtetet evropiane, duke përmendur Anglinë si mbështetësi kryesor, ndërsa Fan Noli u kthye në SHBA për të vazhduar detyrat e tij. Fan Noli, peshkopi ortodoks që kishte studiuar në Harvard, ëndërronte që në Shqipëri të drejtonte një qeveri demokratike përparimtare sipas modelit amerikan. Edhe pse Noli mendohej si një ndër armiqtë kryesorë të Ahmet Zogut, bashkë me Faik Konicën, që konsiderohej si miku i tij, në vitin 1942 i bënë qeverisë së SHBA-së propozimin për të bërë një qeveri shqiptare në mërgim. Në librin e اatin Saraçit thuhet se sapo ai kish marrë vesh qëllimin e Zogut për të vjelë para mes Kryqit të Kuq i ka shkruar Konicës. Por duket se Faik Konica s’i ka vënë mend Saraçit dhe s’ka vënë në dyshim miqësinë e tij me Zogun, gjë që e tregon dhe deklarata e botuar në gazetën “Dielli”, më 1942. Fan Noli dhe Faik Konica u ftuan nga qeveria e SHBA-së për të diskutuar mbi ngritjen e një qeverie shqiptare në mërgim. Sipas dy personaliteteve shqiptare, vetëm një mbledhje e të gjithë personaliteteve shqiptare në mërgim mund ta tunde popullin shqiptar dhe të ishte e pranueshme për Shtetet e Bashkuara. “Mbreti Zog është më i shquari personalitet shqiptar i gjallë, dhe përjashtimi i tij do t’i hiqte fuqinë lëvizjes që proponohet të bëhet”, thuhet në deklaratën e Nolit dhe Konicës. Edhe pse para shumë vitesh ai e konsideronte Ahmet Zogun armik, madje e kishte dënuar dhe me vdekje, pas pak vitesh ai ndryshoi mendim, duke vlerësuar pozicionin dhe aftësinë e Zogut për të bërë shtet. Në deklaratën e dy prej intelektualëve më në zë shqiptarë veç të tjerash thuhej se në këtë guvernë shqiptare në mërgim askush nuk do ishte i detyruar të hiqte dorë nga mendimet e tij politike, por do të bashkëpunojë, derisa tërësia e tokës dhe liria e Shqipërisë të sigurohen në Konferencën e Paqes, e pas kësaj cilido mund të marrë lirinë e tij për të vepruar. Deklarata u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 1942, ndërkohë që Shqipëria ishte e pushtuar. Kjo qeveri e përkohshme nuk u krijua kurrë.

Diplomati shkodran

اatin Saraçi ka lindur më 1902, në Shkodër. I rritur në një familje tregtare, që në moshën 10-vjeçare është rritur kolegjeve të Evropës, pjesën më të madhe në Vjenë. Me marrjen e pushtetit nga Ahmet Zogu ai bëri pjesë në administratën e tij si diplomat.
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 1939 e gjeti اatin Saraçin në Legatën Shqiptare në Londër, e paskësaj si artist. Emri i tij në historinë e pikturës angleze figuron si përfaqësues i impresionizmit anglez, si koleg dhe mik i Oscar Kokoschkas... Ekspozitën e parë ai e hapi në “Redfern Gallery”. Në vitet ’50-‘60 ai hapi dhe dy ekspozita të tjera. Vdiq më 1974 në Londër dhe një vit më pas në përkujtim të tij u hap një ekspozitë përkujtimore me 50 punime.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

-----------------------------------------------------------------
nje korigjim te vogel per ty Hartini ,

Mbreterite me jetgjatesine e tyre ne pushtet kan treguar se dine te drejtojne me mire nje komb (shembull Britania,Swedia etj) shtete te pasura me bazamet mbretror qe ruhen dhe sot e kesaj dite.

keto shtete qe thua nuk drjtohen nga mbreterite,por nga qeverite e tyre ,keta parazite jetojne ne kurriz te popullit duke mare pjese nga taksat qe paguan populli nga djersa qe derdh Per te bere keta party,ballo dhe udhetime.
 
Titulli: Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

keto shtete qe thua nuk drjtohen nga mbreterite,por nga qeverite e tyre ,keta parazite jetojne ne kurriz te popullit duke mare pjese nga taksat qe paguan populli nga djersa qe derdh Per te bere keta party,ballo dhe udhetime.

------------------------------------------------------------------
pa urdher te Mbretereshes Elizabeth ne Britani nuk mund te behet asnje veprim Kombetar.
kane partite ne dispozicion te politikes dhe diplomacise dhe lideret e tyre kur vijne ne fuqi bejne betimin perpara Mbretereshes, nder to dhe i madhi Wiston Churchill.

ketu quhet Mbreteri Parlamentare njesoj se e shpalli shqiperine Mbreti Zog,

ne britani ku nje kryeminister merr detyren thote (god save the King or the Queen)
zoti i dhashte jete Mbretit/Mbretreshes.

shko se je zero nga politika.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top