Krijimet letrare~Prill~2024

Krijimet letrare~Prill~2024


  • Totali i votuesve
    27
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku ,per nje trokitje tjeter ne krijimet e konkursit tone.
...butesi,brishtesi, bulzime pranvere....
Tema e muajit ishte;


Prill-Mirësevjen Pranverë - temë e lirë



1-Bëju.

Bëju,
rreze pranvere
ndriqo errësirën e shpirtit tim
të zgjasë krahët e t'përqafojë
pa pushim, pa mbarim

Bëju,
vesë mëngjesi
që shkrihet me rrezen e parë
natyrë përplot lule
ah sa mall kam për të parë

Bëju,
si ma e mira stinë
çdo gjë të vdekur që gjallëron
e të ndjejë me thellësi shpirti
sikur lulen, kur lulëzon

Bëju,
fluturim dallendysheje
ktheu prap në fole
cicërimat tona të përbashkëta
të sajojnë vargje pandërpre



2-Ankth mesnate.

5 min në fillim të ditës re
Hëna ndriçon dhomën
Muzika në sfond më qetëson kët kraharor
Ky shpirt përpëlitet brënda meje
Ulëret, çirret nga dhimbja e madhe që e ther përmes
Kjo gjëndje vetmie trazon mendimet
E zhgënjyer , e tradhëtuar ndihem
Rritesh, kupton sa e ndyrë është të rritesh
Ulëret por kush sdëgjon
Ulëret por kush skupton
Sa dhimbje mbart ti moj vetja ime
Sa zhgënjime kam ndjer në zemrën time




3-Të dua ty.

A ta kam thënë ndonjëherë sa me fat jam
Ta kam thënë ndonjëherë që jam e bekuar
Sa e lumtur që pranë të kam
Se me ty ndihem e dashuruar

A e di ti si më qeshin syt sa herë flasim
Si më bën zemra kur zërin ta dëgjoj
Të dua edhe kur bërtasim
E më shumë kur të mungoj

Të dua !Më vjen ta bërtas ,e gjithë bota ta marr vesh
Të kam motiv ,se me ty gjithmonë shpirti më qesh .
Je dritë ,që më ndriçon kur jam në errësirë
Je shpresa ime ,që e nesërmja do bëhet më mirë

Ndoshta sjam e aftë të shprehem
Se bllokohem kur flas për ty
Ndjema zemrën se si ndjehem
Shikomë shkëlqimin që kam në sy

Të dua shumë
Jo veç me fjalë
Çdo ditë e më shumë
Deri sa fryma të më ndal


4-Nje kujtim.

E kur dita zbardh me vrensira, shoh syte e tu, ne nje mjegull dyshimi.
Vrensira , shira pemtojne ditet tona.
Diellit te mengjesit i lutem , shpresoj qe dielli te ngrihet larte te ndrij pafundesine e botes njerzore,
Te ndrij e ngroh ashtu sic jane mendimet e mia per ty.
Te shpurshpuris mes resh te bardha e aty ku te gjej dhe lulezoj,ne nje tjeter te humb perseri.
Dhe shiu behet bresher dimer i acarte.
Me rreshket ne duar ,me behesh pellumb,
me iken ne udhtime pa adrese, e une pres te vish perseri,
...ti rreshket si nje pike loti ne syte e mi,tenton,tenton pa fund te behesh nje kujtim.
E nese kjo eshte ajo qe don,do te bej nje perl ne shpirtin tim,
rri ,largou qendro shpirt po te duash ti,le te jesh nje kujtim.




Keto ishin vargjet tuaja drejtuar keti konkursi.
Ju falenderoj perzemersisht per mbeshtetjen tuaj.
Jane vargjet tuaja qe na japin mundesine te trokasim cdo muaj me dicka te re per ju. :))
Perqafime per te gjithe ! 🤗
 
Shkrime të ndjera 😁
Më tërhoqi 1 goxha 😊 dhe 4 😊


Urime të gjithë atyre që se lënë këtë konkurs boshë pa krijime 😊
 
3-Të dua ty - me pelqeu dhe votova

Ju lumte te gjithe pendeprovuesve ✒️🖋✏️🖊
Suksese te gjitheve. 📝
 
I paska zënë ngërçi anëtarët që nuk paska prurje.
Do thoja nja dy kritika por nuk kam nerva të më masakrojnë.
Po rri urt ma mirë😜
Suksese.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top