Kravata...

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjashtë hapa për të lidhur kravatën tuaj



Hapi 1

Përthyeni këmishën tuaj deri në fund të jakës. Dhe vendosni kravatën rreth qafës. Pjesa më e
gjerë e kravatës duhet të bjerë poshtë, duke u dominuar nga dora.


Hapi 2

Merreni fundin e pjesës se gjerë të kravatës dhe mbështilleni rreth pjesës së hollë, pak me
poshtë qafës. Pjesa e gjerë duhet të jetë më e gjatë, pjesa e ngushtë më e shkurtër.


Hapi 3

Pasi të keni mbështjell? pjesën e gjerë rreth pjesës së hollë, rrëshqiteni fundin e gjerë në për
fjongon që është formuar.


Hapi 4

Futeni fundin e gjatë dhe të gjerë të kravatës në fjongo.


Hapi 5

Ngrijeni fundin e pjesës së hollë dhe të gjerë nga poshtë, për të forcuar fjongon.


Hapi 6

Mbajeni fundin e pjesës së hollë me dorën tuaj, duke e shtyrë fjongon deri në qaf.

christensen.gif
 
une kur e lidhi kravaten e lidhi para se ta vej ne qafe, pastaj e vej dhe e rregulloj sipas deshires :D... lere qe rrall vej kravate, vetem neper raste speciale, se me duket vetja si burre :D:D
 
Ndersa une vendos papjonce a ka nja 7 menyra per ta vendos ate.
 
Nje here e kam vene kravaten, dhe mu desh ta heq dhe te lidh gomarin pasi kishte keputur litarin:D
 
Hahaha qenkerke vertet i papare ti Lauri.
 
Mesoni si ta lidhni kravaten?

Nuk dini ta lidhni kravaten tuaj......heheheh mesoeni tani vetem me disa hapa...:D.
 

Attachments

  • dlattach.html;topic=40570[1].jpg
    dlattach.html;topic=40570[1].jpg
    55.2 KB · Shikime: 13
Nese keni veshtiresi gjate leximit me tregoni une do ja u tregoj se nuk ka dal shume paster shpjegimi :D.
 
gjithmon mka interesu qysh lidhet kjo kravat e bekume, m'duket diqka e zorshem, sdi dyqysh si bohh...veq qa i kom tullusum meshkujt me kravat be, kuku..
 
Kshtu e kam lidh gjithmon por prap se prap Flm Deliza ;)
 
Nuk eshte e veshtire por ja p.sh qe une nuk e dija - duket si e ngateruar nje cik :D
 
jam lodh gjithe ato here per tja lidh babit kravaten e skam mesu qe skam mesu
gjeja me e veshtire me duket ,si labirint :D
 
Me vjen keq me te verete qe nuk ak dal ne formatin e duhur se me sa shoh shume rende lexohet po nejse kush ka zor do e lexoje dhe do e mesoje si lidhet :)
 
Kravata...

Kravata, krahu i djathtë i suksesit…

Vetë fjala kollare vjen nga KROAT. Pra kravata e parë u pa në Kroaci. Por sot kravatat janë të firmave nga më të njohura si: Umberto Frasit: Perry Ellis; Macy's; Duca D’aosta të përbëra nga materiale nga më të ndryshmet: mëndafsh, pambuk, stof etj.. ثshtë e çuditshme, por historia e kravatës lind që tek faraonët e Egjiptit, ndërsa në Evropë ajo vjen për herë të parë në vitet 590 - 600.

Në fakt kravata renditet si veshja më e padobishme, megjithëse ka me miliona njerëz në të gjithë botën që nuk dalin asnjëherë të vetme pa kravatë, ashtu siç ka nga ana tjetër, mijëra të tjerë që nuk kanë vënë kurrë një të tillë, madje as në ditën e dasmës së tyre.
ثshtë ndoshta ndër të vetmet bizhu që ka gjinia mashkullore. Por rëndësia e së cilës ka bërë që të flitet shumë për kollaren më të bukur, më të shtrenjtë, më me shumë ngjyra etj... etj...

Personaliteti i personit:


Personalitete të ndryshme brenda të njëjtës kravatë:
-Disa persona e përdorin kravatën për qëllime pune. “Duhet edhe pse më merr frymën”

-Disa të tjerë e konsiderojnë si një instrument identifikues të personalitetit të tyre. “ unë me kravatën, duket se tregoj më tepër se ç’jam”.
-E disa të tjerë thjesht për të joshur. “mua gjithmonë më ka ecur me kravatë, njohjet më të mira i kam patur kur kam qënë me të”.


Shikoni disa kombinime të kollareve

Nëse kravatën e vishni me veshje sportive do të thotë që jeni tip fantazist.

Ndërsa ato me vizatime gjeometrike janë simbol i kërkimit të rregullit pra i personave që duan gjithmonë rregull, ndërkohë ato me vija tregojnë një vullnet organizimi.

Mos harroni: në Amerikë dizenjo të mëdha identifikohen për një udhëtim me makinë, ndërsa ato të vogla për një ditë normale zyre.

Ja disa lloje te kollareve :D

Ju cuna preferoni t'i perdorni kollaret? :)

Cdodite
 

Attachments

  • stil_119.jpg
    stil_119.jpg
    93.9 KB · Shikime: 11
  • stil_120.jpg
    stil_120.jpg
    33.8 KB · Shikime: 11
  • stil_116.jpg
    stil_116.jpg
    85.8 KB · Shikime: 11
  • stil_121.jpg
    stil_121.jpg
    26.2 KB · Shikime: 16
une per vete se pelqej...
gjyshi im ndjese paste me thojke mos vesh Kurre kravat se me bo me te dal telash me ndoken te kap per krevate e eshte njesoj si te te varin ne litar..
 
bezdi e madhe jane keto krevatat...per raste shume te vecanta i perdore por veretet s'me pelqejne edhe aq shume.
 
baaaaa,kravaten se duroj dot,as neper dasma sme pelqen hic ta ve.
me zor e vura dhe ne dasmen time se sdesha ta vija,sa u bene ato adetet me turten, shampanjen dhe dancin me nusen :p e hoqa menjehere,hoqa dhe xhaketen e kostumit,pervesha dhe menget e kemishes dhe isha rehaaaattt :D:D
 
Redaktimi i fundit:
baaaaa,kravaten se duroj dot,as neper dasma sme pelqen hic ta ve.
me zor e vura dhe ne dasmen time se sdesha ta vija,sa u bene ato adetet me turten dhe shampanjen e hoqa menjehere,hoqa dhe xhaketen e kostumit,pervesha dhe menget e kemishes dhe isha rehaaaattt :D:D

Mbaj papjon mo a ca quhet ajo si fjongo :D
 
Po sikur kravata te nxiste fantazine e asaj qe do kishe ne krah do e mbaje mo Bledi LOL LOL LOL
 
baaaaa,kravaten se duroj dot,as neper dasma sme pelqen hic ta ve.
me zor e vura dhe ne dasmen time se sdesha ta vija,sa u bene ato adetet me turten, shampanjen dhe dancin me nusen :p e hoqa menjehere,hoqa dhe xhaketen e kostumit,pervesha dhe menget e kemishes dhe isha rehaaaattt :D:D

Edhe im shoq ashtu beri ne dasmen tone.Edhe ai i ka tmerr kollaret. Ne fillim hoqi kravaten, pastaj xhaketen edhe menget e kemishes i mblodhi pastaj hopaaa...:kercejme::kercejme: nuk mabhej me duke kercyer:kercim::kercim:
 
Une per vete i pelqej ca kur i vejne kollaret por kur edhe dine t'i mabjne jo si ca nuk dine edhe te rrine mire si zotri, si ju ka hije :D Edhe pse me te verete kam degjuar nga shume qe i kan si ne siklet ti mbajne.Gjithsesi dukeni bukur dhe elegant ne to shume :).
 
Un e perdor edhe ate shum :) sepse jam ne shkoll dhe rrobat i kemi kshtu me kravat (kshtu i themi) e te gjitha tjerat :D por un e ve me gjith qejf se me rri mir :p
 
tani qe mendohem ... ta haje dreqi , une skam vene kurre kollare ne jeten time
 
ndertim punoje po pa kollare nuk e ze mistrin me dore
do hyjme ne evrope apo jo mos ja q... nenen
 
une meqenese rri tere ditet e vitit pa kullaro vetem me rroba sportive me pelqen kravata kure veshe kemishe

kravata tregon sinqeritet e seriozitet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top