bledikorcari
Anëtar i Nderuar
Botohet libri “Zogu i Shqiptarëve”, me jetën ndryshe të mbretit
“Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut”
Rrëfimet e اatin Saraçit, që thotë se ka qenë miku i ngushtë i tij
Rezarta Delisula
“Zogu i Shqipërisë ka pasë qenë një burrë po aq i poshtër, sa edhe çdo cub tjetër i madh në Evropë, ndaj në daç quheni diktator, në daç tiran, këtë po e lë në dorën tuaj, vetëm se skena e teatrit në të cilën ai luajti ishte më e vogël.
Pjesa që ai vuri në skenë, ndonëse nuk i munguan aktet e mëdha, do të ishte relativisht modeste. Kësisoj do të ishte e mundur të shihje të gjitha detajet e kësaj drame. Kësisoj do ishte e mundur të këqyrje e të shihje drejt e në mendjen e diktatorit, si dhe të hulumtoje të gjitha veprimet e shestuara prej saj. E quaj fat që e kam pasë njohur Zogun, mbretin e Shqipërisë, si askush tjetër në këtë botë”. Kështu nis të hedhë në letër kujtimet e tij një prej atyre që pretendon se ishte miku më i ngushtë i mbretit Zog, اatin Saraçi. Akuzat dhe fyerjet që denigrojnë figurën e njeriut, që është mbajtur si shembulli i themelimit të shtetit modern shqiptar, vijnë përmes një libri me kujtime që në libraritë shqiptare është kthyer në dorëshkrimin më të shitur. Malok, koprrac, 70 për qind analfabet, diktator, injorant, vrasës, hajdut, tradhtar… janë epitetet me të cilat “shoku i ngushtë” ka veshur mbretin e shqiptarëve, ndonëse nëpërmjet këtij dorëshkrimi, veç pazareve për para, nuk merret vesh qëllimi i vërtetë e këtyre akuzave. Një nga arsyet mund të jetë që dorëshkrimi nuk është i përfunduar.
Fillimi i një miqësie
Në kujtimet e tij, اatin Saraçi shkruan se për herë të parë e ka takuar Ahmet Zogun në Vjenë. Ai ishte aty për studime me bursë të Ministrisë së Jashtme austriake. Zogu ishte një ndër të shtatëdhjetë kryetarët e fiseve, përfaqësues i Matit, që kishin ardhur në Austri për t’i paraqitur nderimet Kajzerit, ndërkohë që në ato vite ndikimi e Austro-Hungarisë në vendin tonë ishte i madh. اatin Saraçi kishte dëgjuar një fjalim të Zogut për perspektivën e Shqipërisë në të ardhmen e patriotizmi i Zogut i kishte lënë mbresa shumë të thella. Sipas tij, takimi i dytë me Zogun kish qenë tri vjet më pas, këtë herë në Tiranë në shtëpinë e ungjit të tij. “Entuziazmi i tij patriotik kishte marrë tone thuajse prej fanatiku, ndaj qysh nga ajo ditë u betova me mish e me shpirt të punoja përkrah atij njeriu”, shkruan اatin, duke shpjeguar situatën në të cilën ndodhej lideri i tij. Zogu ishte në opozitë por i përkrahur nga gjithë rinia e vendit. Pak vite më vonë ai mundi të bëhet kryeministër e të ndërmarri një sërë reformash. Sipas piktorit që pretendon se ka qenë mik i tij, më të rëndësishmet ishin; kthimi i varrezave muhamediane në qendrat e qyteteve në lulishte, ndaloi me ligj poligaminë dhe po me ligj respektoi të drejtat e të gjitha feve, por me kusht që shteti të ishte laik e ato të mos ndërhynin. Saraçi shënon se në atë kohë, ai ishte përpjekur të propagandonte punën e mirë të Zogut, sidomos në Shkodër ku, sipas tij, Zogu ishte pak i njohur.
Shtëpia
Duhet të ketë qenë fillimi i viteve ’20 kur اatin Saraçi shënon se kish marrë një thirrje nga Zogu që të paraqitej urgjentisht në Tiranë. Shtëpinë e Zogut ai e përshkruan të vjetër nga jashtë, po në brendësi kishte vërë re një sërë përmirësimesh. “Hyrja qe zgjeruar dhe mbuluar me tjegulla gjithfarësoj ngjyrash, llampadarët prej qelqi çmimlirë të Buranos qenë të përmasave të jashtëzakonshme…. Në shtëpinë e Zogut nuk kishte shërbyer kurrë më parë ndonjë grua deri ditën që ai u martua. Për një hark kohor 20-vjeçar nuk kam parë as edhe një lule të vetme në shtëpinë e Zogut”, shënon piktori. Perde mëndafshi, mobilie dhe orendi në stilin barok, kostume të vjetra kombëtare, divane turq të veshur me kadife të kuqe nga ajo e lira, qilima orientalë ishin pjesë të shtëpisë së vjetër nga jashtë në përshkrimin e tij. Pa harruar gardërobën e pasur të Zogut, ku pjesën më të madhe e përbënin uniforma nga më fantastiket. “Kravatat ishin me qindra si dhe një numër i pafund këmishësh të të gjitha ngjyrave, nga bluja e errët tek e kuqja dhe nuanca portokallie të ndezur, por as edhe një të bardhë. Kur e pyeta se ku i mbante këmishët e bardha, m’u përgjigj se e bardha ishte demodé, çka më bëri të vë buzën në gaz duke i thënë se këmishtari i tij duhej t’i dinte këto punë më mirë se kolegët e tij në Londër”, shkruan diplomati i Zogut, sipas të cilit të nesërmen mbreti kishte porositur dy duzina këmishësh të bardha në Vjenë. Pas darke Zogu kish porositur kafe që sipas اatinit e pinte pa sheqer. Arsyeja ishte se në kafen me sheqer nuk mund ta ndjesh kurrë helmin. Sipas shënimeve ai rrinte çdo natë me Zogut deri në orët e para të mëngjesit ndërsa i duhej të çohej sërish në orën 8 për të ngrënë mëngjesin me të. “Kur e pyesje Zogun se kur bie për të fjetur, kurdoherë merrja të njëjtën përgjigje lakonike: Napoloni nuk ka fjetur më shumë se pesë orë gjatë gjithë jetës së tij”, e اatinit pagjumësinë e Zogut ia kishin treguar dhe të tjerë. Miqësia e zjarrte dhe e çuditshme ndeshet vetëm në këtë libër, ndërsa pak janë ata njerëz që njohin diplomatin që më pas u bë piktor, اatin Saraçin.
Sipas tij…
Në shënimet e tij, familja Zogolli i përkiste njërës prej dyerve më të mira të fiseve të Matit, por kurrsesi nuk qe më e fismja, duke qenë se kreu i fisit ishte familja Selmani. Kur mbushi tetë vjeç, Zogu u dërgua në Kostandinopojë, ku kreu shkollën fillore dhe mësoi të lexojë e të shkruajë turqisht në “mejtep”. Gjatë gjithë jetës së tij Zogu ka krye vetëm këto tri klasë shkollë. Nga Shqipëria kishte marrë me vete një tutor që ia thoshin emrin Abdurahman, njeri krejtësisht analfabet, bëmat dhe krimet e së cilit janë përshkruar shpesh nga autorët shqiptarë e të huaj.
Zogu nuk arriti kurrë të mësojë gramatikën e gjuhës shqipe dhe nuk është i zoti të shkruajë qoftë edhe një rresht të vetëm në këtë gjuhë. “Nuk e zmadhoj nëse e pohoj se Ahmet Zogu ishte 75 për qind analfabet. Ai nuk ka lexuar më shumë se dy-tri libra gjatë gjithë jetës së tij, ata padyshim kanë qenë rreth jetës së Napolonit”, shkruan konsulli. Ata ishin tre shokë; Ahmet Zogu, Jak Koçi dhe اatin Saraçi. Ky i fundit shkruan se Zogu i besonte shumë, madje më shumë se çdo njeri tjetër dhe se ato kuptoheshin në mënyrë të përsosur, ndërsa rreshton për shokun e tij një mijë e një qind akuza. “Qysh nga viti 1924, dita kur Zogu hyri në Tiranë, synimet e tij ishin vetëm dy. Synimi i parë të pasurohej sa më shumë dhe sa më parë që të qe e mundur. Synimi dytë: të poshtëronte e shtypte me të gjitha mjetet që i ofronte pushteti, çdo atdhetar shqiptar si dhe progresin kombëtar të Shqipërisë”, vijon اatini, duke shënuar të gjitha dëshmitë e tij. Si shok të mirë që e kishte, Zogu i ofroi atij detyrën e konsullit ku të donte, madje dhe në Londër, por ai zgjodhi Vjenën, meqë ishte rritur aty.
Ndjenjat
اatin Saraçi kujton se në atë kohë sapo kishte mbërritur në Bari, ku kishte marrë në dorë konsullatën dhe detyrën për të vrojtuar udhëheqësit e opozitës dhe Nolin, të cilët ishin strehuar në Itali, kur një student kishte qëlluar për vdekje Luigj Gurakuqin. Sipas konsullit, vrasësi kishte ardhur në zyrën e tij dhe i kishte thënë se ardhja e tij në Bari ishte për një qëllim shumë të madh, por duke e njohur atë student, اatini nuk ia kishte varë shumë, pasi në të kundërt, siç thotë ai, mund të kishte lajmëruar udhëheqësin e opozitës me të cilin ai thotë se mbante marrëdhënie të mira personale. Mosreagimi i tij i ka shërbyer në anën tjetër, ku fitoi besimin 100 për qind të Zogut, i cili, sipas konsullit ishte porositësi i kësaj vrasjeje. “Pas këtij episodi tragjik ia dola t’i fitoja zemrën Zogut e të bëhesha njeriu i tij më i besuar, kësisoj isha në gjendje të shpëtoja shumë jetë njerëzish”, shkruan ai, ndërsa në pasazhet e këtyre shënimeve nuk flitet për ndonjë person që diplomati i ka shpëtuar jetën. Edhe pse اatin Saraçi vazhdoi të ishte pranë Zogut deri në fund të mbretërimit, ai thotë se ndarja me mikun e tij filloi pikërisht në këtë moment, në vrasjen e Gurakuqit.
Pazaret
Një tjetër shkëputje, sipas deduksioneve të thjeshta të shënimeve të اatinit, shënime, të cilat kanë mbetur të papërfunduara janë edhe paratë. Sipas tij, Zogu sa herë që merrte një dorë parash të mira i jepte nga një pjesë Jakut dhe اatinit, dy miqve të tij. “Jak Koçi kishte një fetë prej 20 për qind, duke qenë se ishte më i madhi në moshë dhe gjithashtu i martuar e me fëmijë, ndërkohë që unë i riu kisha 10 për qind, pjesa tjetër i përkiste Zogut”. اatini shënon se pikërisht në një shumë prej 10 milionësh franga ari, që Musolini i kishte dhënë Zogut për shpenzime të paparashikuara, ishte bërë mollë sherri mes tre “shokëve”. Referuar po autorit, Zogu e kish gënjyer Jakun dhe i kishte thënë se kishte marrë vetëm 5 milionë, prej të cilave tre ia kishte dhënë prijësve të fiseve. Por, sipas një hetimi të bërë, Jaku paska zbuluar se kjo ishte false, ndërkohë që اatini ishte në brendësi të hetimit. “Para se të nisesha Zogu më dha 2500 napolona floriri, duke më siguruar se kur të vija herën e ardhshme kishte për të më dhënë edhe pjesën tjetër të parave”, shkruan Saraçi. Në përfundim të atyre pak shënimeve mësojmë se nga Zogu ai s’e mori kurrë pjesën e parave që pretendonte. Pas një takimi që kishte pasur me Zogun në Francë, në fund të marrëdhënies së tyre اatini pretendon se makutëria e Zogut nuk ishte zbehur aspak, madje ishte rritur. Kështu që ai u kishte shkruar miqve të tij në Londër si dhe Faik Konicës në Uashington, duke shpjeguar synimet e Zogut që, sipas اatinit, ishte vjedhja mes Kryqit të Kuq. E në fund të kësaj marrëdhënieje të pakuptueshme për vazhdueshmërinë e saj nga ana e diplomatit اatin Saraçi, ai i ka shkruar një letër Ahmet Zogut, mes të tjerave; “Unë اatin Saraçi të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës dhe hajdut. Më pas ai nuk ka lënë asnjë shënim vitet që kanë pasuar jetën e tij”.
* kabineti
Sipas اatin Saraçit, i gjithë kabineti i Zogut përbëhej nga ministra, të cilët i quan analfabetë. E këtë, sipas tij, ai ia ka thënë Ahmet Zogut, i cili është shprehur; “Ky është cirku im”. Ndër ministrat e kohës së Zogut mund të përmendim Myfid Bej Libohovën, që për disa kohë ka mbajtur poste ministrore dhe më pas, për një periudhë të shkurtër ishte kryeministër, Mehdi Bej Frashërin, Ilias bej Vrioni, Rauf Fico...burra shteti, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë.
* martesa
Sipas اatinit, Zogu kish dashur të martohej me vajzën e Vittorio Emanuellit, martesë që, sipas mbretit, do i kishte hapur perspektivat Shqipërisë. Këtë sekret ai ia ka treguar shokut të ngushtë diplomat, pra اatinit, që më pas ia kishte rrëfyer Alessandro Lessonas, nënsekretar për kolonitë. “E dija fort mirë që e urrente”, kujton اatin, e ndërsa i kishte treguar pretendimin e mbretit të shqiptarëve të dy ishin shkulur së qeshuri, duke pranuar intrigën e tij.
Kush është اatin Saraçi...
اatin Saraçi, i biri i Paskalit, ka lindur më 1902 në Shkodër. I rritur në një familje tregtare, që në moshën 10-vjeçare është rritur kolegjeve të Evropës, pjesën më të madhe në Vjenë. Me marrjen e pushtetit nga Ahmet Zogu ai bëri pjesë në administratën e tij si diplomat. Aurel Plasari, që është redaktor dhe autor i parathënies së këtij libri, përkthyer nga Virgjil Muçi, shkruan kështu për اatinin; “Bashkëkohësit, si zëmadhi Paul Getty, e kanë kujtuar figurën origjinale të këtij diplomati shqiptaro-evropian në Legatën Shqiptare në Vjenë, që ai drejtonte, mbushur me sixhade persiane e argjendurina të moçme ballkanike, e cila kundërmonte vazhdimisht dyllë, temjan dhe obst schnaps, posaçërisht në sallën e vogël të pritjes me mure në kadife ngjyrë vishnje; ulur në piano me kryet përkulur mbi kraharor, ndërsa luante Rahmaninovin. Ashtu sikurse e kanë përshkruar të huaj të befasuar prej njohjeve me të nëpër sallonet londineze të pritjeve diplomatike, në kohën kur përfaqësonte Shqipërinë në Mbretërinë e Bashkuar: kryelartë e paksa të hutuar, gjithë good manners, veshur në tweed skocez ngjyrë gri të mbyllët, qepur me siguri prej ndonjë rrobaqepësi të Vjenës, me jakën e lartë të kollarisur, kravatën flutur, dorashkat prej filli, me formulën gati-shpotitëse “very kind of you” në majë të gjuhës dhe një kumb befasues zëri mes tingëllimës së filxhanëve prej porcelani. Me siguri që fort pak syresh kanë ditur që brenda asaj “figure” mondane gjallonte një fuqi shpirtërore e pazakonte, ndërsa mbrapa syve të tij bënte punën e vet dhuntia e aftësisë për të depërtuar edhe në skutat më të errëta të shpirtit njerëzor; fjala vjen: deri në ferrin e një pushtetari. Ishte padyshim një lëçitës i mirë i Machiavellit, sikurse lexuesit do ta dallojnë dhe, ndoshta, edhe i Guiçiardinit...”. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 1939 e gjeti اatin Saraçin në Legatën Shqiptare në Londër e paskësaj si artist. Emri i tij në historinë e pikturës angleze figuron si përfaqësues i impresionizmit anglez si koleg dhe mik i Oscar Kokoschkas...Ekspozitën e parë ai e hapi në “Redfern Gallery”. Në vitet ’50-‘60 ai hapi dhe dy ekspozita të tjera. Vdiq më 1974 në Londër dhe një vit më pas në përkujtim të tij u hap një ekspozitë përkujtimore me 50 punime. Lordi Drogheda e përshkruan në kujtimet e veta si “pushtues” grash, ndërsa dr. Hodini si njeri mondan i veshur me urtësi. اatin Saraçi la të shkruar dëshminë e tij për Zogun, apo “njeriun e lig”, siç e quante ai në një daktiloshkrim me titull të pastabilizuar; historia e një njeriu të lig, apo Zogu i shqiptarëve. Sipas Plasarit, edhe këto shënime historike mund të quhen “libër i pambaruar”, sipas planit fillestar të autorit, i cili flet për një vepër madhore, gati me karakter enciklopedik për të gjitha etapat e Zogut. (Dorëshkrimi i Chatin Sarachi (اatin Saraçit), diplomat në kohën e Zogut, i ruajtur në një bankë të Londrës i është dorëzuar Bibliotekës Kombëtare, nga albanologu Robert Elsie).