Zyrtarja e MPJ, në Paris për Shën Valentin, me para të shtetit

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 20:00 / 25.02.2014

zyrtarja-e-mpj-n-euml-paris-p-euml-r-sh-euml-n-valentin-me-para-t-euml-shtetit_hd.jpg


Ushtruesja e detyrës së Sekretares në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Mirjeta Behluli, ka shfrytëzuar të paktën dy herë udhëtimet e saj zyrtare edhe për qejfe personale.

Së fundmi ajo ka qëndruar në Paris bashkë me burrin, Vehbi Behluli, për festën e të dashuruarve. MPJ ka thënë se atje ka shkuar për organizimin që ka bërë ambasada për pavarësi, megjithëse festa ishte më 17 shkurt, duke thënë se të shtunën e të dielën ajo ka punuar në ambasadën e Kosovës në Francë, raporton KTV.

Ka më shumë se 6 muaj që Mirjeta Behluli është duke ushtruar detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo është shkelja e parë që është bërë se fundmi këtu, meqenëse neni 30, pika 4 e ligjit për shërbimin civil thotë se ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre muaj.

Megjithëkëtë, KTV-ja ka mësuar nga burime brenda MPJ-së se sekretarja Behluli, megjithëse ushtron postin, ka autoritet të madh brenda ministrisë, përfshirë raportin e mirë të saj me ministrin Enver Hoxhaj.

Zyrtarë brenda MPJ-së, duke dashur të mbesin anonim, kanë treguar për shkeljet e vazhdueshme që janë bërë nga sekretarja Mirjeta Behluli.

Ajo ka të punësuar edhe motrën në MPJ, Dafina Kukalaj – Osmani.

Behluli ka qëndruar në Paris për festën e Shën Valentinit, me arsyetimin se atje po shkon në vizitë zyrtare, por ka marrë edhe burrin me vete. Të njëjtën e ka bërë edhe zyrtarja tjetër, Senada Dushi, pavarësisht se mbulon rajonin ajo ka qëndruar në Paris, po ashtu me bashkëshortin e saj.

KTV-ja ka mësuar nga burime brenda ministrisë se kjo nuk është hera e parë kur një gjë e tillë është bërë me para të buxhetit të Kosovës nga u.d. e sekretares së ministrisë.

E njëjta kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, kur nga 11-15 tetor kishte qëndruar në Stamboll, me burrin e fëmijët.

Atje e kishte vizituar rreth 30 minuta Ambasadën e Kosovës.

MPJ ka mohuar këto, duke thënë se e gjitha është bërë zyrtarisht, pavarësisht se vizitat janë bërë gjatë fundjavës.

“Tashmë është praktikë që sekretarja të udhëtojë vikendeve, ngaqë Ministria dhe Ambasadat gjatë javës janë shumë të ngarkuara dhe në këtë mënyrë ruhet dinamika e punës brenda institucioneve”, ka qenë përgjigjja e Zyrës për Media të MPJ-së.

Zyrtari për informim, Artan Behrami, ka thënë në përgjigjen e tij se sekretarja Behluli ka udhëtuar që nga marrja e postit në Bruksel, Berlin dhe Paris.

“Arsyeja e udhëtimit ka qenë për të rregulluar paqartësitë financiare rreth buxhet, financave dhe çështjeve të tjera administrative në këto misione, meqë po ashtu është kryetare e një komisioni të MPJ-së që merret me këto çështje. Sekretarja së bashkë me stafin e Ambasadës sonë në Paris kanë punuar tërë vikendin, derisa të hënën ka marrë pjesë në pritjen që Ambasada ka organizuar për nder të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Behrami.

Ndërkohë ka thënë se në Stamboll ka shkuar privatisht.

“Në Stamboll ajo ka shkuar në vizitë private, me shpenzime vetjake. Edhe për këtë mund t’ju ofrojmë dëshmi”, ka thënë ai.

Kur KTV-ja ka kërkuar dëshmi për këtë, për datat 11-15 tetor, kjo ka qenë përgjigjja e Zyrës për Media.

“Ajo që kam shkruar për Stamboll ka qenë një datë tjetër. Derisa kjo që e ceke ti, Sekretarja ka qenë disa herë për vendosjen e regjimit të vizave në Stamboll, si qendra më e madhe që lëshon vizat e Kosovës”.

Kështu ai ka vërtetuar edhe autoritetin e Behlulit brenda MPJ-së, duke thënë se ajo ka qenë edhe pjesë e grupit të MPJ-së që është marrë me procedurat e vendosjes së vizave.

Në deklarimin e pasurisë, Mirjeta Behluli, ushtruese e detyrës së sekretares së MPJ-së, ka deklaruar 2 mijë e 270 euro para nga mëditjet dhe udhëtimet zyrtare, që i bie gati gjysma e rrogës së saj vjetore prej 5 mijë e 311 euro.

Për krejt këto, Behluli në një mbledhje të rregullt të mbajtur me drejtorët e departamenteve të MPJ-së i ka kërcënuar ata se do t’i hetojë edhe AKI-ja për shkak të informacioneve që po rrjedhin në media. /Koha/


Koment: Per dallim nga meshkujt qe ne udhetimet zyrtare i marrin, ose i takojne ne vendin ku shkojne, dashnoret...femrat po i marrin burrat dhe e gjithe kjo me parat e tatimpaguesve....trup, turp, turp...
 
Titulli: Zyrtarja e MPJ, në Paris për Shën Valentin, me para të shtetit

Eh medet sa poshte kane rene
 
Titulli: Zyrtarja e MPJ, në Paris për Shën Valentin, me para të shtetit

Kur pagun me pare te popullit kurrqqo nuk oshte shtrenjet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top