Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zyrtarisht, pandemia i la pa martuar shqiptarët!

3DAC2BF8-D2E0-4854-86D2-35A3BD52831D.jpeg

Të gjithë e dimë sa plane, ëndrra apo organizime anulloi pandemia që pushtoi vendin dhe gjthë botën. Sot, thuajse 1 vit më vonë, pasojat e saj shfaqen në shumë aspekte të jetës së përditshme dhe një prej tyre ka qenë numri i ulët i martesave.

Një pjesë e mirë e çifteve kanë hequr dorë nga celebrimi në kohë pandemie, duke bërë kështu që numri i martesave të reduktohet ndjeshëm gjatë 2020-ës. Sipas të dhënave publikuar në një artikull të Monitor.al vitin që lamë pas pati rreth 17.5 mijë akte martese në vend ose thënë ndryshe- viti me numrin më të vogël të martesave që nga 1990-ta.

Nëse do ta krahasonim me vitin e mëparshëm, celebrimet kanë rënë me 22%. Kërkesat për t'u celebruar duket se kanë rënë ndjeshëm që pas muajit mars, kur vendi hyri në shtetrrethim dhe gjëja e fundit që mund të bënin çiftet ishin të martoheshin.


Në mars pati vetëm 640 akte martese, nga gati 1,700 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në prill, në kulmin e karantinës u realizuan vetëm 71 akte martese, me tkurrje prej 96% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Muaji me numrin më të lartë të martesave gjatë këtij viti mbetet gushti, por gjithsesi nëse do ta krahasonim me gushtin e një viti më parë reduktimi është i ndjeshëm.

Sidoqoftë, përtej pandemisë, numri i martesave në vend kishte nisur të binte prej vitesh, fenomen që nxjerr në pah probleme të tjera demografike si plakja e popullsisë, emigracioni i lartë, ndryshimi në stilin e jetës apo rritja e moshës së martesës.

Përveç planeve të çifteve për t'u martuar e për të nisur një etapë të re, mungesa e dasmave ka sjellë pasoja zinxhir në shumë hallka biznesesh duke nisur nga kompanitë e organizimit të eventeve, restorantet, studiot e make up-it, e deri tek dyqanet e fustaneve.

anabelmagazine.com
 
Edhe te thashe mos i ler planet per me vone, jo ti
Rri tashi beqare lool
 
Ajo ajo , se ai te vret lool
 
Mire qe i la pa martu.por coi ne divorce dhe shume cifte gjate karantines ?
 
Mire qe i la pa martu.por coi ne divorce dhe shume cifte gjate karantines ?
Dmth paska qen fat i madh per beqaret karantina , pa vujtje pa siklete ??
 
Mire pa martuar, po u shtuan dhe divorcet me ket rast.
 
?????? normal se nuk keni pas arsye me mbajt celin me 100 kode ??
Se kam te tel jo , une sjap as kode tel as pasw as gje , urrej tme kontrollojne ??
 
Budallej 2 vet 200 tërbohen martohuni pa shpenzime ma mir
 
Budallej 2 vet 200 tërbohen martohuni pa shpenzime ma mir
E ne Instagram ca me postu pastaj? :pKalamajve ca me i thene? Babaj jot me detyroj te bejme dasem ne pandemi mos kemi shume te ftuar e shume shpenzime :lol:
 
E ne Instagram ca me postu pastaj? :pKalamajve ca me i thene? Babaj jot me detyroj te bejme dasem ne pandemi mos kemi shume te ftuar e shume shpenzime :lol:
Ti ske as instagram ?
 
Me mire,se kane pas filluar sapo martoheshin, ndaheshin keto vitet e fundit. :P
 
ke qene i detyrum me siguri se ske pas ku me dal e me ik me vrap ..lol
Jo ri me qef... po e forta ngaqe un e flas gjermanishten me copa me thot ky a je i martum vend tjeter..... edhe un si karafil po... shtangu ky gjersa ma perkthyn mu yhy
 
Ne na shkun lekt te bo per hajr ky thot ngelen pa martu phaaaa
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back