Zëri i Amerikës, që i referohet Departamentit të Shtetit, konfirmoi, dje, se në Shqipëria do të vendosen tre mijë muxhahedinë iranianë, një mijë prej të cilëvë kanë ardhur në vend gjatë dy viteve të fundit.
Kjo do të thotë se Shqipëria do të strehojë të gjithë muxhahedinët iranianë që mbaheshin në një kamp ushtrak amerikan në Irak.
Një funksionar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se qëllimi i vizitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri ishte pikërisht të falenderonte shtetin shqiptar për strehimin e muxhahedinëve.
Funksionari shtoi se “Zoti Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos fliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme.”
Muxhahedinët iranianë do të strehohen kryesisht në një kamp të posaçëm që do të ndërtohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjensinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Për këtë qëllim, SHBA-të i kanë akorduar UNHCR-së rreth 20 milionë dollarë për të përballuar koston e rivendosjes së tyre në Shqipëri.
Muxhahedinët kanë qenë të vendosur për dekada të tërë në Irak, nën mbrojtjen dhe mbështetjen e Sadam Huseinit. Mbas rrëzimit të regjimit të Sadamit dhe mbasi pranuan të çarmatoseshin, ata u morën nën mbrojtje nga ushtria amerikane.
Me largimin e ushtrisë amerikane nga Iraku, lindi nevoja e vendosjes së tyre në vende të treta, pasi qeveria irakene kërkoi largimin e tyre nga Iraku.
Qeveria amerikane u përpoq për disa vite të gjente vende që mund t’i strehonin muxhahedinët por, me përjashtim të Shqipërisë, vendet e tjera refuzuan për shkak të rrezikshmërisë që ata mund të paraqesin duke patur parasysh të shkuarën e tyre terroriste.
(Exit)