Zyrtare, Lorik Cana lamtumirë Kombëtares

Guest2

Antarë i Respektuar
auto_cana-650x3581451856724-200x200.jpg

Vjen lamtumira zyrtare. Lorik Cana tërhiqet nga ekipi Kombëtar. Një mundësi të cilën kapiteni e la të hapur fillimisht për Supersport. Nga Franca, menjëherë sapo kuqezinjtë mësuan për eliminimin e padrejt nga Euro 2016.

Një largim që gjatë ditëve të fundit u konfirmua nga drejtuesit e lart të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nga trajneri Gianni De Biasi, në momentin e publikimit të listës për miqësoren me Marokun dhe sfidën e parë kualifikuese të Botërorit 2018 ndaj Maqedonisë.

Për herë të parë, tani foli edhe vetë Loriku. Në mijëra kilometra distancë nga fanella për të cilën në 13 vjet dha gjithçka. Menjëherë pas ndeshjes së parë të Shqipërisë për edicionin e ri. Pa u shfaqur në kamera, ku emocionet mund ta kishin tradhëtuar…

Tërheqja e kapitenit nga Kombëtarja u dha nëpërmjet një deklarate në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale. Nga “Facebook” në Instagram, Lorik Cana njoftoi se “vendimi për tu tërhequr nga Kombëtarja vjen në kohën e duhur, pas Euro 2016, që është arritja më e madhe sportive e sportit shqiptar”.

Një lamtumirë mes nderit dhe krenarisë që përfaqësoi popullin dhe kombin e tij. Loriku nënvijëzoi se në moshën 33-vjeçare dhe pas 14 viteve karrierë në nivelet më të larta, i nevojitet kohë të rikuperimet nga dëmtimet dhe për këtë arsye refuzoi të gjitha ofertat që mori gjatë verës.


“Shpresoj të kthehem në formë dhe gati për të tjera arritje dhe projekte. Shihemi së shpejti!”. Kështu mbyllej mesazhi i idhullit të tifozëve kuqezi. Një tjetër derë e hapur për të vazhduar ndoshta të jetë pjesë e futbollit të luajtur. Në fushë apo në rol drejtuesi; kjo mbetet për tu parë…
g/shqip.
 
Titulli: Zyrtare, Lorik Cana lamtumirë Kombëtares

Po eshte i vjeter ska me force te vrapoje, cdo beje me
 
Titulli: Zyrtare, Lorik Cana lamtumirë Kombëtares

Respekt dhe mirenjohje per KAPITENIN e mbi te gjitha per njeriun e mrekullueshem qe eshte Lorik Cana!
 
Titulli: Zyrtare, Lorik Cana lamtumirë Kombëtares

Po ndeshjen e lamtumires kur do ja bej fshf apo kur te luaj futboll cuni canes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top