Zyrtare: ITU-ja akordon Kosovës kodin telefonik +383

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
mercury-collage-796x530Kosova tani do të ketë kodit e vet telefonik Shtetëror dhe kjo nuk është më suprizë kur ka kaluar afro 1 muaj drita jeshile. Ministrja për Dialog me Palën Serbe tha se kodi i ri telefonik hyn në fuqi nga data 15 Dhjetor.

Ditën e sotme Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit publikoi Buletinin Operacional me listën e prefikseve të shteteve duke finalizuar njëherë e mirë sagën mëse 2 vjeçare të një prefiksi të shumëpritur për shqiptarët e Kosovës.



Tashmë Kosova ka një prefiks zyrtar dhe të vetëm dhe ai është +383. Bisedimet për akordimin e një kodi telefoni datojnë që nga 2014-taku afatet e implementimit të tij ishin subjekt i vazhdueshëm ndryshimesh si rezultat i mosdakordësisë me Beogradin zyrtar.

Që nga fillimi i ofrimit të shërbimeve fikse dhe celulare, në Kosovë operatorët operonin tre prefiksë së shteteve të tjera si Serbia, Sllovenia dhe Monako ose +381. +386 dhe +377 respektivisht.

15555775_10154763890391303_779866119_n

Në Tetor, në një intervistë ekskluzive për PCWorld Albanian, Kryetari i ARKEP, Kreshnik Gashi, shprehej: “Vlerësohet se që nga pas lufta deri më sot kostoja e mungesës së kodit telefonik u ka kushtuar rreth 220 milion Euro xhepave të qytetarëve.”

Ai tha gjithashtu se implementimi i një kodi telefonik do të garantojë konkurrencë në nivel të shërbimeve mes operatorëve duke hapur rrugë për portabilitetin e numrave.

Buletinin e publikuar mund ta gjeni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)15555775_10154763890391303_779866119_n.jpgmercury-collage-796x530-1.jpg
 

Attachments

  • 15555775_10154763890391303_779866119_n.jpg
    15555775_10154763890391303_779866119_n.jpg
    34 KB · Shikime: 0
  • mercury-collage-796x530-1.jpg
    mercury-collage-796x530-1.jpg
    125.2 KB · Shikime: 0
Back
Top