Zyra Ipeshkvore deklarohet rreth rastit Kqira

Kresha

A pretty face can never trick me
"Raste të tilla të mos lejohet të bëhen shkas ose rast lëkundjeje mirëbesimi, tolerance, bashkëpunimi dhe bashkëjetese vëllazërore ndërmjet shqiptarëve".

E premte 5 Mars 2010 18:51



Zyra e Ipeshkvit të Kosovës ka lëshuar një deklaratë rreth fjalimit ofenduese të priftit Don Anton Kqira, e mbajtur në Maj të vitit 2007. Deklaratën në tërësi mund ta lexoni më poshtë.



Kohëve të fundit qarkullon një incizim anonim dhe i pjesërishëm (në web faqen youtube.com), lidhur me fjalën e rastit të Don Anton Kqira në një tubim në Detroit (në vitin 2007).

Don Anton Kqira, edhe pse me prejardhje nga Kosova, tash 20 vjet nuk është më nën jurisdiksionin e Ipeshkvisë së Kosovës, dhe si i tillë përgjigjet vetëm para autoriteteve kishtare në Detroit, ku edhe vepron.

Ne e dimë që autoritetet e shumta, kishtare politike dhe kulturore, nga të gjitha trojet shqiptare e kanë njohur si kontribues të madh dhe mbështetës të fortë të çështjes sonë kombëtare, në SHBA. Kontributi i tij ishte i madh, sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këtë gjë e dinë dhe mund ta dëshmojnë të gjithë ata që e njohin ose kanë pasur mundësi ta takojnë në aktivitetet e ndryshme që janë organizuar në Amerikë. Te ky njeri të gjithë kanë gjetur mikpritje, mirëkuptim, përkrahje dhe bashkëpunim vëllazëror.

Këto rrethana na bëjnë të shqetësohemi shumë dhe na befasojnë fjalët e tija, gjë që në asnjë mënyrë nuk e paraqet jetën dhe qëndrimet e tija të mëparshme në çështjen kombëtare dhe ndërfetare tek ne shqiptarët. Si duket shprehjet e vrazhda ishin një çështje mllefi, zemërimi dhe hidhërimi, e mos të themi edhe dëshpërimi, për rrethanat në të cilat ai gjendej në momentin e këtij fjalimi.

Prandaj, Ipeshkvia e Kosovës nuk i ndanë në asnjë mënyre qëndrimet e tilla, të cilat nuk përputhen me besimin e krishterë, si dhe me qëndrimet e Kishës sonë, e as me veprimet e tija të mëparshme.

Ftohen të gjithë, që në raste të tilla të individëve të caktuar, siç e kanë pohuar në bisedën e tyre të këtyre ditëve Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji dhe Kryemyftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava, të vihen para përgjegjësisë personale dhe të mos lejohen të bëhen shkas ose rast lëkundjeje mirëbesimi, tolerance, bashkëpunimi dhe bashkëjetese vëllazërore tek ne shqiptarët.



Zyra e Ipeshkvit
 
Titulli: Zyra Ipeshkvore deklarohet rreth rastit Kqira

"Ftohen të gjithë, që në raste të tilla të individëve të caktuar, siç e kanë pohuar në bisedën e tyre të këtyre ditëve Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji dhe Kryemyftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava, të vihen para përgjegjësisë personale dhe të mos lejohen të bëhen shkas ose rast lëkundjeje mirëbesimi, tolerance, bashkëpunimi dhe bashkëjetese vëllazërore tek ne shqiptarët."
 
Titulli: Zyra Ipeshkvore deklarohet rreth rastit Kqira

Ky Kqira ishte derras ate nate apo me aq mllef sa sdinte cfare fliste? :lexim:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top