Zvicra nderon shqiptarët, birrë me shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit

Festimi i dy shqiptarëve që luajnë për kombëtaren zviceriane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me simbolin e shqiponjës, ka ngjallur reagime jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek populli zviceran.
Ne Luzern, një fabrikë që prodhon birrë ka vendosur të ofrojë një ambalazh special në mbështetje të kombëtares në përballjen e sotme ndaj Kosta Rikës.
Në ambalazhin e birrës Luzerner Bier, është një fotografi e shqiponjës dykrenare që e përdorën Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, pas golave në ndeshjen ndaj Serbisë.
FIFA ka gjobitur dy futbollistët shqiptarë dhe kapitenin e Zvicrës me 10 mijë dollarë secili dhe duke iu ndaluar përdorimin e simbolit të shqiponjës gjatë këtij botërori.