Zviceranët akuzojnë Xhakën se gënjeu për Kosovën

legjenda

Tetova
Pas letrës që publikoi sot futbollisti i Arsenalit dhe përfaqësueses zvicerane Granit Xhaka, përmes së cilës bëri të qartë se ai kishte bërë kërkesë që të luante me Kosovën pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA dhe se ishte i gatshëm ta linte kombëtaren e Zvicrës, kanë reaguar mediet e shtetit helvetik.

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” ka botuar sot në versionin e saj online një artikull me një intervistë të Xhakës, të dhënë për “Blick” në muajin maj të këtij viti, rreth një muaj para fillimit të Kampionatit Evropian, në të cilën Xhaka shprehej i bindur se nuk e mendon largimin nga Zvicra.

“Para Kampionatit Evropian ai dukej krejt ndryshe. Granit Xhaka flirton me Kosovën”, është titulli i gazetës zvicerane, e cila thotë se Graniti kishte deklaruar qartazi se nuk e mendonte fare kalimin tek Kosova.

Në intervistën e majit, të publikuar edhe një herë tjetër sot në “Blick”, Xhaka thoshte se nuk do të luante për Kosovën, pasi e kishte vendosur një herë e përgjithmonë për Zvicrën. Madje kur pyetej se a do të kishte dëshirë të bëhej ndonjëherë trajner i përfaqësueses kosovare, Xhaka deklaronte: “Përse jo i kombëtares së Zvicrës”.

“Blick” pretendon se Granit Xhaka nuk u tregua i sinqertë me zviceranët, dhe se gjatë gjithë kohës ka “flirtuar” me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kjo pas letrës së publikuar sot nga Xhaka, në të cilën ai shpjegonte pamundësinë që të luajë për Kosovën, për shkak të rregullave të UEFA-së të cilat nuk ia lejonin një gjë të tillë.

Xhaka, Behrami dhe Tarashaj janë ftuar nga përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviç për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, ndërsa jashtë listës ka mbetur futbollisti i Stoke Cityt Xherdan Shaqiri, i cili është i lënduar prej më shumë se një jave. /Insajderi.com
xhak-2-710x441.jpg
 
Titulli: Zviceranët akuzojnë Xhakën se gënjeu për Kosovën

Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur i lumtur me vendimin e Granit Xhakës për të refuzuar Kosovën, dhe ka uruar atë për këtë akt, sic e quan ai “patriotik”.

Spahiu ka deklaruar se Kosova ka vetëm një kombëtare, dhe se sipas tij, ajo është kombëtarja shqiptare.

“Ata nuk janë kombëtarja jonë sepse Kosova nuk është komb por djepi shqiptarizmit. Kosova e ka kombëtaren e saj dhe ajo është kombëtarja kuqezi. اdo refuzim për të veshur fanellën verdheblu është akt patriotik.”

“Ne, jemi me ty sepse ti na bën krenar edhe me shkëlqimin shqip në mesin e alpeve zviceranë. Ne duam një komb, një himn, një kombëtare dhe një flamur. Përshëndetje të përzemërta, Kreshniku”, ka shkruar Spahiu në Facebook.

Xhaka në anën tjetër sot ka shkruar një letër publike për tifozët kosovarë të futbollit, në të cilën tregon pamundësitë ligjore që kishte ai për të zgjedhur Kosovën. /Insajderi.comkresh-710x439.jpg
 

Attachments

  • kresh-710x439.jpg
    kresh-710x439.jpg
    35.7 KB · Shikime: 0
  • kresh-710x439.jpg
    kresh-710x439.jpg
    34.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Zviceranët akuzojnë Xhakën se gënjeu për Kosovën

Ejjj bela me ne ore..po lerini mo te shkretet se i bete telef.
Po pse mo atdhetarizmin aty do e tregojne ata...ne futboll?!
Xhakat e kushdo qofshin na bejne krenar per ate qe perfaqesojne.
Shnet
 
Titulli: Zviceranët akuzojnë Xhakën se gënjeu për Kosovën

Po e paskan zakon keta kosovaret ti nderrojne versionet sic kane qejfe qe ti shkojne per shtat
 
Titulli: Zviceranët akuzojnë Xhakën se gënjeu për Kosovën

Te varen tradhetaret..... vec keta qarramanet qe nuk luajten ne europian dhe qe nuk grumbullohen me ne ekipet kombetare kan me shku me lujt per kosoven hahahahahaha
 
Titulli: Zviceranët akuzojnë Xhakën se gënjeu për Kosovën

Ja paska nis Kreshnik pordha me u marre me topa :liber:ja kisha dhene dhe topat e mi po kam frike i keqperdore :liber:
 
Titulli: Zviceranët akuzojnë Xhakën se gënjeu për Kosovën

Kur do vetedijesohemi te gjithe ne Shqiptaret se Kosova eshte shtet dhe duhet te ndertoje cdo gje qe i duhet bashke me ekipet e sportit. Sa per tradhti na hapen barkun. Cti besh dashurise qe ata djem kan ne zemer per vendin thuaj pa per tifozeri shqiptare te iknin tgjithe ne shtete te huaja mir do benin. Ne sot te puthim neser te peshtyjme.
 
Titulli: Zviceranët akuzojnë Xhakën se gënjeu për Kosovën

Kur do vetedijesohemi te gjithe ne Shqiptaret se Kosova eshte shtet dhe duhet te ndertoje cdo gje qe i duhet bashke me ekipet e sportit. Sa per tradhti na hapen barkun. Cti besh dashurise qe ata djem kan ne zemer per vendin thuaj pa per tifozeri shqiptare te iknin tgjithe ne shtete te huaja mir do benin. Ne sot te puthim neser te peshtyjme.

E c'lidhje ka kjo qe po thua?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top