Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zvicër, 7,5 vjet burg për kosovarin që plaçkiti çiftin e pleqve

Po këtë dënim për të gjykuarin e kishte kërkuar edhe prokuroria ashtu si dhe paditësi privat. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që ai të shpallej i pafajshëm.
Gjykata e Landit në Fulda ka sjellë vendimin për dënim me 7 vjet e 6 muaj burg për një kosovar 38 vjeç, i cili në janar të vitit 2012, së bashku me tre të tjerë, të panjohur kishte sulmuar një çift të moshuar në shtëpinë e tyre në Dipperz.

Po këtë masë ndëshkuese për të e kishte kërkuar edhe prokuroria ashtu si dhe paditësi privat. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që i akuzuari të shpallej i pafajshëm.

Gjykata ka konstatuar se kosovari ka sulmuar fizikisht dhe grabitur në shtëpinë e tyre një pensionist 79 vjeçar dhe bashkëshorten e tij 77 vjeçare, citon albinfo të ketë shkruar fuldauer zeitung.

Faktet e paraqitura nga akuza kanë peshuar më shumë kështu që, pas disa seancave, gjykata ka vendosur të shqiptojë dënimin e përmendur.

Në ditën e gjykimit ka folu edhe eksperti lidhur me deklarimin e të akuzuarit se ai prej vitesh është në varësi nga konsumimi i drogës, heroinë dhe kokainë.

Sipas ekspertit, në rastin e sulmit në shtëpinë e pensionistëve në Dipperz, varësia nga droga nuk ka luajtur asnjë rol. Për këtë arsye, kosovari konsiderohet se ka përgjegjshmëri të plotë penale, pasi që në gjendje të droguar ai nuk do të mund të kryente një vepër të tillë. /Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back