Zoti Kotzias! Greqia bëhet europiane, kur të pranojë genocidin ndaj اamërisë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Brukselit i kërkon shtetit grek të njohë genocidin mbi popullsinë shqiptare të اamërisë dhe thekson se grekët nuk i shpëtojnë dot detyrimit për të njohur genocidin duke u veshur me uniformë ushtarake dhe duke kërcenuar Shqipërinë e as duke përdorur emrin Europë për t’u amnistuar nga përgjegjësitë e rënda genocidale.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Bruksleit, Amet Gjanaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili përsëritit retortikën nacionaliste greke ndaj shtetit shqiptar dhe اështjes së اamërisë. Deputeti shqiptar, Amet Gjanaj, i ka kujtuar ministrit grek se vetëm kur Greqia të njohë geonicidin që ka kryer ndaj popullsisë së اamërisë, do të njihet në BE si shtet europian. Gjanaj thekson se grekët nuk i shpëtojnë dot detyrimit për të njohur genocidin duke u veshur me uniformë ushtarake dhe duke kërcenuar Shqipërinë e as duke përdorur emrin Europë për t’u amnistuar nga përgjegjësitë e rënda genocidale.

This image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 960x636.


Deklarata

Kotzias, shteti i juaj do të bëhët europian i vërtetë, kur do të njihni genocidin ndaj popullatës shqiptare të اamërisë, këtij detyrimit nuk i shpëtoni dot as duke u veshur me uniformë ushtarake dhe duke kërcënuar Shqipërinë bashkë me ushtrinë tuaj ultranacionalistash, as duke përdorur emrin Europë për t’u amnestuar nga përgjegjësitë tuaja të rënda genocidale!

Jeni ju që keni mbi 100 vjet që mundohëni të ndryshoni kufinjtë në favorin tuaj me lloj-lloj dredhish dhe duke tentuar që të vini dorë mbi jugun e Shqipërisë pasi arritët ta gllabëroni اamërinë.

Europa që ne e njohim këtu në Bruksel, të vërtetën, është një bashkësi vlerash që absolutisht nuk ju ka dhënë asnjë mandat që ta përdorëni emrin e saj as për të kërcënuar Shqipërinë e Shqiptarët as për të kërkuar territore shtese qoftë tokësore apo detare të bazuara në asnjë ligj ndërkombëtar as në historiografi.

Europa e vlerave ju kërkon të keni një sjellje evropiane me fqinjët tuaj dhe të mos krekosëni kot se fundja është Evropa që ju shpëtoi nga kolapsi total dhe vuri dhe vetën në rrezik duke shkaktuar largimin e Anglisë. Kështu që përpiqëni që të lani borxhët tuaja marramendëse dhe lërini retorikat nacionaliste dhe luftënxitëse se jeni bërë për t’ardhur keq!
amet-gjanajparlament.jpg
 
Back
Top