! - !
Once upon a time...
Nga Briken Fejzullahi
Tani, me gjithë këtë kakofoni në kokën e atij që krijoi universin; unë një gjysëm ideje e kam se zëri i kujt do kumbojë më fort, derisa të plotësohet lutja, inshAllah.
E imagjinoj skenën! Zoti 365 ditë në vit, 24/7 duke dëgjuar 2 miliardë lutje njëkohesisht, në 157 gjuhë të ndryshme: Miss-e që luten për paqen në botë, studentë që luten për provimet e rradhës, peshkatarë që luten për më shumë peshk, prindër që luten për të ardhmen e fëmijëve, fëmijë që luten për dhuratat e vitit të ri, sirianë që luten për një ditë tjetër gjallë, francezë që luten për Charlie Hebdo, anglezë që luten për jetëgjatësinë e mbretëreshës, palestinezë që luten për pak armëpushim, izraelianë që luten për të njejtin armëpushim, italianë që luten për një palë këpucë LIDL, Trump që lutet akoma të fitojë zgjedhjet, Biden që lutet mos të harrojë përse lutet, Bill Gates që lutet për të vaksinuarit, Japonezë që luten për lulet e qeshisë, shtete që luten për “burra” shteti, Papa që lutet për Maradonën, interistë që luten të ikë Conte, juventinë që luten për “pak” Champions League, milanistë që luten për shëndetin e Ibra-s, Rocco Siffredi që lutet mos t’i ulet “reputaconi”, Xha Qaniu që lutet për një pako viagra, Pfizer që lutet për xha Qaniun, Elon Musk që lutet të shkojë në Mars, Elona nga vorri i Bomit që lutet t’i vijë uji deri në mars, gjyshër që luten për një kothere pension, gra që luten për ca ditë pa dhunë, gjykata që luten për salla me gjykatës, të gjykuar që luten për pak drejtësi, tufa spinaqi që luten për nonat që shesin rrugëve, kullat e betonit që luten për shpirtin e zdromsit, policë që luten për një palë gambale, teatri që lutet për fadromistin që e shqeu, parlamenti që lutet për loqet që i kanë zënë derën, karallesha e doganave që lutet për Skizon, Bob Ndërtuesi që lutet të punojë në Tallkaristan, të pastrehë nga tërmeti që luten për një çati mbi krye, të varfër që luten për pak dinjitet, Gent Cakaj që lutet për një biberon të ri, Alketa që lutet për Verën, Arditi që lutet për Telebingon, ato garet që luten për atë garin në tv, “me demek” shokë që luten që të thyesh turinjtë, bare që luten për dj-ët, muzika që lutet për baret, kovidi që lutet për senatoriumin, veteranë që luten për Enverin, informacioni që lutet për gazetarët “e pavarur”, panele që luten për ANAListë seriozë, meme që luten për Etildën e burgut, gjirokastritë që luten për një kartmonedhë 50 lekëshe, korçarë që luten për llotarinë amerikane, frizerë që luten për një daltë e pak allçi, panaire që luten për libra, librari që luten për shtëpitë botuese, shtëpi botuese që luten për lexues, lexues që luten për Ermalin, fansa të Ermalit që luten për 24.000 €uro…
…dhe 57.000 vëllezër dhe motra, që luten për dyqanin e Visit.

Dosja.al