Zoran Zaev "çmend" Maqedoninë, nga sot është aktivist i UاK-së

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Infomax ka shkruar ”Zaev nga mbrëmë nuk është maqedonas. Me vetëdëshirë ka heq dorë nga populli dhe historia e shtetit- nga sot është aktivist i UاK-së”

Se në Maqedoni ka ndasi etnike kjo dihet! Kjo shihet sot nëpër portalet maqedonase që vjellin vrer për kryetarin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë i cili mbrëmë ka qenë në stadiumin ”Arena Filipi i II” i Maqedonisë për të mbështetur Shkëndijën në lojën me Gentin e Belgjikës.

Titujt janë të tmerrshëm për të përshkruar vizitën e Zoran Zaev për të mbështetur Shkëndijën.

Portali Infomax ka shkruar ”Zaev nga mbrëmë nuk është maqedonas. Me vetëdëshirë ka heq dorë nga populli dhe historia e shtetit- nga sot është aktivist i UاK-së”

Portali Start.mk ka shkruar ”Zaev me Ballistët ka ”bërë tifo” për Maqedoninë”

Portali i gazetës ditore Veçer ka shkruar ”Zaev bën tifo për Shkëndijën- për Vardarin nuk është askund”.
ImageFoto galeri

Në të vërtetë Zaev dje ka qenë prezent në stadium dhe ka shkruar ”Bëjmë tifo për Shkëndijën dhe për një sukses të ri për Maqedoninë”

Përndryshe, Shkëndija mbrëmë pësoi humbje të thellë në lojën kthyese me Gentin e Belgjikës me rezultat 0-4.
auto_14047351_10154552060662932_4985067925134136055_o1472198685.jpg
auto_Zaev-ne-stadium1472198611.png
http://botasot.info
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top