Zonja Klejer, nacionalizmi shqiptar nuk mund të ishte veçse konspiracion brenda insti

Lauri

Anunnak
Nathalie Clayer në libër paraqet tezën se:

“Para vitit 1896 shqiptarizmi ishte zhvilluar kryesisht në gjirin e helenizmit ose si reagim ndaj tij”.1)

Por Nathalie Clayer nuk shikon një shqiptarizëm në gjirin e osmanizmit, nëse do të parafrazoj shprehjen e saj, çka do të ishte e natyrshme. ثshtë e qartë se përse Nathalie Clayer nuk e bën këtë gjë. Në këtë rast asaj do t’ i duhet që nacionalizmin shqiptar ta shikojë shumë më herët se gjysma e dytë e shekullit XIX.

Nacionalizmi shqiptar mbetet ende një çështje që është studiuar në mënyrë të përciptë. Nëse gjurmohen shfaqjet e nacionalizmit shqiptar sipas pikëpamjes së Anthony D. Smith, të cilën e kam cituar më lart, se nacionalizmi ka një aftësi kameleonike për t’ u përshtatur në situata të ndryshme, atëherë do të na shfaqet një pamje krejt tjetër e historisë së Shqipërisë.

Nga kjo pikëpamje nacionalizmi do të na shfaqet edhe në periudha të historisë për të cilat deri më sot nuk mendohej se mund të flitej për nacionalizëm shqiptar.

Ai që Smith e quan kameleonizim i nacionalizmit, në rastin shqiptar shfaqet si konspiracion nacionalist shqiptar brenda institucioneve osmane. Shtetarët shqiptarë me origjinë osmane që qeverisnin në trojet shqiptare gjatë periudhës osmane, në një mënyrë ose në një tjetër ndoqën traditën e Skënderbeut që të konspironin për krijimin e një shteti të pavarur shqiptar.

Sigurisht që nuk duhet pritur që këta njerëz ta shpallnin hapur këtë gjë, se kjo vetëm do ta dëmtonte realizimin e planit të tyre. As Bushatllinjtë dhe as Ali Pashë Tepelena nuk mund të dilnin dhe të thoshin publikisht se ata donin të ndërtonin shtetin e pavarur shqiptar, por këtu të çonte dinamika e veprimeve të tyre.

Kur Kara Mahmud Pashë Bushatlliu, zoti i gjithë pjesës së hapësirës shqiptare në veri të Lumit Shkumbin, duke përfshirë dhe Kosovën e sotme dhe trojet shqiptare në Maqedoninë e sotme, në vitet tetëdhjetë të shekullit XVIII u lidh me imperatorin e Imperisë së Shenjtë Romane (austriak), Jozef II, dhe krijoi Konfederatën Ilirike, ai qartësisht po ndiqte një agjendë nacionaliste shqiptare.

Sigurisht që në këtë lidhje kishte dhe joshqiptarë, bosnjakë, por tekefundit pjesëmarrja e tyre thjesht do t’ i shërbente Bushatlliut, i cili nuk mund të bëhej zoti i Ballkanit Perëndimor, por kishte shumë gjasa që të bëhej zoti i një shteti të pavarur shqiptar, që gjendej në zonën austriake të influencës. Në 30 prill 1787, konsulli francez në Raguzë, Derivo, i raportonte Parisit fjalët e Bushatlliut:

“On dit qu’ il se livre a un enthousiasme ridicule sur le recit des faits du fameux Scanderbeg, qu’ il se dit de sa descendence et publie hautement qu’ il veut en tout l’ imiter”.2)

Pavarësisht se konsulli francez e quan qesharak entuziazmin me të cilin Bushatlliu deklaron se është pasardhës i Skënderbeut dhe se do ta imitojë atë në gjithçka, rëndësi që kjo e dhënë vjen nga një diplomat që nuk duket aspak dashamirës ndaj tij, çka e bën më të besueshëm informacionin. Këto fjalë mund të konsiderohen si shprehja më elokuente e nacionalizmit shqiptar si konspiracion brenda shtetarisë osmane.

Bushatlliu do ta kishte bërë vërtet atë që tha, sikur të kishte pasur mbështetje më të madhe nga Austria. Ne e dimë se Bushatlliu në atë kohë i priti të dërguarit e imperatorit austriak në Shkodër dhe bisedoi me ta për një javë. Kur ndihma që i ofruan ata nuk ishte aq sa i priste për sfidën që kishte ndërmarrë, ai u soll si shtetar makiavelik, duke i vrarë ata.

Me këtë Bushatlliu donte që të evitonte ndëshkimin nga sulltani me një sulm ushtarak për ta rrëzuar nga pushteti. Por Bushatlliu gjithsesi u përball atë vit me një ekspeditë ndëshkimore turke, ndaj së cilës doli triumfues.

Në rast se Austria do t’ i kishte dhënë atëherë Bushatlliut një ndihmë më të madhe, ai sigurisht që do të kishte arritur që të shkëputej përfundimisht nga Imperia Osmane, duke krijuar shtetin e pavarur shqiptar. Vërtet ky shtet nuk do të përfshinte gjithë territoret shqiptare, se Shqipëria e Jugut qeverisej nga Ali Pashë Tepelena, por ai do të ishte një arritje vendimtare në procesin e krijimit të shtetit nacional shqiptar.

Nuk kishte rëndësi se kush do të ishte «Piemonti» në Shqipëri në atë kohë, Pashallëku i Shkodrës, apo ai i Janinës, rëndësi kishte që të krijohej shteti i bashkuar nacional shqiptar.

Situata e Shqipërisë në atë kohë kur në Veri dhe në Jug ekzistonin dy pashallëqe, praktikisht të pavarura, ishte e ngjashme me atë të Italisë para bashkimit, kur në veri të saj ekzistonte Mbretëria e Piemontit dhe në jug ajo e Napolit, ose me atë të Gjermanisë, me Prusinë dhe Bavarinë.

Arsyeja pse imperatori austriak nuk e mbajti fjalën që i kishte dhënë Bushatlliut për ta mbështetur ishte se Viena u tremb se mos Rusia do të përfitonte shumë më tepër se Austria nga dëbimi i Imperisë Osmane prej Ballkanit, madje edhe më tepër se ç’ ishte përcaktuar në marrëveshjen që kishin bërë disa vjet më parë Katerina e Madhe dhe Jozefi II për ndarjen e zotërimeve turke në Ballkan.

Tërheqja e austriakëve nga pakti me Bushatlliun ishte një simptomë e panikut që kishte filluar ta rrëmbente Imperinë Habsburgase dhe që në shekullin tjetër do ta bënte Meternich-un të ndiqte politikën e tij të paqësimit me të gjitha palët.

Për t’ u kthyer atje ku ishim, deklarata e Bushatlliut për Skënderbeun është një provë se kujtimi i Skënderbeut ishte i fortë në Shqipëri, në fund të shekullit XVIII, pas tre shekujsh pushtimi osman, dhe pas islamizimit të pjesës më të madhe të shqiptarëve.

ثshtë shumë sinjifikuese se, Nathalie Clayer, e cila ka prirjen që shumë zhvillime të historisë së Shqipërisë t’ i kqyrë si mite që duhen destruktuar, nuk e shikon në këtë mënyrë islamizimin e shqiptarëve, kur ai ngjan të jetë vërtet një mit.

Islamizimi i shqiptarëve nuk mund të ishte përveçse një gjë e sipërfaqshme, siç e kam treguar më lart. Islamizimi i shqiptarëve u krye me dhunë. Imperia Osmane, nga gjithë popujt e nënshtruar të krishterë të Ballkanit zgjodhi shqiptarët për të islamizuar me dhunë, pikërisht se shqiptarët bënë rezistencën më të gjatë.

Imperia Osmane donte t’ i bënte me islamizimin e shqiptarëve një shembull ndëshkimi për gjithë popujt e tjerë. Rasti i bosnjakëve është i ndryshëm. Atje fekthimi duket se nuk u bë me forcë, për shkak të eksperiencave traumatike që kishin pasur të krishterët e Bosnjës me kryqatat e organizuara nga Roma për të zhdukur me dhunë herezinë bogomile atje.

Perandoria Osmane ishte një shtet totalitar i llojit të despotizmave agrare orientale, e cila e kishte fenë islame si ekuivalentin e ideologjisë së shteteve komuniste. Në këtë perandori të tillë, sundimi i së cilës në Ballkan zgjati me shekuj, kurrkush nuk mund të mburret se i rezistoi dhunës për fekthim.

Nëse perandoria osmane donte t’ ia ndryshonte fenë, sipas interesave të saj një populli apo një pjese të popullsisë, ajo sigurisht që do t’ ia arrinte kësaj, në mos po nuk do ta kishte fare për gjë që ta zhdukte krejt fizikisht këtë popull, ose këtë pjesë të popullsisë siç bëri me armenët.

Derisa Perandoria Osmane ishte e aftë që, në prag të rënies së saj, të zhdukte mbi një milion armenë, sigurisht që ishte krejt e aftë që në kulmin e fuqisë të saj të zhdukte krejt apo pjesën më të madhe të serbëve, grekëve, bullgarëve, apo edhe të shqiptarëve, të cilët do t’ i rezistonin fekthimit.

Prandaj kuptohet se fekthimi i shqiptarëve u bë me dhunë. Ajo çka thuhet tek proklamata zyrtare turke për rënien e Krujës, është shumë domethënëse:

“Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm”.3)

Dhe të gjitha këto u bënë vërtet. Kurani u soll në Shqipëri, ashtu si kudo tjetër në botë, duke u mbajtur në majën e jataganit dhe kush nuk pranonte Kuranin pati si alternativë të provonte tehun e jataganit në qafën e vet.

Nën dritën e dokumentit të mësipërm procesi i konvertimit religjioz është krejt i qartë. Dhe pas pushtimit turqit filluan dhunën për konvertimin fetar të shqiptarëve kristianë, në saje të së cilës 90% e nacionit (kombit) shqiptar u kthyen në fenë islamike. Xhisja, taksa për jomuslimanët, duke qenë në esencë një instrument proselitimi (fekthimi) erdhi duke u rritur nga shteti osman në përmasa të papërballueshme.

Masa e saj u rrit shumë, sidomos në fund të shekullit XVII, kur edhe u kryen 90% e konvertimeve në hapësirën shqiptare. Por vetëdija kristiane mbeti e fortë. Mjaft të gërvishtje pak muslimanin shqiptar dhe dilte kristiani. Në 6 nëntor 1912, gjatë Luftës së Parë Ballkanike, gjenerali malazez Janko Vukotiç i reportonte mbretit malazez Nikolla nga Gjakova, për prijësin shqiptar Riza beg Kryeziu:

“Ushtria e Riza Beut dhe e Bajram Currit ishte ajo që nga ana e shqiptarëve bëri më së shumti luftë. Serbët pohojnë se Riza Beut ia mbushën më së shumti mendjen priftërinjtë katolikë, të cilët zhvillojnë propagandë të fortë kundër nesh dhe Serbisë, kurse Riza Beu është njeriu i tyre”.4)

Priftërinjtë katolikë ishin në gjendje ta ushtronin këtë influencë ndaj Riza begut për shkak të vetëdijes së krishterë që kishte trashëguar ai. Sot ekziston prirja që të bëhet një spekulim duke u kuptuar me termin «musliman» shumica e popullsisë së Shqipërisë të shndrruar me dhunë në muslimanë gjatë pushtimit osman.

Në fakt kjo është njëlloj sikur ne shqiptarët, që na detyruan në kohën e komunizmit të bëhemi anëtarë të organizatës totalitare më të madhe të regjimit komunist, Frontit Demokratik, të na quajnë të tillë edhe sot që ka rënë regjimi komunist.

Ndër pasardhësit e shqiptarëve të kthyer në fenë islame në kohën osmane, sot shumica absolute as që janë praktikantë të kësaj feje. Madje edhe një pjesë e madhe e atyre që janë praktikantë, e bëjnë këtë gjë nga varfëria, për ta patur emrin në listat e xhamisë për ndarjen e ndihmave në ushqime, si miell, vaj, sheqer oriz etj. Këta e shohin xhaminë ashtu siç shohin edhe partitë politike, të cilave ua shesin votën për një thes me miell, siç na e shfaqi para disa vitesh emisioni televiziv “Fiks fare” se bëhej në Elbasan.

Këta “besimtarë” janë ata që mbushin një pjesë të Sheshit “Skënderbej” në faljen e madhe të Bajramit. Por këta janë muslimanë aq sa ç’ qenë kinezë ata shqiptarë që bënin gjimnastikën e mëngjesit në këtë shesh, në kohën e miqësisë me Kinën maoiste.

Historiani Paul Johnson thotë se në histori kanë rëndësi jo vetëm gjërat që ndodhin, por edhe ato që nuk ndodhin. Gjëja që ndodhi është fekthimi i shqiptarëve. Gjëja që nuk ndodhi është që shqiptarët, kur u bënë të pavarur nga Imperia Osmane të braktisnin flamurin e Skënderbeut, që ishte simbol i rezistencës ndaj invazionit turko-islamik.

Nëse islamizimi i shqiptarëve do të qe një gjë substanciale, a mund të ndodhte që shqiptarët në Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, të pranonin flamurin e Skënderbeut. Atë sot e pranojnë të gjithë shqiptarët deri edhe vetë klerikët islamikë dhe institucionet fetare islamike shqiptare. Imagjinoni sikur Turqia e sotme të kishte për flamur atë të Bizantit të krishterë!

Islami mbijetoi në Shqipëri pas largimit të Imperisë Osmane vetëm për faktin se fuqitë e mëdha, nën tutelën e të cilave ishte shteti shqiptar, kishin interes që të ndodhte kjo gjë, pasi ato e shikonin angazhimin e tyre në Shqipëri edhe si një investim në politikën e tyre ndaj vendeve muslimane, ku donin të siguronin zona influence. Kështu bënin Austro-Hungaria, Italia, Bashkimi Sovjetik, dhe më pas edhe SHBA.

Në qershor 1991, kur Sekretari i Departamentit të Shtetit, James Baker (Bejker) erdhi në Tiranë, ai vizitën e parë e bëri në Xhaminë e Ethem Beut në qendër të Tiranës, para se të shkelte në institucionet shtetërore shqiptare dhe në parlamentin shqiptar.

Ky ishte një veprim shumë i çuditshëm i një zyrtari të huaj në një vend ku feja është e ndarë nga shteti. Veprimi i James Baker, jashtë çdo protokolli normal, aq më tepër kur nuk vizitoi dhe tempuj të feve të tjera, është bërë qartësisht nën influencën e lobistëve arabë në Washington dhe është paguar shumë shtrenjtë prej tyre.

Me gjestin e tij sekretari Baker i vuri një pozitë shumë delikate autoritetet shtetërore shqiptare sa i përket kërkesave që vinin nga Komuniteti Musliman Shqiptar për ndërtimin e xhamive dhe lejimin e misionarëve dhe shoqatave fetare nga vendet islamike.

Për mua gjithsesi nuk është ndonjë tragjedi fakti që fuqitë e mëdha që patën nën influencë Shqipërinë që nga krijimi i saj si shtet, nuk punuan që shqiptarët-pasardhës të atyre që u kthyen me dhunë në fenë islame dikur në kohën osmane, të merrnin një identitet fetar perëndimor, duke mbetur as muslimanë dhe as kristianë.

Në një kohë që feja po humb me shpejtësi ndjekësit e vet në Perëndim, sfida e mundshme sot është si ta disiplinosh njeriun shqiptar dhe jo si ta akulturosh me një fe të caktuar, kur dihet se kjo e fundit kërkon shumë shekuj që të arrihet, dhe që tekefundit mbetet një aspiratë e së ardhmes së papërcaktuar.

Kaq për çështjen e fekthimit të shqiptarëve. Kuptohet se përse zonja Clayer-Popoviç nuk e shikon atë si një mit që duhet destruktuar mbi dritën e të dhënave të së shkuarës dhe të së tashmes. Ajo ka interes për ta vënë islamizmin shqiptar në qendër të paradigmës së vet.

Edhe nacionalizmi shqiptar në shekullin XIX duhet gjurmuar më tepër si një konspiracion brenda institucioneve osmane, siç do të tregoj në vazhdim.
(fragment nga libri: “Terrorizmi historiografik”, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2009)

Kastriot Myftaraj

Shënime:

1)Nathalie Clayer: «Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë», Botime «Përpjekja», Tiranë 2009, f. 405
2)Archives Nationales, Paris, AE. BI. 951, Raguse, fleta 8
3)«Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV: burime osmane», Instituti i Guhësisë dhe i Historisë, Tiranë 1968, f. 382
4) Zekeria Cana: «Genocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar: 1912-1913», dokumente, Instituti Albanologjik, Prishtine 1996, f. 112
Vijon
 
Titulli: Zonja Klejer, nacionalizmi shqiptar nuk mund të ishte veçse konspiracion bre

Titulli i kesaj teme me sa duket eshte i gjate dhe nuk hyri e gjitha. Shikoni ju vete si mund te beni.
Titulli origjinal:
Zonja Klejer, nacionalizmi shqiptar nuk mund të ishte veçse konspiracion brenda institucioneve osmane
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top