Zonja bullgare: Shikojini ç’mrekulli!

eGo0sTyle

System Engineer
kodiku-i-vlores-nr-10-folioi-233-verso-239x300.jpg


Axinia Dzurova, drejtuese e qendrës së kërkimeve sllavo-bizantine “Ivan Dujçev” me qendër në Sofje, i dorëzoi dje Arkivit Qendror të Shtetit studimin e saj “Manuscrits grecs enluminés des Archive nacionale de Tirana (VIe-XIVe siècles)”. Dr. Dzurova vjen prej vitit 2007 në AQSH për këtë botim të dorëshkrimeve të dekoruar të periudhës bizantine (dy vëllime, në gjuhën frënge).

Në kuadrin e të njëjtës marrëveshje ku kontribut ka edhe Qendra e Studimit të Dorëshkrimeve “Vestigia” Grac, po punohet për një botim faksimile të kodikut të Vlorës nr. 10 (shek. XIV). Dr. Dzurova, specialiteti i të cilës është historia e artit mesjetar, flet në intervistë për rishikimin e datimit të kodikëve të koleksionit shqiptar dhe vlerat e rralla në artin e dekorimit.



Zonja Dzurova, çfarë po i dorëzoni sot Arkivit?

Jam historiane e artit. Kam studiuar filologji në Sofje dhe histori arti në Moskë. Puna ime ka qenë gjithmonë dekorimi i dorëshkrimeve. Kur pashë kodikët tuaj mendova që duhej të bëhej diçka. Prof. Agamemnonas Celikas ishte një nga pak kolegët që dinte se ç’përmban arkivi juaj. Shënimet e Theofan Popës, përbëjnë një bazë, të pasur, të thellë. Ai ka bërë punën më të vështirë. Dy vëllimet që sjell sot me vete janë studime të 14 dorëshkrimeve me dekorimet përkatëse. ثshtë fillim i punës që do të bëjnë kolegët e rinj, Sokol اunga dhe Andi Rembeci.



اfarë mund të thoni me siguri?

Që në 40 vjet punë me dorëshkrimet sllave dhe greke në Kiev, Moskë, San Peterburg, Jeruzalem, Vatikan, dorëshkrimet që kam parë këtu janë të ndryshëm. Kolegët e mi të Evropës njohin shumë mirë atë që është bërë në Konstandinopojë, por nuk njohin atë që u bë në Gadishullin Ballkanik, në Greqinë Kontinentale dhe Epir. Ju them se pata frikë kur pashë se një dorëshkrim i fundi të shek. X, ishte datuar i shek. XIV. Diferenca është me katër shekuj! Erdha në Arkiv dhe më thanë: keni të drejtë, duhet të ndryshojmë datimin e këtyre dorëshkrimeve! Beratinus 25 dhe 28 janë datuar të shek. XIII kur në fakt, janë njëri i fundit të shek. IX dhe tjetri i fillimit të shek. X. Dy kodikët e famshëm të Korçës, 92-93, janë të shek IX-X. Kodiku i Vlorës nr. 10 që ishte datuar i shek. XII është i shek. XIV-XV. Ndryshimi i datimeve është normal, sepse shkenca zhvillohet me argumente dhe kundërargumente, bëhen botime të reja që ju nuk i kini në dispozicion. Prandaj mendova të bëj disa shkrime për secilin kodik dhe të japë mendimet e mia për datimet e reja. Puna e Theofan Popës është e pabesueshme. Duhet të zërë vendin e nderit, por ai nuk kishte botime. ثshtë një traditë që nuk e njohim dhe ekspozita që do të bëjmë së afërmi në Sofje ndihmon në këtë drejtim. Tani janë të gjitha mundësitë që të krijoni një shkollë paleografësh grekë këtu në Tiranë në bashkëpunim me kolegët tanë.



Arti i dekorimit të koleksionit shqiptar çfarë i shton peizazhit të dorëshkrimeve greke të së njëjtës traditë?

Për ekspozitën “Bizanti pa kufij” me dorëshkrime greke të dekoruara në Gadishullin Ballkanik, kemi vendosur për 120 dorëshkrime greke dhe 100 janë të shek. IX. E imagjinoni? Kjo do të thotë se më shumë se gjysma janë të periudhës më të rëndësishme të kulturës codex në Bizant. Sepse menjëherë pas ikonoklastëve, në Konstandinopojë u krijua një model se si duhet të jetë një dorëshkrim i shkruar në minuskul. Koleksioni juaj dhe i yni, në Sofje, të jep një përshtypje më të gjerë se si ishte dorëshkrimi i kësaj periudhe. Kodikët e Korçës për shembull, janë influencuar nga tradita paraikonoklaste dhe nga inovacionet që u krijuan në Konstadinopojë. Qëllimi im është që të tregoj se ky model nuk u krijua dhe as u pranua menjëherë, dhe jo gjithçka që u krijua në Konstandipojë u imponua. Periferia ndjek rrugën e saj.



اfarë të dhënash të reja keni për vendin e prodhimit?

Këto dy dorëshkrime, janë bërë në Konstandinopojë. Po këto dy të tjerët ku janë bërë vallë? Të influencuar nga tradita paraikonoklaste, nga dorëshkrimet gjeorgjiane? Sepse në shek. IX-X kishte manastire murgjish gjeorgjianë në Konstandinopojë. Po ju tregoj dhe një shembull të rrallë teksti i shkruar në formë kryqi. ثshtë karakteristikë e shkollës së Konstandinopojës. Te ky kodik kemi aluzionin e liturgjisë qiellore dhe të tokës, kishës. Koncepti është që e gjitha që ndodh në qiell, ndodh edhe në kishë. Simbol i kishës është kryqi, prandaj i gjithë kodiku është shkruar në kryq. Ja, kjo është puna ime, të komentoj këto lloj gjërash.



Cili është tipari më karakteristik i dekorimit?

Po ju tregoj një dorëshkrim të pabesueshëm, i influencuar nga Orienti. Në dorëshkrimet greke stili më i famshëm është stili floreal. Dorëshkrimet e Beratit janë ekzemplarë të këtij stili.



Pse menduat për një botim më vete të Kodikut të Vlorës nr. 10?

Sepse, shikojeni, është një mrekulli! Në takimin tim të parë me drejtoreshën e AQSH Nevila Nika më 2008, kalonim nëpër korridorin e Arkivit i mbushur me ilustrime të Kodikut të Vlorës nr. 10. Vërej se datimi ishte shkruar i shek. XI-XII, që akoma vazhdon të jenë në korridor. Më falni, them, por duhet të jetë i shek. XIV. Kodiku i Vlorës është prodhim i Manastirit Odegon, njëri nga të famshmit manastire të shek. XIV në Konstandinopojë. Tipi i shkrimit është i Odegonit. ثshtë një traditë e cila përsërit traditën e shkrimit të shek. XI-XII si, për shembull, shkrimi dorëshkrimit të famshëm të Jeruzalemit. Edhe dekorimin filluan ta përgatisin në mënyrë të veçantë. Ky është zhvillim i stilit bizantin floreal.

Botimi i këtij kodiku mbetet për vitin e ardhshëm. Unë e quaj me rëndësi të shpjegoj për publikun e gjerë se ç’është periudha e paleologëve, pse ky kodik i përket kësaj periudhe, çfarë thotë Ungjilli. Mendojmë për të bëjmë një botim trigjuhësh, shqip, anglisht e frëngjisht.



Kujt i përkiste Kodiku?

ثshtë një dorëshkrim i bërë për një person të shtresës më të lartë sociale. Nuk është për liturgjinë e përditshme, por për përdorim vetjak. Ky kodik tregon se si është zhvilluar kultura e kodit grek në fund të jetës së vet, deri në rënien e Konstandinopojës. Kodi vazhdoi të ketë jetë deri nga shek. XIX, por me përsëritjet e asaj që ishte krijuar tashmë deri në shek. XIV. ثshtë një nga më të bukurit dorëshkrime që është krijuar në Konstandinopojë në periudhën e shek. XIV-XV. Pa folur për kodikët Beratinus, në bazë të të cilëve mund të rindërtohet se si ishte teksti i katër ungjijve.

Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top