Zonja Bler preket nga virusi H1N1

Зngjεll

___________
• Gruaja e ish kryeministrit britanik Toni Bler është diagnostikuar me grip derri dhe po kurohet nga mjekët me Tamiflu. Zonja Bler ka anulluar të gjitha angazhimet e saj publike për shkak të këtij virusi. Ndërkohë Toni Bler dhe 4 fëmijët nuk janë të prekur nga H1N1. Gripi i derrave ka vrarë në të gjithë botën 429 persona dhe është përhapur në 100 vende të botës


BRITANI- Gruaja e ish kryeministrit britanik, Toni Bler ka ndërprerë të gjithë angazhimet publike pasi po kurohet nga gripi i derrit. Lajmi është publikuar nga e përditshmja britanike “The Sun”. Sipas kësaj gazete Sherri Bler nuk ndihej mirë që në fillim të javës. Mjekët fillimisht menduan se ishte grip i thjeshtë, por më pas e diangostikuan me gripin e derrit.
I dhanë tamiflu dhe tashmë ajo po pushon. Ajo ka anulluar të gjitha angazhimet e mëdha, madje edhe marrjen e një medaljeje nga Universiteti “Hope” i Liverpulit. Sipas mjekëve, ish kryeministri Bler nuk e ka marrë këtë virus, ndërsa fëmijët janë gjithashtu të paprekur nga virusi. Zonja Bler pritet të shërohet plotësisht ndoshta të hënën tjetër. Zyra e Blerit nuk pranon të komentojë këtë rast.
Zonja Bler është personaliteti më i lartë në Britani, por edhe në botë që kapet nga gripi i derrit. Mijëra vetë janë prekur nga ky virus në të gjithë botën. Aktualisht në të gjithë botën kanë vdekur 429 persona nga gripi i derrit dhe 95 mijë raste janë raportuar në më shumë se 100 vende të botës. Vaksina ende nuk është prodhuar, ndërkohë që virusi pritet të rikthehet dhe të vrasë mijëra njerëz në vjeshtë./Ballkanweb/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top