sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Temperaturat e larta që kanë përfshirë Kosovën kanë bërë që në disa rajone të vendit të shpërthejnë zjarret. Situata më shqetësuese, sipas institucioneve të Kosovës, mbetet bjeshka e Deçanit ku deri më tani janë djegur rreth 100 hektarë pyje dhe zona të gjelbëruara, si dhe nga zjarri është përfshirë një shtëpi në fshatin Dashinoc. Po ashtu raportohet edhe për katër vatra të tjera të zjarrit, në disa pjesë të komunës së Deçanit.Zjarreve, ndërkaq nuk i kanë shpëtuar as komuna e Malishevës, Drenasit, Gjilanit dhe Dardanës.
Ndërsa në Deçan për të lokalizuar zjarret kanë dalë zjarrfikësit e rajonit të Dukagjinit të ndihmuar edhe nga ekipet e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka thënë se në secilin vend ku janë ftuar nga institucionet qendrore dhe ato lokale ekipet e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë qenë në dispozicion që t’u dalin në ndihmë.
“Ekipet tona janë angazhuar në Deçan dhe në Drenas dhe në vendet e tjera”, ka thënë gjenerallejtënant Kadri Kastrati. Sipas tij, situata në terren është bukur e vështirë, sidomos në bjeshkët e Deçanit ku për shkak të vendit të papërshtatshëm zjarret mbetën ende aktive.
“Edhe pse vendi është i papërshtatshëm, atje ekipet tona janë duke e bërë maksimumin për t’u dalë në ndihmë zjarrfikësve të këtij rajoni. Ekipet e FSK-së janë në gjendje gatishmëria 24 orë”, ka thënë Kastrati, duke shtuar se ekipet e FSK janë angazhuar në të gjitha vendet ku është kërkuar ndihma.
Nga ana tjetër, kryeshefi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Fadil Kodra, ka thënë se në malet e Deçanit vazhdojnë të mbizotërojnë vatrat e krizës, madje sipas tij atje janë angazhuar zjarrfikës nga gjithë rajoni i Dukagjinit, por edhe FSKja.
“Edhe në Krivovë të Drenasit kemi pasur ndërhyrje për të shuar zjarrin dhe me këtë rast është lokalizuar ai zjarr”, ka thënë Kodra.
/Telegrafi/