Zjarr në Kumanovë, tym në Prishtinë e Tiranë

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Kumanove-6.jpg

Ngjarjet e djeshme dhe situata aktuale në Kumanovë vazhdojnë të jenë ende të mjegullta, me gjithë raportimet e vazhdueshme të mediave shqiptare. Mësohet se kanë humbur jetën 8 policë të Republikës maqedonase, se mes të tjerëve janë arrestuar ca familjarë, pa dallim moshe e gjinie, dhe të arrestuar rezultojnë edhe disa prej “palës tjetër” të përfshirë në konflikt, asaj misteriozes, që dikush e quan UاK e dikush makinacion i koalicionit të kabinetit Gruevski, i cili me siguri mund të përfitojë nga ngjarje të tilla, pasi tashmë është delegjitimuar plotësisht nga përgjimet, bashkë aleatin shqiptar Ali Ahmeti. Në pritje të përcaktimit të identitetit të “palës tjetër”, e cila nuk etiketohet thjesht si ‘shqiptare’, pasi shqiptarë janë vrarë edhe mes forcave policore, si dhe të zbardhjes së numrit të viktimave e të arrestuarve, nënvizohen më tej informacione, konstatime e gjendje të mirënjohura, duke ia filluar nga raporti me ngjarjen.
Fillimisht raportimi mediatik. Konfirmohet se Maqedonia është shtet i një tjetër planeti për mjaft media prestigjioze, ku lajmi kronologjikisht më i afërt datohet 24 prill 2015, siç është njëkohësisht larg Shqipërisë, mediat e së cilës informohen nga njëra-tjetra, vjedhin informacione facebooku ose i telefonojnë “dikujt”, meqenëse kompanitë telefonike kane ulur tarifat, por nuk kanë korrespondentë ose, në rastin më të mirë, kur kanë të tillë, ata thjeshtë përcjellin informacione të lexuara apo të dëgjuara nëpër zyra. Të njëjtat media pretendojnë të jenë kombëtare, bëjnë folklor patriotik, ndërkohë që kanë zaptuar në kuptimin e plotë të fjalës frekuencat e transmetimit. Analizat e vetme do të jenë ato të ndonjë opinionisti i cili e ndjen veten të aftë sepse e di që Maqedonia kufizohet me Shqipërinë. Për momentin mjaft media limitohen në lajme bombastike.
Interesante, gjithashtu, sesi fjala ‘terrorist’, me të cilën aq shumë e ka stërvitur lexuesin gazetaria kosovare, këtu aludohet e adresuar drejt shtetit maqedonas. “Policia maqedonase”, shkruan gazeta Express, “ka guxuar madje që t’i quajë këta persona grup terrorist”. Që gazeta nuk ka informacion lexohet fare mirë kur vijon duke pohuar me bindje se nga pamjet e videos “shihen fytyrat e gjakosura të të arrestuarve, të cilët duket qartë se janë rrahur e keqtrajtuar pas arrestimit”. Ku del qartë koha kur ka ndodhur keqtrajtimi? Ku del qartë në këtë video, siç pretendon Mapo, se rrihen dhe madje vishen si terroristë? Pastaj, mësohet, prej të njëjtave media, se disa nga të arrestuarit janë nënshtetas të Kosovës, të atij shteti që ndëshkon me ligj pjesëmarrjen në luftërat e huaja, të cilin Vetëvendosja – që drejtori i Express-it e kritikon me aq patos – e kundërshtoi pikërisht me një sy nga Maqedonia e lugina e Preshevës.
Raporti i politikës së Shqipërisë me ngjarjen ndahet mes reagimit në facebook dhe komunikatave zyrtare. Kryeministri, që mori aq share nga “provokacja” në Beograd, preferoi facebookun si mjet për mbrojtjen e interesave të kombit, duke përcjellë një komunikatë të dalë nga godina e Ditmir Bushatit, e cila po të mos shoqërohej me foton e ministrit ose me linkun e dikasterit do të dukej si përkthimi i një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Ganës. Sikur të mos mjaftonte kjo, deklarata e Kryeministrisë fillon me ‘Gëzuar ditën e Europës’, që gazeta Panorama ka guximin ta cilësojë si “reagim […] për zhvillimet dramatike sot në Maqedoni”, e me kaq merr fund edhe detyra e gazetarisë.
Presidenti Nishani, komandanti i forcave të armatosura, “i bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e qetësisë si dhe thekson se ushtrimi i dhunës nuk ndihmon qetësimin e situatës dhe marrëdhëniet ndëretnike”. As palëve të konfliktit në Ukrainë nuk i është drejtuar me këtë hartim, pasi ka mbajtur një kah të qartë, duke nënvizuar emrin e NATO-s. Ja, le t’i dërgojë trupat tona të NATO-s në kufirin tonë, si vullnet për ruajtjen e paqes, harmonisë e demokracisë, meqenëse paguhen me lekë publike deri edhe për të ndrequr Afganistanin e Irakun. Serbia e bëri lëvizjen e saj me pretekstin e sigurisë kombëtare, ndonëse nuk janë cenuar interesat dhe jeta e serbëve në Maqedoni. ثshtë marrë peng një qytet, përgjimet konfirmojnë se shqiptarët janë kafshë dhe mund të dënohen edhe pse të pafajshëm, kurse kryeministri e presidenti i Shqipërisë ftojnë për qetësi e vetpërmbajtje.
Mirë politikës mund t’i lidhet goja për shkak të karriges, po elitën intelektuale të Shqipërisë çfarë e pengon për t’i trajtuar “Ata” të Maqedonisë si shqiptarë? Nuk ka një intelektual, nga kategoria me akses në monopolin publik (privat e shtetëror), që ta interpretojë përshkallëzimin e krijuar prej vitesh në Maqedoni si çështje mirëfilli shqiptare ose fundja njerëzore, parë nga këndvështrimi i të drejtave, lirisë, demokracisë dhe vlerave europiane, të atyre pra që të njëjtit intelektualë duan t’ua mësojnë edhe vetë Europës.
E meqë ra fjala për Europën, Maqedonia është harrnim i dështuar i saj. Europa e ka lënë të degradojë nacionalizmin maqedonas deri në këtë derexhe. Ajo ka mbyllur sytë ndaj llogoreve, nacionalizimit të turmave, cytjes së urrejtjes, ku pala shqiptare ka qenë sigurisht shënjestra e privilegjuar, me lloj-lloj etiketash, hera-herës të amplifikuara edhe nga disa media e intelektuale të Shqipërisë. Politika europiane nuk mund të habitet sesi dhuna degjeneroi deri këtu dhe sesi Maqedonia po shkon ne mënyrë të pashmangshme drejt ndarjes. Por as nuk mund t’u kërkojë sakrifica shqiptarëve, ashtu siç nuk janë të detyruar shqiptarët të drogohen nga parrulla “e do Europa”, sepse parrullat ose vlejnë për të gjithë ose nuk vlejnë për asnjë palë.
E vetmja hapësirë reaguese, në favor të shqiptarëve të Maqedonisë, ka qenë ajo e internetit, e cila në fakt mbetet gjithmonë kaotike, si reagimet e turmave. Shumë u bënë Kumanovë, të tjerë u shfaqën të gatshëm për luftë digjitale, e madje edhe për t’ia “kajt nanën” sllavit të radhës. Duke mos pasur një politikë përfaqësuese, për sa kohë institucionet flenë mbi lajme, natyrisht që turmat do të orientohen edhe drejt gjuhës së urrejtjes. Kjo valë urrejtjeje e banalizon nacionalizmin, duke e reduktuar te shfryrjet folkloristike, duke i krijuar kështu mundësinë talljes së politikës shqiptare të legjitimohet si konfesioni i mirë.

/postbllok.com
 
Back
Top