Zilia ndikon negativisht në një lidhje!

Love

βeℓℓe â๓e
Për të pasur një marrëdhënie të kënaqshme dhe që të zgjasë është i rëndësishëm komunikimi, zbavitja, ndarja e objektivave të përbashkët dhe hapësira që partnerët i lënë njëri-tjetrit.

Por, pothuajse asnjëherë nuk merret parasysh një “armik” i të gjitha lidhjeve: Zilia.

Në disa raste marrëdhënia shndërrohet në një luftë pushteti. Partnerët konkurrojnë me njëri-tjetrin, krahasohen dhe ndjenja e trishtimit lind kur sheh tjetrin që avancon apo ngjit shkallët në profesion. Kjo krijon një ndjenjë pafuqie dhe inferioriteti sepse është normale që të mërzitesh për faktin që nuk arrin objektivat.


Zilia mund të luftohet vetëm me një qëndrim pozitiv dhe duke forcuar vetëbesimin. Për të mbajtur një lidhje, njerëzit duhet të kënaqen me atë që kanë, pa u krahasuar me partnerin.

Gjithashtu, kur zilia fillon të “ngrejë kokë”, duhet treguar më shumë dashuri dhe duhet filluar të vlerësosh dhe të ndihesh mirë për suksesin e të tjerëve.

E rëndësishme është që kur fillon krahasimi i arritjeve të njëri-tjetrit të kihet parasysh se një rol të rëndësishëm në këto suksese ka pasur fakti i të qenit bashkë sepse stabiliteti në jetën private ndikon në të gjitha veprimtaritë e tjera.
Burimi: Individi
 
Pe: Zilia ndikon negativisht në një lidhje!

Kjo ndodh shpesh dhe shumicen e rasteve nga mashulli ndaj femres...Mbase eshte ego i tyre i theksuar qe nuk ja "lejon" ndjesine e kenaqesise dhe te vlersimit ndaj suksesit te femers qe kane prane!
Personalisht them se do ndjehesha krenare duke pasur ne krah nje partener te suksesshem :)
 
Re: Pe: Zilia ndikon negativisht në një lidhje!

Kjo ndodh shpesh dhe shumicen e rasteve nga mashulli ndaj femres...Mbase eshte ego i tyre i theksuar qe nuk ja "lejon" ndjesine e kenaqesise dhe te vlersimit ndaj suksesit te femers qe kane prane!
Personalisht them se do ndjehesha krenare duke pasur ne krah nje partener te suksesshem :)

Kjo eshte mese e vertete,sepse mashkulli ne shumicen e rasteve e ka te veshtire te pranoje suksesin e femres..Por ta shohesh me ne kompleks eshte edhe ajo qe duan ne krah nje femer jo budallaqe,te zgjuar dhe qe ti kuptoje,por nuk lene nje ane ate ''egon''e tyre...Kur vlereson ate qe ke ne krah,ke vleresuar 10 here me shume veten,''supozohet'' qe partneri te jete plotesimi i gjysmes sone,por sa arrihet apo sa mbet si teori per praktike kjo gje zakonisht te le per te deshiruar...Por gjerat smund te jene te prera varet dhe tek njeriu,si e sheh ai femren dhe si i sheh arritjet e saj...Edhe une bashkohem me mendimin e Katia,do ndihesha shume mir per realizimet e njeriut ne krah,madje do isha une qe do e shtyeja per me shume...
 
Pe: Zilia ndikon negativisht në një lidhje!

Varet nga dashuria dhe respekti qe egziston ndaj njeri tjetrit ,meshkujt jo se jane ziliqar se femra e tyre eshte ne shkallet e karrieres ..ndoshta nuk eshte zili ,por nje lloj xhelozie apo frike ....ku ajo mund te njoh dike tjeter ...ketu fillon xhelozia dhe nenvlersimi vetes duke e pare gruan me larte se veten e tij .Ndersa e kunderta ndodh tek nje femer kur perball vetes ka nje mashkull te kompletuar persa i perket intelektit te tij dhe kualifikimeve ,femra nuk krijon xhelozi as smire ,por krenari !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top