Ziko ll. Kapurani

mondsha

Anëtar i ri


DY TE MUNDUR

tregim nga Ziko Ll. KAPURANI

Fredi kishte vite që ndiqte tufat erkëndëshme të çajit, por një të tillë, si e kësaj pasdite, nuk i kishte zënë syri. Ajo i ngjiste një sofre rreth së cilës mund t’i shtroheshin për darkë dhjetë barinj. E dalloi që larg si valëvitej në erë dhe iu afrua. Pa se tufa ngrihej në një thepisje masivi shkëmbor afër majës së malit ku nuk mund të shkelte këmba e njeriut. Nuk i trembej syri lehtë, por këtë radhë zunë t’i dridheshin këmbët para kohe. Kjo nga paramendimi se ndoshta s’do të mundte ta këpuste atë bukuri aq të rrallë. Nisi t’i rrahë zemra fort. I erdhi disa herë për rreth masivit të rrezikshëm. Në mes të greminës ngrihej ajo rrënjë bukurie, e cila duhet të ishte e paprekur ndonjëherë prej ditës që kishte mbirë. Kishte përpara mbretëreshën e virgjereshave. Lëshoi midis dy gurëve të bardhë krahun e çajit të mbledhur fije- fije. Pranë tij u ul dhe vetë. Ai duhej t’i shkonte patjetër asaj hijeshie, që asnjë tjetër s’kishte mundur të vinte dorë mbi ‘të. Po ajo rrëpirë e ashpër nuk kërkonte pak për këmbim të pasurisë së saj. Në pakujdesinë më të vogël drejt saj, njeriu mund të thyente qafën. Dhe kishte dy fëmijë të vegjel, një grua, një nënë që e prisnin. Ai ishte shtylla, po të binte ai, lëkundej e gjithë shtëpia. Ashtu, por familja nuk mbahej duke mbajtur duart lidhur, as duke u trembur nga hija, e cila ndjek besnike gjatë gjithë ditëve me diell e pa diell vetëm frikacakët. Ato fije çaji do të ishin shkaku, që, sapo të dilte në pazar të dielën, do t’ia rrëmbenin gjithë barrën e çajit. Do t’ia mbushnin kuletën me pesëdhjeçe. Ato pak ara ranishte, pa ujë, megjithë merakun ndaj tyre, nuk i jipnin dot bukën e përditëshmen. As kurbeti nuk i pëlqeu, por më mirë të themi, nuk i eci. E kthyen disa herë si të paligjshëm. Tek e fundit, Fredi ishte nga ata që e nxirrte bukën edhe majë shkëmbit. Pak më fukara, po në strehëzën e tij. اaji i sillte një të ardhur të mjaftueshme. Pastaj, ishte në malet e tij, në erën e tij, nën gunën e tij.
Për një çast mendoi të lidhej me rripin e mezit pas qafës së një shkëmbi, i cili mbaronte në sofrën e lakmuar të tufës erëmirë. T’i vinte nga sipër. Si zog. Shumë shpejt ndërroi mëndje, mbasi rripi nuk ishte veçse pesë pëllëmbë. Pastaj ishte dhe mjaft i vjetër, i ngrënë nëpër vrima, i gatshëm të këputej. Dhe pse nuk ia hante syri, nuk hiqte dorë nga dëshira. “Syri është gjithmonë frikacak, nuk i duhet besuar dhe shumë,” mendoi. Do të varej me dhëmbë e thonj nga ndonjë anë për t’i vajtur asaj barishte, e cila i merrte pamje nga më të ndryshmet. Pak e nga pak po i merrte nurin e një zonje të bukur, belkëputur, e cila përkulej sa në një krah, në tjetrin sikur desh t’i shmangej puthjes së erës. Do të ishte ai, Fredi i sholleve të grisura, që do ta këpuste. Do t’i shijonte aromën, bukurinë. Do ta puthte, do ta shtrëngonte nën krah, do ta ndante tufëza, tufëza, do t’ua lidhte belin me kulmak. Do të çmëndte gjithë pazarin. Do t’i tundte në erë duke thirrur: “اaj Gramozi, çaj Gramozi! اaj kundër gripit, kundër ftohjes! اaji i jetës!” Si ajo punë! Dhe do ishte dimër, ngricë. Me kokën në jakë, të gjithë do vraponin drejt tij. Por, së pari, të mirrte guximin e t’i vinte asaj tufeje magjike. Do t’i shkonte patjetër. Kështu e kishte pësuar ai dhe me zonjën që tani merr për natë nën çarçaf. Ajo mbahej më të lartë, nuk binte me asgjë në duart e tij. Po Fredi nuk iu nda, e ku nuk e ndoqi gjersa e rrëzoi, e vuri poshtë. Edhe kjo virgjëri në rrëpirë tani duhej të binte në dorë të tij. Sapo kishte hapur lulet, megjithëse korriku i kishte futur këmbët prej dy javësh. Kreshtë mali këtu. Dielli nuk është ai i fushës. Tjetër se lind më parë se kudo në botën tjetër dhe ikën më vonë. Këtu rrezet i thyen një veri i hollë, i cili nuk di të pushojë njëherë. Ai vjen që larg, ndoshta nga Antraktida.
Mbi kokë të tij papritur rrëshqiti një hije. Një shpejtësi e frikëshme. Kërcënuese. Instiktivisht uli kokën. Një zog midis shqiponjës dhe skifterit pasi i kaloi mbi kokë, qëndroi mbi shkëmbin e tufës së çajit. U panë të dy sy më sy, më shumë si dy kundërshtarë, se sa si dy kureshtarë për të njohur njëri tjetrin. Ishte gati një armiqësi e fshehtë. Dukej sikur do dilnin në duel për të njëjtën të dashur. Fredi, si padashur, mori një gur dhe ia fërshëlleu shpendit mbi kokë. Zogu u tremb. Me një kërcim u fsheh në një vrimë në mes të shkëmbit. Herë mbas herë nxirrte kokën nga vrima me një vështrim kërcënues ndaj njeriut. Njeriu kuptoi se shpendi ishte pronari i asaj gremine dhe, me sa dukej, do ta mbronte me çdo kusht. Tani nuk ishte më rrëpira pengesa për të këputur tufën e artë, por një zog i egërsuar, i vendosur, i kthyer në një ushtar i betuar me atdhedashurinë të rrënjosur në mishin e tij. “ Atje do të ketë folenë grabitqari,” mendoi Fredi. “Më duhet t’i jap të kuptojë se unë nuk kam asgjë me ‘të dhe të vegjëlit e tij.” Po si t’ia shpjegonte këtë një shpendi të lartësive të mëdha, që kurrë nuk ishte bërë mik me njeriun? Ishin të dy të ngjashëm: shpendë të lartësive, kokëfortë, këmbëngulës në qëllimin e tyre. Askush nuk bënte pas. Njeriu mund të bënte dhe tjetrën, të merrte çiften dhe ta hiqte qafe. Kjo nuk ishte e rrugës, bile ishte poshtëruese për një njeri që dashuron natyrën, që jeton në gjirin e saj. Të ndeshej ballë për ballë me një shpend grabitqar, këtë s’e kishte dëgjuar. Po sikur shpendi ta rrëmbente në thonjt’ e tij dhe ta ngrinte si ljepur në qiell? E mbushi mëndjen se shpendi nuk do të ishte kurrë më i fortë se ai. Po të shkonte puna gjer atje sa të përleshen, le të bëhej edhe ajo. Fredi do ta shqyejë shpendin e pabindur. Do t’i tregonte se në këto male ishte zot ai, një krijesë zoti me emrin Njeri. Në fund të fundit do luftonte për bukën e përditëshme të fëmijve. Në greminën shkëmbore dalloi disa të çara. Do të vendoste atje këmbët dhe duart do t’i zinte pas disa xhufkave me barishte. Do të bëhej një me ashpërsinë e thepisur. Do t’i ngjitej nga poshtë. E ç’do t’i bënte një zog njeriut? Nga ana tjetër shpendit i dukej se i preknin atdheun. Ndoshta dhe familjen. U tremb pësëri. Ndër mënd i shkoi një thënie e famëshme e një njeriu të dëgjuar. I huaj tjetri. I kishte parë monumentin në një revistë, monument në mes të një kryeqyteti europian: “Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë.” Shumë bukur. Sidoqoftë kohërat ndryshuan. Tani njerzit ndjekin jetën, atdheu mbetet vetëm një pikë malli. Po e di Zogu këtë? E di se njeriu për atdheun kujtohet rrallë? Njerzit kështu e kanë në këto kohra të reja. Flenë me kë t’i zerë nata. Të shkelin fjalën e kanë për të rrugës. Po shpendët? Shpendët janë akoma afër natyrës. I la të gjitha dyshimet mënjanë. U ngrit, më mirë brofi menjëherë në këmbë dhe me një kërcim të shkathët i hodhi dorën një xhufke bari në përpjekje për t’i vajtur tufës provokuese. Këmbën e djathtë e mbërtheu në një të çarë si ta kishte kthetër ketri. Pastaj një përpjekje tjetër për më lart. Në një kërcim tjetër dhe gishtat do t’i preknin në fijet e para të çajit. Zogu me kreshtën pëndore ngritur gjëmb, lëshoi një klithmë tmerruese, ankthi. Nuk ngurroi t’i hedhë kthetrat në shpinë të njeriut duke i grisur këmishën dhe duke i lënë gërvishtje të thella në shpinë. Mandej u ngrit lart, shumë lart. Humbi në hapësirë. Ndërsa shpëndi u ngrit lart, Fredi humbi duke shkarë tatëpjetë në një përplasje nëpër gurë. Ishin dy të keqkuptuar. Dy trima të trembur. Të trembur dualën nga vrima e shkëmbit edhe katër zogj të vegjël. Të gjithë së bashku lëshuan një vikamë të sertë duke hapur gojën të gatshëm për sulm. Ndoshta për të kërkuar ndihmë. Njeriu i malit pak e nga pak, duke u zvarritur bëri të largohej nga ai rrezik. Por nuk mundi as dy hapa. Zogu që një çast më parë kishte humbur në qiell, tani kthehet me forcë dhe egërsi të dyfishtë. I hedh kthetrat në sup dhe u dha krahëve me forcë për ta ngritur kundërshtarin lart. Nuk mundi ta lëvizë, por as iu nda. Fredi instiktivisht i hodhi dorën në qafën e hollë të shpendit. Ia shtërngoi aq fort, sa tjetri lëshoi një zë mbytës duke iu varur i gjithi në krahun e tendosur e duke u munduar të luftojë me kthetra. Nuk e zgjati më shumë, por me sa i hante krahu, Fredi e përplasi zogun pas shkëmbit. Kur mendoi se gjithçka kishte mbaruar, ajrori i plagosur nuk e pranoi humbjen. Ai u lëshua plumb e i nguli një sqep të mprehtë në kapakun e syrit të majtë. Atëhere shpendi ndjeu se krahët ia mbërthyen çengelat e duarve të armikut të tij. Bëri t’ishkëputej, por nuk mundi. Njeriu e kishte vënë nën gju për t’i dhënë fund kësaj beteje duke e shtypur kundërshtarin përfundimisht.
Nuk ndodhi kjo. Papritur shpendi ndjeu në qafë një dorë të butë, miqësore t’i ledhatonte pendët e ngritura gjëmb. Bashkë me këtë mirësi ai ndjeu disa fjalë të pakuptueshme për shpendët e egër. Megjithatë kuptoi se tjetri e falte dhe kërkonte paqe, një paqe, e cila i kushtonte shumë zogut: humbjes së atdheut të tij. Kështu e kuptoi shpendi i maleve. Përfitoi nga kjo dobësi e njeriut dhe me një lëvizje të shkathët iu shmang mbërthimit. Nuk ngurroi t’i sulej pushtuesit me një urrejtje të thellë, me këlthitje dëshpëruese. Mundi ta shkëputë nga toka mbi dy metra, por jo më shumë. E lëshoi nga ajo lartësi duke e ndjekur nga pas për ta ngritur përsëri, ndoshta më lart, për ta lëshuar mbi rrëpirë. Në çastin kur bëhej gati ta rrëmbente Fredi bëri një lëvizje vetëmbrojtëse dhe shpendi u gjend përsëri i mbërthyer në forcën e krahut, e madhështisë njerëzore.
- Po të fal edhe njëherë!- i thirri Fredi,- më nuk të fal! Nuk të kërkoj folenë, as zogjtë, kërkoj vetëm bukën e fëmijëve të mi, çajin që mban të mbërthyer! Ai nuk të takon ty, se për ty ai nuk është gjë, ndoshta një stoli! Kërkoj një marrëveshje midis nesh! – dhe e lëshoi përsëri kundërshtarin.
Ajrori i maleve më në fund iu duk se nuk kishte të bënte me një armik të vërtetë, porse me një farë miku që kërkonte paqe, mundet dhe pa ndonjë kusht rëndues mbi ‘të. Megjithatë nuk ishte i sigurtë. Humbi përsëri në hapësirën qiellore, por këtë radhë disi i rënduar. Fredi, ashtu i dalë nga përleshja siç ishte, vuri re se zogut njeri krah i rrinte i varur. I erdhi keq. Ishte ai shkaktari që i preu krahun. I preu kaltërsitë, përpjekjet për të jetuar. E bëri invalid. Dhe jeta në male ishte e vështirë. Dhe e priste me padurim të kthehej.
Vonoi. Kthimi i tij kësaj radhe ishte një ushtri e tërë, e ngjashme me një re të zymtë, e gatëshme për t’u shkarkuar nga mbingarkesa e urrejtjes ndaj pushtuesit. Reja erdhi duke u ulur mengadalë mbi shkëmbin ku dualën zogjt’ e vegjël. Shpendi i plagosur këtë radhë nuk kishte ndër mënt të luftonte më. Ai bëri rrugë. Siç duket, u pendua. Mundohej të fshihte dhimbjen. Suita e tij rrëmbeu të vegjëlit në kthetra dhe iku. Fredi ndjeu një goditje në lugë të zemrës. Ai ngriti duart lart dhe thirri me sa kishte në kokë:
- Mos, mos ikni! Ju lutem! Kthehuni në atdheun tuaj! Po ikij unë, ja, po largohem!- Dhe u dha këmbëve tatëpjetë.
Po skuadra e zogjve malorë nuk dëgjonte më. Ajo u ngrit lart, shumë lart. Pak e nga pak shtëllunga e reve të saj u kthye në një mjegull e shtyrë nga një veri që erdhi poshtë nga lugina. Iku. Kushedi ku. Mërgoi. E lanë shpendët shtëpinë e tyre. Fredi i ndoqi me sy derisa ata nuk dukeshin më. Ndjeu në faqe ngrohtësinë e lotëve të pendimit, të dhimbjes.
- O perëndi!- thirri me sy drejt qiellit.- E kthe prapa mikun tim! Ka përleshje dhe midis miqve, por jo ndarje!
Zëri i tij ushtoi gjer përtej, por zogjtë nuk u kthyen. Njeriu ktheu sytë nga ajo tufë e mrekullueshme çaji. “Bukuri vrasësë” psherëtiu nëpër dhëmbë. Nuk e urreu. Ajo ishte prapë e bukur, atje në mes të shkëmbinjve. Po nuk u kthye ta këpuste. Iu duk një bukë e hidhur. Shumë e hidhur. Kokëvarur mbi gjoks, ndjeu se ai dhe shpendi ishin dy të mundur. A do të shiheshin më vallë, të nënshkruanin paqen, fitoren?
 
Titulli: Ziko ll. Kapurani

I dashur Ziko!
Lexova tregimin tuaj në internet, më pëlqeu shumë. Të uroj sukses nga zemra. Unë ende nuk e di mirë si të dërgoj një tregim në këtë forum, jam munduar me djalin pë t'a dërguar dhe nuk mundëm. Në qoftëse ke mundësi më dërgo se si mund t'a dërgojmë.
Me dashuri nga Theodhoraqi. Adresa ime: [email protected]
 
Titulli: Ziko ll. Kapurani

MONOLOGU I NJE EMIGRANTI NE DITE KRIZE

Nga Ziko Ll. Kapurani


Kriza ekonomike më ka hedhur lakun në grykë. Ma shtrëngon pa mëshirë. Pa ndonjë vendim gjyqi nëse jam apo fajtor. Eshtë më shumë shtrigë se shtrigat e përrallave. Xhepi në centet e fundit. Barku sapo nisi të gërrasë i nevrikosur se s’po kthej më kokën nga ai. Nuk e di se vetë koka po zjen si kazan me bërsi përmbi zjarr duke ngopur ajrin me avuj të rëndë, të çoroditur. Avujt, pas pak, shuhen. Kazani i kokës kthehet në një kafkë të zbrazur. Shtëpia nuk më mban. Shkoj ku më shpien kamalecat e këmbëve. Edhe ato nisën të mos më mbajnë më. Dridhen. Ulem mbi mermerin e bardhë të një statuje. Statuja nuk më do. Më fut nga poshtë disa gjëmba të ftohtë, të padurueshëm. Kalimtarët më shohin indiferentë. Edhe unë i shikoj indiferent. Grindem me indiferentizmin. Nuk më duket aq burrë i mirë. Më kërkon gjithnjë cigare. Kutia e cigareve m’u mbarua. Nuk mbetën brenda veçse disa thërrime të shkundura. Ngrihem, shkoj më tej. Përpara më dalin shifra të mëdha eurosh shkruar me shkronja të zeza nëpër zarfe të ardhura në adresën time. Më duhet të paguaj. Pronari i shtëpisë mbrëmë më dha ultimatumin e fundit. Nuk pret më. Do më nxjerrë jashtë. Mund të ketë të drejtë. Kam borxh tre qera. Një mëndje e nxehtë më thotë t’i kthehem e t’i them: “ Zotëri, ke perëndi ti? Nuk shikon se jam pa punë? Falmë disa muaj, mos bëj kështu, nuk do varfërohesh!” Prapë e kthej. Nuk më duket aq e drejtë, ka punuar tjetri. Ndonse i jati. Po babai im ç’ka bërë? E ç’farë të bënte ditëziu! Rrokëllimë i shkoi jeta. Po pse, unë nuk kam punuar zotrote? Nuk mundem të gjej kokën e fillit. Nesër vijnë të më mbyllim edhe korentin. Sa për telefonin, s’më prish punë, le ta presin. Për ujin kam mjaft ditë afat akoma. Kam edhe disa duar për t’u shlyer me “Fordin” e vjetër. Edhe kjo kriza, sa gjëmb i keq, ç’doli aq shpejt, ... nuk duroi edhe disa muaj, të më kishte zënë mirë e ngrohta! Mëndja më shkon tek thënia e dikurëshme: “Kriza e përgjithëshme e kapitalizmit.” Nuk e besoja. Ja ku më zuri! Po prapë, nuk duhet të qahem. Më la të punoj njëzet vjet. اoç bëra. Dhe kush, kush akuzonte krizën e përgjithëshme të kapitalizmit... Ai që ishte vetë kriza, që na jipte një bukë për tetë orë punë, d.m.th., pesëdhjetë cent në tetë orë, që për gjysëm shekulli nuk bëri dot një rrugë, që më la më këmbë një jetë, që më shkurtoi këmbët, krahët, që më la lakuriq, barkbosh, që më la cung... E tmerrëshme! Këto kujtoj dhe them: “ Shyqur Zotit!” Të shkuara të (pa) harruara. Më duhet prapë të regjistroj emrin si njëherë e një kohë në listën e bakalit, në listën e furrës së bukës, në shumë deftete të tjera, të cilat i kisha harruar. Më kishte marrë përposhtë skamja. Ja si tani. Ikën ato ditë. Mirë bënë. (Ishin tonat, sa na merr malli! Ah, sikur të ktheheshin një çast!) Po tani, tani nga t’ia mbaj? Hedh sytë nëpër trotuare. Një cigane mjaft e bukur, me një bel të këputur, kërkon nëpër kazanet e plehrave duke mbyllur e hapur një farë mashe. Eshtë nga anët tona edhe ajo. Nuk i pushon goja: “mana, ruha palia.” Nga katet e sipërme të një pallati një trashaluqe i hedh një qese me rroba. Cigania i rrëmben, i hedh në kartonin mbi katër rrota. Shtyn rrugët duke më lënë “vjershën” e saj dhe skamjen time. Ndër këmbë më qëndron një prostitutë. Eshtë mjaft e bukur. E re. Më bën me shënjë t’i shkoj nga pas. Sytë më shkojnë tek këmbët e saj të zbuluara. M’u dukën si dy rrugë që çojnë motorrat e epsheve të parkonin mbi kryqet e saj të shumëshkelura. Ia bëj me dorë se nuk kam dyshkë. Ajo nënqesh dhe ikën më tej. Më lind një dëshirë e lajthitur... Ah, sikur të gjeja një shumë të hollash. Për shëmbëll, dhjetë mijë euro. Pak janë. ا’mund të bëj me kaq? Asgjë. Shumë, të gjeja shumë... Po mirë janë edhe pak, aq sa të kaloja krizën. Po kush mund të humbasë para? Ndoshta ndonjë bossi i janë çpuar xhepat, ose ndonjë hajduti. Mendime të kota, fare të kota. Le të gjeja një pesëdhjeçe, pa leri më shumë. Do t’i pija, do të dehesha. T’i shtyja të gjitha poshtë, të mos i shikoja. Asgjë nga këto. Vrapoj tek qoshja, të provoj fatin me kino, me pro- po, me baste. Klientët edhe atje tani shtohen dita ditës. Mbusha aq kino, derisa lashë centet e fundit. Të gjitha shtigjet e mbijetesës u mbyllën. Papritur më erdhi ndër mënt babai... Ndjesë pastë, sa i miri, sa i zoti, sa trim ishte në ditë të vështira. Unë nuk jam as hija e tij. Ai nuk na la kurrë pa bukë. Dhe kishte gjashtë fëmijë. Bënte çmos. Kthente malet përmbys për fëmijët e tij... “Ti, ti je kot!” më thotë gruaja. Më vjen të pëlcas. Po ç’mund të bëj? Kriza është për të gjithë. Erdhi nga Amerika, nga ajo hapësirë lumturie. U hap pak e nga pak. Si vetë djalli. Se si erdhi, nuk e marr vesh. Një dyshim më bren përbrenda ditë e natë. Jeta më ka mësuar t’i shikoj gjërat me sy kritik. Pse bangat kërkojnë para? Edhe këtë nuk e marr vesh. Shteti u jep para bangave. Hajduti i fal para hajdutit. Lozin me paratë e mia. Sa hajdut shteti! Prandaj nuk le të tjerët të vjedhin, i presin rriskun e tij. Ndryshe, ku vajtën të hollat? Pse nuk qarkullojnë më? ا’i bënë? Mos luajnë ndonjë strategji që unë nuk e kuptoj? Mos duan të ma hedhin? “Do t’i bëjmë ballë edhe me dhallë,” thoshim dikur. Një ditë na e muarën edhe dhallën. Tani që kërkuam një tavolinë më ushqyese, prapë na e rrëmbyen dhallën. Mëndja më shkon tek trimëria e babait. Një ditë ai u gjend me gisht në gojë. Kusarët ia muarën tufën e leshtë që kishte përpara. Ja si unë tani, që më muarën punën, më prenë krahët, më lanë cung. E zbritën nga kali. Ia muarën edhe kalin. “Mjaft ti, - i thanë, - tani të hipim edhe ne pak!” U zgërdhinë dhe ikën. Hipën vërtet. Hëngrën shumë vite nga djersa e babait, të cilin e ngjeshën në birrucë për shumë vite. Një birrucë e zezë ku mbështolli me errësirën e saj një komb të tërë. Kur doli nga birruca, babait, si gjithë të tjerëve, ia futën kokën në kazanin bosh të kooperativave bujqësore. E paguanin me disa pika të mjera. Njëqint pika në një ditëpune të lodhëshme. Pika pa bukë! Pika kot! Tetë frymë mbi shpatulla babai. Po ç’bëri babai, thoni ju? “Doli malit për liri.” Partizan, more vëlla! Partizan i jetës. ا’të bënte ndryshe kur nuk mund ta rrëzonte të keqen nga froni? (Ja, si unë tani krizës.) Në maj ngrihej herët dhe u qepej maleve. Jo për t’i bërë pjellore si fushat, për t’i ngrënë erozioni e në vënd të barit të dilnin gjëmba, por për të ndjekur fijet e çajit. Dilte të djelave në pazar. E shiste dhe kthehej në shtëpi me çantën plot ushqime. Ne i kërcenim mbi kokë nga gëzimi. Megjithë përndjekjet që i bënë duke e quajtur agjent të të huajve, armik e rebel, ai çdo mëngjes ngjiti malin e tij me ajër të pastër. I tillë ishte xha Lato. Tani unë mendoj ta bëj si ai. T’i le të gjitha e t’u ngjitem maleve. E bëj nga e keqia, more shok! Pse ti, nuk mendon ta bësh një gjë të tillë? Do t’ua bëj të qarta të gjitha viseve të mia. Mbeta, mbeta, si i thonë fjalës, me “lulet” në dorë. Dikur e mora perëndinë me gurë dhe ajo më mallkoi, më la barkun të thatë. Kosore për të krastitur shkarpa trupi im. Epo thosha: “Mirë të më bëhet, mohova Zotin!” Po tani që Zotin e vuri në krye të këndit tok me dajon, pse prapë nisën zorrët të më gërrasin? Nuk qënka gjë dhe kjo punë. Dikur këndova diktaturën ( nga e keqia), më dhanë shkelmën pas prapanice, tani këndova demokracinë ( nga e mira), prapë shelma në prapanicë nuk më mungoi.
Dal në fanarin e parë. Të bardhë e të zinj presin të dalë ngjyra e kuqe e t’u sulen kalimtarëve me vetura për t’u lënë në xham kartpeceta. Për pesëdhjetë cent. Kthehen shpejt për t’i mbledhur. Askush nuk hap xhamin. Shikoj se lypësat janë shtuar tmerrësisht. Dikush mban në gjoks një letër ku tregon se është i papunë dhe se ka uri të tmerrëshme bashkë me tre fëmijët e gruan shtatzënë. Një tjetër se ka fëmijën në spital dhe i duhen të holla për operim. Një tjetër bëhet sakat. Aktor i studiuar në Shkollën e Urisë. Skena e ashpër e jetës. Janë të pabesueshëm, paçka se të vërtetë. Largohem. Kam frikë mos ma ngjitin edhe mua këtë metodë të përulur jetese. E njëjta skena edhe nëpër dyert e kishave. Lypësa që zgjatin dorën me shprehje lutëse nga më prekëset. Nuk mund të shoh më skena të tilla. Nxitoj te disa pallate të rinj, të pambaruar. Sigurisht për punë. Qetësi. Heshtja ia ka marrë një kënge të shtruar, si ime gjyshe kur më vinte në gjumë. Atëhere flija, por tani nuk mundem. Më ngrihen nervat më keq. Më mori malli për zhurmën e betonieres, për rrotullimin e saj, për anevatorin, për zërin e ustait nga katet e sipërme: “Ej, mjeshtër, e kalove në kompjuter, kështu bëhet çimentogonia! Thur tani një cigare!” Po unë nuk e thurrja. Ja, vija vërdallë, fugë, pastroja, afroja rërën, fërshëlleja një këngë të vjetër nga fshati im. Të premten, veçse, e ngrohja mirë xhepin. E ngrohja dhe stomakun me ndonjë gotë, i shtoja dhe ndonjë bërxollë të kripur, të skuqur përmbi qymyr. Tani më duket si përrallë. اfarë të bëj? Di dikush nga ju të më japë një rrugë që të më nxjerrë mbanë? Se, unë për vehte, jam në udhëkryq. Nuk di ç’rrugë të ngas. Të kthehem nga kam erdhur? Më lidhin njëmijë fijë të dukëshme e të padukëshme me këtë vënd të huaj, sjelljen e të cilit, ndaj meje, akoma nuk po e kuptoj. As më mban, as më lëshon. Atëhere të ik? Më duket se nxitohem me një hap të tillë, ndoshta edhe pendimi nuk do ketë më vlerë një ditë. Të rri? Do të pres edhe pak, se, siç i thonë fjalës, “i duruari, i fituari.” Ah, të rronte babai, ai do dinte të zgjidhte rrugën më të mirë! Megjithëse u thinja, para tij do isha i vogël, shumë i vogël.
 
Titulli: Ziko ll. Kapurani

Ziko Ll. Kapurani

GJINIA FEMERORE

Pa mësuar mirë si të rri në bango, kur më shumë ngjyeja gishtin se sa penën në bojë, mësuesi na fliste për gjininë e emrave. Nuk di pse, më pëlqente më shumë gjinia femërore. Ndoshta se në krahun tim kisha Shpresën, një bashkënxënëse të urtë, të bukur, të cilën më vinte ta puthja. Bile, ëndëroja për 'të. Duket, isha i dashuruar. Dhe e dija se ajo i përkiste gjinisë femërore. Më vonë, veç bangove të shkollës, u njoha me burimet e relievit të blertë dhe shkëmbor për rreth fshatit. Duke pirë ujin brisk të ftohtë në burimin e Skërkës, një ditë të nxehtë korriku, babai më tha: "Pi, mor djalë, se ky ujë është femër!" Mua m'u kujtua Shpresa. Vërtet ky ujë ishte po aq i dashur sa ajo. Nisa t'i besoj babait: të gjitha ato që njeriu ndjen ta ngacmojnë përbrenda, janë të gjinisë femërore. Atëhere në trurin tim po përsheshej një çorbë. Në shkollë kisha mësuar se gjinia femërore e emrave mbaronte me "a", gjinia mashkullore me "i" ose "u". Kishte dhe gjini asnjanëse, e cila mbaronte me "t", ku zakonisht futeshin lëngjet. Kjo e fundit kurrë nuk më mbushi mëndjen, pasi dhe babai pajtohej me mua. "Këtë gjini, thosh ai, ne vllehët ia hedhim qenit. Eshtë një anomali e Zotit, një krijesë e tij e dështuar." Kush kishte të drejtë, babai apo mësuesi? Mendoja se të dy kishin të drejtë. Për mua të dy ishin Engjëj. Në mes hynte një diçka e panjohur, një zbulim, i cili, më vonë, më mori shumë kohë.
Historikisht, fillimisht forcën në shoqëri e kishte gjinia femërore, domethënë gruaja. Forca e saj nuk qëndronte tek krahu i fortë, por tek epërsia e saj shpirtërore mbi burrin. Ajo ishte nënë. Mandej dinamika e saj qëndronte tek dobësia e burrit ndaj bukurisë, shijës që ajo i dhuronte gjinisë mashkullore. Kjo epokë u quajt "matriarkale." Burri, të cilin natyra e pajisi me një forcë krahu më të madhe, ziliqar dhe egoist, e çfrytëzoi këtë forcë dhe ia mori pushtetin gjinisë femërore. Kjo epokë u quajt epoka "patriarkale."Gruaja u mbyll nëpër guacka. Si midhje. Rrodhi shumë ujë në lumë dhe akoma mashkulli mban pushtetin. Të gjitha kohrat mbajnë vulën e tij? Jo. Paçka se ai ka egërsinë mashkullore demonin e tij dhe nuk e lëshon fronin, e vërteta është se epoka të tëra mbajnë vulën e gjinisë femërore. Kjo se gjithmonë forca e gruas ishte ajo që ngrinte burrat të hipnin mbi Pegasit e fitores . Nuk e lëshon fronin, megjithëse e ndjen dobësinë e tij ndaj femrës, ku qëndron dhe superioriteti femëror.
Një mikesha ime poete thotë se dhe Dielli është femër. E besoj, paçka se kjo shkel rregullat e gramatikës,( mbaron me "i"). Prapë një mikesha tjetër e një lirike të rrallë, thotë se i vjen mirë që është grua. Na e muarën krahun. Na zbuluan. Mua më vje mirë. E di se për një Helenë u therrën midis tyre fiset greke. Për një burrë të rënë në betejë, e shumta ngrihet një këngë, një film. Për një grua, ngrihen për të rënë mijra burra. Kjo nuk është forca mashkullore, por votka e syrit, të trupit, të tundjes, të buzëqeshjes së gruas. Edhe natyra është e gjinisë femërore. Ndaj ka aq superfuqi në trupin, në lëvizjen e saj. Padyshim që edhe toka është një grua e mirë. Lirika gjthashtu.
Ku gjetkë qëndron forca femërore? E vërteta është se ajo nuk duket. Eshtë transparente. Si ajri që thithim, si uji që pimë. Eshtë aq objektive sa buka që hamë. Besoj se uji, ajri, buka janë të gjinisë femërore. Edhe liria është po grua. Ndryshe nuk do ishte aq e dashur. Edhe toka gjithashtu. Si mund të jetojmë pa këto? Zëmërimi i gjoksit burrëror para asaj tranparence, vjen e shuhet si rrathët e ujit nga guri i hedhur në një pellg me ujë. Mendoj se forca femërore qëndron tek bukuria magjike e saj, e cila nuk humbet edhe në thinjë e rudha. Mashkulli nuk di tjetër, veç t'i falet kësaj magjie. Për të treguar jo vetëm forcën, por dhe dashurinë e tij, ai i fal dhurata, gjer dhe në pa mundësitë e tij. Duke treguar këtë epërsi, tregon se nuk është më shumë se një shërbëtor i bindur i femrës. Vjen një çast dhe ky krijim i aq i ashpër i Zotit, ve jetën në tehun e sëpatës për sytë e një bukurosheje. Duke pasur një grua afër, burri bëhet një kavalier i rrezikshëm, forcat i shumëfishohen. Janë më tej se deshinjtë që thyejnë brinjët për të mbrojtur të dashurën e tyre të ditës.
Faqia tjetër e Hënës është dobësia e gruas ndaj burrit. Ajo e ka nevojë praninë e tij. Por duke qënë një dhelpër, shpesh herë i qëndron besnike në marrëdhëniet e saj vetëm e vetëm nga frika . Sigurisht dhe nga goja e botës, së cilës i trembet si Djalli nga temjani. Duke qënë shumë e ndjeshme, gjinia fëmërore, bie dhe më shpesh viktimë. Në njohjen e parë me një burrë të huaj, i cili si fillim çfaq vetëm anët e mira të karakterit, gruaja nuk vonon të mendojë brenda saj: "Ja, kështu do do ta doja bashkëshortin!" Eshtë vetëm një iluzion. Se duke e njohur nga afër, ai burrë i huaj, ideal, do t'i bëhet i padëshirueshëm.
Një thënie tjetër nga floqarët e mi të mënçëm është: Të kesh mëndje femër, jo mëndjen e femrës. Këtu nisen prapë dyshimet. Ndër mënd më bie një citat, nuk e mbaj mënt se e kujt shkrimtari botëror : "të gjitha gratë janë gënjeshtare, të pabesa, mashtruese, të poshtra. Nga ana tjetër të gjithë burrat janë egoistë, gënjeshtarë, të pabesë, të këqinj. Veçse është një diçka e shenjtë: bashkimi i këtyre dy qënieve aq bastarde." Ndërkohë, pikërisht këto qënie janë ato që dinë të respektojnë, të falin, të ndërtojnë. Atëhere kuptojmë se hyjmë në një ndërlikim nga nuk mbajmë mënt hyrjen dhe mbetemi brenda. Në të vërtetë është kurthi i bukurisë femërore ky kurth. Në këtë grackë kanë mbetur dhe njerëz me karakter ushtarak, të egër dhe misterioz. Sovrani Napoleon Bonoparti, iu përgjigj kështu një zonje të bukur, e cila i bënte kërkesën jo në favor të tij: "Zonjë! Në është e mundur, është e bërë. Po dhe në qoftë e pamundur, do të bëhet." Ja kështu!
Në ditët e sotme, thoni ju, kush komandon? E vërteta nuk thuhet. Fshihet. Si çdo e hidhur për forcën e mashkullit. Burri komandon botën, gruaja komandon burrin. Gruaja, paçka se del pak në skenë, ajo e lëviz burrin me majrat e gishtave si ta kish tespie.
 
Titulli: Ziko ll. Kapurani

Ziko Llambro Kapurani u lind nga prindër vllehë në zonën e Sarandës në Janar të vitit 1951. Pas dy klasave të para në shkollat e minoritetit grek në Shqipëri, vazhdoi mësimet në shqip. Mbaroi shkollën e mesme të përgjithëshme në qytetin e Korçës. Shëmbëlloret e tij nuk e ndihmuan dot për të ngjitur shkallët e ndonjë universiteti për arsye se rrethi i tij familjar ishte kundërshtar i vendosur politik i diktatures enveriane në Shqipëri me të burgosur, të arratisur, të dëbuar politikë. Përpjekjet e tij për të botuar në vitet '70 librin e parë poetik "Poezi të blerta," u realizua vetëm pasi theu qafën diktatura e kuqe. Mbas viteve '90 ka botuar përmbledhjet poetike" Një degëzë ahishte," "Dashuritë e mia," "Një tango e vjetër," "I kthyer në re". Në prozë ka botuar përmbledhjen me tregime "Të ndaluarit" dhe romanin "Të gdhirë në bunker". Ka kontribuar në letrat greke me vëllimin poetik "Pemë në dëborë" (Δέντρο στα χιόνια) dhe me librin me tregime "Valiçia e rëndë" ( Η βαριά βαλίτσα), për të cilin është nderuar me simbolin e qytetit të Ambellokipos- Selanik. Aktualisht është sekretar i Lidhjes së krijuesve emigrantë në Greqi "Dega e Blertë" dhe antar i lidhjes së shkrimtarëve të Greqisë veriore. Krijimet e tij i boton në tre gazetat prestigjioze që botohen në Greqi : "Gazeta e Athinës", "Tribuna" dhe "Albania pres". Qysh prej vitit 1991 jeton familisht në qytetin e Selanikut, Greqi.




ZIKO LL. KAPURANI

F L L A D

cikël poetik
ZILI

Pse prillin hedh krahëve, moj çupë,
Dhe çdo ere i derdh çeljen e brishtë?
Je çaj që gjoksit më ke mbirë tufë
Dhe nuk të mbyll dot nën këmishë.

Me hapjen e bajames pse del herët,
Kur lisi im për ty ka ftuar zogjtë?
Je lulekaçe që zjarre ndez me vesë
Dhe degët s'të mbajnë dot poshtë.

Pse nënqeshjen hap fllad livadhesh,
Dhe shpresat e fjetura ngre gjëmb?
Je tundja fine në degën e një panje,
S'mundem të të mbaj dhe më tremb.

Pse prej ngjoksit lart të ngrenë sytë
Dy cinxuj trazavaçë që Dielli s'i ze?
Cicërima e tyre qiellin do këputë
Dhe unë me 'të pusi do të të ngre.

ISHA NJE MEZ

Pelushkën e hirtë, ende npa shalë,
M'u shkep ta shaloja një pranverë.
Nga pas më la shkelmat palë-palë,
Bajga, çfryrje, bishtin nëpër erë.

Harbonte ndër lëndina me lirinë,
I kthehej s'ëmës sërish e sërish,
Frikë kishte shalën, frikë yzengjinë,
Seksin frikë dhe frerin metalik

Ia doja qerpikët, ia doja mënyrën,
Si vithet hedh, si gjoksin, si trupin,
Revanin me gjunjë, trokun me thundër,
Shikimin plumb nën dy bishta syri.

Ia doja aromën, krifën ku shpaloste
Vrapin gjer përtej, humbur në magji.
Po isha mëzak me buzë qumështore,
Ma rrëmbeu një gërbo plak, ashari...

SHI ME DIELL

Shi me diell anës lumit bie sot,
Martohen jevgat thotë fshati.
Sa shumë e dashkan qiellin, o Zot,
Sa shumë i dashka qielli dhe fati!

Ziliqaqr diellit i ze syrin një re,
Për jevgën me muzgje në naze,
Përdredhjet fine për llëre ia ze,
Dallgët e hopave në një valle.

Por s'mbetet veç pika mbi tundje,
Mbi gërsheta pika e mbi gjinjtë.
Dhe dielli hap rrugën me bryle,
Shaminë t'i rrëmbejë e të ikë...

AUTOPORTRET

Zonjë shtëpie kam aromën e çajit,
Një ndajnatë fshati mike për krahu,
Muzë një sy mëngjesi rrëzë Majit,
Një rrjedhë nën ah gjerdan gjahu.

Në hapje sythash çel sytë, dritë,
Nën myshqe lisash fsheh mjekrën,
Dhe po t'i përmbysni shkëmbinjtë,
Me milingonat do rend për gjetkë.

Llërët me këngë zogjsh do të mbush,
Të më ngrejnë brigjesh, qiellit sipër,
Të më ulin pastaj nën ca degë të puth
Një kërthizë të bardhë si një qiqër.

PRANVERORE

Toka derdhet, gëzohet nën plugje,
Blerim e këngë do të veshë sërish,
Do hapë ëndra vajzash, lule kumblle,
Do skuqë faqe nusesh e qershish.

Mbrëmja bredh, s'mblidhet në prag,
Këshillat e thinjura i përqesh rebele
Gjumin var për gjuhe si të kishte faj
Dhe me flakë puthjesh lot si kotele.

PER TY

Sonte nëpër ngjyrat pranverore,
Do të bredh për ty an' e kënd.
Prej perëndimit ulur mbi bregore
Të pres një shami për nurin tënd.

Me nota zogjsh blerimeve të Majit
Një copë nga livadhet të të pres,
Me përkundjen e hollë të flladit
Gjoksin të të mat, shtatin në mes.

Një fustan me fije bari të të qep,
Me tegel dallgë gruri në kalli.
Dhe në të ndjek nga pas një zekth,
Mos e zbo! Shpirti im ësht' ai.

BRAZDA FUSHE

Jetën time le prapa brazdë në fushë
Nga djersa ime, nga lodhja kripur,
Atje si laraskë, që sqepin të mbushë,
Hidhet plis më plis shpirti im i uritur.

Një brazdë të hapur le pas këtë jetë,
Lidhur trup e ëndra nëpër grimca,
Shkrirë nën stomna shiu nga retë,
Ngrohur nën një Diell me dy cica.

I PADUKSHEM

I padukshëm në lazh mbaj për gishta
Nga takat të zbresin zonjat lozonjare,
U zhvesh fustanet nga ndrojtjet e brishta,
Nga zbulimet e bardha që ndezin zjarre.

I padukshëm jam unë në rërën e imtë,
Më i imtë se rëra këmb' e thonj u puth,
Hyj gjer atje ku dhe Dielli nuk ka vizë,
Një qiell të ndaluar të gris më dysh.

I padukshëm me dallgët u josh gjinjtë,
Në ngjyrën e re të cokolaktë skërmit.
Një keç brenda meje u lëpin kërthizën,
Një cjap përçor u mban erë nën bisht.

KORاES

Thonë ke dimër, gishta të ftohtë,
Se mblidhesh pa zjarr në një cep.
U vish me Mallin tim, moj Korçë,
Dhe zogjtë do të të marrin për plep.

Thonë Dielli tënd është një qiri,
Hije dhe muzg të hedh nëpër dej.
Atëhere merr Dritë dy syt' e mi,
Unë rrugët e tua dhe pa 'ta i gjej.

Thonë sofër ke një ftua hëne,
Se koçeku veç erës s'të ka gjë.
Në s't'u shtua vargu bukë nëne,
Unë vargjet për gryke do t'i zë.
1998
TETORIT

Tetor, shpesh të quaj të lig
Ti jetën me brymë më vret,
Për jake më ze dhe më grind,
Më i keq je se mua sherret.

Një vjelës ti je nëpër baça,
Me vajza ngacmohesh e qesh,
Pastaj mbush odat me dasma,
Të djelat me vello i vesh.

Unë, emrin tënd, o mik,
Nëpër arka e vjersha e le,
Në Korçë e nis, në Zyrih,
Me libra, me ëndra, me re.

Kështu ti gërnjar me erë,
Sherret nëpër botë troket.
Mëri nuk të mbajta njëherë,
Dhe ti, po s'më fole, pëlcet.
 
Titulli: Ziko ll. Kapurani

Ziko Ll. Kapurani

NGJARJE NE RRUGE
tregim

- Nuk më pëlqen aspak ky dielli që po perëndon!- i thosh me dy sy të trembur grumbullit të njerëzve kureshtarë rreth saj një zonjë me flokë të thinjur. - Ai, paçka se është një dhëndër që niset për gjetkë, kostumi i bardhë po i rënohet, pak nga pak po i kthehet në një ngjyrë të vjetëruar. Nuk e ka më veshjen e bardhë të mëngjezit. Ndërsa muzgut akoma nuk po i nxin mjekra. Nuk është burrëruar. Nuk di shumë gjëra nga jeta. Nuk ka hyrë ende në mëkata. Për shëmbull, si i ndjeri im, që më la në mes të katër rrugëve. Nuk mendoi fare. Jo, burrat, para se të ikin, duhet të mendojnë për gratë e tyre. Nuk lihet një grua vetëm. Nuk e di në se mund të lihet vetëm një burrë. Një grua kurrë...
Rrugica e qetë, ku rrallë dëgjohej ndonjë ndodhi tronditëse, zuri të mbushej me pëshpëtitje pyetëse rreth kësaj zonje të panjohur, e cila ish kurdisur për fjalë.
- Ja, këto drita rrugore në këtë lagje të humbur,- vazhdoi ajo nxituar,- ndizen para kohe. Para kohe iku dhe i imi. Ishte si një nga këto shtylla ku varen llambat. A nuk kanë erdhur nga pylli këto shtylla të tilla? E dinte ai dhe la frymën e fundit në pyll. E dini ju cila rrugë të nxjerr atje?
Dukej shumë e lodhur. Gati e zalisur.
- Nuk mbaj mënd,- nisi përsëri thinoshja, e cila dukej se gjuhën e kish çlodhje. - Nuk di se nga cila anë bie pylli. Kërkoj një pyll. Asgjë më shumë. Mes njerëzve i humba të gjitha. Dhe rrugët që ata ngasin më duken të njëjta, të huaja, të panjohura, ngatërrestare, të pasjellëshme. Si njerëzit. Nuk më bie ndër mënd as emri i rrugës ku kalova jetën, as numuri i shtëpisë ku hyra nuse, as dhomat, as shkallët e saj nga ç'krah bien. As dua të di. Eh, gabova, rrugët janë më mikpritëse se dyert e shtëpive. E humbas ngandonjëherë edhe unë... Më raftë pika!
- Si të quajnë?- e pyeti dikush nga kureshtarët për rreth.
-Nuk më kujtohet, po më duket,... Maria, mundet Ollga, mundet Katerina... Po ç'rëndësi ka? Mua nuk më do më njeri. Emri im tani duhet të shuhet nga lista e të gjallëve. Më kaloi koha. Si hije kaloi. Nuk e ndjeva fare. Ju lutem, tregomëni rrugën të dal prej qytetit! Nuk dua të le rrugëve frymën e fundit. Një pyll dua. Atje ku më pret ai.
- Kini shumë kohë që jini larguar nga shtëpia juaj?- iu afrua një madamë mbi taka të larta.
- Mund të kem dy, tre, mundet edhe katër ditë. Mundet edhe javë, muaj, vite... Nuk mbaj mënd. As stomaku më kërkon më. U mbyll nga sjellja e njerëzve. Më vjen për të vjellë. Sa ushqim të keq më jep me sjelljen e saj kjo botë e re!
- Nuk ju kujtohet asgjë nga jeta?- u hodh një mesoburrë i kollallarisur.
Zonja e humbur mblodhi supet. Përmëndi emra burrash, grash, lumenjsh, shkurresh. Asnjë nga të pranishmit, të cilët shtoheshin vazhdimisht, nuk e njihnin. Ndoshta kishte erdhur nga larg. Kush e di nga. Nuk ishin të pakët edhe ata që e shuanin kureshtjen me pak për t'u larguar pastaj duke tundur kokën mes një farë habie. Dukej se e panjohura ishte e lajthitur. Dhe gati për të dhënë shpirt. Me hallkë në gojë, siç i thonë një fjale.Veç gojën, gojën nuk e mbyllte. Askush nuk donte t'i futej belasë duke e ftuar të humburën për darkë. Së fundi, pranë thinjoshes mbeti vetëm një çupulinë në të pesëmbëdhjetat e saj. Ajo jipte e mirte me të panjohurën. Nuk donte ta linte pa ndihmë. Fundja, do ta strehonte në shtëpinë e saj, derisa t'i gjendej familja. Se kush nga të pranishmit e larguar kish lajmëruar policinë. Në këmbët e vogëlushes frenoi makina e policisë.
- Do të vish me ne në rajon!- urdhëroi njëri prej policëve duke hapur derën e prasme të veturës së tyre,- Atje sigurisht do të zbardhet gjithçka. Hyrë brenda!
اupulinka, e cila mbante thinjoshen për krahu, iu drejtua me një ton të ëmbël nëpunësve të rendit:
- Përse ta merrni në rajon? Ajo është gjyshja ime. Askujt nuk i bie në qafë.
- Ju faleminderit, po unë tani jam në duart e mbesës sime,- plotësoi plaka.
Policët u panë me njëri tjetrin disi të habitur.
- Atëhere, pse na thirrët? Ne kemi punë të tjera më të rëndëshishme, zonjushe!-
- Kjo nuk është aspak normë qytetare!- shtoi polici tjetër duke shkelur gazin e makinës dhe syrin vogëlushes.
Prapë e lajthitura u ndodh vetëm me mikeshën e saj të re, e cila e udhëhiqte për krahu drejt një ndërtese përdhese, mjaft të vjetër, midis shtatëkatsheve të reja.
- Pse nuk më le të shkoja në polici?- iu drejtua plaka vajzës.- Unë nuk dua të kthehem më në shtëpinë time. Ata nuk më duan. Askush nuk më përfill. E kuptoj që jam e tepërt. As buka nuk më shijon më atje, as uji, as fjala. Policia çoç do bënte për mua. Unë do t'i shaja me rrënjë e degë dhe ata do më mbyllnin brenda për disa ditë. Prej andej do nisesha më shpejt në rrugën e largët. Drejt pyllit. Tani vetëm ajo botë më do mua.
Zonjushja e re kuptoi se përkrahu kishte një zonjë të revoltuar. Të shkarë. Një mirësjellje mundej ta sillte në shinat normale. I kaloi dorën mbi sup, i lëmoi flokët, i buzëqeshi. Iu duk se kishte të bënte me gjyshen e saj të ikur. Ishte gati e njëjta. E zëmëruar si ajo, e prekur si ajo nga ngacmimi më i vogël, ose fare kot.
- Tani dua të ik gjer përtej, gjer atje ku më hanë këmbët. Deri atje ku të më lëshojë trupi dhe zemra. Por jo pa shkelur në pyll. Po, po, jetoj vetëm për të penguar të tjerët. Dua të shkoj në shtëpinë time, atje ku më pret ai. Edhe ai atje humbi. Në pyll. Diku thellë, nën degët e një ahu prehen brinjët e tij. M'u zotua se do të vijë një të djelë me kalë të stolisur. Të më marrë në vithe të kalit si nuse. Nuk e mbajti fjalën. Si në jetë. Prapë më gënjeu... Nuk ka gjë. Jam e sigurt se ai më do. Vërtet, pse më dole krah? Unë nuk dua përkrahje. Nuk dola kot në rrugë. Dua të shkoj tek ai që më kupton, më afron, më puth, më merr në pëqi. Dhe le të jem thinjoshe. Ti, bija ime nuk e di këtë? E, po si ta dish. Ti nuk je veçse një syth i sapoçelur. Po ty, ty ç'tu desh që ndërhyn në punët e të tjerëve? E di se sa më ke plagosur? Dhe dukesh vajzë e mirë. Pse, që kur të kam mbesë unë ty? Pse gënjeve policin?- hidhej nga një mendim në tjetrin.
Vajzës iu duk aq e çuditëshme kjo gjyshe, sa nuk donte të ndahej prej saj. Pak e nga pak e reja po hynte në botën e fshehur të një shpirti të plagosur keq. Më shumë në një tru të shkarë nga rreshjet e pandërprera të motit të keq.
- A nuk të pëlqen të pish kafe në këtë avlli me diellin? Të dy. Edhe unë, tre, - tha duke hapur derën e jashtme të shtëpisë së saj vajza.
- Të pi kafe? Të thashë. Toka nuk më do më. Asnjë avlli. Jam shumë e egër, shumë e plakur për të qëndruar më në Tokë. Lëshomë, të lutem. Unë do të dal nga qyteti. Këtu askush nuk m'i do thinjët. As rudhat. Ato mbeten vetëm nëpër lirika poetësh si rrugë të dhimbjes. Askush nuk i dëgjon ata. As i lexon kush. Lexojnë njëri tjetrin. Mirë është. Edhe ata nuk janë pak. Janë shumë. Sidoqoftë, ata janë më të varfërit, nuk më ndihmojnë dot. Dhe unë mbetem jashtë shtëpisë tokësore. Lëshomë të ik! Ai po më pret me një pyll të thellë në gjoks,- mbaroi dhe i dha krahut për t'u shkëputur nga vogëlushja.
Muzgu u rrit dhe mjekra zuri t'i nxijë. Zonja e braktisur e kuptoi këtë. E shikonte e trembur. Dritat rrugore ia zbardhnin më shumë flokun. Ajo, e hutuar, hidhte sytë nëpër ballkonet e shtëpive dhe udhëkryqet. Iu lut vogëlushes t'i thosh se cila rrugë e nxirrte më shpejt nga qyteti. Atje nuk do t'i grindte kush ankesat. As të luturat. Nuk do ta shikonte kush shtrembër. Nuk do t'i prekte kush vitet, rrugët, jetën.
- Të gjitha rrugët të nxjerrin jashtë qytetit, por ti nuk je më për rrugë,- iu lut zonjushja e vogël.
- Pikërisht atë dua. Të mbetem diku. Le të më hanë rrugët. Do të jetë një vdekje e bukur. Rrugët janë gra. Shoqet e mia. Do dinë të më përcjellin më mirë se njerëzit. Ato do të më shpien patjetër atje ku dua. Në pyll, pranë tij.
La pas vogëlushen dhe hodhi disa hapa të ngadalta, të rënda pa ditur për ku. E vogla i shkoi nga pas. I erdhi keq. E thirri të kthehej. Plaka nuk iu bind. Ishte e
vendosur në rrugën e saj. I thirri përsëri. Këtë radhë më fort. Aq sa ushtuan ballkonet e pallatave si të ishin hone. Pa se thinjoshja ra më gjunjë. Gjunjët nuk e ngritën dot më. E panjohura tani e kishte nisur rrugën e saj. U këput si dardhë e tejpjekur. Në rrugë. Pastaj u mblodh këmbë e duar. Një grusht. Nuk dëgjontë më. Të gjitha rrugët i mbylli në sytë e saj. Vogëlushja nuk pushonte së thirruri. Zëri i saj tani kthehej në një akuzë. Në vesh i kumbonte amaneti i rëndë. Patjetër do ta çonte gjyshën e pajetë atje ku e priste dikush: në pyll.
 
Titulli: Ziko ll. Kapurani

Ziko Ll. Kapurani

cikel poetik

MEHALLA IME

Ndoshta gjeli i pare atje tani,
Mehallen e bredhat ka zgjuar,
Hene limon i varet mbi cati
Nga vjelesit e qiellit harruar.

Gerrasin ca porta ngrene mole,
Ne nje gjume te thelle humbur,
Majin ia vrasin te trishta bore,
Dhe rruget heshtja faqerrudhur.

Pa djemte e saj e bledh muzgu,
Nata me lehje e pallje e grind,
Vec ca oxhaqe me mjeker murgu
Qiellit i kacavaren ne kurriz.

U nda mehalla ime njeqind cope,
Si prej diellit nje gur i mardhur,
Mbushi gjithkund mehallat e botes
Dhe mbeti lehone krahezbrazur.

Une neper udhekryqe ndez qirinj,
Per mehallen time lutem me kryq,
Guret e bardhe mos i behen te zinj,
Dhe guret e zinj mos i behen tym.


LETER E PADERGUAR

Me raki kumble (te fala nga fshati)
Mbusha nje gote.
Qarte,
Kish pak Floq,
Pak Korce,
Caj e serenate.

E zbraza brenda meje.
Me dogji.
Dhe e mbusha serish,
serish,
serish.

Desha me Ziko njecike,
Njecike me Selanik,
domethene,
me ahishte e mandoline,
Me drite
Nje gote te mbush.
Dhe shkrova nje adrese
Ta nis me poste.
Merr: Qese Halli,
Rruga: Kakerdhi,
Numuri....
Gur ra ne gote.
Dhe gota u ca
Cope,cope, cope.
(Ishin lote).

NJE FSHATARI IM

Nje fshatari im kur hedh valle,
Shakull ere vertit kapen mbi koke.
E mbush ding me Henen mbi male,
Nur ia shton ritmit permbi toke.

Me gjunje pupthi kercen zog bore,
Dhe kapen pas qafes e fsheh se si,
Ia afron klarines per sumbell note,
Ia jep, ia merr, e perdredh me magji.

Majtas e hedh, pastaj me te djathte,
Me shtyllen kurrizore e ben nje,
Brylin se si e nxjerr per nga jashte
Dhe duket se kapele nuk ka me.

Ngjan se se fundi ne kercim e siper,
Ne zjarrin e qefit e hedh ta djege.
Po vjen nje cast e xhezi behet pike,
Fshatari i futet kapeles nen strehe.

KUJT?

M'u kthye shpirti ne ethe
Kemisha mbi 'te hedh cipe.
Trembet nena, dridhet gjethe,
Mblidhet e ngjitha pasthirme.

Nje gjethe bari, prej kohe bese,
Dhimbjen ma merr ne damare,
Po hapet nje ag me pike vese,
Avull me ngre ne rrezen e pare.

Osumit iu ula shesh mbi pellgje,
Mbi zjarr ca vale te me hedhe.
Rodhi ai poshte e mbi shelgje
Me la te grisur, era te me shkele.

Mbi nje gote raki ne nje kthine,
Vendosa te le plaget burrerrisht.
Kur me fund e kthej t'i pi dolline
Brenda mikesha m'i kthen serish.
1978

ZONJA ME KONE,
UNE ME XEBIN

Nje zonje qibare, gji jashte,
Nje qen si mi nxjerr ne park.
Me qeshet me cka i var ne qafe,
Me cka i shkon bishtit hark.

Permbi veshe nje gongel deng
Mbushur me muzike dhome.
Dhe kur rasti i vjen ne shteg,
Nuk mundi t'i hidhej nje kone.

Tjeter Xebi im me kater sy,
Me kreher murrizin gjembthate,
Me male e mjegull mbi gju,
Me veshe e vrap permbi vathe.

I beses kodoshi, floket me onde,
Aq olimpiada ngre nder lendina.
Medalje nuk deshi per rekorde,
Vec bishtin e Buces tek dellinja.

NJE PERRUA KA EMRIN TIM

Diku, ne shkemb te bardhe,
Mermerin nen ah nje burim,
Vjeshta e mbulon ne te arte,
Maji i hedh siper nje trill.

Rete duroi, te shara me acarin,
Dyer, sy nuk trokiti per ankese,
Perrua rodhi e s' doli nga shtrati
Endra te shkele, buzqeshje, vese.

Me eren e gjelat ngrihej heret,
Nje turtulleshe nga pas e ndoqi:
''Ndalu, o perrua, qe rrjedh jete,
E di se je Ziko Floqi''

NJE TE DIELE

Ne me kerkofshi te dielen, miq,
Mos bridhni kafeneve te qytetit.
Me ca luleshtrydhe shpatit do pi,
Hijen dardane pyllit te bredhit.

E lini veturen diku javes skerkes
Dhe ngisni lehte nje rruge dhish,
Ketra sytrembur ne ju pane venger,
U premtoni qe do dukeni serish.

Nga ca shkurre do ruheni pak,
Ju fshikin nga turinjte, ju cjerrin.
Mos shani gje se ahishta ju tall
Dhe halat nga lart ju permjerrin.

Pak me thelle hapet nje lendine,
Nje koncert jeshil me guguce
Ku une nje gazete bej klarine,
Qykapiku tase xhezi ca trungje.

Do me gjeni cakerqef, te dehur,
Me nje dege borige ne vallzim.
Mos me vini nje re kokes kapele
Damen e kam vec per qefin tim.

Ka dhe per ju zonjushe sy jeshile
Dhe ahengu shkon oreve te vonta.
Vec i lini, mos merni me vehte hile,
Se nderi ketu eshte i virgjer akoma.


BISEDE ME TE DASHUREN

Ti del si te jesh bije ministri,
Bashkeshorte e nje burri firme...
Po yt ate te rriti me buke misri,
Me emrin "kulak" une ne shpine.

Nje mushke kuqelleshe kish ai,
Une me kembe haja rruge e hall.
Se hipe ne veture personale tani,
Mos me shaj zonje, ku s'mbaj.

Me shaj rrenje e dege po deshe,
Me c'me mban pragu, me shaj,
Vec per balten qe me rriti me derte,
Para se te flasesh, gojen e laj!

Poezite jane marre nga libri "Nje tango e vjeter"
 
Titulli: Ziko ll. Kapurani

KREVATI PREJ MJEGULLE

tregim nga Ziko Ll. Kapurani

Megjithese mobiljet e dhomes ne katin e pare ishin te reja, komode dhe pastra, Parit nuk i pelqeu te kalonte pushimet verore ne kete hotel. Por, ne fund te fundit, perderisa i pelqyen te dashures, Marianes, me te cilen bashkejetonte prej dy vjetesh i dehur prej saj, nuk i mbetej te mendohej me shume. Ishte nje fare bindje e detyruar, mbasi qe ne rrokjen e pare te fjales se tij, ajo ia preu:
- Ne kete vape, i dashur, netet ne katin e pare jane me te fresketa. Prej ketej deti nuk eshte as dhjete metra. Do ta ndjejme me shume eren dhe perplasjen e dallgeve mbi shkembinj. A nuk te pelqen kjo?
- Sigurisht!- e mbeshteti burri me nje buzeqeshje instiktive.
Ndersa ditet i kalonin me kaltersine dhe diellin e Egjeut, apo nen nje cader mbi rere, mbremjet i kalonin ne nje avlli te vogel te rrethuar me peme dekorative, ulur neper disa karrige te vjetra druri mbi barin e dendur te korrur rishem. Te dy. Ai ishte nje pedagog instituti rreth te pesedhjetave, koketulle, por i mbajtur mire. Mariana i ngjiste nje kukulle te gjalle, normiste ne nje shoqeri ndertimesh, ne te tridhjetat, me nje buzeqeshje magjike, qe zbuste dhe egersirat. Dukej se bashke i lidhte nje dashuri e sinqerte, pa mbulesa llustri. U pelqente qetesia, vetmia, heshtja. Ishin ngopur me zhurmat. Mbeshtetnin kryet tek njeri tjetri dhe rrinin keshtu ne heshtje minuta te tera. Dy javet e pushimeve do ish per 'ta nje clodhje shpirterore. Rralle merrnin ndonje pershendetje nga gjitonet. Me shume prej nje mjekroshi ne katin e dyte, i cili ngjiste here me nje ari te zbutur, here me nje filozof prej gjoje, qe donte shoqeri njerzish. Por ata nuk donin askend midis tyre.
- Eja prane meje, Pari!- iu lut Mariana te shoqit nje mbremje, duke u shtrire ne krevatin me carcafet e bardhe, para ores se zakoneshme te gjumit. Ai e pa ne sy, dhe, duke iu afruar, ndjeu mbi gjoks krahet e saj te lehte, ngyre cokolate. Pastaj gjithe trupin femeror, ndaj te cilit ish tej mase i ndjeshem. Dhe krejt ndryshe nga netet e tjera, ish nje perqafim i rrembyer, nje zjarr kashte, i cili mbaroi disa sekonta mbas ndezjes. Disi i pakenaqur, me duart mbi magjine e trupit te se dashures, burrin e rrembeu nje gjume disi i panjohur per 'te. Ish dicka midis gjumit, endres dhe zgjimit. Nuk e kuptoi dot sa kohe i mori kjo fare humbjeje e tille. Se fundi e permendi nje zhurme, e cila iu perplas ne vesh. Ish dicka e ngjashme me nje fare pallje ritmike, por jo prej kafshe. Pallje prej nje njeriu, ndoshta te lajthitur, qe ndryshonte notat me zbritje dhe ngjitje te menjehereshme. Nga Kjo nuk iu duk aq e zakoneshme dhe u hodh ne kembe. Pallja vinte pikerisht prej katit siper, atje ku pushonte mjekroshi, ose ariu i zbutur. "Do te kete gjetur ndonje turiste te djegur kodoshi", mendoi dhe vuri buzen ne gaz. "Sidoqofte, nuk duhet te pellase keshtu. Shkuli hotelin. Po dhe ajo, aq e etur ish... Zot na ruaj!" Shtriu doren te preke trupin e zoges se tij. Dora i zuri ne carcafin e zhubrosur. U drodh i gjithi.
- Mariana, ku je?- thirri i permallur par zerin e saj. I ngjau se kish vite i ndare prej saj. Heshtje. Ngriti pak koken duke hedhur syte neper dhome. Thirri pak me fort. Nje xhelozi e vjeter, e cila u perzje me heshtjen, e trembi. Hapi me nje fare zemerimi deren e banjes. Te gjitha ne vendin e tyre, te vendosura me kujdes prej nje dore gruaje, e cila kete cast ish zhdukur pa lene shenja. Frika nisi t'i dredhe trupin. Shampot, sapunet, sfungjeret i ndjente si gure kokes. Hodhi shikimin mbi peshqire. I u duken si gjuhe te nxjerra jashte. E tallnin. Me nje fryme u ndodh jashte. Avllia e vogel me karriget e zbrazura iu duk krejt e huaj. Rrembeu karrigen ku rrinte Mariana dhe e flaku ne nje qoshe. Karigja ra me kembeperpjete. I tregonte prapanicen. E peshtyu mes nje gjendjeje ankthi dhe i hodhi rruges jashte nje sy te trishtuar, te deshperuar, mosbesues. Nga pema siper i ra mbi supe nje gjethe e zverdhur para kohe. E mori mes gishtave te dores, e perkedheli, e mori me te mire dhe e pyeti me ze te ulet:
- Mos ti di se ku shkoi ajo?
Ate cast ngriti nje ere e lehte. Ia rrembeu gjethen nga dora dhe e la mbi prapanicen e karriges se flakur. Tundi koken pa ndonje shenje. Nuk i besonte ndodhise se re. I dukej nje lajthitje. Ndoshta ai kish lajthitur. Marjana se shpejti do dukej. E qeshur, e bukur, e re. Asgje prej ketyre qe bluante. Te ish aq e pabese? Po afrohej mezi i nates. Si e helmoi keshtu, ne gjume? As gjarperi nuk e ben kete. C' i duheshin titujt shkencore, kur nje piciruke e lozte ne tepsi? Iu kthye prape krevatit se mos e mundonte demoni i nje endre. Carcafet e ftohta, te zhubrosura i sillnin trupin e saj te zhveshur. Desh te therriste. Po ne vend te klithmes, iu dha kembeve per ne katin siper nga kishin ardhur thirrjet e orgazmes. Nuk kish c'te priste dhe shkeli zilen duke i meshuar gishtit. Dera u hap dhe para tij u cfaq "filozofi".
- Me falni, zoteri, por nje goditje e papritur me detyroi t'ju shqetesoj! Prej dhomes suaj pak me pare me erdhen ca klithma te pakuptueshme, afer palljeve, jashte normave... Mos doni ndonje ndihme?- pyeti duke hedhur shikimin ne te gjitha skutat e dhomes, te cilat ishin ne shesh, pervec wc. Mjekroshi, pasi e degjoi pak, u shkreh prere:
- Jini i gabuar, trazirat vinin pikerisht prej dhomes suaj. Te jini pak me i permbajtur, shok! Nese kini dobesi te tille, zgjidhni ndonje pyll per pushimet.
- Jini nje djall e gjysem! Po mua nuk me hidhni dot hi syve! Hapni tualeten!- dhe pa pritur qe tjetri te zbatonte urdherin, u drejtua rrufe tek banja. I zoti i shtepise u tremb dhe i hapi rruge. Ne syte e Parit u hap nje pamje e shemtuar, qe te sillte te vjella: tesha te palara, te hedhura gjithandej, letra te ndotura, peshqire te nxire, ndryshk, vrrome... Pasi kuptoi nxitimin e tij, iu drejtua tjetrit:
- Nuk di si ta shpegoj, miku im, por jam ne nje pozite te veshtire. I humba te gjitha. Me la e dashura ne gjume, diku ka shkuar, sigurisht per te psonisur, por zilia ime..., besoj se me kupton... Ne burrat jemi te cuditshem...
- Jam kuti e mbyllur. Nuk di t'i hapem kujt. Me thuaj, te la?
- Kalonim mire, nuk ia prisha kurre... Tani nuk mund te kuptoj...
- Te besoj se renkimet epshore nuk vinin nga ju?
- Me merrni per te lajthitur?
- Jo, jo, per Zotin e vertete, por une nuk mundem te te ndihmoj. Ju vertetoj se kurre nuk vajta me grua dhe pak di per ate gjini,- gudulisi zerin filozofi dhe vazhdoi:
- Nuk e dini se nje marredhenie me nje...., mund te jete shume me joshese se me nje grua erotjare? - perfundoi duke kaluar doren si pa dashje nga organet e ndjeshme te Parit.
- Nuk shkon te mbytesh gjekundi!- i thirri i braktisuri prej gruas. I ktheu shpinen. U ndje shume i paperqendruar. Truri i tij nuk gjente dot nje streheze, qofte dhe perkohesisht. Zbriti poshte. Gjithcka e zbrazet.
- Mariana!- uleriu. Per cudi te tij, dhoma u hap dhe prej saj, si vete Shen Meria, doli Mairana. Pa nje Shen Meri te gezuar, me te bukur se neper kisha, nje shenjtore te zeshket, afer magjise. Pari ndjeu nje trup te ngrire. Ne te kundert, Mariana i tregoi nje bukuri levizese, e cila i afrohej, e gateshme te lozte me 'te. Kurre nuk e kish degjuar aq te interesuar:
- I dashur, nuk te shikoj mire! Je shume i lodhur, i verdhe dylle. C'te shqetesoi?
- Si te jem ndryshe?- u perpoq te permblidhej- Me iku e dashura nga krevati. Ku ishe ,or demon?- dhe duke iu afruar me nje fare dyshimi tek vetvehtja, vuri re nje lluster te holle ne fytyren e gruas. Syte e Marianes, me ate shikim te palexueshem, nuk e dergonte kund. Iu duk vehtja e shkelur. Nuk shkoi me tej dhe u shkreh:
- Je e vogel per te mashtruar nje burre te pjekur.
- Ish i embel omofillofili i katit te dyte? Kalove caste te bukura me 'te?- i tha si dicka e thjeshte, e zakoneshme, e perditeshme.
- Me kercenon me akuza te tilla? Kush jam une? Me ke me ngaterron?
Pari e kuptoi ne c'qorrsokak e conte, ne ke lemsh donte ta mbeshtillte Mariana per t'i shpetuar shkeljes se saj. Thashethemet do merrnin rruget dhe pastaj, pastaj do shembte vleren, nderin, cka kish ndertuar per portretin e tij njerezor e profesional. Para tij i hapej nje gremine, qe vetem nje hap dhe do ndodhej ne humnere plagesh, i perbuzur prej botes.
- Mos e mundo shpirtin me pyetje qe nuk zene vend!
- Ku ishe?- thirri ai.
- Isha pikerisht ketu, brenda teje!- foli ngadale duke i vene doren mbi rrahjet e shpeshta te zemres se Parit. Si, nuk pe? Ky eshte abstraksioni. Tjeter ke ne sy, tjeter shikon. Syri drejtohet drej nje qeni, ndersa shikon nje mjeker prifti. Kjo na ben mire te dyve. Eshte nje shkelje abstrakte. Zilia na lidh me shume. Kuptove?
Pari humbi ne mjegull. Edhe krevati iu duk prej mjegulle. Dhoma, trupi i tij, truri, veshja e Marianes, gjithcka iu duken prej mjegulle. Nje cast i kaloi ne koke nje rryme e fresket. Kujtoi omofillofilin. Cfare krijese ish ai? C'dreq i kish dhene Zoti ne bark? Asgje e paster nuk iu duk ne kete bote. Po c'ish kjo ngaterrese, mashkull e femer bashke? Mjegull. Ne qafe ndjeu duart e Marianes. Beri te terhiqej. Si te ishin lak, ato e shternguan me shume. Nisi te dyshoje tek vetvehtja. Edhe ai ish nje mister. Ja tani nuk i bindej dot llogjikes. E dashura e shpuri ku desh vete, mbi trupin e saj. Dhe ai i harroi te gjitha. Pa dritaren te hapur. Shkoi ta mbylle. Uli dhe perdet. Nuk i shkoi nder ment se prej andej do zgjidhte enigmen e tij.
- Me pelqen krevati prej mjegulle!- i tha se dashures. - Ai eshte me i shijshem.
- Edhe mua!- qeshi ajo duke pupulitur qerpiket e syve.
 
Titulli: Ziko ll. Kapurani

Ziko Ll. Kapurani: Mbeta pinjoll i fëshfërimës së blertë
(poezi te ndryshme)

Një degëzë ahishte

I merrni qytetet me reklama,
Me tym, kurvicka, kthim shpine,
I merrni plastiket nëpër kangjella,
Veç më lini një degëzë ahishte.

Një degë ahishte nga pylli thellë,
Ku dua të ulem dhe nurin t’i pi,
T’i vjedh erën, puthjen e blertë,
Me fëshfërimën e gjethes të rri.

Pak e nga pak, kështu pa u ndjerë,
Të kthehem në një tundje ahishte.
Një thëllëzë gjumi s’do ta zerë,
Po s’erdhi nën mua të mblidhet.

Ballkonet selanikase

Ca nënoke atje ndehin rudhat e mundin
Me tesha erë sapuni që presin pakëz diell,
Nëpër filxhanë kafesh rrezet t’ia rrufin,
Ta nisin pastaj më të bardhë nëpër qiell.

Si gjokse grash ballkonet këndshëm dalin
Ku shkojnë etshëm e mbushen sytë tanë,
Herë me copra qielli, që në qiell të marrin,
Herë me magji, që zbardhin nën fustanë...

Brazda fushe

Jetën time le pas një brazdë në fushë,
Nga djersa, nga lodhja lyer, stolisur.
Atje si laraskë, që sqepin të mbushë,
Hidhet plis më plis shpirti im i uritur.

Një brazdë të hapur le pas këtë jetë
Lidhur trup e endra nëpër grimca
Shkrirë nën pika shiu nga retë,
Ngrohur nën një diell me dy cica.

Selanikut

Nën hije ullinjsh çlodh ti të dielën,
Mbi divanë dallgësh ulesh fshaçe...
E kam dhe unë një degë të blertë,
Një fshat me diellin zog në bahçe.

Mos më shih ka të lidhur në hu,
Të mbllaçit ciklën e vapës tënde!
Streha ime nën qerpik ka qiell blu,
Mbi gjoks, të çkopsitur iso kënge.

E kam një odë nën dy dega bredhi,
Mbi dy tufa çaji mbirë majë gurit,
Që mallin fsheh me thëllëza ledhi,
Pa çka se e ka tej dritës së syrit..

Nuk di ajo lajka që botën të grishë,
Dhe vonë e ndrojtjur më merr këngë.
Selaniku im, ti nuk je sa një pishë
Që veri për mua fsheh nën mëngë!

Borigës sime

Të mbuluan beftë cullufet e borës,
اfryrjet e jugut u ronitën ballit tënd,
U rreshke, moj boriga ime e kodrës,
T’u zbraz gjoksi, s’të rrjedh më lëng.

Të ra pakëz nuri, s’ke më fëshfërimë,
Thinjët era t’i shpalos nën trishtim.
Veç unë ndajnatë të vij një cicërimë,
Të të thërmohem si misër mbi gjinj.

Shi dhe diell

Shi me diell anës lumit bie sot,
“Martohen jevgat” thotë fshati.
Sa shumë dashkan qiellin, o zot!
Sa shumë i dashka qielli e fati!

Ziliqar diellit i ze syrin një re,
Për jevgën me muzgje në naze,
Përdridhjet fine për llëre ia ze
Dallgët e hopa-ve në një valle.

Por mbetet veç pika mbi tundje
Mbi gërsheta pika e mbi gjinjtë.
Dhe dielli hap rrugën me bryle,
Shaminë t’i rrëmbejë e të ikë.

Dashuri

Nga hapja e çajit më dole aromë,
Dhe mbi tufa hyra thumb i bletës.
اele në degët e ahishtes së njomë
Të mbetem pinjoll i së blertës.

Me shiun e imtë u vare mbi gjethe,
Mbi barin e zemrës më vesove maj,
Në buzë m’u ngjite kur kisha etje
Dhe me ujin që pi në gotë të mbaj.

Asaj që dua

Duaje, të lutem, hënën që na rriti,
Mos ma quaj shterpë për thertore
Se ç’vodhi përmbi ne e spërnditi
Dhe mbeti blegërimë mbi bregore.

Duaje grindjen e erës nëpër gjethe,
Fijet e barit mbetur thonjëve të mi
Se dhe gurët me të cilët më theve,
Janë prej hënës së kodrës përbri.

Një bukurosheje në rrugë

Një natë të vetme e desha me ty,
Të humbas mes cicave kryeneçe,
Të lag grykën me syrin tënd blu,
Dhe buzët të të cimbis për meze.

Dredhitë ndër gishta të t’i marr,
Të më shkasin e prapë t’i ndjek,
T’i ze për cepi, t’i hedh në zjarr,
E zjarrin, po t’i preku, ta djeg.

Do të të rrëmbej kështu, harbuçe,
Do të të hedh i dehur në një cep,
Do të të nxjerr lakuriq ballë syve,
Di unë pastaj ç’kostum të të qep.

Aty ndaj të gdhirë, në një mëngë
Pupël në të marrin një tufë resh,
Ti do çfaqesh, do humbësh si Hënë,
Do rendësh nëpër qiell të më gjesh.

Do më gjeni

Në doni të dini për poetin,
Që grazhdin e lopës bën lirikë,
Ca lajthishte ma dinë sekretin
Dhe keckat që më lëpijnë për kripë.

Pyesni ca dëllinja, një plep,
Zogjtë e fshehur nën shkurre.
Ata zemrën më mbajnë në sqep
Fije bari për foletë e tyre.

Do më gjeni çezmë në një lug,
Të rrjedh në një govatë të drunjtë,
T’ju kthej nga rruga e t’ju puth,
T’ju lag me pak vesë nga sytë.

Në doni të dini më shumë,
Pyesni një kalivë nën bregore,
Atje krahët do m’i gjeni shtrungë
Dhe shpirtin gjuhëzë këmbore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top